Ballina Blog Faqe 9175

Hapja e negociatave, Bushati: Nuk është e lehtë

0

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë raportimit në Komisionin e Jashtë, ka deklaruar se procesi për hapjen e negociatave nuk është i lehtë. Edhe pse mbron idenë e hapjes së një kapitulli të ri mes Shqipërisë dhe anëtarësimit në BE, ai thotë se Shqipëria ka përpara një “përpjetë”
Bushati: Vendet anëtare do të shqyrtojnë raportin, do të shqyrtojnë strategjinë e zgjerimit. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me të gjitha vendet anëtare, nuk besojmë se do të jetë proces i lehtë. Nuk diksutohet që para nesh është një e përpjetë sidomos sa i përket gamës së të drejtave dhe detyrimeve që shtrohen para nesh, por ne mbrojmë pikëpamjen kur jemi në kushtet e një kapitulli të ri, që do t’i japë mundësi Shqipërisë të bëjë më shumë reforma, të përmirësojë standardet dhe do t’i krijojë mundësi vendeve anëtare për të influencuar pozitivisht vzhvilllmet e brenshme në Shqipëri.Ky proces ka marrë një kohë të madhe në disa raste të paarsyeshme për shkaqe që ne i dimë mirë. Shqipëria ka aplikuar në prill 2009 për tu anëtarësuar në BE dhe vetëm pas 9 vitesh Shqipëria ka marrë rekomandimin e parë pa kushte për të filluar bisedimet.

OPERACION NË FUSHËN E AVIACIONIT NË TIRANË, ARRESTOHEN 4 PERSONA QË SHISNIN KOKAINË

0

Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për shit-blerje kokaine në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në kuadër të operacionit të koduar “Avangarde” të zhvilluar në Fushën e Aviacionit në pranga u vunë shtetasit Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, Flobenc Kurti, 30 vjeç, Artur Nikoçi, 23 vjeç dhe Muharrem Bakalli, 38 vjeç, të gjitha banues në Tiranë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruar 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike. “Shtetasit e mësipërm ishin në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi për ta disponohej informacion se merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, 4 shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke u takuar së bashku në zonën e “Fushës së Aviacionit” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin Artur Nikoçi dhe pasagjer Flobenc Kurti është gjetur një paketim i mbështjellë me natriban brenda të cilit kishte lëndë narkotike të dyshuar e llojit kokainë si dhe një peshore elektronike”, sqaron policia. Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Ministrja e Drejtësisë sulmon KLD: Ditë e zezë

0

Ministrja e Drejtësisë sulmon KLD-në. Ditën e djeshme kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi të mos shkarkojë asnjë nga 4 gjyqtarët e propozuar nga ministrja për shkelje. Ditën e djeshme Etilda Gjoni e quajti ditë të zezë dhe akuzoi KLD se dështoi në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve duke u kthyer në një strukturë mbrojtëse të interesave personal të gjyqtarëve në dëm të interesit publik”. Etilda Gjonaj: “Dje, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbajti mbledhjen e radhës ku u rrëzuan tre propozimet e mia, për shkarkimin e tre gjyqtarëve, të cilët nga raportet e inspektimit të Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë rezultonin me shkelje të rënda të ligjit, diskredituese per figurën dhe pozitën e gjyqtarit. ”

Gjyqtarët që s’u shkarkuan
Gjyqtari i gjykatës së Durrësit Petraq Curri i cili urdhëroi lirimin e Alket Hatisë i kërkuar nga shteti italian për trafik droge. Etilda Gjonaj: Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të gjykatës së Durrësit, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, la të lirë dhe mundësoi kështu arratisjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore që kërkohej nga shteti italian për ekstradim.

Për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani i cili dha vendimin per urdhrin e mbrojtjes qe nuk e mbrojti dot Liljana Ruken nenen e dy femijeve. Etilda Gjonaj: Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar, i cili në mënyre diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, për shkak të mosarsyetimit tejet të dyshimtë të vendimit të urdhrit të mbrojtjes në kohë, solli humbjen tragjike të jetës së një gruaje prej duarve të bashkëshortit të saj, të ndjerës Liljana Ruka.

Per gjyqtarin Ken Dhima

Etilda Gjonaj: Këshilli i Lartë i Drejtësisë refuzoi të shkarkonte një gjyqtar të Gjykatës administrative Vlorë, i cili në mënyrë diskredituese për figurën dhe pozitën e gjyqtarit, kishte plot 212 vendime gjyqësore të arsyetuara me vonesë.85 prej këtyre vendimeve janë arsyetuar përtej një afati pesëmujor nga data e shpalljes dhe disa prej tyre edhe pothuajse me një vit vonesë, duke cënuar rëndë interesat e qytetarëve të përfshirë në proceset e mbetura në dorën e këtij gjyqtari me veprime haptazi të papërgjegjshme.

Gjonaj e quajti vendimin e KLD të pajustifikueshëm. Etilda Gjonaj: “E djeshmja ishte një ditë e zezë për këtë Këshill, që nxori në pah sfidën e madhe që kemi përpara për të përmbysur sistemin e kalbur të drejtësisë! Këshilli i Lartë i Drejtësisë si një organ kolegjial ka dështuar në garantimin e llogaridhënies së gjyqtarëve, dhe eshte kthyer ne një strukture mbrojtëse të interesave personale të gjyqtarëve në dëm të interesit publik. Një arsye më shumë për ta vazhduar me vendosmëri reformimin rrënjësor të sistemit aktual të drejtësisë dhe për t’u ndarë me thikën e operacionit të spastrimit të sistemit, nga kasta e korruptuar që e ka mbajtur atë peng për më shume se çerekshekulli! Unë kam besim që me zbatimin pa kompromis të Reformës në Drejtësi, vendime si ato të djeshmet, do të mbeten pjesë e historisë së padenjë te nje sistemi, të cilit, po i vjen fundi dhe nuk do të përsëriten më në të ardhmen.

MBLEDHJA E TË DHËNAVE PERSONALE, PD KALLZON RAMËN, NIKOLLËN DHE MANASTIRLIUN

0

PD depozitoi padi penale në Prokurorinë e Përgjithshmne për kryeministrin, ministren e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë për shpërdorim detyre. Padia lidhet me kërkesën e këtyre institucioneve për marrjen e të dhënave personale prindërve dhe pacientëve.

Vokshi: Për marrjenm, grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale të prindërve të tëe gjithë nxënësve të të gjitha shkollave në të gjithë vendin dhe në ndërhyrjen e kartelave personale mjekësore të pacientëve që bëjnë vizita në qendrat shëndetësore. Informacioni i kërkuar emër, mbiemër, numër personal, email, konsiderohen të dhëna të mbrojtura me ligj. Ndaj edhe urdhëri i Ramës për të marrë këto të dhëna është një shkelje ligjore dhe është një veprim antikushtetues.
Në padi demokratët kërkojnë pezullimin nga detyra të kryeministrit dhe ministrave me argumentat se mund të prishin provat e hetimit.
Vokshi: Jo vetëm fillimin e hetimeve për shpërdorim detyre dhe përdorim të funksionit politik për arsye elektrale, por kemi kërkuar edhe pezullimin nga funksioni të gjithë funksionarëve të sipërpërmendur për arsye se ato mund të prishin provat e hetimit. Deputetja Albana Vokshi tha se urdhëri antikushtetues i Edi Ramës nuk ka ansjë ndryshim nga vendimi i shpallur antikushtetues disa vite më parë për regjistrimin e numrit të identifikimin të çdo telefoni.

Urbanisti Gent Kaprata flet per modernizimin dhe kullat ne Tirane! (Video)

0

Video:

Kalendari Historik – 8 Maj 2018

0

Video:

Putin në ceremoni me “bishën” e re

0

Ceremonia e betimit të Vladimir Putinit, i cili u rizgjodh president i Rusisë në mars, u përdor gjithashtu edhe për t’i treguar publikut makinën e tij të re shtetërore e krijuar në Rusi për zyrtarët e lartë. Zhvilluar në një program të quajtur ‘Kortezh’, ajo zëvendëson makinat gjermane të favorizuara më parë nga administrata presidenciale. Rusia nuk ka përdorur makina të prodhuara në vend për transportin e zyrtarëve të lartë që nga koha sovjetike. Projekti Kortezh është çështje e prestigjit, duke demonstruar aftësitë teknologjike dhe industriale të Rusisë. Vetëm një numër i vogël i kombeve përdorin automobila të prodhuara në vend për udhëheqësit e tyre.

Rusi, Putin betohet si president

0

Mes shkëlqimit të artë të Kremlinit e një salle gjigante të mbushur plot, Vladimir Putin bëri betimin për mandatin e katërt si president i Rusisë. Njeriu që e ka shijuar pushtetin prej 18 vitesh, qoftë si kryetar shteti, qoftë si kryeministër, e çimentoi vendin e tij në krye të Rusisë edhe për 6 vite të tjera, pas zgjedhjeve të marsit.

Kapjen e tij pas pushtetit, kundërshtarët e kanë krahasuar me sundimin e një cari apo një perandori. Televizioni shtetëror rus e tregoi 65-vjeçarin teksa largohej nga zyra e tij e i drejtohej vendit të ceremonisë, duke kaluar nëpër korridoret e gjatë të Kremlinit.

Vetëm dy ditë më parë, forcat speciale të policisë përlesheshin me protestuesit, që zbritën në rrugët e Moskës e qyteteve të tjera të Rusisë për të ngritur zërin kundër sundimit të tij.

Më shumë se 1.000 arrestime u kryen në 19 qytete, por Putini u shfaq këtë të hënë i pashqetësuar.

“Rusia u ngrit nga hiri i saj”, tha kreu i porsakonfirmuar i shtetit në fjalimin e betimit, ku u zotua t’u shërbejë njerëzve e të përmirësojë jetën e tyre, duke mbrojtur njëkohësisht ato që i quajti fitore të mëdha të vendit dhe akte heroike.

Betimin, ai e kreu me dorën e djathtë të mbështetur mbi një kopje të Kushtetutës ruse. Mesazhi i përsëritur në fjalim ishte thirrja për një ndryshim të madh, që t’i japë një shtysë ekonomisë dhe të rrisë standardin e jetesës.

Rizgjedhja e tij erdhi pas një fitoreje dërrmuese më 18 mars, por kritikët flasin për një proces votimi të pllakosur nga manipulimet dhe vet monitoruesit ndërkombëtarë theksuan se aty, praktikisht nuk ekzistonte mundësia e një zgjedhjeje të vërtetë.

Kur të përfundojë mandatin e tij të katërt, në vitin 2024, ai do të regjistrojë qëndrimin në pushtet prej afro një çerekshekulli (24 vite). Kjo e bën atë vetëm të katërtin në radhë, pas diktatorit sovjetik Joseph Stalin, me 31 vite në pushtet, si dhe mbretërimeve të carëve rusë, si Alexander II (26 vite) apo Nicholas I (30 vite).

Por kush është Putin, spiuni i bërë president? Le ta ndjekim shkurtimisht:

Viti 1952: U lind më 7 tetor në Leningrad (sot Shën Pjetërburg), qyteti i dytë më i madh i Rusisë, studioi për drejtësi dhe iu bashkua policisë sekrete KGB, duke shërbyer si një spiun në Gjermaninë Lindore.
Në vitet 1990: Pasi shërbeu si ndihmësi më i lartë i kryebashkiakut të Shën Pjetërburgut, iu bashkua Boris Yeltsinit në Kremlin në vitin 1997, ku u bë shef i FSB-së, (pasardhëses së KGB-së).
Viti 1999: U emërua kryeministër, por shumë shpejt u bë president në detyrë pas dorëheqjes së Yeltsinit.
Viti 2000: U zgjodh president dhe shërbeu për dy mandate 4-vjeçare.
Viti 2008: I ndaluar për të garuar për një mandat të tretë, tronditi analistët me rikthimin në postin e kryeministrit, ndërsa besniku i tij Dmitry Medvedev u bë president.
Viti 2012: U rizgjodh president për një mandat 6-vjeçar, bazuar mbi ligjin e ri.
Viti 2018: Rizgjidhet sërish për mandatin e katërt, edhe ky 6-vjeçar.

Matteo Salvini mund të jetë kryeminstër i Italisë

0

Presidenti Mattarela pritet të marrë pasditen e sotme një vendim pas mbylljes së procesit të konsultimeve për krijimin e koalicionit qeverisës në Itali. Duket se po shkon drejt dështimit dhe tentativa e arritur pak orë më parë për një marrëveshje mes Lidhjes dhe 5 Yjeve. Kanë përfunduar konsultimet e fundit mes Presidentit italian Sergio Mattarella dhe përfaqësuesve të forcave kryesore për formimin e qeverisë së re. Pas takimit, duket se po shkon drejt dështimit dhe tentativa e arritur pak orë më parë për një marrëveshje mes Lidhjes e 5 Yjeve. Partitë e koalicioni të qëndrës së djathtë janë prezantuar në takimin me kreun e shtetit të bashkuar dhe me një delegacion të vetëm të përbërë nga tre liderët kryesor të këtij formacioni; Matteo Salvini i “Lidhjes”, Silvio Berlusconi i “Fratelli D’Italia” e Giorgia Meloni i “Fratelli D’Italia”. “Në emër të koaliconit që fitoi shumicën e votave pas zgjedhjeve të 4 marsit i propozuam Presidentit të Republikës ofertën tonë për të na besuar formimin e një qeverie të koaliconit të djathtë. Koalicioni ynë përfaqëson ambicien dhe shpresën e 60 milionë italianëve. Shpresojmë që Presidenti Mattarella të na ngarkojë detyrën për formimin e qeverisë dhe jemi gati të gjejmë mazhorancën e duhur e të nisim punën”, deklaroi lideri i Lidhjes. Matteo Salvini. Ndërsa pas takimit me Presidentin e Republikës, Luigi Di Maio, lideri i Lëvizjes 5 Yje përsëriti dhe një herë vendimin e partisë së tij për pranimin e një koalicion qeverisës vetëm me Partinë Lidhja, pa Forca Italia, krijimin e një qeverie politike e me figurën e një kryeministri të zgjedhur me konsensus që të mos jetë as Di Maio dhe as Matteo Salvini. “Nëse kjo marrëveshje nuk arrihet rruga e vetme e propozuar nga ne është rikthimi në zgjedhje”, deklaroi para gazetarëve lideri i 5 Yjeve. Nga ana tjetër Partia Demokratike e cila është tashmë jashtë lojës së qeverisë është shprehur se do të respektojë zgjedhjen e bërë nga Presidenti i vendit. Përpjekjet për formimin e qeverisë së re janë kthyer kështu në pikënisjen e këtij ngërçi politik të pas zgjedhjeve të 4 marsit. Fjala e fundit i mbetet Presidentit Mattarella, vendimi i të cili pritet pasditen e sotme.

Telashet për “Air France” s’kanë të sosur, aksionet bien në bursa

0

Aksionet e “Air France” ranë me 14 për qind mëngjesin e së hënës në bursa, duke reaguar ndaj zhvillimeve më të fundit në kompaninë ajrore në telashe. Kjo ishte mundësia e parë që investitorët kishin për t’iu përgjigjur dorëheqjes së shefit ekzekutiv të kompanisë, Jean Marc Janaillac, dhe komenteve të ministrit francez të Ekonomisë. Dorëheqja e shefit ekzekutiv erdhi pasi stafi në kompaninë që regjistron humbje refuzoi një marrëveshje të re për pagat dhe vazhdoi aksionin në kërkim të një rritjeje page prej 5.1 për qind. Të dielën, ndërkohë, ministri Bruno le Maire paralajmëroi se “Air France” thjesht mund të zhdukej. Qeveria franceze zotëron 14.3 për qind të aksioneve të “Air France-KLM”. Ndërkohë, e hëna shënoi ditën e 14 të protestës së punonjësve. Pavarësisht grevës, kompania ka këmbëngulur se do të mbajë funksionale 99 për qind të fluturimeve të saj në distanca të gjata, 80 për qind të atyre në distanca të mesme dhe 87 për qind të fluturimeve në distanca të shkurtra. Reagimi i qeverisë konsiderohet si një test ndaj reformave të punës të lançuara nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Ndërkohë, greva ka pasur edhe në sektorin hekurudhor. “Air France KLM” ka raportuar një humbje neto prej 269 mijë eurosh në 3 muajt e parë të vitit. “British Airways” dhe “Lufthansa” po ashtu u janë nënshtruar reformave në vitet e fundit, në mesin e konkurrencës në rritje nga kompanitë “low cost” dhe kompanive shtetërore nga shtetet e Gjirit Persik. Por, shumë analistë thonë se “Air France” është prapa për sa i takon ristrukturimit dhe nuk ka mundur të adresojë humbjet e saj të vazhdueshme. Grupi ka shënuar një performancë financiare të dobët edhe më herët. Ai u shkri me kompaninë holandeze “KLM” në vitin 2004 dhe kompania e re transporton dhjetëra milionë pasagjerë nëpër botë, çdo vit.