Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm të Polonisë, Jacek Czaputowicz, duke theksuar se mbështetja polake për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e mirëpritur. Presidenti Meta vlerësoi vizitën, si një tregues i vëmendjes së veçantë që Polonia i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë euroatlantik e shumëpalësh.Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore që në këtë vit kremtuan 80-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Polonia i ka dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe integrimin në BE.Lidhur me integrimin në BE, Presidenti Meta, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qartë të Polonisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndërsa, duke iu referuar potencialeve të bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta, vlerësoi tendencën në rritje të shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve dhe shprehu besimin për shtimin e investimeve të drejtpërdrejta polake në Shqipëri dhe intensifikimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e turizmit, bujqësisë, industrisë minerare, transportit, etj. Rritja e numrit të turistëve polakë që vizitojnë Shqipërinë na bën optimist për të ardhmen e bashkëpunimit në këtë sektor, dhe për këtë duhet të shihen mundësitë për vendosjen e linjave ajrore direkte midis dy vendeve – u shpreh Presidenti Meta.
Rama:Vettingu solli gjyqtarë e prokurorë që mbesin rrugëve dhe të luten
Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Lezhë, deklaroi se me procesin e vettingut, gjyqtarë dhe prokurorë kanë “mbetur rrugëve” dhe luten që të mos thërriten për të dhënë llogari.
Rama: Imagjinoni ku do të ishim sot ne, duke filluar nga e drejta e pronës, sikur reforma në drejtësi që ne e nisëm, vetëm tre vite më parë. Sikur pastrimi i gjykatësve dhe prokurorëve të ishte bërë 20 vite më parë, sikur procesi i rekrutimit të tyre të ishte transparent siç do të jetë në vitet në vijim, do të kishim ne sot kaq shumë probleme me pronën? Do të kishim ne sot kaq shumë konflikte?Që përveç të tjerave janë shkaktuar edhe nga gjykatësit dhe prokurorët që kanë qenë pjesëtarë sepse këtu në Lezhë kur ka një çështje të hapur për pronat, nuk janë vetëm ata që akuzohen, janë edhe gjykatës dhe prokurorë të cilët kanë marrë pjesë në ato krime. Futu në gjykatë me letra false dhe dil me dhjetëra apo qindra hektarë janë bërë në bashkëpunim me gjykatësit nuk janë bërë vetëm. Sikur reforma në drejtësi të ishte bërë 20 e ca vite sot, nuk kishim ardhur në ditën kur njerëzit thonë se gjithë politikanët janë hajdutë. S’po shkon njeri në burg. Kush ta çojë në burg, gjykatësit që janë vënë atje pikërisht që të mos çojnë në burg ata që i kanë vënë aty. Rëndësi ka që ti mos të na prekësh ne, se i rrjep njerëzit nga mbrapa është puna jote. Procesi i vetingut nuk është fundi, është vetëm fillimi. Dëgjoj njerëz që thonë se ca ikin vetë dhe ca i largojmë. Procesi është për të pastruar sistemin, ai sistem i pastruar, me gjykatës dhe prokurorë më integritet do merret më të gjithë, nga më i gjati te më i shkurtri. Të ndërtosh shtet nuk është sikur të ndërtosh një ndërtim pa leje. Edhe ndërtimi pa leje do ca kohë, po një shtet iu tërë me institucione e me pushtete të ndara, si u bëka sa hap e mbyll sytë. Ne morëm rekomandimin pozitiv për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Kush mund ta merrte tjetër?Askush tjetër. Po vetingun kush mund ta bënte tjetër? Askush tjetër! Këto janë shtylla themelore që ne kemi vendosur në këtë fazë. Kemi marrë rekomandimin dhe kemi hapur rrugën për pastrimin e sistemit të drejtësisë. Kujt ja ka pritur mendja se ata gjyqtarë e prokurorë të korruptuar të mbeteshin rrugëve dhe tani po luten o Zot ishalla nuk po vinë të më thërrasin për të dhënë llogari. Se do vijë dita dhe t’i thërrasin. Kujt ia priste mendja se do ndodhte kjo? Askujt, ja pra që u bë realitet!.
Braçe, Tahiti nuk shkon në burg
“Nuk do ketë burg për Saimir Tahirin pa prova pa u arrestuar Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha me prova dhe fakte të pakontestueshme. Pikë!” Kështu shkruan deputeti i PS Erion Braçe i cili nuk ngurron ashtu sikurse Tahiri të sulmojë me emër e mbiemër, Ilir Metën, Lulzim Bashën apo Sali Berishën. “Për Saimir Tahirin nuk ka asnjë provë ka vetëm tituj portalësh e gazetash! Provë ka për Ilir Metën me zë e figurë që bridhte nëpër ministri me bllok në dorë! Provë ka për Lulzim Bashën që i hengri rrugës së kombit 230 milion euro dhe ngelen 7 urat pa bër! Prova ka për Sali Ramë Berishën me zë e figurë për pushkatimin e 4 dëshmorëve në bulevard! Nuk do ketë burg për Saimir Tahirin pa prova pa u arrestuar Sali Berisha , Ilir Meta dhe Lulzim Basha me PROVA dhe FAKTE të pakontestueshme! Pikë”, shkruan me nota revolte deputeti i PS në rrjetet sociale. Kujtojmë se Tahiri la mandatin si deputet për t’i hapur rrugë hetimit.
Rruga e lagjes “Nënë Tereza” në Lezhë merr emrin e Aleksandër Ndokës
Lezha nderoi kujtimin e këshilltarit të vrarë Aleksandër Ndoka, duke i vënë emrin e tij rrugës së lagjes ‘Nënë Tereza’. Ceremonia e mbajtur me këtë rast bëri bashkë, qytetarë, bashkëpunëtorë e familjarë të tij ndër vite. Rruga e lagjes “Nëne Tereza” do të mbajë emrin e këshilltarit të ndjerë Aleksandër Ndoka. Përjetësimi i emrit të tij erdhi në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e dhënë nga Ndoka për zhvillimin e zonës ku jetoi bashkë me familjen. ” I çmuar dhe i paharruar, veçanërisht për ne banorët e lagjes “Nënë Tereza”. Ai kishte shqetësim të vazhdueshëm problematikat e lagjes, ishte shok i mirë, mik i mirë, i gjendur për secilin prej nesh”. “Ka qenë misionari më i ri por më aktivi në misionin e pajtimit të qarkut të Lezhës”. Autoritet e pranishme në këtë ceremoni vleresuan kontributin e Aleksander Ndokës, gjatë veprimtarisë së tij si këshilltar Bashkiak. Gjergj Prendi: Një vlerësim për të gjithë atë kontribut të madh për zbatimin e ligjshmërisë, për zbatimin e rregullave.
Pjerin Ndreu: Do të kryejmë edhe veprime të tjera në proces që emri i Sandrit të mos harrohet jo vetëm duke zbuluar autorët por edhe duke e përjetësuar atë me veprimtari dhe me raste të tjera të ngjashme. Në emer të familjes Ndoka, vajza e të ndjerit Aleksandër Ndoka, ka falenderuar këshillin bashkiak për vlerësimin që i bënë babait të saj.
Jorida Ndoka: Falenderoj këshillin bashkiak për vendimin që morën për të nderuar emrin e babait tim. Aleksandër Ndoka u vra në muajin dhjetor të vit
Ambasadorja franceze: Azilkërkuesit prishën imazhin e Shqipërisë
Azilkërkuesit kanë dëmtuar imazhin e Shqipërisë në sytë e Europës, ndërsa pret qershorin për vendimin e çeljes së negociatave të anëtarësimit. Ambasadorja franceze, Christine Vasak, duke iu referuar faktit se shqiptarët ishin të parët në listën e kërkesave në vendin e saj, tha se shkak është dhe efekti zinxhir.
Christine Vasak: Imazhi i Shqipërisë është kontradiktor, flas për përceptimin në Francë. Ka një numër të madh azilkërkluesish nga Shqipëria saqë krahasuar me vendet që janë në konflikt si Siria apo vende të tjera, shqiptarët mbajnë vendin e parë. Jo të gjithë përfitojnë azil pasi janë shkelur të drejtat e aizlkërkimit. Pati një reaksion zinxhir që prishi dhe imazhin e Shqipërisë.
Ndërsa për Ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, “reforma në drejtësi është nëna e të gjitha betejave” të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Për përfaqësuesen e Brukselit në Tiranë, procesi ndaj të cilit sipas saj në të shkuarën u investuan shumë njerëz dhe u humb kohë, duhet shtyrë para jo vetëm nga të huajt por nga qytetarët.
Romana Vlahutin: Nëse kjo reformë nuk do të vinte në pikën që është tani, atëherë Shqipëria nuk do të merrte rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim edhe për shumë vite.Kjo reformë është e domosdoshme dhe se ne duhet të blinim kohën për të ardhmen pasi nuk ka kohë për të humbur.Gjithashtu shumë njerëz u investuan kundër kësaj reforme sepse nuk e donin por fatkeqësisht kemi humbur kohë. Fillimisht nga proceset në Gjykatën Kushtetuese të cilat kjo gjykatë i rrëzoi por edhe nga politika kemi humbur kohë më shumë se një vit. Por unë sot jam e befasuar sesa larg ka ecur implementimi.
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë nisi nga Shkodra festimet për javën europiane, që këtë vit është organizuar si një rrugëtim mes trashëgimisë e bukurive të Shqipërisë. Ambasadorja, Romana Vlahutin, nga Shiroka tha se Shqipëria ka aq shumë gjera për të qenë krenarë, ndaj premtoi financime dhe mbështetje për promovimin e vlerave dhe bukurive të vendit tonë, që në qershor pret hapjen e negociatave për t’iu bashkuar familjes europiane.
Vlahutin nga Shkodra: Mos rreshtni në llogaridhënin ndaj qeverisë
Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin nga Shkodra ka folur për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave. Shefja e diplomacisë europiane në Shqipëri tha tha se rekomandimi është vetëm fillimi, pasi ka ende shumë për të bërë në forcimin e ligjit, në rritjen e cilësisë së jetës dhe standardit të sigurisë ushqimore. Këtë tha Vlahutin duhet ta bëjë qeveria dhe të zgjedhurit, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të mos rreshtin në llogaridhënien ndaj tyre. Një ditë më parë po nga qyteti i Shkodrës, Vlahutin tha se populli shqiptar e meriton anëtarësimin në familjne Europaine.
Itali, kapen 206 kg marijuanë
Operacioni më i fundit i Antidrogës në Itali konfirmon, sipas medieve italiane, avancimin e shpejtë të klaneve shqiptare në rrjetet e narkotrafikut. Plot 206 kg marijuanë u gjetën të fshehura në një kamion të ndaluar të dielën, e që zyrtarisht transportonte materiale të përdorura nga industria e ndërtimit. Drejtuesi i mjetit të ardhur nga Spanja ishte një italian, Enzo Di Mauro, 48 vjeç, person i lidhur sipas hetuesve me “Ndrangheta”-n, që me shumë gjasë është organizuesja e lëvizjeve të lëndës narkotike nga shteti në fjalë, duke e bërë këtë në aleancë me shqiptarët. “Corriere della Sera” shkruan se 50-vjeçari nga Durrësi, Eduart Mecani kishte qenë duke pritur mbërritjen e kamionit për të shkarkuar prej andej thasët me marijuanë e t’i kalonte pastaj te furgoni i tij. Në banesën e njërit prej dy të ndaluarve u gjetën edhe 66 mijë euro “cash”, parà këto të lidhura sipas burimeve hetimore me narkotrafikun. “Ekziston një rrjet në Spanjë, – thotë “Corriere della Sera”, – i përbërë nga ndërmjetës e shpërndarës të drejtpërdrejtë të drogës së sjellë nga Afrika e Veriut”. Mendohet se destinacioni përfundimtar i hashashit të kapur ishte Milano. Sipas karabinierëve, që javën e kaluar mbyllën një hetim me 23 arrestime, lëndë narkotike si kokaina u shpërndahen në shtëpi arkitektëve, sipërmarrësve, figurave të televizionit e modeleve.
KLD rrëzon kërkesën e ministres Gjonaj, nuk shkarkon asnjë gjyqtar
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar kërkesën e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke mos shkarkuar asnjë gjyqtar. Ministria e Drejtësisë kishte kërkuar shkarkimin e gjyqtarëve Petraq Curri, Ergys Selmani, Ahmet Jangulli dhe Ken Dhima. Për gjyqtarin e Fierit Ergys Selmani, KLD ka vendosur masën ‘Vëretje’. KLD në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Presidenti Ilir Meta ka pranuar dorëheqjet e gjyqtarëve Merita Xhani, Brunilda Kasmi. Po ashtu KLD ka vendosur sot që të rikthejë në detyrë ish-kryetaren e Gjykatës së Lartë Shpresaj Beçaj, e cila do të jetë gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Gjyqtarja rikthehet me vendim të KLD pasi ka fituar dy vendime gjyqësore. Kjo e fundit ishte larguar pasi i përfundoi mandati dhe kishte bërë bërë kërkesë për rikthimin e saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit. Po ashtu Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos rikthimin në detyrë edhe të gjyqtares, Pajtime Fetahu.
Ministri polak: Shqipëria të punojë me vendet pro zgjerimit
Ministri i Jashtëm i Polonisë ka sugjeruar që BE të vendosë datë konkrete për integrimin e vendeve aspirante. Në konferencë për shtyp me homologun shqiptar, kreu i diplomacisë polake Jacek Czaputoëicz tha se përcaktimi i një date do t’i ndihmonte vendet të punonin më me rigorozitet.
Jacek Czaputowicz: Në BE vazhdon diskutimi për zgjerimin në BE, por ka edhe fenomene siç është skepticizmi që burimin e ka tek kriza e emigrantëve. Këto zëra bëjnë çmos që ta pengojnë. Në BE vende të tilla si Bullgaria, Rumania, Polonia e mbështesin fuqishëm zgjerimin e BE. Sipas mendimit tonë duhet përcaktuar qartë data e hyrjes e prnaimit të këtyre vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse kjo i jep mundësi dhe shpresë që të punojnë siç duhet. Duke u përcaktuar një datë konkrete vendet do të kenë një periudhë të shpresës reale.
Kështu ka ndodhur me vendin tonë. Duke qenë se presidenca e BE në këto vende siç janë Bullgaria Rumania, këtë 6 mujor e ka Bullgaria më pas Rumania është momenti i duhur që ne ta theksojmë me forcë politikën e zgjerimit të BE, por duke përcaktuara data konkrete.
Edhe ana tjetër duhet theksuar sepse është e domnosdoshme që të arrihen përparime të prekshme në fushën e sundimit të ligjit. Çdo vend është në gjendje ta bëjë këtë nëse do të këtë marrë një sinjal të qartë për afatin e pranimit.
Është krijuar një grup që unë po e përdor për herë të parë emërtimin këtu, grupi vendeve që mbështesin zgjerimuin e BE dhe ky funksionon brenda BE dhe është mirë që Shqiëpria të bashkëpunojë me këtë grup që të mbajmë gjithmonë të hapur këtë kanal të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ndërkohë ministri Bushati ka folur për marrëveshjen me Greqinë ku tha se nuk janë të rëndësishme datat, por zbatueshmëria.
Bushati: Është e rëndësishme të kemi një proces të shëndetshëm dhe të shkojmë mundësisht drejt një marrëveshje të re e cila duhet të jetë marrëveshje më e drejtë dhe në fund të ditës e zbatueshme për të dyja palët dhe duhet të jetë një marrëveshje e cila duhet të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë e Greqisë.
Polonia është një nga vendet që mbështet integrimin e Shqipërisë në BE i konfirmuar ky fakt edhe nga takimi i dy ministrave.
BARCELONA NDAN PIKËT ME REALIN
Magji, spektakël, gola dhe kartona të kuq. “El Clasico” i ka të gjitha përveçse fituesit. Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në ndeshjen e javës së 36-të të La Liga, me katalanasit që kaluan dy herë në avantazh, por që u zhvleruar në të dyja rastet nga futbollistët e Realit të Madridit. Në një atmosferë elektrizuese që dhuronte “Camp Nou”, kjo për shkak edhe të Andres Iniesta që po luan “El Clasicon” e fundit në karrierën e tij, ishin vendasit që tentuan të gjejnë sa më parë rrjetën me Suarez që në tentativën e parë nuk arriti të tund rrjetën, një gjë që nuk harroi ta bëj në minutën e 10-të. Uruguajani shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme asistin e Sergi Roberto dhe me portën e boshatisur e dërgoi Navas në njërin krah dhe topin në krahun tjetër. Por reagimi i madrilenëve nuk mungoi, me Cristiano Ronaldo që e kishte të lehtë ta shtynte sferën drejt rrjetës, pasi atij asisti fantastik nga Karim Benzema. Në vazhdim munguan rastet e pastra për gol, ndërkohë që në fundin e 45 minutëshit të parë, Sergi Roberton e tradhëtojnë nervat dhe pasi goditi me grusht Marcelo, iu drejtua dhomave të zhveshjeve përpara shokëve të ekipit, pasi u ndëshkuar me karton të kuq nga kryesori Hernandez. Fraksioni i dytë nisi me disa ndryshime në të dy krahët, me Zidane që la në dhomat e zhveshjeve Ronaldon, ndërsa Valverde i besoi Semedo, që i zuri vendin talentit brazilian Coutinho. Zëvendësime që ndikuan dhe në lojën e ekipeve, me Barcelonën që nuk i ndikoi aspak mbetja me 10 lojtarë, duke rrëzikuar shumë për të gjetur golin e dytë, gol i cili erdhi vetëm pas 7 minutash, me autor Lionel Messi. Pas topit të shërbyer nga Suarez, Pleshti “valëzoi” në zemrën e mbrojtjes merenguez dhe më të majtën e tij vrasëse nuk i la vend reagimi Navas, duke tundur rrjetën. Ky avantazh i vendasve duket se zgjoi “Galaktikët” që tentuan me të gjitha forcat për të dal me pikë nga ky takim. Por nëse shënoi një sallaks, një tjetër sallaks do të vendoste baraspeshën. Ishte uellsiani Gareth Bale që nxori nga repertori i tij një goditje “alla-Messi” që në hyrje të zonës lëshoi një të majtë që u ndal vetëm nga rrjeta. Përfundimisht 2-2 dhe Barcelona mban në 15 pikë distancën me rivalët më të urryer.
