Video:
U lëshua mbi nxënësen në shkollë, ja çfarë kërkoi mësuesi në Drejtori
Ngacmoi seksualisht nxënësen e tij 11-vjeçare, pezullohet nga detyra mësuesi i shkollës në fshatin Kalasë të Delvinës. Nëna e vajzës e ka bërë publik rastin abuzues, dy muaj pas ngjarjes.
Ajo fillimisht nuk ka dashur që historia të bëhej publike për shkak të paragjykimeve. Të gjendur përballë refuzimit të vajzës për të shkuar në shkollë, prindërit kanë denoncuar mësuesin 60-vjeçar.
Ngjarja, sipas familjarëve, ka ndodhur në shkollën “Ali Hajdini”, ku A. A., 11 vjeçe, nxënëse e klasës së pestë në këtë shkollë iu është rrëfyer prindërve se mësuesi Neshat Tepelena e ka puthur në buzë.
“Isha bashkë me një shoqe dhe po pastronim shkollën. Duke pastruar, më thotë mësuesi: Lerja leckën shoqes dhe hajde pak në klasë. Më tha,- Kur ta bëja me shenjë, përse nuk dilje jashtë? E pyeta – pse të dilja? Po nuk dole më, do të të vë 4,- tha ai dhe më puthi. Unë ika”, ka treguar vajza e mitur.
Gjyshi i vajzës shprehet i indinjuar me veprimet e Drejtorisë Arsimore, duke iu referuar faktit se mësuesi është transferuar në një shkollë tjetër, por nuk ka pasur më parë masa ndaj tij.
Ndërkohë, nëna e vajzës së mitur Morena Aldini, tregon se vajza e saj refuzonte të shkonte në shkollë pas ngjarjes.
Prindërit e vajzës janë të divorcuar dhe e mitura jeton prej vitesh në fshatin e gjyshërve të saj në Kalasë, ndërsa e ëma e saj jeton në Sarandë. Ndërkohë, për denoncimit të nënës së vajzës, kanë nisur hetimet edhe nga Policia e Delvinës. Banorë të fshatit Kalasë, shprehen se ky është rasti i tretë i abuzimit nga ky mësues. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, 60-vjeçari ka qenë pjesë e listës së kandidatëve për Këshillin e Komunës Vergo, si përfaqësues i LSI-së.
Mësuesi: Më transferoni në shkollë tjetër
Pak para se skandali të bëhej publik, mësuesi Neshat Tepelena, i kishte bërë një kërkesë me shkrim drejtoreshës së shkollës 9-vjeçare “Ali Hajdini” që të shkëmbente vendin e punës me vajzën e tij, e cila gjithashtu është mësuese.
Në kërkesën me shkrim të 60-vjeçarit thuhet se e bija jep mësim një tjetër fshat. Por duke qenë se ajo ka vajzën e saj të vogël sëmurë, ai kërkonte që në shkollën e Kalasë të japë mësim vajza e tij dhe në vend të saj, në shkollën e fshatit Tatzat të shkojë vetë 60-vjeçari. Një kërkesë e tillë është pranuar nga drejtoresha e shkollës dhe prej pak javësh mësuesi 60-vjeçar nuk jep më mësim në shkollën “Ali Hajdini”.
Shikoni çka thene me 2013 Edi Rama biznesit
Shikoni çka thene me 2013 Edi Rama biznesit, mashtrues i lindur.
Spiropali e Skënderbeut, Skënderbeu i saj e bën për ujë të ftohtë
Elisa Spiropali e krahason me Skënderbeun. Rama e bën për ujë të ftohtë në Asamble: S’e ke bërë si duhet…
BASHA FLET PËR SULMET: DUA SOT JU SHTRIJ DORËN
“Dua sot sërish nga ky Kuvend i madh t’u shtrij dorën gjithsecilit që dëshiron të kontribuojë dhe të bashkohet me ne”, kështu u shpreh kreu i PD, Lulzim Basha për sulmet e kritikëve të tij. Kjo deklaratë e kryedemokratit ishte një përgjgje për indiferentizmin e Jozefina Topallait, Astrit Patozit dhe MajlindaBregu, të cilësuar si kritikët më të ashpër të Bashës, të cilët sot nuk morën pjesë në Kuvendon Kombëtar. “Gjatë muajve të fundit kam pasur edhe sulme personale. Ndaj dua sot sërish nga ky Kuvend i madh ti shtrij dorën gjithsecilit që dëshiron të kontribuojë dhe të bashkohet me ne. Dora ime do të mbetet e shtrirë jo për pazare dhe as për poza fotografike, por që bashkë të ndërtojmë rrugën e suksesit. Politika është më e rrezikshme se lufta, thoshte Churchill, por kjo nuk më ka trembur ashnjëherë. Unë i kam hyrë politikës dhe jam sot këtu para jush dhe i lutem zotit të më udhëheqë në rrugën e drejtë”, tha Basha.Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu rikthye marrëveshjes së 18 majit të vitit të shkuar që solli një rezultat zhgënjyes për këtë parti. Basha thekson se marrëveshja ishte e imponuar nga lobimet e forta sipas tij të Edi Ramës. Protesta 90 ditore është protesta më e gjatë dhe dinjitoze kundër të keqes, por në fund luajti rol vendimtar në zbulimin e së keqes për vendin. Fatkeqësisht për partinë tonë, nën efektin e propagandës, nën ndikimin e përpjekjeve lobuese, nën ndikimin e madh mbi disa faktorë të huaj nga Edi Rama, Partia Demokratike u gjend përpara sulmeve për të ndërprerë bojkotin dhe për të hyrë në zgjedhje. Nën këto kërcënime të jashtëzakonshme politike dhe asgjësimin e Partisë Demokratike, nën kërcënimin e njohjes nga faktori ndërkombëtar, çka do të çonte në përjashtimin e Partisë Demokratike nga proceset e ardhshme, ne u detyruam të pranonim marrëveshjen e 17 majit e ofruar nga ndërkombëtar. Kjo marrëveshje ishte shansi i fundit. Ishte keqja më e vogël, nën trysninë e madhe ndërkombëtare ndërkohë që narkoshteti e kishte bërë punën e tij. Ndërkohë që fushata elektorale kishte nisur, ndërkohë që vendin tonë në Parlamentar do ta zinin pseudo-opozitarët. Kjo ishte sakrifica jonë për vendin dhe sigurinë kombëtare. Sigurisht që Rama i kishte blerë me kohë zgjedhjet.

