Kamerat e fshehta gjithmone jane shaka te bukura dhe te mbushura plot me humor. Por ka dhe nga ato raste qe shume here personat qe u behen te tilla shaka nuk e marrin fort me sportivitet dhe gjendja mund te acarohet shume shpejt. Ama, nje video qe po qarkullon ne internet ku ne nje kuti postare eshte fshehur nje femije i cili i nxjerr letrat e njerzve qe i fusin ato ne kuti postare serish jashate. Derisa ne nje moment nje person rreth te 40ave pasi tenton disa here te fuse letren ne kutine postare nxjerr pisotleten dhe qellon brenda saj duke te lene te vdekur ne vend 11 vjecarin Alex Randolph.
Shume prej jush nuk e dinin ama kjo eshte video e pare e publikuar ne YouTube (13 vite me pare)
Ndiqni videon e cila eshte publikuar per here te pare me 23 prill 2005. Video eshte xhiruar ne nje kopesht zoologjik. Per me teper ndiqni videon:
5 Euro – nga Edison Ypi (Mos e humbisni!)
5 Euro
5 Euro kushtojnë 8 bukë që hahen në një ditë nga 8 familje modeste shqiptare nga ato për të cilat restoranti është një shpikje e panevojshme.
5 Euro dalin e teprojnë për të blerë 2 kilogram fasule Korçe ose Dibre, që zjejnë shpejt, kanë proteina, hahen me qef të shoqëruara me kos.
5 Euro kushton karburanti për të bërë një shetitje në Kepin e Rodonit ose në Ishëm nëpër ca peisazhe prrallore me pyje, qiell, det, me të ik menia e kokës.
5 Euro në monedha të vogla mjaftojnë për të kënaqur mbi 20 herë violinistin e trotuarit që luan Çajkovskin dhe për ti bërë qefin vetes si dashamir i Artit dhe mecenat.
Me 5 Euro mund të blesh një libër të vogël me disa nga perlat e Lasgushit, Introduktat e Nolit, ose novelat më fantastike të Ismail Kadaresë.
5 Euro mjaftojnë për t’ja zbukuruar ditën çdo fëmije të edukuar për së mbari, jo si ata që kanë për baba hajdutin Adriatik Llalla.
Më pak se 5 Euro kushton një program i thjeshtë kompjuterik me të cilin mund të shkarkosh gratis nga Interneti të gjitha kryeveprat e kinemasë botërore.
5 Euro kushton secila analizë mjekësore që do bësh në një laborator për tu bindur se; Mushkritë të kanë marrë fund qysh kur pije cigare Partizani, sytë po ti fik kompjuteri, mendjen po ta torolleps propaganda, ngathtësinë e ke peshqesh nga sedentarizmi, dhjamosjen nga fast fudat, diabetin ta garantojnë ushqimet me brumëra dhe konservanta, origjinë dhe data skadimi të dyshimta.
Afërsisht 5 Euro do të kushtojë në një kafene qerasja e një miku që hiqet për filozof autodidakt i cili do të thotë se në Shqipëri mjekët nuk ti hedhin sytë në dy raste; Kur je nën 30 vjeç si tepër i ri asnjë sëmundje nuk guxon të të afrohet. Kur je mbi 60 vjeç si tepër i vjetër, ke marrë fund, vuan nga gjithçka, s’të ruan dot as Zoti. Çudia është se këtë ta thonë edhe mjekë nën 30 dhe mbi 60.
Me 5 Euro mund të blesh dy konserva peshku me salcë tepër ë shijshme. Do kënaqesh kur ta kullufisësh konservën e parë. Por do gjesh belanë pasi të boshatisësh të nesërmen konservën e dytë. Për arësye që nuk i di asnjë mik, asnjë mjek, asnjë libër, asnjë internet, nuk do të zërë gjumi tërë natën me sytë në tavan duke u munduar të gjesh nëse kjo bela’ të gjeti për shkak të një dobiçllëku të prodhuesit në formën e një energjie artificiale dhe të rrezikëshme që vjen nga cironkat e konservës që s’dihet në cilët pellgje janë zënë, nga vaji që s’dihet nga cili dru e kanë nxjerrë, nga salca që s’dihet në cilin laborator është shpikur.
Nëse shpenzon 5 Euro për të blerë dhe lexuar të gjitha gazetat e një ditë, do të largohet çdo ndjeshmëri dhe do të jetë zhdukur çdo stres. Je çmendur.
Rreth 5 Euro kushton konsultimi me një dermatologe se të krruhen duart. Dermatologia do të japi 5 receta nga 5 Euro secila për myqe dhe antibiotiqe që s’kanë për të bërë asnjë efekt. Do vazhdojë kjo kurë e kotë derisa një ditë të bukur me diell Fieri dhe fllad Puke, do të vijë në mendje ideja gjeniale për të blerë me 5 Euro 10 palë doreza llastiku për të larë enët, dhe ke shpëtuar përgjithmonë nga të gjitha krruajtjet, recetat, dermatologet.
5 Euro kushtojnë rreth 100 kardioaspirina që të ruajnë nga rreziku i infarktit për shkak të episodeve traumatike të përditshmërisë shqiptareske.
Mos i kurse 5 Euro për një magjistricë në një katund të Mallakastrës e cila pasi do të falenderojë me gjithë shpirt për 5 Eurot, do të tregojë fijepërpe mbi pëllëmbë të dorës në vendin e shqiponjave fatin e zvarranikut.
Kërcënohet me armë përfaqësuesi i Partisë Demokratike
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Florian Xhudi është kërcënuar me armë nga dy persona të paidentiãkuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Memaliaj–Ballsh, kur Xhudi po kthehej nga Tepelena ku mori pjesë në një aktivitet partiak të PD-së.
Denoncimi është bërë sot nga deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i cili në një deklaratë për mediat nga selia blu dha detaje të ngjarjes.
“Në aksin Memaliaj – Ballsh, mjeti me të cilin udhëtonte Florian Xhudi, u ndaliua nga një automjet tjetër ku ishin dy persona ta paidentiãkuar. Pasi i zunë rrugën në një vend të pandriçuar, njëri prej tyre i vendosi pistoletën në kokë duke e sharë dhe duke e paralajmëruar të mos kthehej më në Tepelenë. U përpoqën ta zbrisin nga makna, fatmirësisht aty kaloi një makinë tjetër”, tha Alibeaj.
Ish-kongresmeni amerikan: Thaçi është mafioz
Ish-senatori më i flaktë për mbrojtjen e çështjes shqiptare në politikën amerikane DioGuardi ka hedhur akuza tronditëse për Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn.
Ai ka folur hapur duke i akuzuar ata si mafiozë që nuk u intereson për vendin e tyre.

“Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë mafiozë. Atyre nuk u intereson për popullin, por vetëm paratë, pushteti dhe fuqia”, ka thënë, ish-kongresmeni amerikan i cili për herë të parë e hapi në kongres çështjen e Kosovës së bashku me kolegun Tom Lantos.
DioGuardi akuzon presidentin, Hashim Thaçi se e ka paguar 2 milionë e 300 mijë euro, ish-senatorin Robert Dole vetëm që t’i shkruaj parathënien e librit të tij, New State, Modern Stateman”, i cili është shkruar nga gazetarët britanikë Suzy Jagger dhe Roger Boys.
“Presidenti Thaçi pagoi 2.3 milion euro të taksapaguesve kosovarë për kompaninë e z. Dole vetëm që t’i shkruaj një parathënie të librit”, shprehet ai.
DioGuardi zotohet se kurrë nuk do të takojë asnjë liderë shqiptarë për shkak se siç thotë ai, janë të korruptuar. E përsërit epitetin “mafioz” për Thaçin. Ai kishte refuzuar për disa vjet edhe dekoratën e ndarë nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova.
DioGuardi ka qenë përfaqësues i New Yorkut në Kongresin Amerikan gjatë viteve 1985-1989. Është republikan, që mbështet politika të ashpra kundër Rusisë.
Ish-senatori është me prejardhje shqiptare nga fshati Greci i Italisë gjithë jetën ia ka kushtuar çështjes shqiptare. Edhe sot vazhdon të jetë aktiv në Amerikë si drejtues i Ligës Shqiptaro-amerikane.
Kompania e naftës ‘Gulf’ është e Olsi Ramës?!
Ditën e sotme nisën hetimet pas falimentimit për kompaninë Gulf Oil dhe u shpall në kërkim menaxheri kryesor i kompanisë.
Bëhet me dije se në kërkim është shpallur Albano Aliko, si “koka” e skemës së mashtrimit me tollonat. Pak para se të shpallte falimentin, kompania e tregtimit të karburantit nisi të shesë tollona. Ndërkohë në inbox-in e ish-kryeministrit Rama kanë ardhur disa denoncime të rënda, ku sipas tyre kjo kompani i përket vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës.
Qytetaret dixhital denoncojne si kompani te Olsi Rames kompanine e naftes
Gulf! sb
“Feb 28,22:27 po te jap nje shqetesim per nje korupsion galopand te rilindjes komuniste mjafton te behet nje kontroll ne te gjitha karburantet e olsi rames gulf dhe atje tregetohet i gjithi karburanti pa dogane mund te takosh cfardo lloj manaxheri te ketyre karburantit gulf ne shqiperi dhe te afrojne tollona ti blesh me 125 leke 130 leke litri i naftes kur vlera doganore e nje litri nafte eshte 105 leke lind pyetja ku e gjejne keta bashibozuke komuniste rilindas kete nafte me 125 lek literi normalisht e fusin pa dogane kush i kontrollon keta asnje lloj kontrolli nuk i behet pse ate e komandon edi rama sikur nje prokuror i thjeshte te veje te verifikoje te pakten nje karburant te vetem se a raportohet online sasia e shitur e karburantit gjendet ne moment por sistemi nuk punon per gulfin punon vetem per ne hallexhinjte qe na ropen me gjoba dhe penalitete je i nderuar komandanti i pergjitshem i shqipetarve vetem me ty shpetohet atdheu yne i raskapitur me respekt nje qytetar i nderuar tepelene”
“Pershendetje Doktor !!
Eshte nje lajme bombe ne ke raste ka te bej me kompanin e “GULF” karburante ne te gjithe Shqiperin jane shperndare tollona pa funde me dhjetra litra nafte por ne shkembim asgje nuk kane mar qytetaret per kete raste se kan mbledhur lek kesh neper duar dhe neve si qytetare na pelqeu si cmim se ishte 140/litri !!
Asnje pergjigje jan bllokuar te gjitha shitjet sistemi per tollona dhe nuk e kan dhene as ne tv as lajme asgje.”
“April 21,07:19 Te Doli fjala prape zoti Berisha e keqja e kesaj qeverie tani do heqin flalen galf do vene x y se eshte shoqeria e olsit”
“April 19,12:05Tani qe Galf falimentoj ca do behet me ne qe kemi bler tollona?”
“April 19,11:18Vjellje diten per dill
Skandal me tollonat e naftes me firmen gulf
Jan shperndar mga pikat e kompanis gulf
Ne shkoder me mijra ton
Naft me tollona duke i konvertu ne lek
Ka shofera kamionash
Dhe autobuzash qe kan
3 .4 milion tollona letret ne dor
Pa numuru makinat private
Pa prit pa mendu sot thot ka falimentu
Dhe sjapin shpjegime
Nuk dina kuj me ju drejtu
Jan grabit miliona euro
Tu i llan letra po shteti ça ban kjo asht repuplik bananesh
Po flas per ne shkoder
Kushedin ça asht ba ne rrethet tjera”
15 shoferëve u hiqen patentat në autostradën Tiranë-Durrës (Video)
Policia rrugore ndeshkoi 15 drejtues mjetesh per tejkalim shpejtesie ne autostraden Tirane-Durres.
Heqja e patentave eshte bere ne kuader te masave te policise per rritjen e sigurise ne rruge gjate fundjaves.
NJOFTIMI I POLICISE:
“Ne autostraden Tirane-Durres.
Me Radar me Policine Rrugore te Tiranes, per te parandaluar aksidentet rrugore.
Kontrolle te panderprera ne cdo dite te javes /dhjetra Leje Drejtimi pezullohen/sensibilizim perdite e perseri ka shume drejtues mjetesh qe abuzojne me shpejtesine e alkoolin ne timon.
Çifti i ri nga Turqia arrestohen në Rinas, po shkonin drejt Londrës
Policia kufitare në Rinas ka vënë në pranga një çift nga Turqia për falsifikim dokumentesh. Në pranga janë vënë Ozan I., 21 vjeç dhe Elif I., 18 vjeçe, të cilët u arrestuan për veprën penale të parashikuar nga nenet 189/2 dhe 190/2 të Kodit Penal “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”. Shtetasit e mësipërm, janë të fejuar dhe janë ndaluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas në dalje, pasi janë kapur me dokumente udhëtimi angleze të falsifikuara. Këta shtetas do të udhëtonin në drejtim të Londrës, të cilët kishin hyrë në Shqipëri disa ditë më parë nga Turqia.




