Çdo maturant që do të zgjedhë degët e mësuesisë duhet të ketë mesataren 7, por ministria e Arsimit synon të afrojë drejt këtij profesioni maturantët më të mirë. Në qytetin e Fierit, ministrja Lindita Nikolla zhvilloi takimin e parë informues, ku theksoi se kjo reformë synon ti kthejë mësuesve dindjitetin. Nuk mund të rrinim sy mbyllur dhe të shikonim që gjithmonë e më shumë maturantët më të dobët zgjidhnin profilin e mësuesisë dhe më pas në universitete problematikat e vetë për ti i injekuar më pas në sistem, të dobët që me zor merrnin provimin e shtetit e kështu me radhë.Për maturantët me mesatare të larta që do të zgjedhin degët e mësuesisë, ministria do të mbulojë tarifën e studimeve. Thirrja ime është që të zgjidhni programet e mësuesisë, kryesisht nxënësit e mirë sepse qeveria do të mbulojë përmes sistemave të bursave shkollimin e të gjithë maturantëve që kanë mesataren mbi 9. Në Fier ministrja e Arsimit Lindita Nikolla bisedoi me maturantët edhe mbi kriteret e maturës shtetërore dhe atyre të pranimit në universitet që këtë vit nuk kanë pësuar ndryshime.
Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në oborrin e një banese në Fushë Krujë.
Ngjarja ka ndodhur tek shtëpia është në pronësi të Nazmi Demirxhiut, zyrtar i drejtorisë së përgjithshme me funksion titullar i drejtorisë së paraburgimit.
Policia bën me dije se nga shpërthimi nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale në banesën e cila ndodhet në fshatin Ahmetaq të Fushë Krujës.
Policia po heton për shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse në shtëpinë e Demirxhiut.
Hetimet kryesore janë përqendruar tek detyra që bën Demirxhiu si drejtor i paraburgimit në Drejtorinë e Burgjeve.

