Ballina Blog Faqe 9200

Vokshi letër Ramës e Ruçit: Ministrat refuzojnë opozitën

0

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Komunikimit Albana Vokshi i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku kërkon, që t’i jepet fund refuzimit sipas saj  të përsëritur nga ministrat e qeverisë, që të japin shpjegime dhe informacione për veprimtarinë e tyre.  Në letër deputetja demorkate argumenton se vetëm në dy muaj Ministrja e Kulturës dhe Ministrja Arsimit, kanë refuzuar kosmionet parlamantre në më shumë se 8 raste për të dhenë shpjegime për vendimarrje të ndryshme. “Ky refuzim i heq mundësinë e kontrollit kushtetues opozitës, gjë që është goditja më e rëndë e demokracisë në vend dhe përpjekje për të eleminuar opozitën”- shprehet Albana Vokshi në letër, e cila i është bërë e ditur dhe  Shteteve të Bashkuara, Bashkimit  Euoropian dhe  OSBE.

 

 

Rama fermerëve: Ja si ta bëni fshatin të suksesshëm

0

 

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur në një takim me fermerët e Librazhdit, se ashtu si legalizimi i ndërtesave të ndërtuara në tokë shtetërore, do të veprohet me tokat shtetërore që janë mbjellë tashmë me pemë të ndryshme. “Ajo që unë po insistoj me ministrin e Bujqësisë është që ne i kemi dhënë legalizim njerëzve që kanë ndërtuar shtëpi, ndërkohë që tokat shtetërore të lira ne i vëmë në dispozicion të sipërmarrësve dhe i themi hajde merrini me qira 1 euro dhe mbilleni që këtu këto toka janë mbjellë. Për të shkuar e për ti prerë me sharrë këto pemë është pa logjikë. Atëherë ajo që po bëjmë është të përgatisim një formë pronësie, marrje në përdorim, po po punoj të njihet e drejta atyre që i kanë mbjellë, punojnë, kultivojnë dhe me to jetojnë, sepse në fund të fundit këtë po kërkojmë dhe ne”, tha Rama. Ai shtoi se bujqësia ka dy realitete, suksesi ku njerëzit fitojnë dhe varfëria e njerëzve që presin nga qielli. “Në bujqësi ne kemi dy realitete, një realitet suksesi ku njerëzit fitojnë para, nuk janë të varfër, dhe një realitet varfërie ku njerëzit rijnë dhe shikojnë qiellin se çfarë do sjelli po e solli. Nuk ka arsye të ketë varfëri në fshat nëse ne jemi të qartë të organizuar dhe bashkëpunojmë. Shteti nuk mund të vijë të bëjë punën tuaj”, tha Rama. Ai u kërkoi fermerëve të bashkohen në shitjen e prodhimeve, për të mos hedhur poshtë prodhimet e tyre, dhe për të përthithur sa më mirë fondet e BE-së për bujqësinë. Ai i siguroi ata se përgjigjet e aplikimeve nuk do të jenë me parti apo ryshfet, por në bazë të kritereve të qarta. “Mos kini asnjë dyshim, koha do ta tregojë, që përgjigjet për aplikimet do të jenë korrekte, nuk do të ketë përgjigje me parti, nuk do të ketë përgjigje me ryshfet, po në bazë të drejtësisë që do të vendosë vlerën e një aplikimi me kritere të qarta e transparente. Ne duam që këto para të mund t’i thithim të gjitha dhe të bëjmë sukses. Shoqëritë e bashkuara nuk janë më subjekt i TVSH-së, nuk ka më detyrimin që ri nën 8 milionë se ndryshe të kap TVSH-ja”, tha Rama. Ai bëri të ditur se për agroturizmin, si një program i ri në vend, është shtyrë aplikimi me një muaj, për shkak të kërkesave të larta. “BE vërtetë jep lek, po lekë qyl nuk ka. Ti marrësh këto para, duhet ti përdorësh të kesh projekt të qartë, dhe të kesh argumenta të plotë për të marrë financimin. Nga ana tjetër, është shtyrë një muaj aplikimi për agroturizmin, sepse ka interesim dhe ne kemi qenë pak më të vonuar në kohë, pasi është një program i ri i qeverisë së re, kush ka një strukturë që do ta kthejë në agroturizëm, në bujtinë, të ketë mundësi të aplikojë”, tha ai.

Kreu i SHISH: Rusia nuk ka lidhje me politikën

0

Në raportimin që zgjati më shumë se 2 orë në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, kreu i SHISH Helidon Bendo, nuk dha përgjigje konkrete për pyetjet e opozitës për drogën dhe kriminalitetin në vend. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Ora News mësoi se opozita shfaqi shqetësim për blerjen e zgjedhjeve, lidhjen e qeveritarëve me individë të botës së krimit dhe rëndësinë e investimeve ruse në Shqipëri

Në raportimin e parë vjetor përpara Komisionit të Sigurisë, Drejtori i Komanduar i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo u përball me shqetësimet e opozitës për sa i përket drogës dhe kriminalitetit në vend.

Në mbledhjen që zgjati më shumë se dy orë me dyer të mbyllura, Ora News mësoi se deputetët e opozitës e pyetën dhe i kërkuan kreut të SHISH në lidhje informacione mbi blerjen ose jo të zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit vitit 2017 me paratë e siguruara nga shitja e narkotikëve. Bendo u përgjigj se ky fenomen ka ekzistuar në Shqipëri dhe nuk është diçka e re, por në përgjigjen e tij, ai tha se më parë, blerja e votës ka qenë më masive se në vitin 2017.

Gjithashtu deputetët e opzitës i kërkuar Helidon Bendos nëse Shërbimi Informativ kishte apo jo të dhëna mbi lidhjen e eksponentëve të lartë të qeverisë dhe Partisë Socialiste me individë të botës së krimit, duke u mbështetur në rastin Tahiri. Për këtë Bendo u përgjigj se shërbimi mban në mbikëqyrje çdokënd që tenton të vërë lidhje me individë të tillë.

Një tjetër çështje me rëndësi për të cilën deputetët e opozitës kërkuan informacion, ishin edhe numri dhe rëndësia e investimeve ruse në Shqipëri si dhe nëse influenca ruse kishte arritur në nivele të larta në politikë.

Kreu i Shërbimit Siguroi se shteti rus nuk ka investime në Shqipëri dhe se sipas informacioneve influenca e trye nuk ka arritur të depërtojë ende në nivele të larta në politikë apo të kenë krijuar lidhje me ndonjë politikan të lartë. Gjithashtu kreu i SHISH tha se nuk kishte informacion që Artur Meçollari, nje nga negociatorët për ceshtjne e detit me Greqinë të ketë lidhje me agjentura të huaja.

Vlahutin: Pas drejtësisë, reforma e pronës më e rëndësishme për shqiptarët

0

Nga Vlora ambasadorja e BE, Romana Vlahutin tha se reforma e pronës është më e rëndësishme, pas asaj të drejtësisë. Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të takimeve me institucionet përkatëse dhe qytetarët, Vlahutin tha se prona është një e drejtë themelore që për BE është e panegociueshme.

 Vlahutin: Për mua dhe për BE ky është një udhëtim fakt mbledhës. Duam të flasim me gjithë kënd që në një mënyrë ose në një tjetër ka lidhje me çështjen e pronësisë. 

Me institucionet administrative dhe policinë,m prklurorinë gjykatat, por  për ne thelbësore ishte takimi me qytetarët

Prona private është e drejtë themelore e njeriut dhe për ne si BE është e panegociushme. Gjatë 27 viteve të fundit edhe më parë ka pasur një kaos që është shkaktuar për cështjen e pronësisë. 

Pas reformës në drejtësi kjo është reforma tjetër më e rëndësishme për shqiptarët

Do të kemi takime të ngjashme në bashki të tjera të vendit dhe së bashku me ministrinë e Drejtësisë do të gjejmë një mënyrë për të ndihmuar për të analizuar situatën pikësëpari nga këndvështrimi ligjor dhe nga përvoja të ndryshme që kanë pasur njerëzit. Dhe të gjejmë më pas zgjidhjen më të drejtë që do të respektojë dhe mbi të gjitha të drejtën e pronësisë. 

Ka një problem me ish-pronarët që për 27 vjet nuk regjistrojnë prona që të afërimit e tyre i kanë pasur për 300. Dhe kjo është pika nga do të fillojmë.

Mesazhi që mora nga qytetarët që është që kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse përbëbn bazën e demokracisë jo vetëm për BE por edhe për demokracinë në vetëvete. 

“Gjëra të mëdha po vijnë”

0

Supermodelja dhe aktorja Emily Ratajkowski po promovon linjën e saj të të brendshmeve. Dhe ka provokuar sërish fansat me foto të nxehta. 26 vjeçarja ka pozuar para pasqyrës topless ndërsa mbulon gjoksin bombastik me duar. Emily, e cila i dha fund beqarisë vetëm pak javë më parë në mënyrë të papritur, duket mjaft seksi me të brendshmet Inamorata.  “Gjëra të mëdha po vijnë. Së shpejti…”-paralajmëron modelja.

Vlahutin: Shqipëri-Kosovë pa dogana, vetëm kur të bëhen anëtare të BE

0

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin është shprehur kunder ideve apo projekteve për një kufi pa dogana mes Shqipërisë dhe Kosovës para anëtarësimit të dy vendeve në BE. Shefja e Delegacionit të Bashkimit Evropian e dha këtë mesazh nga pika kufitare e Morinit, ku inspektoi ecurinë e punimeve për doganën e përbashkët, se Shqipëria dhe Kosova do të jenë pa dogana vetëm kur të jenë anëtare të BE-së.

Romana Vlahutin: “Në momentin që të dyja shtetet do të jenë anëtare të Bashkimit Europian nuk do të ketë dogana mes tyre ashtu siç nuk do të ekzistojnë doganat ndërmjet këtyre vendeve dhe vendeve të tjera anëtare.”

Projekti i BE-së për modernizmin e pikës kufitare Morinë – Vërmicë është drejt përfundimit. Dogana e përbashkët do të lehtësojë lëvizjen nga të dy krahët, jetën e përditshme të banorëve të zonës dhe do të ndihmojë në mbështetjen e investimeve të reja. Ndërsa në lidhje me hapajen e negociatave, Vlautin u shpreh se në prill do nisë vlerësimi nga shtetet anetare të BE e që do përmbyllet me nje raport në qershor duke shpresuar që do të jetë nje raport pozitiv

Romana Vlahutin: “Do të ketë një paketë në muajin prill, që do të bëhet një vlerësim. Më pas në qershor të gjitha shtetet do të bëjne vlerësimin e tyre dhe do të marrin një vendim. Shpresoj për më të mirën.”

Në këtë vizitë pikë-kalimin kufitar të Morinit, Vllahutin shoqërohej nga drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë, Belinda Ikonomi kreu i Doganave të Kosovës, Bahri Berisha, si dhe zyrtarë të lartë të Policisë Kufitare nga të dy vendet.

Emaili i Joseph DioGuardi për Eduart Ndocajn: Ke gjithë mbështetjen time në fushatën për Lezhën

0

Ditën e sotme Eduart Ndocaj ka marrë një email nga senatori amerikan Joseph DioGuardi. Ndër të tjera DioGuardi e uron Ndocajn për sfidën e madhe që e pret para, si kandidat për bashkinë e Lezhës. Duke e përgëzuar për mbështetjen që ish-deputeti po i jep shqiptarëve, senatori i shpreh mbështetjen e tij. Joseph DioGuardi është padyshim një emër shumë i dashur për shqiptarët. DioGuardi është avokat i çështjes shqiptare. Ai ka bërë të paktën 20 vizita në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Senatori është ndër iniciatorët për mobilizimin e NATO-s në luftën e Kosovës. Shpesh politikanët shqiptarë kanë dashur ti akordojnë atij medalje të niveleve të larta, po Joseph DioGuardi i ka refuzuar, duke thënë se nuk pranon medalje nga hajdut. Ndaj është një vlerësim dhe mbështetje e pamasë që një senatorë i këtij kalibri i jep një politikani shqiptarë.

 

Arrestimi i Frrokajt,n.kryetarja e bashkisë Lezhë:po perdoret per konsum publik dhe politik.

0

Nënkryetarja e bashkisë Lezhe, Alfrida Marku, ka reaguar ashpër për arrestimin e kreut të bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj dhe nënkryetarit të bashkisë. Në një deklatë për mediat, Marku thotë se “politikisht, kryeministri kriminel, kriminelët e tij në Lezhë dhe kriminelët që e duan Lezhën pa kundërshtar, do ta marrin përgjigjen sa herë të përballen në Lezhë dhe me qytetarët e saj të ndershëm”. Sipas saj arrestimi është politik dhe Rama ka nisur “gjuetinë e shtrigave” ndaj PD-së. Marku: Ndryshe nga mandati i parë ku Rama i bënte presion prokurorisë dhe gjykatave duke i marrë dhe personalisht në telefon për të mos hetuar zyrtarët e partisë së tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin, duke qenë kështu imunë për paprekshmërinë e tyre, tani me futjen në dorë të organit të akuzës kryeministri i kokainës, jo vetëm ka garantuar paprekshmërinë e të tijëve në pushtet vendor dhe qëndror, por ka nisur gjuetinë e shtrigave, presionin, dhunën e hakmarrjen politike ndaj zyrtarëve të Partisë Demokratike. Për Markun, asnjë presion qeveritar, asnjë luftë politike nuk zbeh apo deformon autoritetin e asnjërit. Marku: Dhunimi i lirisë së Kryetarit dhe zëvendës kryetarit të Bashkisë Lezhë, dhe ndaj institucionit, si hakmarrje e presion politik dhe duke instrumentalizuar e dhunuar autoritetin e organeve të drejtësisë është skandaloze dhe e pajustifikueshme. Dëshmon se Shqipëria është në ekstremin e paligjshmërisë, dhunës për arsye politike dhe kriminalitetit të strukturuar, ideuar dhe mbrojtur nga Rama dhe të tijtë.

Financimi rus, Balla: Lulzim Basha të ndiqet penalisht

0

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të ndiqet penalisht dhe të ndëshkohet moralisht për financimin rus të Partisë Demokratike tha në një dalje për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai thotë se Basha duhe të japë shpjegime si personi kryesor “për një sërë veprash penale e për të zbardhur një orë më parë këtë skandal të rëndë”. “Lulzim Basha dhe PD duhet të marrin të gjitha përgjegjësitë e vetë për financimin e paligjshëm në kohën e çadrës së Republikës së Re. Burime të errëta të këtij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh ruse, janë një arsye e pashmangshme që Lulëzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo PD e marrë peng prej tij, të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm”, tha Balla. Balla tha më tej se Basha duhet të tregojë se çfarë ka premtuar në këmbim të këtyre pagesave të biznesmenëve rusë. “Ça është kjo dhuratë ruse për Lulzim Bashën dhe përse i është dhënë, dhe çka është më e rëndësishme ca ka premtuar Lulzim Basha në këmbim të këtyre pagesave biznesmenëve rus. Shqiptarët duan të dijnë të vërtetën. Dhe brenda PD-së janë shumë zëra publikë që kërkojnë të dijnë të vërtetën. Ne duam të dimë si e ka financuar Lulzim Basha fushatën e turpshme të nxirrjes së imazhit të Shqipërisë në institucione dhe media amerikane. Është dëm i madh që i është bërë Shqipërisë dhe shqiptrarëve, po sot është momenti që Lulzim Basha të tregojë nga i ka gjetur këto para?”, vijoi ai.

Basha krah Fran Frrokajt: Jo hetim politik

0

Partia Demokratike ka zhvilluar një mbledhje para komisionit hetimor “Tahiri” i cili mblidhet për herë të parë këtë të hënë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha kërkoi që prokuroria të vijojë paralelisht hetimet, pasi po bëhet presion i madh politik për ta mbyllur çështjen “Tahiri”. “Paralelisht me punën e këtij komisioni Prokuroria duhet të bëjë punën e saj për të hetuar grupin kriminal Habilaj-Tahiri dhe të gjithë policët e bashkëpunëtorët e tjetë politik dhe jo të këtij grupi të rrezikshëm. Ta bëjë në mënyrë të paanshme. Po bëhet presion shumë i madh politik për të mbyllur çështjen Tahiri”, tha Basha. Ai u shpreh se qëllimi i komisionit është të zbardhë se çfarë ndodhi dhe pse ndodhi “për të mos lejuar kurrë më që shteti të kapet nga krimi dhe të kthehet në zgjatim të bandave të drogës”. “Në rastin e Saimir Tahirit pushuan së ekzistuari të gjitha institucionet ligzbatuese në vend. Qëllim i komisionit është të zbardhë çfarë ndodhi dhe pse ndodhi për të mos lejuar kurrë më që shteti të kapet nga krimi dhe të kthehet në zgjatim të bandave të drogës. Ne do të hetojmë si dhe pse ndodhi që e gjithë kupola e policisë u kthye në organizataë kriminale dhe askush në qeverisje nuk reagoi. Si dhe pse ndodhi që megjithë informimet e shumta për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun e drogës asnjë institucion shtetëror nuk e vuri para drejtësisë. Si dhe pse ndodhi që vendi u mbulua me drogë sheshit, dhe asnjë institucion shtetëror nuk reagoi dhe nuk bëri asnjë përpjekje për ta ndaluar”, vijoi Basha. Kryetari i PD-së Lulzim Basha doli në një deklaratë për median për të kërkuar hetim të paanshëm dhe jo politik për Fran Frrokaj, kryetarin e Bashkisë së Lezhës, i zgjedhur nga Partia Demokratike në zgjedhjet e 2015. “Shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Kërkojmë që hetimi të jetë transparent, jo politik dhe i panashën”. Fran Frrokaj është njëri prej 12 personave të arrestuar më 16 mars si të akuzuar për përfshirjen në skandalin e abuzimit të pronave në bregdetin e Lezhës.