FIFA ka miratuar përdorimin e VAR në Kupën e Botës gjatë një takimi të këshillit të organizatës në Bogata. Më parë këtë javë, VAR fitoi miratimin zyrtar të Bordit të Shoqatës së Futbollit Ndërkombëtar [IFAB], oraganizata e cila vendos rregullat në futboll, në takimin e saj të përgjithshëm vjetor në Zyrih. Këshilli i FIFA u mblodh të premten në Kolumbi, ku presidenti Gianni Infantino konfirmoi se vendimi ishte marrë për të përdorur teknologjinë dhe në Rusi 2018. “Ne gjithashtu folëm për futbollin, ne do të kemi Kupën e Parë të Botës në 2018 me sistemin e rishikimit të videove”, tha Infantino në një konferencë shtypi. “Kjo është miratuar dhe natyrisht që jemi jashtëzakonisht të lumtur me këtë vendim.” “Po, siç thashë më parë, ky është një vendim thelbësor, një vendim historik, bazuar në gjetjet e IFAB dy javë prapa, pak a shumë. “Një vendim i bazuar në gjykimet e kryera mbi një mijë ndeshje, na siguron garancitë që VAR patjetër do të ndihmojë albitrat, do të na ndihmojë që të kemi një sport më të drejtë dhe më transparent. “Arbitri e ka të vështirë punën e tij dhe mund të bëjë një gabim si çdo qenie njerëzore, nëse mund ta ndihmojmë që të korrigjojë këto gabime, le ta bëjmë këtë. VAR tashmë është në përdorim në Bundesligën e Gjermanisë dhe në Serie A në Itali, ndërsa është provuar në FA Cup dhe në Kupën EFL në futbollin anglez.
MINISTRIA MBROJTJES: 2400 HA TOKË E PËRMBYTUR NË SHKODËR
Situata e përmbytjeve në Shkodër vazhdon që të jetë problematike. Rreth 2400 ha tokë janë të përmbytyra dhe banorët kanë probleme me furnizimin me bazë ushqimore për bagëtitë si edhe furnizimi me ujë të pijshëm. Gjendja është më problematike në njësinë administrative të Anës së Malit dhe atë të Dajçit. Në fshatin Obot edhe pse ka rënie të nivelit të ujit dhe makinat e ushtrisë janë kthyer, banorët vazhdojnë që të mbeten të bllokuar. Përveç shtëpive të rrethuara nga uji ka mungesë të furnizmit me ushqime për bagëtitë kryesisht por edhe me ujë të pijshëm. Ndonëse vijojnë të shpërndahen pako nga ana e pushtetit vendos sërish janë të pamjaftueshme për nevojat që kanë. Gjithashtu në zonën e Dajçit janë rreth 30 shtëpi të rrethuara nga uji që ka vështirësi për të komunikuar si edhe për sigurimit e ushqimeve për bagëtitë.
Vlorë, vret me sëpatë në kokë kushëririn
Një krim i rëndë në familje është shënuar sot në Selenicë të Vlorës. Kushëriri ka goditur me sëpatë në kokë kushëririn e tij duke i shkaktuar vdekjen. Viktima Arben Veshaj është gjetur rreth 500 metra larg banesës së tij në fshatin Gumenicë. Policia informon se ka mundur të arrestojë në kohë rekord autorin Dilaver Veshaj, 40 vjeç, banues po në fshatin Gumenicë “Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se të dy shtetasit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me mjet prerës (sëpatë), shtetasin A.V., i cili për pasojë ka ndëruar jetë.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”
Megaoperacioni, arrestohen 40 persona, mes tyre dhe 4 policë
Policia e Shtetit dhe prokuroria e Krimeve të Rënda kanë zhvilluar gjatë natës së të premtes një mega operacion në të gjithë vendin, pas lëshimit të 51 urdhër arresteve, prej të cilave janë ekzekutuar 40. Sipas informacioneve të para, janë angazhuar thuajse të gjitha strukturat e policisë së shtetit dhe mësohet se në Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë janë shoqëruar dhe arrestuar dhjetra persona. Mes të ndaluarve, mësohet se ka dhe zyrtarë dhe 4 punonjës policie. Operacioni është ende në zhvillim dhe policia nuk jep detaje. Arrestimet janë kryer për aktivitetin kriminal për trafikim emigrantësh në SHAB deh Kanada, dhe mësohet se bëhet fjalë se janë goditur disa grupe të strukturuara kriminale. Urdhërarrestet janë lëshuar për shtetas shqiptarë dhe të huaj.
POLICIA E SHTETIT MEGA-OPERACION
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një mega-operacion me qëllim shkatërrimin e një organizate kriminale. Organizata trafikonte emigrantë drejt SHBA-së e Kanadasë. Sipas informacioneve të para, shtrirjen më të madhe kjo organizatë e ka në qytetin e Lezhës por aksioni është ndërmarrë në disa qytete të vendit dhe ka përfshirë gjithë strukturat e policisë së shtetit. Mësohet se në pranga janë vënë rreth 40 persona, mes tyre edhe disa policë nga Tirana, Lezha, Kukësi, Dibra, Shkodra e Korça. Megjithatë deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia lidhur me mega-aksionin në fjalë.
Provokon balerina shqiptare
Është kritikuar shumë për postimin e fotove provokuese, por duket se një gjë e tillë nuk e shqetëson aspak balerinën shqiptare. Bëhet fjalë për Klaudia Pepën, e cila në rrjetin social Instagram ka publikuar sërish foto me bikini, të cilat i ekspozojnë dukshëm një pjesë të gjoksit. Balerina shqiptare, e cila vijon karrierën e saj në shtetin fqinj, Itali, duket se po ngjit shkallët shumë shpejt, dhe kjo falë talentit të saj.
Shkencëtarët britanikë kanë krijuar një vaksinë që lufton kancerin e lëkurës
Shkencëtarët britanikë kanë krijuar një vaksinë të re, tejet të nevojshme për shëndetin e njeriut. Sipas raportit, ajo lufton me llojin më vdekjeprurës të kancerit të lëkurës. Dy të tretat e pacientëve të imunizuar me vaksinë, të cilat synojnë qelizat melanoma, janë ‘të gjalla dhe të shëndosha’ edhe pesë vjet më vonë. Por në pjesën tjetër, kanceri u përkeqësua. Ekspertët besojnë se aftësia për të treguar se kush do të punojë do të revolucionojë betejën kundër kancerit. Kjo do t’u mundësojë mjekëve që të synojnë mjete të shtrenjta të reja për pacientët, duke kursyer paratë vitale të një spitali në Britani.
Këngëtari 72-vjeçar del me të dashurën 24-vjeçare
Këngëtari dhe kompozitori i hitit “American pie”, Don McLean është fotografuar duke dalë nga një hotel në Londër me të dashurën e tij, modelen 24-vjeçare Paris Dylan. Këngëtari dhe kompozitori i hitit “American pie”, Don McLean është fotografuar duke dalë nga një hotel në Londër me të dashurën e tij, modelen 24-vjeçare Paris Dylan. Paris njihet për fotot e saj shumë provokuese, ka qenë imazh i revistave Maxim dhe Playboy ndërsa së fundmi po kritikohet shumë për lidhjen me McLean për shkak të diferencës së madhe në moshë. Don McLean vazhdon të jetë aktiv në muzikë dhe këtë muaj do të publikojë albumin e tij më të ri.
Zhytet nudo në lumë në temperaturën -9 gradë
Kjo notare e guximshme bën stërvitje çdo fundjavë duke notuar nudo në një nga lumenjtë më të ftohtë në Evropë në temperaturat -9 gradë celcius. Inna Vladimirskaya zhytet në brigjet e lumit Dnieper, në Kiev të Ukrainës, çdo mëngjes të së dielës dhe vrapon lakuriq përgjatë brigjeve me dëborë të lumit. 32 vjeçarja thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj e realizojnë ritualin e çuditshëm për më shumë se 9 vite dhe ky është sekreti për të mbetur i ri dhe i shëndetshëm. Ushtrimet e saj fizike në temperatura të ulta u kapën në foto nga fotografi çek, David Tesinsky, i cili kishte dëgjuar për ritualin e saj të çmendur nga vendasit që e shohin atë të lahet çdo fundjavë.


Abuzimet me tokat në bregdet, edhe 11 persona në kërkim
Shkon në 12 numri i të arrestuarve në Lezhë për abuzime me tokat në bregdet. Prej tyre 9 janë zyrtarë të bashkisë dhe drejtorisë së bujqësisë në Lezhë, ndërsa tre të tjerë përfitues të paligjshëm të pronave. 7 prej tyre kanë marrë masën e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa 5 janë lënë në ‘arrest shtëpie’.
Në një deklaratë për mediat, kreu i Policisë së Lezhës, Ferdinand Mara, tha se janë në kërkim dhe po punohet për kapjen e 11 shtetasve të tjerë me detyra në zyrën vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në ish-komunën Shëngjinit apo përfitues tokash në mënyrë të paligjshme.
Operacioni policor “Ranishtja 4“, si nisën hetimet
Përkrah Drejtorit te Hetimit te Krimeve Ekonomike Financiare ne DPPSh, kreu i policisë së Lezhës Mara tha se hetimet lidhur me këtë dosje kanë filluar mbi bazën e të dhënave të siguruara nga burime policore dhe ankime të qytetarëve.
Në to evidentohej tjetërsimi në kundërshtim me ligjin të disa pasurive shtetërore “ranishte dhe pyll”, përgjatë bregut të detit në zonën e plazhit të fshatit Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit, tek zona e quajtur “Rana e Hedhun”, si dhe pjesën e malit në shpatin e tij, sipër zonës së quajtur “Rana e Hedhun”, në Njesinë Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë.
Kush janë përfituesit e tokave
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se përgjatë periudhës 2016-2017, Bashkia Lezhë ka dërguar për regjistrim në ZVRPP-në Lezhë dokumentacionin për pajisjen me tokë të shtetasve Frrok Frroku, Gj. F., N. F., M. F., Z, Gj,, N. T., Pjetër Lini (Gjoni), V. Gj. dhe R.M.
Praktikat dokumentare të dërguara nga Bashkia Lezhë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, përmbajnë aktin e marrjes së tokës në pronësi, vërtetimet e kufizimeve, konfirmimet e pasurisë, planet e rilevimit, të cilat janë të falsifikuara dhe janë përpiluar në emër të personave, të cilët nuk kanë qenë dhe nuk janë banorë të Fshatit Mali i Rencit.
Nga ana e Bashkisë Lezhë dhe e Këshillit të Qarkut Lezhë, nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare pavarësisht se në realitet janë mal dhe ranishte janë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”.
Drejtuesit e Bashkisë Lezhë, duke i paraqitur si tokë bujqësore, kanë dërguar edhe një vendim të falsifikuar në emër të Këshillit të Qarkut Lezhë, si dhe personat e sipërcituar përvetësues të këtyre pronave, janë trajtuar me parë me tokë sipas ligjit 7051 dhe disa nuk janë banorë të zonës.
Si u falsifikua dokumentacioni, pyjet dhe ranishtet u regjistruan si tokë bujqësore
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë se Paluajtshme Lezhë, pasi ka administruar dokumentacionin, gjatë analizimit të dokumentacionit të pajisjes me tokë të shtetasve të sipërcituar, ka konstatuar se sipërfaqet e pasurive nuk janë tokë bujqësore por janë tokë pyll dhe ranishte.
ZVRPP-ja ka kërkuar konfirmim për dokumentacionin e dërguar nga Bashkia Lezhë, me shkresa përkatëse nga Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Lezhë.
Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Lezhë, i kanë kthyer përgjigje zyrtare ZVRPP-së Lezhë, ku rikonfirmohet zyrtarisht se pasuritë janë të llojit arë dhe pemtore.
Pas marrjes së përgjigjeve nga ana e Bashkise dhe Këshillit të Qarkut Lezhë, punonjësit e ZVRPP-së Lezhë, kanë proceduar me regjistrimin e këtyre pasurive, ku sipas dispozitave ligjore të Ligjit 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, si dhe akteve ligjore e nënligjore të dala në zbatim të tij, nga ana e tyre nuk duhej të procedohej me regjistrimin e këtyre pasurive.
Pas regjistrimit të këtyre pasurive në Zyrën Vendore të Pasurive të Paluajtshme Lezhe, në një kohë shumë të shkurtër, përfituesit e paligjshëm, e kanë tjetërsuar pronësinë, duke e shitur me çmime simbolike në emër të personave të tjerë apo edhe të lidhjeve të tyre familjare, sipas kontratave te bllokuara.
Personat përgjegjës për përpilimin e këtyre praktikave të regjistrimit të pasurive në emër të shtetasive të sipërcituar janë specialisti i zyrës së kadastrës, shefja e kadastrës ,Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kundërshtim të plotë me kërkesat e ligjit 7501, si dhe akteve ligjore e nënligjore të dala në zbatim të tij kanë administruar, konfirmuar dhe dërguar për regjistrim dokumentacion të falsifikuar në përmbajtje dhe formë, për pasuri që janë në fakt toke pyll, ranishte, shkurre, shkëmb, dhe jo tokë buqësore.
Shkeljet e Këshillit të Qarkut
Nga ana e Këshillit të Qarkut Lezhë janë konfirmuar me shkresë se pasuritë e sipërcituara janë të llojit pemtore, ndërkohë që në fakt sipas akt ekspertimi topografik është tokë pyll, ranishte, shkurre dhe shkëmb. Për këto veprime mbajnë përgjegjësi, specialisti i Arshives dhe Kryetari i Keshillit te Qarkut Lezhe, Gjok Ndoka.
ZVRPP regjistroi tokat në kundërshtim me 7501
Nga ana e ZVRPP-së Lezhë, regjistruesi, juristi, hartografi, kanë pranuar administruar dhe regjistruar dokumentacionin e pasurive në emër të shtetasve të sipërcituar në kundershtim me Ligjin 7501.
Toka e përfituar është shitur me dokumentacion të falsifikuar duke perfituar padrejtesisht shuma monetare të konsiderueshme.
Policia vijon punën për identifikimin zyrtarëve e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Janë arrestuar
1. Fran Frokaj, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lezhe.
2. Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Nenkryetar i Bashkisë Lezhë
3. Gjok Ndoka, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë
4. Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë.
5. Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës të Këshilli Qarkut Lezhë,
6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.
7. Pjeter Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, përfitues tokë në mënyrë të paligjshme.
Në arrest shtëpie
1. Gjelina Baca, 58 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkine Lezhë.
2. Juxhina Mema, 25 vjeçe, lindur dhe banues në Gramsh, me detyrë ish- specialiste në Drejtorinë e Bujqesisë në Bashkinë Lezhë
3. Marte Gjergji, 50 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.
4. Frrok Frroku, 75 vjeç, me banim në Bashkinë Mamurras, ka përfituar tokë në menyrë të paligjshme.
5. Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, ka falsifikuar aktet.




















