Ballina Blog Faqe 9208

ENCA SKENA TË NXEHTA EROTIKE NË KLIPIN E RI

0

Enca Haxhia ka bërë të ditur se gjatë muajit maj do të publikohet projekti i saj i shumëpritur “Dua”. Në videoklipin e kësaj kënge do të jetë i pranishëm edhe modeli i pashëm spanjoll. Këngëtarja ka shtuar kureshtjen e fansave mbrëmë, duke publikuar sekuenca të “nxehta” nga klipi. Në videon që solli në rrjete sociale, Enca u shfaq në skena mjaft intime me modelin e njohur Pierluigi Fracassi. Enca shfaqet u puthur plot pasion me Pierluigin, derisa gjendet vetëm në të brendshme, kurse kamera fokusohet edhe tek trupi i modelit.

 

Pezullohet nga detyra shefi i Urbanistikës në Durrës për “shpërdorim detyre”

0

Pezullohet nga detyra shefi Urbanistikës së Bashkisë Durrës, Adhurim Qehajaj. Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Durrësit, e cila ka miratuar kërkesën e Prokurorisë. Qehajaj akuzohet për “shpërdorim detyre”. Sipas organit të akuzës, shefi Urbanistikës së Bashkisë Durrës ka dhënë lejen e ndërtimit të një objekti hotel, në zonën e Urës së Dajlanit në kundërshtim me kriteret e ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” i ndryshuar, dhe VKM nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit” i ndryshuar. Hoteli në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi ndodhet ndërmjet rrugës Kombëtare tek “Ura e Dajlanit” dhe bregut të Detit.  Objekti me sipërfaqe 1516.8 m2 ndodhet brenda kufirit kufizues të përcaktuar si Zonë me Rëndësi Kombëtare, në pjesën e Brezit Bregdetar. Gjithashtu Gjykata në Durrës vendosi caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive në lidhje me objektin dhe truallin duke urdhëruar:-Pezullimin e kryerjes së mëtejshme të punimeve të ndërtimit në objektin “Hotel 5-6 kate dhe 1 kat nëntokë” në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi, lagje nr. 13, Plazh, Durrës.  -Pezullimi i kryerjes së transaksioneve në pasurisë në pronësi të shtetasit Ndriçim Domi. Prokuroria saktësoi se leja e zhvillimit dhe ndërtimit është dhënë për një zonë të përcaktuar si të Rëndësisë Kombëtare dhe është Këshilli Kombëtar i Territorit organ kompetent përgjegjës për të miratuar lejet e zhvillimit dhe të ndërtimit për zona të rëndësisë kombëtare.

Karikatura nervozon Edi Ramën në Elbasan

0

Dhe pse vetë ishte vizatuar si Poseidoni, një karikaturë që i shfaqte ministrat e Edi Ramës si gjysëm-peshq duke notuar në det, mirëpriti kabinetin qeveritar në Elbasan.Për shkak të deklaratave për kapjen e peshqve të mëdhenj, Rama nuk ka pranuar të flasë as me shaka për këtë temë. Kryeministri u bë nervoz sapo iu bë analogjia me karikaturën në mur dhe pyetjes së gazetares së News24, Marsela Karapanço i është përgjigjur nervoz.“Unë nuk kam lajmëruar asnjë arrestim të bujshëm se unë nuk kam për detyrë të arrestoj njerëz, edhe kshu që kur të zgjoheni nga ëndrra që keni parë duke lajmëruar arrestime mund të bëhemi bashkë për një konferencë shtypi” .

MONTELLA KËRKON KUALIFIKIMIN NË “OLD TRAFFORD”

0

Vincenzo Montella ka deklaruar  se është optimist para ndeshjes së kthimit me Manchester United në ‘Old Trafford’. Sevilla do të kërkojë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, por për ta bërë këtë duhet të kalojë pengesën e quajtur Manchester United, me të cilën ka barazuar pa gola në ndeshjen e parë. “Është një lojë e veçantë për Sevillan. Do të ishte shum e madhe për ne që të arrijmë çerekfinalen. Sevilla ka luajtur vetëm një herë  në çerekfinale”, ka deklaruar Montella. “Ne e dimë se kjo është një ndeshje e vështirë kundër një ekipi shumë të fortë. Ne e dimë se duhet të japim gjithçka dhe të shpresojmë se momentet kyçe do të na ndihmojnë”. Pavarsisht rezultateve pozitive të Manchester United kohët e fundit, Montella shpreson t’i ndalojë ata në “Old Trafford”. “Unë nuk jam i nervozuar për ndeshjen e parë. Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer. Ne e njohim Manchester United, kanë mposhtur Liverpoolin, Chelsea dhe kanë përmbysur me Crystal Palace. Kanë një ecuri të mirë. Ne shpresojmë t’i ndalojmë nesër”, ka përfunduar trajneri i Sevillas.

 

Arrestohet 34-vjeçari që montonte mina me celular

0

Prej katër muajsh kishte marrë me qira një dyqan të vogël për riparimin e celularëve dhe gjatë kësaj periudhe, nuk kishte ngjallur asnjë dyshim për aktivitetin që kryente. Shpërthimi që ndodhi ditën e hënë në dyqanin e Gentian Hoxhës, ka ngjallur panik në zonë, edhe për faktin që dyshimet flasin se brenda atij dyqani të vogël celularësh montoheshin mina me sahat. Ndërsa pasojat e shpërthimit aksidental janë evidente pranë qepenit të mbyllur me dritat e dyqanit ende të ndezura. Grupi i hetimit nuk asnjë dyshim se 34-vjeçari po përgatiste një minë me celular, pasi kanë gjetur kapsolla detonatore, fitil zjarrëpërcjellës dhe mbetje të lëndës shpërthyese në tavolinën ku po punonte i plagosuri. Për këtë arsye kanë nisur verifikimet e personave me të cilët ai mbante kontakte. Vete Gentiani po vazhdon të mbahet në sallën e reanimacionit të spitalit të Traumës me gishtat e duarve të dëmtuara dhe me djegie në fytyrë. Dhe për këtë arsye grupi i hetimit ende nuk ka mundur ta marrë në pyetje, ndërsa ruhet me punonjës policie pasi është i arrestuar. Gjatë ditës së mërkurë pritet që në spital të mbërrijnë gjyqtari i gatshëm së bashku me përfaqësuesin e prokurorisë për t’i caktuar masën e sigurisë, e cila sipas kërkesës së prokurorisë duhet të jetë arrest me burg, për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Xhafaj me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë

0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj zhvilloi sot një takim informues, për mëse 2 orë me ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.  Pas takimit të mbajtur në zyrat e delegacionit në kryeqytet, ministri Xhafaj shkruan në twitter: “Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor.Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Reformën e Policimit në Komunitet, Vetting-un etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët. Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara”.

Shisnin drogë në shkollat e mesme, 4 të arrestuar në Tiranë

0

Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave të mesme, duke vënë në pranga katër persona. Efektivët e komisariatit nr.1 bën arrestimin e Kristjan Karaxhukut, 21 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Krahas tij në operacionin e zhvilluar këtë të hënë u arrestua edhe Sulltan Rrapi, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe Ervis Shehu, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” , si dhe i shpallur në kërkim për veprën “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. I arrestuari i katërt është Petrit Ndoci, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka rezultuar se katër të rinjtë në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike kanabis sativa pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasve të mësipërm ju janë gjetur dhe sekuestruar 20 doza të dyshuara me kanabis sativa, e ndarë në porcione gati për t’u shitur. Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e Petrit Ndocit, u gjetën e bllokuan 3 doza të dyshuara me lëndë narkotike kanabis sativa, një patentë italiane e falsifikuar, një dokument (tesera sanitaria) dhe një kartë identiteti. Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikim dokumentash”.

SIGURIA PËR DITËN E VERËS

0

Rreth 320 policie do të jenë në gatishmëri për mbarëvajtjen sa më mirë të festës së ditës së veres në Elbasan. Në gatishmëri do të jenë 321 forca policie nga Elbasani dhe FNSH Tiranë. “Do të merren të gjitha masat për parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale gjatë zhvillimit të aktiviteteve”,thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë do të ketë kufizim të qarkullimit të mjeteve bnë disa rrugë kryesore të Elbasanit.1. Në orën 07:00 të datës 14.03.2018 deri në përfundim të aktivitetit të Karnavaleve do të bllokohet lëvizja në bulevardin “Aqif Pasha” nga Stadiumi deri tek 1 Maji dhe nuk do të lejohen parkimet e mjeteve nga “Rrethrrotullimi i luleve – Bashkia”2. Nga stadiumi deri tek “Pallati i Sportit”, nuk do të lejohen parkimet apo qëndrimet e mjeteve.3. Më datë 14.03.2018 mjetet e tonazhit të rëndë të evitojnë lëvizjen në aksin rrugor Elbasan – Librazhd.

Policia Rrugore krahas masave të marra për mbarëvajtjen e trafikut, do të ketë dhe një sërë masash për shtimin e kontrollit ndaj përdoruesve të rrugës, që drejtojnë automjetin në gjëndje të dehur, që tejkalojnë normat e shpejtësisë, që kryejnë parakalime të gabuara, etj. Policia i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të evitojnë në maksimum lëvizjen me automjet brënda qytetit të Elbasanit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të aktiviteteve festive.

AUTOSTRADA TIRANË – ELBASAN MË NË FUND MBARON KËTË VIT

0

Kryeministri Edi Rama tha nga qyteti i Elbasanit, se dy projektet e rrugëve Tiranë-Elbasan dhe Qukës – Qafë Plloçë. Kryeministri Edi Rama deklaron se rruga Elbasan- Tiranë do të finalizohet brenda këtij viti. Më pas do të vijohet me segmentin Qukës- Qafë Plloc. Rama nuk dha shifër por tha se qeveria do të marrë përsipër financimin. “Ne do të marrim përsipër financimin. Rruga është gropa e një marrëzie të shkuar dhe babëzie të freskët. Për marrëzinë e shkuar kanë paguar qytetarët dhe buxheti i shtetit. Shpresoj që për babëzinë e freskët të paguajnë ata që janë në hetim. Ne kemi detyrë dhe do të bëjmë deri në fund të vitit. Nga Elbasani, ku Rama ka mbledhur sot qeverinë tha se ky qark do të jetë një prej qarqeve që ka përfitueshmëri më të lartë nga programi i fshatrave turistikë. Janë 8 fshatra. Kemi dy probleme, të trashëguara, dy gropa, të cilat kemi bërë përpjekje për ti mbushur, por ende nuk i kemi mbushur plotësisht. Qoftë për arsye të marrëzive të të shkuarës së largët, qoftë për arsye të shfaqje të babëzisë të së shkuarës së afërt. Kam parasysh rrugën Elbasan-Tiranë dhe rrugën Qukës Qafë – Plloçë.  Projekte skandaloze, kontrata skandaloze,  menaxhim skandaloz dhe rritje kostosh skandaloze. Sidoqoftë ajo çka ne jemi angazhuar dhe jemi të vendosur të realizojmë është që rruga më në fund të finalizohet brenda këtij viti. Pra të hapet përfundimisht dhe të lidhet Elbasani me Tiranën. Ndërkohë që të ecet me segementin Qukës- Qafë Pllocë. Qeveria vendosi gjithashtu të shkrijë 13 drejtoritë bujqësore duke kaluar në 4 agjenci rajonale të seksionit bujqësor dhe 4 të veterinarisë e mbrojtjes së bimëve.

Trump shkarkon Sekretarin e Shtetit Rex Tillerson

0

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shkaruar nga detyra e sekretarit të shtetit Rex Tillerson.  Vendin e Tillerson do ta zerë drejtori i CIA-s Mike Pompeo. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e ka njoftuar përmes Twitter-it shkarkimin e tij, duke e falënderuar atë për shërbimin e deritanishëm dhe duke shprehur besimin se Sekretari i ri i Shtetit, Pompeo do të bëjë një punë fantastike. Ndërkohë Trump ka njoftuar se, Gina Haspel do të jetë drejtoresha e CIA-s, e cila bëhet drejtoresha e parë femër në këtë institucion.  Kjo lëvizje e rëndësishme në administratën Trump vjen në një kohë kur po përgatiten edhe bisedimet me Korenë e Veriut, ku pritet të zhvillohet edhe një takim mes presidentit Trump dhe liderit koreano- verior Kim Jong-un. “Presidenti donte të sigurohej që ekipi i tij i ri të jetë gati përpara bisedimeve të ardhshme me Korenë e Veriut dhe negociatat e ndryshme tregtare në vazhdim” tha një zyrtar i Shtepise se Bardhe për BBC. Rex Tillerson u emërua në këtë detyrë pak më shumë se një vit më parë. Tillerson ishte në një vizitë zyrtare në Afrikë javën e kaluar kur ai mësoi papritur njoftimin e Trump se do të mbante bisedimet me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Ekipi i tij tha se Tillerson nuk ndihej mirë të shtunën dhe gjatë fundjavës dhe se do shkurtonte turneun me një ditë.