Ballina Blog Faqe 9209

Kokaina në Maminas, nis ‘gjuetia’ ndaj pasurisë së dy të arrestuarve dhe pronarit të bananeve

0

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur verifikimin e pasurisë së të arrestuarve për 613 kilogramët e kokainës që u ndaluan në Maminas në fund të shkurtit.

Pas urdhër-arrestit ndërkombëtar për pronarin e kompanisë, ‘Arbri Garden’, në adresë të cilës ishte kontenieri me banane ku u kap droga, Krimet e Rënda do verifikojnë pasuritë e shoferit të kamionit, Armando Pezaku, menaxherit të kompanisë, Donald Lushaj dhe pronarit, Arbër Çekaj, pronarit të ‘Arbri Garden’.

Prokuroria u ka kërkuar bankave dhe hipotekave pasqyrën e të ardhurave dhe transfertave të parave të 3 të arrestuarve.

Basha pret ambasadorin Lu në zyrë, takimi pas akuzave të PS për financimin rus

0

Kreu i Partisë Demokratike, Basha, po zhvillon një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, Lu.

Takimi po zhvillohet në selinë blu, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi.

Ai vjen pas 613 kilogramëve kokainë të kapur në Portin e Durrësit në fund të muajit shkurt dhe pas zhurmës mediatike të ditëve të fundit lidhur me pretendimet e Partisë Socialiste, që akuzon kryedemokratin se është financuar nga rusët për lobimin e fotos me presidentin amerikan, Trump.

Shisnin heroinë në Berat, cilët janë 3 të rinjtë që u prangosën nga ‘Trekëndëshi’

0

Janë arrestuar në Berat 3 persona të cilët janë kapur duke shitur heroinë.

Ata janë ndaluar në kuadër të operacionit ‘Trekëndëshi’ pasi gjatë kontrollit në mjetin me targa AA282RU me të cilin lëviznin, u janë gjetur 12 gramë drogë e dyshuar e llojit heroinë.

Të ndaluarit janë:

Klajdi Balla, 22 vjeç, banues në Berat.

A.P, 17 vjeç, banues në Berat.

S.Q, 17 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik shtetasit Klajdi Balla i’u gjet një sasi prej 0.5 gramë heroinë.

Paloka paralajmëron Ramën: S’ke parë gjë akoma

0

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama mbëmjen e kaluar, i cili tha që PD është ekspertiza e gënjeshtrës. Sipas Palokës, kryeministri thjesht u përpoq të vendoste shqiptarëve paralele, për të zbehur akuzat ndaj tij se ka dalë garant për drogën.

Deputeti e paralajmëron kryeministrin se s’ka parë gjë akoma, duke nënkuptuar se s’ka për të mbetur vetënm në akuza.

“Rama u perpoq mbreme te banalizoje akuzat mbi lidhjet direkte te tij me drogen. Duke paraqitur raste te tjera ( te verteta dhe te sajuara) te kapjes se sasive te ndryshme te kokaines edhe ne qytete te tjera te Evropes, Rama u perpoq te vendos paralele . Sipas tij , ne asnje vend tjeter, nuk akuzohen kryeministrat si garant, kur kapen ngarkesat e droges.
Ajo qe Rama nuk ju shpjegoi shqiptareve eshte se ne asnje nga keto vendet e tjera qeverite nuk kane patur strategji per kanabizimin e vendit si qeveria e tij.
Asnje nga ministrat e brendshem apo familjaret e kryeministrave te atyre vendeve nuk jane kapur ne pergjimet dhe vezhgimet e agjencive inteligjente dhe per asnje prej tyre nuk ka prova per lidhje direkte me trafikantet ,sic rezultojne per ish-ministrin e brendshem dhe vellain e kryeministrit shqiptar…
Po per kete te fundit kryeministri yne, vertete nuk ka pare asgje akoma…”, tha Paloka.

Hollësitë nga shpërthimi me eksploziv në Tiranë, urdhër-arresti për të plagosurin

0

Dalin të tjera detaje lidhur me shpërthimin që ndodhi një ditë më parë, pranë Drejtorisë së Higjienës në tiranë.

Mësohet se Policia ka lëshuar një urdhër arresti për të plagosurin Gentian Hoxha, nën akuzën për armëmbajtje pa leje dhe monicion luftarak.

Po ashtu mësohet se gjatë kontrollit të policisë në servis u gjetën edhe 2 kapsolla ende të paplasura, disa qarqe elektrike, tela elektrik përcjellës dhe një mikroskop që dyshohej se përdorej për montimin e bombave. Policia ka gjetur edhe 3 detonatorë minash, të cilët aktivizojnë shpërthimin nëpërmjet kapsollave përcjellëse.

Dyshohet se pronari i servisit, Gentian Hoxha i shiste minat për 2 mijë euro. Shpërthimi ndodhi mëngjesin e djeshëm në një dyqan celularësh pranë ish-Drejtorisë së Higjienës, në rrugën “Qamil Guranjaku”, në Tiranë.

Nga ky shpërthim mbeti i plagosur pronari i dyqanit, 34-vjeçari Gentian Hoxha, i cili ishte duke punuar i vetëm në momentin e ngjarjes.

Ai ndodhet nën trajtimin e mjekëve në Spitalin e Traumës dhe mbahet në vëzhgim nga 4 oficerë policie, ndërsa policia ka vendosur të lëshojë një urdhër-arresti për të.

Publikohet raporti i hetimeve: Nuk ka bashkëpunim mes Trump-it dhe rusëve

0

Publikohet raporti i hetimeve mbi përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA, raport i cili ka dalë në përfundimin se nuk ka pasur bashkëpunim mes Kremlinit dhe fushatës së presidentit Donald Trump.

Mike Conaway, i cili drejtoi hetimin, tha se Komiteti i Inteligjencës së Dhomës ka rënë dakord me agjencitë e inteligjencës amerikane se Rusia ndërhyri në garë. Por tha që nuk ka asnjë provë se ndërhyrjet ishin për të mbështetur Republikanët dhe presidentin Trump.

“Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi të bashkëpunimit”, u ka thënë ai gazetarëve, duke shtuar se “gjykimi i papërshtatshëm i takimeve” me rusët ka qenë i vetmi gabim që ka bërë stafi i fushatës së Trumpit.

Draft-raporti u publikua një ditë më parë, por përfaqësuesit demokratë të komitetit e kundërshtuan atë.

Hetimet nga këshilltari i posaçëm Robert Mueller dhe Komiteti i Inteligjencës së Senatit po vazhdojnë.

Demokratët kujtojnë se hetimi i komitetit nuk është i përfunduar, por sipas tij, të dhënat e deritashme tregojnë “qartë” se Rusia është munduar të ndihmojë Trumpin dhe të dëmtojnë rivalen e tij demokrate, Hillary Clinton gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Veliaj injoron artistët që kundështojnë ndërtimin e Teatrit-Kullë: E di si përfundon ky film

0

Ashtu si kryeministri Edi Rama, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehet i vendosur për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar.

I ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” , Veliaj tha se ky projekt i është besuar një prej arkitektëve më të mirë sot në botë dhe e ka cilësuar atë si tepër dinjitoz.

Ky projekt ka hasur shumë debat edhe shumë artistë kanë dalë kundra tij pasi akuzohet si një teatër-kullë por Veliaj shprehet se e ka parë edhe më parë “këtë film”, duke i injoruar tërësisht zërat kundër, ku përfshihët artistët më në zë të Teatrit dhe konematografisë shqiptare.

“Për mua ky është një film që unë tashmë e kam parë këto 2 vjet e gjysmë. E pashë tek këndi i lodrave, e pashë tek Pazari i Ri, e pashë tek Bulevardi i Ri, e pashë tek sheshi “Skënderbej”, kështu që unë e di si përfundon ky film. Pra, filmi fillon me një propozim të ri, që provokon, që sjell një ide të re, që disa i shtang, që disa i habit, që disa i kërcënon nga ndryshimi, se ndryshimi është e bukur si fjalë, por nuk jemi të gjithë gati të ndryshojmë. Por, kur vjen ndryshimi pastaj e përqafojmë të gjithë. Pra, në fillim ka rezistencë, ndonjëherë ka histeri. Mbaj mend këndin e lodrave deri tek Presidenti i Republikës duke protestuar. Kur shikoj disa nga personazhet që po mundohen të ngjizin një lloj histerie, disa nga këta janë të njëjtët personazhe që kanë qenë edhe në këto betejat e tjera. Ama ja ku kemi sot të paktën 4-5 shembuj, ku mbas histerisë vjen ndryshimi dhe pastaj kur vjen ndryshimi ti nuk e dallon dot kush e ka kundërshtuar, të gjithë e përqafojnë ndryshimin. Edhe teatri do ta kalojë këtë cikël”, tha Veliaj.

Mbrëmjen e kaluar kryeministri Edi Rama prezantoi projetin e ri të “Teatrit Kombëtar”.

Para artistëve dhe artdashësve Rama u shpreh i prerë se godina ekzistuese e Teatrit Kombëtar do të shembet dhe kërkoi që artistët të mos protestojnë më.

Qeveria  Rama “vazhdon” me punën e tij,  dhe i qëndron besnike projketit të teatrit-kullë pavarësisht kundërshtimeve. Kjo e fundit nuk u mohua as sot nga vetë Rama i cili në fjalën e tij tha se edhe po të jetë teatër nën kullë nuk është asnjë lloj mëkati.

Shqiptarët “shtëpi pushke”, i vetmi vend i Europës ku numri i meshkujve tejkalon atë të femrave

0

Shqipëria është i vetmi vend i Europës ku numri i meshkujve tejkalon atë të femrave. ‘Telegraph’ ka publikuar së fundmi hartën globale me raportin burra/gra. Sipas të dhënave të hartës, Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku ka më shumë burra se gra. Ky raport në Shqipëri ishte 1.04.  Për çdo 100 burra në Shqipëri ka 96 gra.

Nëse shikoni hartën, e gjithë Europa është ngjyrosur me të kuqe, që do të thotë se ka shumë gra sesa burra, ndërsa Maqedonia është e ngjyrosur me të gjelbër, duke qenë se në të ka po aq burra sa gra.

Qytetet në Shqipëri, ku ka më shumë femra dhe ku mbizotërojnë meshkujt

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, të përpunuara nga ‘Monitor’, grupmoshat që kontribuojnë në këtë raport në Shqipëri janë grupmoshat e reja, nga të porsalindurit deri në 39 vjeç. Në total, nga mosha 0-39 vjeç, ka 51 meshkuj më shumë sesa femra, me një raport 1.067. Raportin më të lartë e ka grupmosha 25-34 vjeç, me 1.12. Për këtë grupmoshë, sipas të dhënave të INSTAT, për 224 mijë meshkujt ka 199.8 mijë femra.

Nga mosha 40 vjeç e lartë fillojnë e mbizotërojnë femrat. Për grupmoshat nga 40-59 vjeç, raporti është 0.95. Gratë jetojnë më shumë se burrat, ndaj për të moshuarit mbi 80 vjeç, raporti është 0.85, ku ka 38 mijë gra dhe 32 mijë burra.

Ka vetëm dy qarqe, sipas INSTAT, ku numri i femrave ia kalon meshkujve, që janë Tiranë, Shkodra dhe Gjirokastra. Në kryeqytet, raporti është 0.98, ku në vlerë absolute ka 10 mijë femra më pak sesa meshkuj (436,917 meshkuj dhe 447,079 femra). Në Shkodër, raporti është 0.97, ku ka rreth 3200 femra më shumë, ndërsa në Gjirokastër rreth 700 gra më shumë.

Ndërsa qarqet ku mbizotërojnë meshkujt janë Fieri, ku ka rreth 5300 meshkuj më shumë (raporti 1.04), të ndjekura nga Dibra, me 5200 burra më shumë (1.09), Durrësi me 4300, Kukësi me 1900.

Vendet me përqindjen më të lartë të grave në botë

Sipas hartës së ndërtuar nga Telegraph, në Northen Marina Island, për çdo 10 gra ka vetëm 7 burra. Ky është vendi që ka përqindjen më të lartë të grave përkundrejt burrave në të gjithë botën. Vendi i dytë në botë është Estonia, ku për çdo 10 gra ka 8 burra.

 Lista me 10 vendet ku raporti burra/gra është më i ulët

Northern Mariana Islands – 0.74

Estonia – 0.84

Ukraina – 0.85

Xhibuti – 0.86

Letonia – 0.86

Rusia – 0.86

Bjellorusia – 0.87

Armenia – 0.89

Lituania – 0.89

Antigua and Barbuda – 0.9

Marrë nga Monitor.al

 

Rama pranon që Berisha tha të vërtetën: Pse isha në spital

0

Pak ditë më parë, një foto e publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha shkaktoi mjaft debate, për shkak se paraqitej eskorta e kryeministrit Edi Rama pranë një spitali privat.

Mediat u ndanë në dy kahe, ku ato më pranë opozitës raportonin se kryeministri ishte në spital, ndërsa ato më pranë qeverisë e përgënjeshtronin lajmin.

Mbrëmjen e kaluar, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” Rama ka pranuar se ka qenë vërtet në spital për shkak të një problemi shëndetësor të trashëguar që nga koha kur merrej me basketboll.

“Unë kam qenë në spital tek një miku im shumë i mirë, mjek i cili ka pasur një histori suksesi në Itali që njeh problemin tim të trashëguar dhe që i ndodh çdo basketbollisti me shpinën. Pasi bëra një udhëtim të gjatë pata një problem me nervin shiatik dhe kaq”, tha kryeministri.

Në media ishte përfolur që Rama kishte shkuar në spital për të takuar ish-ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahirin, emri i të cilit lidhet me trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, për shkak të akuzave ndaj tij për lidhjet me bandën e Habilajve.

“Pse duhet të shkoj në spital të takoj Saimir Tahirin. Ka “të ndenjura” ku të rrijë kjo? Nëse duhet të takoja Saimir Tahirin pse s’kisha unë ku ta takoja? Do ta takoja në zyrë.

Saimir Tahirin nëse do kisha dëshirë ta takoja e takoja kudo. E takoja në zyrë, në kafene. Nuk e kam takuar. Ai nuk është në kërkim, por nën hetim. Nuk e kam takuar sepse nuk kisha përse ta takoja dhe as malli më ka marrë.”, tha Rama.

Vokshi në Washington: Realitet i trishtë, gratë në Shqipëri të pambrojtura prej dhunës

0

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, deputetja Albana Vokshi e ftuar në Uashington në Konferencën e organizuar nga Instituti Republikan Amerikan dhe Rrjeti i Grave për Demokraci për Ditën Ndërkombëtare të Grave kërkoi mbështetjen e organizatave simotra për realizimin e nismave të LDGSH në ndihmë të grave shqiptare.​

Gjatë takimeve  drejtuesen e Grupit të Bankës Botërore, kongresmenë, drejtues të lartë të USAID ngriti shqetësimin në Uashington për përkeqësimin e statusit të grave dhe vajzave në Shqipëri.

Vokshi gjithashtu ngriti shqetësimin se fuqizimi ekonomik i grave në Shqipëri mbetet një objektiv shumë i largët, ndërsa vendi po braktiset çdo ditë nga eksodi i varfërisë dhe humbjes së shpresës.

Realiteti i trishtë sot është se gratë shqiptare janë varfëruar dhe shumë prej tyre në zonat jashtë metropolit jetojnë në skamje. Gratë dhe fëmijët janë shfrytëzuar në plantacionet e drogës dhe vazhdojnë të shfrytëzohen në landfillet e mbetjeve.”-theksoi Albana Vokshi.

Kryetarja e LDGSH vuri në dukje se fondet për shëndetin e grave vidhen përmes konçesioneve korruptive; dyert e arsimimit të mijëra vajzave që i përkasin sidomos familjeve te varfëra janë mbyllur qëllimshëm nga Qeveria.

“Asnjë politikë mbështetëse, përkundrazi, dhjetëra mijëra familjeve, kryesisht gra kryefamiljare me disa fëmijë, së fundmi, Qeveria u ka hequr edhe të ardhurat minimale nga Ndihma Ekonomike”- u shpreh Vokshi.