Ballina Blog Faqe 9210

Vrasja e Begallës, dalin detajet e reja nga hetimet

0

Prokuroria ka rindërtuar skenën e vrasjes së biznesmenit Memli Begalla, sipas të cilës kanë qenë 3 persona të cilët kanë marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit.

Siapas “Balkanweb”, fillimisht Ardjan Serezi dhe Denis Demiri janë ulur në një kafe pranë sheshit Willson, ndërsa personi i tretë, është ulur në një kafe tjetër, pak metra më larg.

Në momentin kur në zonë është afruar biznesmeni Memli Begalla, të 3 personat kanë filluar të lëvizin. Ardjan Serezi dhe Denis Demiri u larguan në Drejtim të Policisë Tiranë, ndërsa personi i 3 i shpallur në kërkim, ka qëndruar në vendin ku ishte për kafe Memli Begalla.

Sapo Memli Begalla është çuar nga kafja, dyshohet se bashkëpunëtori i tretë ka lajmëruar Serezin dhe Demirin për lëvizjen e tij dhe të dy vrasësit ishin duke e pritur tek ky tunel, Begallën dhe e kanë qëlluar menjëherë sapo biznesmeni është futur tek sheshi poshtë pallatit të tij dhe aty e kanë qëlluar me 1 plumb në kokë.

Më pas u larguan me BMË që kishin parkuar pranë tunelit ku kryen vrasjen, makinë të cilën hetuesit e kanë gjetur në zonën e Picallës pranë Saukut të lyer me benzinë.

Hetuesit kanë gjetur edhe 13 profile gjenetike, të cilat do i nënshtrohen ekspertimeve biologjike. Në pranga deri më tani janë Ardjan Serezi dhe Denis Demiri, ndërkohë që bashkëpunëtori i tretë, identiteti i të cilit mbahet i fshehtë, është shpallur në kërkim. Ndërkohë Demiri dhe Serezi kanë mohuar vrasjen, por hetuesit thonë se kanë prova të mjaftueshme që i lidh ata me ekzekutimin e Memli Begallës.

Dyshohet se biznesmenin është vrarë për 1 ton drogë të kapur në Tepelenë në vitin 2014,  por nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes me pagesë, për shkak të borxheve që Memli Begalla u kishte disa personave

Humb jetën 31- vjeçari nga Fieri, dyshohet për overdozë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.

Një 31 vjeçar nga nga Patosi i Fierit, me iniciale A.B., i cili ka mbërritur i pajetë në spital.


Sipas të dhënave nga qendra shëndetësore dyshohet se 31 vjeçari  ka humbur jetën si pasojë e  overdozës, pasi ishte përdorues i rregull droge.

Alibeaj: Lëri akuzat për konspiracion rus, nxirr emrin e ‘peshkut të madh’

0

Deputeti i partisë demokratike, Enkelejd Alibeaj me anë të një deklarate për shtyp i është përgigjur akuzave të kryeministrit Rama për konspiracion rus brenda PD-së.

Sipas Alibeajt akuzat qesharake nuk mund ta ndihmojnë Ramën të fshehëse ai po bën gjithçka për të shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu dhe se vëllai i tij, Olsi Rama, është një nga peshqit e mëdhenj të kokainës kolumbiane.

Edi Rama hesht dhe nuk u thotë shqiptarëve përse është takuar fshehurazi me Saimir Tahirin të premten paradite në një nga spitalet private të Tiranës. Është biznesi i tij familjar me kartelet  e kokainës, mbrojtja e Saimir Tahirit dhe shndërrimi i vendit në parajsën e drogës akti më antikombëtar i Edi Ramës.”-shkruan Alibeaj.

Deklarata e plotë:

Akuzat qesharake për konspiracion rus nuk mund ta ndihmojnë Edi Ramën të fshehë 2 të vërteta të mëdha, se ai po bën gjithccka për të shpëtuar Saimir Tahirin nga burgu dhe se vëllai i tij, Olsi Rama, është një nga peshqit e mëdhenj të kokainës kolumbiane.

Që kur 613 kilogramët e kokainës u kapën me ndihmën e partnerëve të huaj, Kryeministri i vendit është zhdukur nga qarkullimi dhe nuk jep përgjigje se çfarë lidhje ka Olsi Rama me një nga kartelet më të rrezikshme të drogës kolumbiane dhe cili ishte roli i Olsi Ramës në ngarkesën e 613 kilogramëve kokainë të pastër.

​Edi Rama hesht dhe nuk u thotë shqiptarëve përse është takuar fshehurazi me Saimir Tahirin të premten paradite në një nga spitalet private të Tiranës. Është detyrim i kryeministrit të vendit të flasë për marrëdhënien e tij me Saimir Tahirin, duke mos mbajtur më peng integrimin europian të vendit. Edi Rama e di shumë mirë se pa i hequr mbrotjen politike ish ministrit të tij të brendshëm, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Politikën në Shqipëri nuk e ulin poshtë skemat e trasha të Edi Ramës me rusë, spiunazh dhe destabilitet, por është bashkëqeverisja e tij me krimin rreziku më i madh për stabilitetin e Shqipërisë dhe rajonit. Është biznesi i tij familjar me kartelet  e kokainës, mbrojtja e Saimir Tahirit dhe shndërrimi i vendit në parajsën e drogës akti më antikombëtar i Edi Ramës.

Itali/ Plagosën dy të mitur, pranga tre të rinjve shqiptarë

0

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, nën akuzën se kishin plagosur dy bashkëatdhetarë të tyre në qendër të Bolonjës.

Plagosjet kanë ndodhur që më 4 mars dhe dy viktimat, 16 dhe 17 vjeç, përfunduan në spital me plagë të rënda në veshka, ndërsa agresorët shqiptarë ishin shpallur në kërkim nga policia.

Të tre ishin duke u përpjekur të largoheshin nga Italia dhe të vinin në Shqipëri, madje një prej tyre u ndalua në aeroportin e Milan Malpensa, prej nga ku donte të kthehej.

Dita e Verës me shi, në fund të marsit temperatura të ulëta në zonat malore

0

Pas kohës me diell që ka mbizotëruar ditët e fundit, temperaturat pranverore do të pasohen nga një mot i paqëndrueshëm dhe me reshje.

Sipas parashikimeve mesdita e të hënës dhe kryesisht gjatë pasdites, do të jetë me reshje në pjesën më të madhe të territorit, kryesisht në veri dhe në zonat qendrore, ndërsa reshjet do të jenë më të pakta në jug të vendit.

Më pas do të ketë sërish një rritje temperaturash në pjesën tjetër të javës deri të premten. Pas datës 20 mars temperaturat do të shkojnë në vlera negative në pjesën më të madhe të zonës malore.

155 kg kanabis në makinë/ Tre të rinj të arrestuar, një në kërkim

0

Tre persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi po lëviznin me një ngarkesë prej 155 kg kanabis në automjetin e tyre.

Të arrestuar janë; Kejvin Vathi 23 vjeç, banues në Tiranë Gezim Laçi 26 vjeç banues në Krujë, Arian Laçi 23 vjeç banues në Krujë, ndërsa u shpall në kërkim M.K. 32 vjeç banues në Krujë.

Gjatë kontrollit në rrugën “Skënderbeu” të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe ” Golf 4″, përveç drogës dhe sekuestruan 13100 lekë, 2 automjetet dhe 4 telefona celular.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Wenger vazhdon tek Arsenali? Këta janë 4 personat që do të vendosin fatin e tij

0

Duket se historisë së trajnerit francez Arsene Wenger te skuadra e Arsenal është drejt fundit pas 22 vitesh në Premier League.

E përditshmja britanike “The Mirror” ka bërë më dije se janë 4 persona, ata që do të vendosin mbi fatin e Ëenger, nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit sezonin tjetër.

Bëhet fjalë për Jaeon Rosenfeld, Raul Sanllehi, Sven Mislinat dhe Ivan Gazidis, që gjithashtu do të caktojnë trajnerin e ri në rast ndryshimesh, që me shumë gjasa do të jetë italiani, Massimiliano Allegri.

Drejtuesit e lartë të klubit londinez do të kenë në duart e tyre fatin e Ëenger por fjalën e fundit do ta thotë Gazidiz, që do t’ia transmetojë vendimin presidentit të skuadrës Stan Kroenke dhe djalit të tij Josh.

Skuadra e Arsenal ndodhet në vendin e gjashtë në Premier, 13 pikë larg vendit të katërt që të kualifikon në Champions League, ku ndodhet skuadra e Tottenham.

Të shtëna me armë në Fushë Krujë, objektiv banesa e 60-vjeçarit

0

Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e shkuar, në fshatin Nikël të Fushë Krujës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ku disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri drejt një banesë të Niklës.

Sipas policisë objektiv ka qënë banesa e Ramazan Mehmetit 60-vjeç, megjithatë për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

Bardhëeblutë kanë marrë në pyetje kryefamiljarin për të mësuar për konfliktet e mundshme, mirëpo ende nuk dihet se kush mund të jenë autorët apo motivet e tyre.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese në fshatin Nikël. Objektivi ka qenë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar nga të shtënat me armë zjarri.

Angela Martini mendon tjetër profesion

0

Angela Martini është duke shijuar një nga periudhat më të këndshme në jetën e saj. Që pas martesës me miliarderin rumun Dragos, të gjithëve na ka lënë përshtypjen se modelja e njohur po kalon një kohë të mbushur me udhëtime dhe me pushime luksoze. Por me sa duket nuk është kështu, pasi Angela sapo na ka treguar se këto kohë ka qenë e angazhuar në një kurs të plotë për ndihmën e parë.“Arrita një synim që i kisha vënë  vetes në jetë”, shkruan Angela në foton e postuar në “Instastory” ku shfaqet certifikata që ajo ka marrë pas përfundimit të kursit.Në motivacionin e certifikatës shihet qartë se pas një kursi të plotë nga një organizatë jo qeveritare Angela ka marrë titullin e “shpëtimtares së jetës”. Si dihet mbase një ditë edhe ne mund të biem në duart e Angela-s.

 

 

 

 

 

Cristina i ‘shkel syrin’ Dybalës

0

Ish Miss italia, Cristina Chiabotto i ka dhënë fund marrëdhënies së saj me aktorin italian, Fabio Fulco. Aktori 47-vjeçar dhe modelja 31-vjeçare nuk janë bashkë prej disa javësh teksa lajmi është konfirmuar edhe nga vetë bukuroshja, mbrëmjen e të premtes, në një emision sportiv, në Itali. Cristina është një tifoze e flaktë e Juventusit dhe kjo dallohet qartë edhe në Instagramin e saj, ku gjen foto të yjeve bardhezi. “Me Fulcon nuk jemi më bashkë, pasi lidhja jonë e kishte humbur emocionin. Mendoj se jam ende e re dhe dua të shijoj emocionet e një lidhjeje. Për momentin më ka emocionuar vetëm Dybala, me golat e tij në dy takimet e fundit”, u shpreh Cristina.