Ballina Blog Faqe 9215

Negociatat me Greqinë, Rama takim me Presidentin Meta

0

Kryeministri Edi Rama po zhvillion nje takim me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Mësohet se takimi është kërkuar nga shefi i ekzekutivit, por është shtyrë disa herë për shkak të axhendës së kryeministrit. Takimi po zhvillohet në ambientet e Presidencës dhe vjen në vazhdën e konsultimeve për negociatat me Greqinë.Kreu i shtetit duhet të japë autorizimin për nisjen e negociatave, por ka kthyer dy herë kërkesën e ministrisë së Jashtme pasi ka kërkuar me shumë sqarime dhe informacion shtesë.
Po ashtu në qëndër të takimit është edhe situata aktuale politike në vend.

Emocionuese: Motrat takojnë vëllain e tyre pas 72 viteve

0

Një ngjarje interesante ka ndodhur në familjen Mazreku nga fshati Guriç, komuna e Malishevës. Kryefamiljari i familjes Mazreku, ka rrëfyer për redaksinë e bota sot, momentin emocionues të takimit të parë të motrave me vëllain e tyre pas plotë 72 viteve.

Ai ka treguar se nëna e tij së bashku me motrat e saj janë plakur duke mos ditur se kanë një vëlla dhe një motër të lënë nga babai i tyre.

Babai i këtyre zonjave që ka vdekur prej kohesh kishte lënë pas vete një djalë, i cili ka jetuar së bashku me motrën dhe familjen e tij në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit.

Ai sot ka 82 vite dhe gjatë tërë kësaj kohe, përveç motrës së ndjerë e cila ka jetuar me të, nuk ka ditur që ka edhe motrat tjera të cilat kanë lindur dhe janë rritur në fshatin Guriç të Malishevës, jo aq larg nga vendlindja e tij fshati Xerxe.

Sipas rrëfimit të kryefamiljarit të familjes Mazreku, e gjithë kjo ngjarje kishte filluar me inicimin e shumë njerëzve kryesisht miq e dashamirë të familjes së tij, duke bërë që një histori e gjatë dhe enigmatike e familjes së tij të përfundoj me një takim shumë emocional dhe të veçantë të tri motrave dhe vëllait të tyre 82 vjeçar.

Ai po ashtu, ka dërguar në redaksinë tonë edhe disa fotografi nga momenti i bashkimit familjare që në pamje e sipër tregon ngjarjen emocionuese të kësaj familje.

PARKIMET E GABUARA, SHQETËSIM PËR QYTETARËT. POLICIA RRUGORE 83 MASA ADMINISTRATIVE

0

Vijon puna nga Policia Rrugore e Tiranës për zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve, përsa i përket problematikës së qarkullimit rrugor. Referuar ankesave dhe telefonatave nga qytetarët e Tiranës drejt numrit 112 nga të cilat rezulton se, shumica e tyre janë për vështirësi apo bllokime të trafikut për shkak të parkimeve të gabuara, kryesisht në oraret e mëngjesit dhe të drekës, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, vijon kontrollet sipas zonave problematike të evidentuara më herët. Këtë javë shërbimet e Policisë Rrugore janë përqendruar në rrugën “Medar Shtylla”, zona e njohur si Komuna e Parisit. Nga kontrollet e ushtruara janë ndëshkuar 83 drejtues automjetesh për parkim të gabuar, kryesisht në rrugë urbane dytësore dhe brenda komplekseve të banimit, duke u bërë pengesë serioze për qarkullimin normal të mjeteve të banorëve të zonës dhe mjeteve të emergjencave civile apo mjekësore, në rastet kur nevojitet ndërhyrja e tyre. Policia Rrugore apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe falënderon qytetarët që besojnë tek Policia dhe kontribuojnë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

PSG MBETET SËRISH JASHTË CHAMPIONS

0

PSG tregoi se paratë e shpenzuara nuk të shndërrojnë domosdoshmërisht në një skuadër fituese. Që nga viti 2011 e deri më sot, familja që ka pronësinë e klubit parizien ka investuar 1 miliard e 115 milionë Euro në merkaton e transferimeve, duke blerë futbollistë të kalibrit Ibrahimovic, Cavani, Neymar apo Di Maria. Sipas portalit të specializuar në merkaton e futbollistëve, ‘Transfermarkt’, pasivi në bilancin e klubit parizien në këto vite është 896 milionë euro. Blerja më e madhe ishte pikërisht ajo e Neymar verën e kaluar, për 222 milionë Euro për të treguar se PSG ishte i vendosur për të pushtuar Evropën. Brazilianit më pas iu bashkua edhe talenti Kylian Mbappe, për të cilin francezët pranuan që të paguajnë 180 milionë Euro, por edhe këto nuk mjaftuan. Sigurisht në këto vite, PSG ka fituar trofe, por vetëm brenda kufijve të Francës; 4 tituj në Ligue 1, 3 Kupa të Francës, 4 Kupa të Ligës dhe 5 Superkupa të Francës. Në Evropë dështimi ka qenë total dha ia vlen të përmendim emrat e klubeve që e kanë eliminuar në 6 vitet e fundit në Ligën e Kampioneve, Barcelona në çerekfinale të 2013, 2015 dhe në 1/8 e finaleve të 2017, Chelsea në çerekfinale të 2014, Manchester City në çerekfinale të 2016 dhe Real Madrid në 1/8 e finaleve të 2018. Janë 6 eliminime ndaj skuadrave shumë të rëndësishme që tregon një mungesë pjekurie dhe konsolidimi të kësaj skuadre, për të cilat i pari që do të paguajë do të jetë Emery.

TURQIA APELON PRESIDENTIN GREK QË TË SHMANGË DEKLARATAT QË SHKAKTOJNË TENSION

0

Ministria e Jashtme turke ka reaguar ashpër përmes zëdhënësit të saj lidhur me deklaratat e Presidentit grek, Prokopis Pavlopulos.”Ne i bëjmë thirrje Prokopis Pavlopulos të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe kufijtë e vendit tonë. Shmangni deklaratat që nuk përshtaten me pozicionin tuaj dhe shkaktojnë tension “, ka thënë zëdhënësi i Ministrit të Jashtëm turk, Hami Aksoy. Pavlopulos deklaroi nga Pieria. “Ne u themi atyre, këtu jemi, të jetojmë në mënyrë paqësore, kreative. Ç’është më e thjeshtë sesa të respektojmë të Drejtën Ndërkombëtare, çka është më e thjeshtë sesa të respektojmë Ligjin e Detit, Traktatin e Lozanës”. Pavlopulos i bëri thirrje Turqisë të matë të ardhmen e saj me masën e kulturës, demokracisë dhe lirisë. “Ja ku jemi. Përndryshe, ne e dimë që jemi të kundërt. Ne nuk e duam atë, por nëse historia na e kërkon do ta bëjmë atë, siç e bënë paraardhësit tanë “.

SITUATA PAS-ZGJEDHORE NË ITALI

0

Në komunikimin e tij të parë për mediat pas zgjedhjeve të 4 marsit, Silvio Berlusconi ka deklaruar se koalicioni i qendrës së djathtë duhet të marrë mandatin për të qeverisur, pas fitores së shënuar në zgjedhjet e përgjithshme. Duke e konsideruar veten “koordinator”, 81-vjeçari konfirmoi se ai do të jetë garantuesi i harmonisë brenda koalicionit. Në komunikimin e tij, Berlusconi u ndal edhe në rezultatin e arritur nga partia e tij Forza Italia, që humbi pozitat udhëheqëse në qendrën e djathtë. “Do të kishte qenë ndryshe nëse nuk do të më kishin ndaluar kandidimin,” u shpreh 81-vjeçari, ndërkohë që garantoi mbështetjen për Matteo Salvini-n si kryeministrin e ardhshëm të Italisë. Lideri i “Ligës” deklaroi se ai është kandidati i vetëm për kryeministër. I pyetur nga gazetarët nëse ai do t’i hapte rrugën një kandidati i cili mund të marrë më shumë mbështetje në parlament, Salvini u përgjigj menjëherë “jo”. Por lideri i “Ligës” nuk është i vetmi që synon Kryeministrinë. Edhe udhëheqësi i “Lëvizjes 5 Yjet” Luigi Di Maio, ka të njëjtin pretendim, pasi partia e drejtuar prej tij arriti të merrte 32% të votave në votimet e 4 marsit. Për Di Maio-n, pjesëmarrja e forcës së tij në qeverinë e re të Italisë është e pashmangshme. Ndaj 31-vjeçari është zotuar se do të marrë të gjithë masat e nevojshme institucionale për të garantuar këtë gjë. Suksesi zgjedhor i arritur nga “Lëvizja 5 Yjet”, për Di Maio-n i atribuohet faktit se partia e tij nuk është territoriale dhe nuk kategorizohet si e djathtë apo e majtë. Ndërkaq, sa i përket koalicioneve pas-zgjedhore, lideri 31-vjeçar ka shprehur gatishmërinë e tij për dialog me çdo forcë politike që kërkon të qeverisë.

Rama para mësuesve: Unë dhe rraca ime s’ju ndihmon aspak

0

Kryeministri Rama vlerësoi me medaljen e mirënjohjes 10 mësuesit më të mirë në një ceremoni që u mbajt në kryeministri me rastin e 7 marsit. Para mësueve Rama bëri meaculpa edhe për politikanët të cilët me sjelljen e tyre sidomos të enjten nuk po ndihmojnë në kultivimin e edukimit dhe të virtytit tek të rinjtë.Edi Rama: Unë dhe rraca ime e politikanëve sidomos çdo të enjte nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur por dhe të edukoni qytetarë të mirë.Jo vetëm nuk ju ndihmojmë por ju pengojmë cdo të enjte rregullisht në kryerjen e misionit tuaj. Edhe ditët e tjera patjetër por sidomos të enjten.Shfaqja e të enjtes rrëzon të gjitha fjalët që ne mund të themi gjatë javës në raport me virtytet dhuntitë e mira dhe kultivimin e tyre. Sidoqoftë, duke qenë në këtë detyrë unë kam mundësinë e madhe që në ditët e tjera të javes përveç së enjtes të laj me sa më shumë mund mëkatet e ditës së enjte. Duke ju siguruar se edhe zemra ime rrahu para jush nga ndjenja fajit dhe më bëri t’ju kërkoj ndjesë të sinqertë dhe duke shpresuar se ju nuk do lini shans e mundësi pa e kritikuar kudo që do ju dalë një vesh që do ju dëgjojë të enjten time dhe të enjten tonë se mbase kushedi krijohet një rrezatim i tillë që ti vijnë mend atij kuvendi.

Modelja shqiptare ngacmon hapur të dashurin e biznesmenes së njohur

0

Vildane Zeneli njihet si një ndër vajzat më seksi shqiptare që tërheq gjithnjë vëmendjen me pozat provokuese që poston në rrjete sociale për të cilat komentohet shumë.
Këtë herë modelja ka postuar në Instastory një video ku shihet biznesmenia e njohura e familjes Kardashian, Kourtney Kardashian duke shkëmbyer një puthje me të dashurin e saj. “Dreqin, i dashuri i Kourtney-t qenka super i nxehtë”, shkruan Vildane për modelin Younes Bendjima duke shtuar se Kourtney është me fat. Vetë Vildane nuk ka bërë publike ndonjë lidhje të re dhe as nuk është prononcuar mbi këtë pjesë.

 

Kate Upton më tërheqëse se kurrë

0

Ajo është një modele e njohur ndërkombëtarisht. Dhe Kate Upton është shaqur më seksi se kurrë duke pozuar me të brendshme për koleksionin e pranverës 2018 të markës italiane Yamanay. 25-vjeçarja ekspozoi format e saj trupore perfekte dhe dukej mjaft tërheqëse. Padyshim që bomba bjonde e vërteton më së miri arsyen se pse është një supermodele.

 

VDEKJA E KAPITENIT TË FIORENTINËS, PROKURORIA NIS HETIMIN PËR VRASJE TË QËLLIMSHME

0

Do të kryhet  në spitalin Santa Maria Della Misericordia të Udines autopsia mbi trupin e kapitenit të skuadrës së Fiorentinës, Davide Astori, i cili u gjet pa jetë në dhomën e hotelit ku skuadra e tij ishte grumbulluar në pritje të zhvillimit të ndeshjes  Udine- Fiorentina. Për mjekun ligjor,  vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore nga një atak kardiak. Nuk është gjetur asnjë anomali në dhomën e tij të hotelit por megjithatë Prokura e Udines ka vendosur të hap një proces hetimor me hipotezën e një vdekje të qëllimshme”. “Është një akt i detyrueshëm për të zbardhur motivet e kësaj vdekje tragjike,” deklaron prokurori i Udines Antonio de Nicolo. Deri më tani nuk ka asnjë përgjegjës e asnjë person që do të merret në pyetje por ne duhet të hetojmë nëse vdekja e tij mund të parandalohej e nëse mund të perceptoheshin paraprakisht problemet e tij shëndetësore.” “Motivi i vdekjes është një atak në zemër”, thotë prokurori, “por ky mund të shkaktohet dhe nga faktorë të jashtëm, prandaj dhe po hetojmë për gjithçka.” Ditën e mërkurë trupi i Davide Astorit do të udhëtojë drejt qëndrës teknike të Federatës Italiane të Futbollit në Coverciano ku do të zhvillohen dhe homazhet e rastit. Ditën e enjte në katedralen Santa Croce të qytetit të Firenzes do të zhvillohet ceremonia e varrimit të tij. Kryetari i Bashkisë së Firenzes ka shpallur ditën e enjte ditë zije për qytetin. Ndërkohë UEFA ka informuar se prej ditës së martë deri të enjten në të gjitha fushat e Champions dhe Europa Legaue do të mbahet një minutë heshtje në kujtim të kapitenit të Fiorentinës. Klubi i Fiorentinës ka informuar gjithashtu se ka vendosur të rinovojë për 4 vite të tjera ashtu siç kishin vendosur paraprakisht kontratën me Davide Astorin e që do të vihet në dispozicion të bashkëshortes dhe vajzës së tij 2 vjeçare.