Ballina Blog Faqe 9214

‘8 Marsi’ nuk është vetëm festë, gratë në Tiranë protestojnë para Teatrit

0

Jo të gjithë e kuptojnë esencën e ‘8 Marsit’, pasi shumica e shqiptarëve e dinë thjesht si një ditë feste, por “Dita Ndërkombëtare e Gruas”, është hedhur si ide për të kujtuar përpjekjet e grave për barazi, paqe dhe drejtësi dhe në të gjithë botën kjo ditë shoqërohet me protesta.

Ditën e sotme dhjetra gra të cilat ishin pjesë e organizatave të ndryshme u mblodhën përpara Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku kërkuan nga institucionet më shumë solidaritet ndaj grave, në veçanti ndaj grave rome dhe egjiptiane të cilat janë të diskriminuara jo vetëm për shkak të gjinisë por edhe etnisë e klasës.

“Kërkojmë barazi dhe dinjitet për gratë rome dhe egjiptiane”, u shpreh përfaqësuesja e Rrjetit të Grave rome.

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar.

8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën, dita jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për dhe ndërtim në gati 9 dekada.

Kryemadhi urim grave për 8 mars: Askush s’mund t’ju gjykojë nëse shkoni për drekë a darkë, këndoni, vallëzoni apo protestoni

0

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së uron gratë në ditën e 8 marsit duke u dhënë një mesazh lidhur me zgjedhjen e tyre.

‘Gëzuar 8 marsin nëna, gra, motra dhe vajza të dashura! Qofshi të lumtura e të gëzuara çdo dite të vitit, sepse e meritoni.

Festoni sot si të doni e mundni, askush nuk mund t’ju gjykojë nëse keni vendosur të shkoni për drekë a darkë, të këndoni a vallëzoni, apo dhe të protestoni.

Sepse është e drejta juaj të zgjidhni, jo vetëm në 8 mars, por për çdo ditë të vitit çfarë është më e mira për ju dhe familjet tuaja.’, shkruan Kryemadhi, e vetmja kryetare grua e një partie politike.

Ajo u thotë të gjitha grave që nuk duhet të bëhen fasadë e politikanëve në një ditë si kjo, port ë revoltohen përballë tyre sepse të gjithë duhet të bëjnë më shumë për to.

Mos u trishtoni nëse bashkëshortët kanë harruar t’ju urojnë sepse janë ata që kanë më shumë nevojë për ju dhe qortimet ndoshta do t’i bëjnë të kujtojnë se jeni shtylla e familjes.

Gëzojini urimet e fëmijëve, sepse ata do të bëhen më të mirë falë kujdesit tuaj! Qoftë dita e sotme festë dhe protestë për një jetë më të qetë, të sigurt dhe të lumtur për ju!’, këshillon Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së nuk ka harruar të urojë edhe nënën e saj në këtë mesazh.

‘Gëzuar dhe ti mami im sot, sado të mundem nuk të falenderoj dot për kujdesin dhe mirësinë që më ke falur, për sakrificat që ende vazhdon të bësh për ne, fëmijët e tu. 8 marsi më kujton që këtë falenderim duhet ta bëj çdo ditë për ty!’, përfundon Monika Kryemadhi.

Berisha publikon denoncimin: Alqi Kushi dhe Plarent Ndreca falsifikuan regjistrat e vërtetimet kundrejt pagesës

0

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar denoncimin e një punonjësi të Ministrisë së Arsimit.

Në mesazhin e tij ai shkruan se pas mbylljes së universiteteve private dhe dorëzimt të bazës materiale dhe regjistrave në Ministrinë e Arsimit sipas urdhrit të kësaj të fundit.

Këto materiale janë shfrytëzuar nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse, Alqi Kushi dhe ish-sekretari i Përgjithshëm, Plarent Ndreca, të cilët kanë falsifikuar dhe kanë lëshuar vërtetime false kundrejt pagesave për studentët që donin të regjistroheshin në vitin e fundit të studimit në universitete të tjera.

Kushi është kallëzuar në prokurori nga ministrja teknike e Arsimit, Mirela Karabina, në qershor të vitit 2017 për shpërdorim detyre dhe veprime arbitrare.

Statusi i Berishës

Ministria e Arsimit çerdhe fallsifikimesh, ryshfetesh dhe korrupsioni!

Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb

“Mirembrema!

Dua te denoncoj nje maskarallek te madh ne Ministrine e Arsimit. Me.mbylljen e universiteteve gjate qeverisjes se 4-vjecarit te meparshem, e gjithe baza materiale u dorezua ne MASR.Te gjithe regjistrave sipas, sipas nje udhezimi, u jane bere foto nga sektori i teknologjise dhe informacionit dhe komunikimit, me qellim mosfalsifikimin e tyre. Ne te njejten kohe, me.nje urdher verbal dhe bekimin e ministres se Arsimit, regjistrat kaluan ne zyren e drejtorit te pergjithshem Alqi Kushi. Zoteria ne fjale si pronar i ketyre regjistrave , plotesonte vertetime notash fiktive per studente te te gjitja degeve kundrejt pagesave. Me.keto pacavure qe nuk ishin pak, studentet regjistroheshin ne vitin e fundit te studimit, ne nje universitet tj sic eshte ; Mesdhetari, Europiani dhe Metropolitani. Si pasoje e gjithe kesaj, u legjitimuan falsifikime kryekeput nga Ministria Arsimit. Gjate asaj periudhe plotesoheshin regjistra nga universitetet e mbyllura dhe me miratimin e ish-sekretarit te pergjithshem Plarent Ndreces, beheshin pjese e arkives se Ministrise. Ky i fundit ne shqetesim e siper , paraqitet diten e djeshme ne Ministri me qellimin e vetem fshehjen e provave qe e perfshijne drejtperdrejte ate ne kete maskarallek. Prekuroria te hetoje dhe mos te legalizoje keto fenomene te padegjuara deri me sot ne Ministrine e Arsimit. Gjithshka sa permenda me lart jane lehtesisht te verifikueshme nga; regjistri i protokollit ku jane te shenuara te gjithe vertetimet e notave te dala nga MASR dhe fotot e bera nga sektori i teknologjise informacionit dhe komunikimit ne pergjegjesine e plote te tyre.”

Rrëzohet padia e Gashit ndaj Markut: Vendimi i Kryeprokurores, i ligjshëm

0

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e prokurores Rovena Gashi lidhur me lirimin nga detyra, vendim i firmosur nga Kryeprokurja Arta Marku, pas marrjes së detyrës nga kjo e fundit.

Në arsyetimin e gjykatës thuhet se urdhri për lirimin nga detyra është i ligjshëm. Ai është firmosur nga një epror dhe është në përputhje me kompetencat e Kryeprokurores.

Përveç kësaj, në vendim thuhet se Gashit nuk i janë shkelur të drejtat si magjistrate dhe gjykata nuk mund të ndërhyjë në detyrat që ka një organ kushtetues.

I hodhi salcën në kokë, çfarë thotë Mirela për lotët e Nikollës

0

Studentja Mirela Ruko, që i hodhi ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, një shishe me salcë në kokë, ka reaguar pas përlotjes së ministres ditën e djeshme, teksa po fliste para mësuesve në ditën e 7 marsit.

‘Ua kemi treguar me kohë se ku jeni gabim ju dhe tashmë e dini këtë gjë. E dini se jeni shembulli më i keq i një mësuesje, i një ministreje dhe i një gruaje në politikë. Lotët e tu nuk na prekin aspak!’ – shkruan Ruko.

Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit, Nikolla, u përlot teksa fliste para mësuesve të ftuar nga kryeministri Rama me rastin e festës së 7 Marsit. Në fjalën e saj ajo tha ser se do të shkojë në çdo shkollë dhe do t’i pyesë mësuesit ku po gabon dhe sipas saj, ata do ta ndihmojnë duke i treguar të vërtetën.

‘Sa të jem në detyrë nuk do të rresht për t’iu takuar ju në çdo shkollë të Shqipërisë duke iu pyetur ku po gaboj. Ju do më ndihmoni duke më thënë të vërtetën. Sepse ju jeni siguria, ju jeni suksesi. Janë shumë misionarët e dijes në Shqipëri. Unë do të doja të falënderoja kryeministri, që falë pasioni, ndihmës së vyer që ai ka për mësuesin mundësi edhe këtë ceremoni dinjitoze sot.’

I kapet arsenal armësh në banesë, pranga 30-vjeçarit në Shkodër

0

Janë sekuestruar në Vaun e Dejës një arsenal armësh si dhe është arrestuar në flagrancë personit të cilit iu kapën.

Në pranga ka rënë Ernest Lekaj, 30 vjeç, banues në Vaun e Dejës, Shkodër.

Ai u ndalua pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën:

1 armë zjarri tip pushkë, me disa fishekë;
2 copë kallëpë lëndë plasëse e dyshuar si tritol C4;
12 copë tela zjarrpërcjellës për kapsolla detonatore;
nje sasi lëndë narkotike kanabis;
1 armë sportive, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.

Deputeti demokrat tregon shkeljen e rëndë të Ballës dhe Manastirliut në spitalin e Librazhdit

0

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka treguar shkeljen e rëndë që Taulant Balla dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë bërë gjatë vizitës në spitalin e Librazhdit.

Shehu ka shkruar se fotoja propagandistike e publikuar ku shihet Balla me Manastirliun në spitalin e Librazhdit është paradoksale pasi në “Bllokun Kirurgjikal” nuk lejohet hyrja me veshje të zakonshme pasi është e detyruar që të përdoret veshje sterile.

Sipas Shehut nga rregulli për “Bllokun Kirurgjikal” nuk përjashtohet asnjë dhe për këtë Balla dhe ministrja e shëndetësisë kanë bërë një shkelje të regullores.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Nje foto propagandistike e paradoksale nga brenda “Bllokut Kirurgjikal” te spitalit te Librazhdit!
Ne Sallen e Operacionit krahas personelit me veshje sterile shihen edhe persona te tjere me veshjet e zakoneshme aty!
Aq me keq kur behet fjale per Ministrin perkates, deputete etj.
A e dine ata rregulloren shume strikte te Bllokut Operator, se aty mund te futesh vetem me veshjen perkatese te Salles?!
Dhe nga ky rregull askush dhe per asnje aresye nuk perjashtohet, qofte kjo edhe jashte procedurave kirurgjikale, nqs realisht kemi te bejme me nje Bllok Operator!
Per ilustrim po vendos me poshte edhe pjesen perkatese te Rregullores se Ministrise Shendetesise se Italise per keto raste.

Kapen 4 shqiptarët e kërkuar në Greqi, akuzohen për trafik droge dhe vjedhje

0

Policia greke ka arrestuar katër shqiptarë identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Shqiptarët ishin shpallur në kërkim për veprat kriminale të trafikut të drogës dhe vjedhjes.

Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet Belge të cilat e akuzonin për trafik drogë dhe vjedhje. Ndërsa të tjerët ishin të shpallur në kërkim nga shteti helen dhe njëri prej tyre ishte dënuar me 5 vjet burg.

Ndërsa dy personat e tjerë kërkoheshin për vjedhje dhe do presin për mësimin e masës së arrestit.

Pakti për Detin/ Bushati i përgjigjet Metës në letër

0

Ministri i Punëve të Jashmte Ditmir Bushati ka dërguar letrën e dytë në Presidencë, lidhur me Marrëveshjen për Detin me Greqinë.

Mësohet se Bushati në letër i është përgjigjur kërkesave të presidentit Meta, lidhur me autorizimin që ministri i Punëve të Jashtme kërkon për të nisur negociatat me Greqinë.

Kjo është letra e dytë që Bushati i dërgon Metës, letër e cila ka mbërritur në presidencë paraditen e sotme. Pra më herët se presidenti të zhvillonte takimin me kryeministrin Edi Rama.

Bisedimet mes Ramës dhe Metës u përqendruan në marrëveshjen me Greqinë për “Detin” dhe sigurimin e autorizimit për vazhdimin e negociatave. Ky takim zgjati rreth 60 minuta.

Në momentin kur Rama doli nga precidenca, ai dukej i buzëqeshur. Mos vallë kjo është një shenjë se gjërat kanë shkruar siç ka dashur ai? Kjo mbetet për t’u parë në vazhdim, kur palët të flasin zyrtarisht për takimin.

Lidhur me këtë çështje Meta ka zhvilluar takime edhe me deputetët e Komisionit të Jashtëm, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Klajda Gjosha, të cilët në një deklaratë për mediat thanë se qëndrimi i presidentit ka qenë korrekt.

Aksident në Tiranë, automjeti përplas 30-vjeçaren

0

Një aksident ka ndodhur minutat e fundit në kryeqytet ku ka mbetur e plagosur një 30-vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e ish-stacionit të trenit në Tiranë ku e plagosur ka mbetur vajza, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur.

Policia ka shoqëruar dy personat të cilët ishin në makinën që shkaktoi aksidentin.

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qënë shpejtësia e madhe e mjetit.

E aksidentuara është dërguar me urgjencë tek spitali i Traumës për të marrë mjekimin e nevojshëm nga plagët e rënda që ka marrë.