Ballina Blog Faqe 9219

Nard Ndoka ironzion grupin “anti-Basha”: Duhen pesë parti, se janë pesë kryetarë

0

Nard Ndoka, deputet i opozitës dhe Kryetari i PDK-së, ka ironizuar në rrjetet sociale kundërshtarët e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

“Grupi “antiBasha”, po tenton të krijojë parti të re, një lajm i ‘mirë’ për të djathtën dhe pluralizmin! Për fat të keq do të kemi 5-6 parti të reja, sepse anëtarët e “grupit” nuk pranojnë njëri-tjetrin për kryetar!”, shkruan Ndoka

Teksa e njofton se grupi “anti-Basha” po tenton të krijojë një parti të re ai ironizon duke thënë se ky është  një lajm i ‘mirë’për të djathtën dhe pluralizim në vend.

Por sipas Ndokës, edhe në këtë parti të re rrezikon të ketë përplasje mes grupit për faktin se cili do jetë kryetar. Më tej ai thotë se nisur nga kjo gjë “Për fat të keq do të kemi 5-6 parti të reja”.

REAGIMI:

Grupi “antiBasha”, po tenton të krijojë parti të re, një lajm i ‘mirë’ për të djathtën dhe pluralizmin!

Për fat të keq do të kemi 5-6 parti të reja, sepse anëtarët e “grupit” nuk pranojnë njëri-tjetrin për kryetar!????

Keni bërë plane? Moti sot është plot surpriza

0

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës të javës që lamë pas, tashmë ia kanë lënë vendin shirave. Këtë të dielë pritet të ketë  shira të dobët përfshijnë në të gjithë vendin.

Sipas “Meteoalb”gjatë natës dhe orët e para të së dielës vendi mbetet me shira të dobët dhe të përkohshëm, kryesisht në zonat Qendrore të vendit. Pjesa e dytë e së dielës, kryesisht do jetë pa shira.

Temperaturat e ajrit SOT luhaten nga 0°C mëngjesi në zonat e thella malore në 9 – 10°C në zonat e ulëta e bregdetare ndërsa mesdita SOT varion nga 8°C në zonat veriore deri në 17°C vlera maksimale në jugperëndim.

Reshjet, rrëshkitje dheu në aksin Elbasan-Librazhd

0

Reshjet e një nate më parë dhe rritja e menjëhershme e temperaturave kanë bërë që dëbora të shkrijë në disa zona duke rritur rrezikun për përmbytje.

Deri më tani raportohet se nga rritja e nivelit të ujit në lumenj në qarkun e Elbasanit nuk kaprobleme me përmbytjen e tokave bujqësore.

Ndërkohë edhe akset nacionale janë të gjitha te kalueshme, i vetmi që  ka regjistruar probleme është ai Elbasan -Librazhd, në vendin e quajtur kthesa e Murrashit. Rënia e masivit shkëmbor u regjistrua gjatë orës 02: 00 të mëngjesit të së dielës, por ndërhyrja ka rikthyer qarkullimin normal.

Vidhet gjatë natës fabrika e bojërave në Korçë, autorët marrin kasafortën me para

0

Në Korçë është grabitur gjatë mbrëmjes së djeshme një fabrikë e prodhimit të bojrave. Autorët kanë marrë kasafortën me para dhe janë larguar. Fabrika është në pronësi të 47 vjeçarit me iniciale A.M.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Fabrika ruhej nga një roje i cili ka deklaruar se nuk kishte parë asnjë njeri gjatë natës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.03.2018, gjatë natës në afërsi të fshatit Dishnicë, dyshohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambjentet e brendshme të një fabrikë të prodhimit të bojrave në pronësi të shtetasit A.M, 47 vjeç, banues në Korçë dhe kanë vjedhur një kasafortë brenda së cilës ndodhej një shumë e konsiderueshme lekësh.

Fabrika ruhej me roje private, i cili ka deklaruar se nuk kishte parë njeri, pasi vjedhjen e ka konstatuar rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mijëra biznese po mbyllen, konfindustria kërkon shtyrjen TVSH-së

0

Konfindustria njofton se do t’i kërkojë zyrtarisht qeverisë shqiptare shtyrjen e zbatimit të TVSH/tatimit të vlerës së shtuar mbi kategorinë e biznesit të vogël të parashikuar në 1 prill 2018. Shtyrja e afatit këshillohet të jete fillimi i vitit 2019. Mbështetur në të dhenat zyrtare jane me mijëra biznese të vogla, që sipas Drejtorise se Tatimeve po kalojnë me shpejtësi në mbyllje të sforcuara si pasoje e përfshirjes në skemën e TVSH.

Konfindustria, duke e mbështetur parimisht vlerëson, se shtrirja e TVSH mbi biznesin e vogel me qarkullim vjetor mbi 2 milion/leke nuk duhet të ndermerret si një akt i vecuar, por pjesë e një procesi të mirestudjuar profesional, institucional dhe ligjor per ndikimin e një mase të tillë në ekonominë dhe mirëqenien e qytetareve shqiptare në afatgjate. Masa e mësiperme ka vetëm ndikim të terthorte dhe jo të drejtperdrejtë në uljen e nivelit të informalitetit në ekonomi.

Në rast të kundërt pasojat do të jenë mbyllja e disa mijra biznesesh të vogla, qe do të kërkojnë mbeshtje sociale papunësie nga buxheti, monopolizim sektorial, rrezikim masiv të prodhimit vendor, që punon me cikël të mbyllur për tregun e brendshem dhe favorizim i prodhimeve të importit. Gjithashtu, veshtiresia objektive e menaxhimit nga institucionet fiskale përgjegjëse të skemës së zgjeruar të TVSH, rrezikon të prodhojë problematika financiare për buxhetin e shtetit dhe njëkohesisht rritjen e mundesive për abuzime dhe korrupsion, përfundon deklarata e Konfindustria.

Zbulohet laboratori i drogës në Mallakastër, 350 kg kanabis, mes të arrestuarve edhe gra

0

Në Mallakastër janë arrestuar 5 persona dhe janë kapur nga policia 350 kilogtramë kanabis. Operacioni është kryer mesditën dhe mbrëmjen e të shtunës ku banorët e Corrushit dhe Malasit në zonën e Beratit në banesat e tyre janë gjetur duke situr lëndën narkotike.

Si provë materiale u janë gjetur dhe 13 sita artizanale të cilat përdoreshin nga të arrestuarit për përpunimin e lëndës narkotike. Të arrestuarit janë Gazment Alikaj, Leonora Jaupaj, Flora Jaupaj, Olimbi Jaupaj, Irma Jaupaj.

Gratë e arrestuara sipas hetimeve punonin për llogari të Gazment Alikaj që e kishte kthyer banesën e tij në një laborator të përpunimit të kanabisit të tharë.

 

DETAJE:

Policia godet një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, arrestohen në flagrancë 5 shtetas

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
1.Gazment Allkaj, 24 vjeç
2.L.J., 41 vjeçe
3.F.J., 30 vjeçe
4.O.J., 47 vjeçe
5.I.J., 31 vjeçe.

Arrestimi u bë pas informacioneve operative se në banesën e shtetasit Allkaj ishte në proces përpunimi një sasi lënde narkotike kanabis.

Në banesën në fshatin Çorush është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 349 kg lëndë narkotike, një pjesë në proces përpunimi.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Reshjet e dëborës, 20 fshatra të bllokuara në veri të vendit

0

Në të gjithë vendin, për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës së orëve të fundit, disa akse rrugore vijojnë të jenë të bllokuara apo të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërsa janë raportuar probleme në furnizimin me energji elektrike.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se qarku më problematik mbetet ai i Kukësit, ku nga reshjet e vazhdueshme të dëborës kanë mbetur të izoluar 12 fshatra të Bashkisë Kukës dhe 8 të Bashkisë Tropojë.

Në Qarkun Shkodër mbeten të bllokuara akset Bogë-Theth, Mali Shoshit-Bregu i Lumit, Muri i Turkut-Shllak, Fushë Arrëz- Iballë, ndërsa ka patur probleme edhe në furnizimin me energji elektrike.

Në Qarkun Dibër mbetet i bllokuar nga dëbora vetëm fshati Xibër në Bashkinë Klos.

Në Lezhë, disa akse rrugore mbeten të bllokuara, ndërsa janë shënuar edhe dëme në infrastrukturë, ku ura që lidh fshatin Mabe me Barbullushin është shembur.

Probleme në infrastrukturë janë shënuar edhe në Qarkun e Elbasanit, në fshatin Cerrujë, ku ka patur rrëshqitje masive toke që rrezikojnë disa banesa. Ndërsa nga dëbora vijojnë te jenë të izoluara rreth 500 familje. Në Korçë, të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme.

 

360° Gradë – BASHKIA VRET QENTË E RRUGËS, SHOQATA ARSA THIRRJE PËR NDALJEN E RAPREZALJES

0

Vrasja e qenve te rruges nga ana e bashkise se Tiranes, ka sjelle indinjate te animalistet ne kryeqytet. Shoqata ARsA i ben apel kreut e bashkise qe te mos vazhdoje me kete krim ndaj kafsheve dhe kerkojne qe te pranojen kerkesat e vullnetareve per adoptimin e tyre.  

Vazhdon raprezalja e Bashkise Tirane, per zhdukjen e te gjithe qenve ne Tirane. Si duket Kryetari i Bashkise, Veliaj ka vendosur qe per cdo qen te zhdukur te mbjelle peme se ndryshe nuk mund te shpjegohet zelli i tepruar per te eleminuar gjithe qente madje dhe ata te kuruar sterilizuar nga vullnetaret. Raprezalja ka vazhduar kete jave pas qendres, pazarit te ri, zones se liqenit, rruges se Kavajes, dhe ne lagjet e Tiranes. Denoncimi vjen nga Animal Rescua Albania. Kryetari sic kishte premtuar e zgjidhi problemin e qenve ne Tirane per pak vite duke i eleminuar fizikisht te gjithe. Nuk kemi me asnje besim te ky projekt famekeq e cfare besimi mund te kesh kur ne krye te ketij projekti eshte Sabriu i kapur me ze e figure pak vite me pare duke i vrare qente ne Tirane. Vullnetaret jane te terrorizuar.  Ata qe duan kafshet e kujdesen me zemer per to, jo duke u paguar si punonjesit e Bashkise me leket e taksapaguesve, por duke sakrifikuar kohen e jeten e tyre per to, iu imponohet te bejne nje kerkese formale gjoja per te adoptuar qente qe ata kujdesen ne territor, duke vene madje ultimatume pasi ne te kundert ata zhduken. Por ne me gjithe deshiren e mire nuk mund ti adoptojme e marrim ne shtepite tona gjithe qente e Tiranes qe ne fakt jane shtuar fale abuzimit, Me fondet e injorances se bashkive tona. Makina e propagandes se Bashkise eshte shume e fuqishme por ne me angazhimin tone mund tja dalim ta demaskojme. Te jeni te sigurte zoti Kryebashkiak qe shume, po shme njerez, turiste e vizitore te Tiranes e qyteteve tona jane te lumtur kur shikojne ato bishtat qe tunden dhe ato syçkat qe feksin nga shkelqimi dhe gezimi kur na kryqezohet shikimi. Shume me te lumtur kur shohin ata neper rruge sesa kur ndeshen me njerez qe uzurpojne hapsira publike pa teklif, hajdute qe na vjedhin neper urbane, ndotes se ambjentit, njerez qe na kerkojne leke te parkojme makinen ne hapsirat e lira publike. Kjo nuk eshte vetem Tirana, Shqiperia jote, Kryebashkiak por eshte dhe Tirana dhe vendi im!!! Ti zoti Veliaj do mbahesh mend si Kryebashkiaku qe zhduke qente nga Tirana.



12 milionë fansa në Instagram

0

Modelja amerikane e cilësuar si mbretëresha e Fitnesit, Jen Selter vijon të jetë protagoniste në Instagram, me postimet e saj të shpeshta. 24-vjeçarja nga New Yorku, i ka ikur të ftohtit që ka zaptuar një pjesë të SHBA-ve dhe ka përfunduar në ishujt Maldive, ku po shijon diellin e nxehtë dhe detin. Jen nuk ndërpret për asnjë moment as komunikimin me fansat e saj, ndërsa poston vazhdimisht foto mjaft ‘të nxehta’ Instagramin e saj, duke bërë që vëmendja të jetë maksimale. Aktualisht, Selter ndiqet nga thuajse 12 milionë fansa në llogarinë e saj në Instagram, duke shënuar një rritje të ndjeshme gjatë muajve të parë të 2018-ës.

18

ZIDANE:DHE PSE NEYMAR MUNGON NUK DO TË JETË NJË NDESHJE E LEHTË NË PARIS

0

Zinedin Zidan, trajneri i Realit të Madridit, nuk i ka humbur shpresat për titullin kampion në Spanjë. Me sa duket, barazimi i Barcelonës ndaj Las Palmasit ka ngushtuar diferencën me vendin e dytë. Atletiko e Madridit tashmë është vetëm 5 pikë mbrapa kryesuesve dhe 15 mbrapa Barçës. Zidan u shpreh optimist: “Barazimi i fundit tregoi se ata mund të ndalen, sigurisht që diferenca është e madhe. Por, mos harrojmë që janë dhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Kemi ndeshjen direkte dhe ata luajnë në Champions. Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur, në futboll ndodh gjithçka. Më tej, trajneri francez u shpreh dhe për ndeshjen e ardhshme në Champions. Madrilenët shkojnë në Paris me një avantazh prej dy golash. Rezultati 3-1 në ndeshjen e parë, kurrsesi nuk është një garanci absolute. “Parisi do të kërkojë të na sulmojë shpejt. Por, ne nuk do të luajmë në mbrojtje, nuk është stili i lojës sonë. Edhe pse Nejmar nuk luan, duhet të mos mendojmë që do të jetë e lehtë. Aty ndodhen lojtarë të tjerë që mund ta zëvendësojnë denjë- sisht brazilianin. Ata do të provojnë gjithçka për të rihapur takimin”. Ndërkohë trajneri bën dhe një parashikim për ndeshjen ndaj Getafes në kampionat. “Do të jetë e vështirë, si çdo ndeshje. Ekipet kur luajnë kundër nesh, kanë një supermotivim”. Ndërkohë Zidan, i pyetur për aktivizimin e Ronaldos në ndeshjen ndaj Getafes, u përgjigj: ” Nuk mund ta them, duhet të prisni ndeshjen dhe ta shihni vetë”. Kujtojmë që portugezi nuk luajti në ndeshjen e fundit ndaj Espanjolit, ku madrilenët u mundën në transfertë vetëm në fundin e ndeshjes. Në ndeshjen ndaj Getafes, ata do të kërkojnë të kthejnë faqe duke kërkuar të sigurojnë pjesëmarrjen në Champions dhe, pse jo, të shpresojnë që kundërshtarët që ndodhen sipër tyre në klasifikim të bëjnë hapa fals.