Ballina Blog Faqe 9220

Vrasësi i Vlorës:I vrava se nuk takoja dot Hysnien

0

“I vrava se nuk takoja dot Hysnien”, kanë qënë fjalët e Kasëm Pirjasit në seancën për masën e arrestit, autori i vrasjes së dyfishtë në janar të këtij viti. Ndërsa nusja e familjes, Hysnie Hoxhallari nuk e ka pranuar krimin, duke thënë se nuk ishte në dijeni. Dy të akuzuarit, kanë dalë para gjyqit për masën e arrestit, për vrasjen e Salkie dhe Olsi Hoxhallarit. Gjykata e Vlorës caktoi masën “arrest me burg”, teksa gjykimi për të dy do të vijojë nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë. Vrasësi i Olsit dhe i të ëmës Salkies, është Kasëm Pirjasi. Ai është një 26-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve i cili kishte një lidhje jashtë martesore me gruan e të ndjerit, Hysnie Hoxhallarin. Por që kur Olsi ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit , ai nuk kishte me mundësi ta takonte 38-vjeçaren e cila është nga fshati Stungë i Fierit, andej nga është edhe vrasësi e po ashtu mblesi për martesën.

SHBA, STUDENTI VRET PRINDËRIT E TIJ NË KONVIKT

0

Policia e shtetit amerikan të Miçiganit arrestoi një student të dyshuar për vrasje me armë zjarri të prindërve të tij kur vajtën për ta marrë nga shkolla për pushimet pranverore. James Eric Davis Jr dyshohet se ka vrarë me armë zjarri nënën dhe babain e tij në konviktin e shkollës një ditë pai kishte dalë nga spitali për përdorimin e drogës.  Viktimat janë Diva Davis 47 vjeç dhe James Eric Davis, i ati, 48 vjeç, sipas stacionit televiziv Wilx. Ata janë qëlluar në katin e katërt të korpusit Campbell, sipas policisë.James Eric Davis u kap pasi u vu re nga një pasagjer në një tren, ndërsa kaloi në fund të kampusit verior në Universitetin Qendror të Michiganit, thanë zyrtarët. Një ligjvënës nga Ilinoisi shkroi në rrjetin social Twitter që familja jetonte në zonën e Chicagos, ku z.Davis (i ati) ka shërbyer si polic deri në momentin e vdekjes. 20.000 studentët e kolegjit, i cili ndodhet 2 orë në veriperëndim të Detroitit, konfirmuan fatalitetin në Twitter të Premten në mëngjes. Policia tha se ishin në kontakt me Jamesin 19 vjeçar, student i vitit të dytë, të enjten mbrëma kur ai u nxorr nga spitali për  një incident shkaktuar nga problemet që kishte me drogën. Studenti Davis mendohet se u largua nga spitali para se të shkonte në kampusin universitar, ku nisën të shtënat. Kamerat kanë kapur të dyshuarin duke dalë nga ana veriore e konviktit dhe ka ecur përgjatë rrugës hekurudhore-thotë për BBC-në polici Larry Klaus. Ai kishte veshur një pulovër blu në momentin e të shtënave, por përgjatë hekurudhës janë gjetur veshje të tjera.

 

Skandali, 16-vjeçarja braktis shkollën për të punuar, pasi familja largohet nga ndihma ekonomike

0

Një familjeje me 5 anëtarë në Cërrik i është hequr ndihma ekonomike nga shteti. Kjo ka detyruar vajzën 16-vjeçare të familjes, që të braktisë shkollën për të punuar, edhe pse nën moshë. Siç shkruan deputeti, familja jeton me pension 104 mije lekë të vjetra të nënës që e përfiton nga babai i vdekur.

RRËFIMI DHE REAGIMI I LUÇIANO BOÇIT:

QEVERIA I KRYQËZON

Ne Cërrikun e mijëra varfërive. Njerëzit janë të revoltuar. Agron Jonuzi 5 veta në shtëpi.
U është hequr ndihma ekonomike pa asnjë arsye.  Nga “sistemi” dmth!
Për këtë arsye vajza 16 vjeçare ka braktisur gjimnazin per t’u punësuar megjithëse nën moshën e lejuar. Agroni deklaron se as fëmijët e tjerë, vajzën në klasë të tetë e as djalin në klasë të katërt, nuk do më t’i dërgojë në shkollë: “Dua t’i heq sepse nuk kam asnjë lek t’i jap të kenë për të blerë diçka, për të ngrënë në pushim – deklaron ai. Lista e detyrimeve veresie është shtuar shumë. “Dua të largohem nga Shqipëria – shton” Jetojnë me pension 104 mije lekë të vjetra të nënës që e përfiton nga babai i vdekur. Nusja e sëmurë rëndë nuk kurohet dot. Xhevair Hamiti Shtatë veta në familje. Dy kurora në një dhomë e guzhinë.
Asnjë nuk punon nga katër në moshë për punë. Pa mundësi për të paguar drita e ujë të cilat i ka me detyrim me aktmarrëveshje që do të thotë plus 10.000 lekë më shumë cdo muaj. I sëmurë, pa ilace, pa ushqime. Asnjë arsye pse është hequr. “Për shkak të pikëzimit-i thonë”.

Vret 16-vjeçarin vetëm pse e kishte parë…Ku po shkon adoleshenca shqiptare?

0

Zbardhet dëshmia e 17 vjeçarit, Devi Lala që vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij dje pasdite në Durrës. Nga dëshmia sherri me Anxhelo Gjokozaj kishte nisur me ‘Pse më sheh!Deshmia: “U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnj dhe u hasa me Anxhelon që po më shikonte. E pyeta Anxhelon pse po më shikonte. Ai më ofendoi, më shau. I thash, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht.Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë. Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjaknxehtësi e sipër. Pasi e qëllova pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku, u tremba dhe u largova.Pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëri-tjetrin. Unë nuk kisha për qellim ta vrisja, thjesht doja të mbrohesha pasi u përleshëm me njëri-tjetrin

Të gjitha tokat bregdetare që i janë grabitur shtetit do të merren

0

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame në një deklaratë për mediat bëri të ditur se qeveria po përgatit një skemë veprimi për pronat në zonat bregdetare, “për ti dhënë fund procesit të turpshëm” të grabitjes së tyre. “Qeveria po përgatit skemë veprimi si nevojë për të sqaruar një pjesë mish mashi me pronat në zonat bregdetare të vendit, me atë pjesë që lidhet me ndarjen e këtyre zonave në mënyrë abuzive, apo AMTP-së. Qeveria synon ti thotë fund këtij procesi të turpshëm dhe t’i rikthejë shtetit pronat e grabitura në këtë mënyrë. Prona, që duke u rigrupuar do të ketë destinacion të qartë, përdorimin në procesin e kompensimit të ish pronarëe dhe investimeve në turizëm. Nga ky fenomen zhvatje ka vuajtur e gjithë zona bregdetare e vendit. Si zona të tilla, Velipoja, Lezhë Shëngjin, Kune Vain, ishull Lezhë, Gjiri i Lalzit, Spille në Kavajë, Seman, Nartë, Orikum dhe të gjithë bregdetin e Rivierës në përgjithësi në jug. Janë ndarë duke i konsideruar si toka bujqësore zona e rërës e plazheve, brezit pyjor të bregdetit, kënetat, ligatinat, moçalet. Janë ndërruar zërat kadastralë”, tha Lame. Por ai paralajmëroi dhe një fenomen të këtyre ditëve të fundit, duke i bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e abuzimeve. “Një pjesë po mundohen të humbasin gjurmët e krimit duke i shitur, rishitur, ndarë e rindarë këto parcela të fituara në rrugë të kundraligjshme. Në këto kushte i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që në padijeni mund të bien në kurthe të tilla, të tregohen të kujdesshëm në momentin që duhet të blejnë toka në zona bregdetare”, tha Lame.

Ndërhyri për të ndaluar grabitjen në Fier, ndërron jetë në spital

0

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë një prej të plagosurve të grabitjes së një pike këmbimi valutor në Fier. Mësohet se Agur Vrenozi, 53 vjeç nuk i ka mbijetuar plagëve të mara nga autorët e ngjarjes së rëndë, pavarësisht se u soll në kryeqytet për mjekim më të specializuar. Vrenozi ndërhyri për të ndihmuar pronarin e këmbimit valutor, por mbeti i plagosur nga plumbat e tre grabitësve, që tashmë janë pas hekurave. Për ngjarjen u arrestuan Zini Fyraj, 37 vjeç nga Sevaster i Vlorës, Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier. Rreth orës 10:55 të së premtes në vendin e quajtur “Zogu i Zi” Fier të tre këta persona nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.

Çmenduri në rrugë, me 213 km/h për të shkuar në festë

0

Policia Rrugore vijon kontrollet e rrepta në fundjavë në rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm, për sigurinë në rrugë. Radarët në autostradën Tiranë-Durrës kanë kapur një drejtues mjeti me 213 km/h, por që nuk i ka ndaluar patrullës së policisë. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit Audi V8 është ndaluar më pas në afërsi të sheshit “Shqiponja” në Tiranë. Arsyeja e shpejtësisë? “Shpejtoja se më pret shoqëria për të festuar në fundjavë”, u ka thënë efektivëve drejtuesi i mjetit. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, policia e shtetit i bën një apel qytetarëve: Argëtohuni në fundjavë, por mos rrezikoni jeten tuaj dhe të përdorueseve të tjerë të rrugës”.Në rruget e Tiranës gjate orëve të para të mëngjesit janë evidentuar 18 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, ndërkohë që mjaft të tjerë janë ndaluar për shpejtësi tej normave të lejuara, që variojnë nga 153-213 km/h.

Berisha kush janë vëllezërit që fshihen pas 613 kg kokainë?

0

Përmes një statusi në facebook ish kryeministri Sali Berisha rendit 7 arsye që sipas tij zbulojnë klanin politik garant të 613 kg kokainë që u kapën mbrëmjen e 27 shkurtit në Durrës. Sipas Berishës pas kokainës kolumbiane me vlerë 180 milionë euro është Edi dhe Olsi Rama. Berisha pastaj ngre disa pyetje  të cilat ai thotë se mund të kuptojë se cili ishte klani politik qe priste drogën nga Kolumbia

Postimi i Sali Berishes

Çdo ore e dite publiku shqiptar kërkonte te dinte kush ishte klani politik qe priste drogen. Sikundër për çdo njeri qe ndoqi komunikatën e policisë, ne te cilën thuhej se u shoqërua droga ne magazinën e Arbri Garden dhe u arrestuan shoferi dhe një punëtor, ishte e qarte se bosët politike u mbrojtën. E vërteta është se qe ne orët e para informacionet u referoheshin si me te mundshme tre klaneve qeveritare. Mirëpo mbasditen e datës 28 shkurt dhe veçanërisht te nesërmen, Durrësi, Shijaku e Tirana gumëzhinin se klani politik i asaj ngarkese ishte fiks Olsi dhe Edi Kristaq Rama. Ndonëse thuhet se ku ka zë nuk është pa gjë, vetëm gumëzhitja nuk mjaftonte për një akuze te mirëqene! Ne fakt shume shpejt gumëzhimës nisen t’i shtohen fët e fët njëra pas tjetrës fakte tronditëse dhe kokëforta qe tashme tejkalonin jehonën e saj dhe flisnin për te njëjtat lidhje politike si ne rastin e Xibrakes. Po shtoj këtu se mburoja politike për futjen e drogës dhe fabrikës se miellit ne rastin e Xibrakes funksionoi shume mire, por shërbimet gjermane me mjetet e tyre zbuluan vendndodhjen e saj.

1-Ne mëngjesin e dt 28 shkurt, Fatmir Xhafa deklaroi se droga u kap ne një aksion te policisë ne bashkëpunim me partneret ndërkombëtare. Me këtë deklarate Xhafa pohoi kështu se policia vërtet prishi aksionin pasi kapi miellin, shoferin e punëtorin e magazinës, dhe njëlloj si ne rastin e Xibrakes amnistoi garantët pronaret e vërtet te mallit.

2- Pas Xhafes, Rama nxori Policinë e Shtetit, e cila me gojën e Veliut te Xhafës përgënjeshtroi ministrin Xhafa dhe deklaroi se Policia se bashku me doganën zbuluan drogën e shoqëruan ne magazinën e Arbri Garden dhe arrestuan punëtorin dhe shoferin, me fjale te tjera mbrojtën klanin politik.

3- Edi Rama paradite heshti si fija e barit. Pas një konsulte te gjate ne kryeministri ai habiti opinionin kur mashtroi duke deklaruar se droga u kap vetëm nga policia shqiptare pa njoftim nga askush madje edhe pa doganën shqiptare. Jo te pakte ishin ata qe menduan se me ketë deklarate Rama po rrihte gjoksin për suksesin. Ne fakt qëllimi ishte tjetër. Rama mohoi njoftimin e partnereve vetëm e vetëm qe te mos mund te akuzohej se u prishen me qellim provat e hetimit dhe u varros mundësia për te zbuluar klanin politik te tij dhe Olsit te lidhur me ngarkesën. Pra deklarata e tij duhej vetëm e vetëm për te justifikuar prishjen e provave dhe hetimit qe kishte si qellim kryesor mbrojtjen e garantit politik. Me një fjale, sipas tij policia nuk kishte njoftim dhe e kapi ne një kontroll rutine, kështu qe nuk kishte si te dinte se kush po e priste drogën. Ndryshe, po te ishte njoftuar me pare per ngarkesën, atëherë do merreshin te gjitha masat dhe do punohej për pritësit e saj politik, por te paktën malli nuk na shpëtoi?!

4- Deklarata e Edi Rames ne Sofje ku tha se e kapem vete drogën, madje dhe se nuk e kapen vende anëtare te BE, tregon se kaq shume i digjte Rames prishja e provave dhe hetimit nga policia, sigurisht me urdhër te tij, saqë detyrohej te bënte dudumin dhe, me deklaratën e tij, sikur lutej mos kujtoni se droga lidhet me vëllanë tim dhe me mua. Ja e kapem ne nuk na shpëtoi, përndryshe nuk do t’a kapnim vete!

5- Po kështu, implikimin e Rames dhe te Olsit e mbështet dhe fakti se një nga lajmet e para qe përhapen me tellallët e tyre për te lare duart me drogën ishte se destinacioni i kokainës nuk ishte Shqipëria, por Gjermania. Qesharake! Qe Shqipëria nuk mund te ishte treg i 613 kg Kokaine ketë e dine edhe bufi, por qe kokaina ishte nisur nga Kolumbia direkt për ne Shqipëri këtë e faktoi komunikata e Ushtrisë Kolumbiane qe thotë se kishte njoftuar autoritetet shqiptare dhe sipas saj vete kapja e drogës ishte një aksion i përbashkët. Ngarkesa e drogës nuk ishte nisur për ne Gjermani, jo se aty nuk ka porte apo se gjermanet nuk konsumojnë banane, por vetëm e vetëm sepse aty nuk kishte dhe nuk ka klane politike ne krye te ekzekutivit qe garantojnë shkarkimin e sigurte te saj!

6- Qe Rama dhe Olsi janë garantët e drogës këtë e dëshmon dhe detyrimi qe Rama i beri Xhafes te lëpije ate qe kishte deklaruar ne mëngjes se droga u kap me bashkëpunim ndërkombëtar. Ai mbasdite detyroi Xhafen te perserise si papagall deklaratën e Rames për te fshehur me çdo kusht aktin kriminal te prishjes se gjurmëve dhe hetimeve, si ne rastin e Xibrakes kur vëllai i Rames përcolli jashtë vendi Genti Xhixhen. Rames i duhej me çdo kusht mashtrimi se ‘nuk dinim gjë dhe se Kokaina u kap aksidentalisht’.

7- Një fakt tjetër qe dëshmon se Rama dhe Olsi janë klani politik i ngarkesës është edhe përpjekja e tij sa banale aq dhe mjerane, me te cilën, njëlloj si i mbyturi qe kapet pas fijes se barit, Rama dhe Olsi përpiqen te mbrohen me origjinën nga Tropoja te menaxherit te Arbri Garden, madje te paraqesë atë si lidhje te PD. Ky argument dëshmon se Rama është ne një hall te madh dhe nga marrëzia akuzon veten. Rolin e plote ne këtë afere te drejtuesit te kompanisë Arbri Garden Cekaj, ku drejtohej ngarkesa me kontenierin me banane ku ishte fshehur droga, do t’a zbardhe dhe duhet t’a zbardhe patjetër drejtësia. Por fakti qe Edi Rama për te shpëtuar lëkuren kërkon te shesë kryetar te PS te Tropojë apo ndonjë individ qe kane marshuar ne mitingje me buste te Enverit si te afert me PD, e akuzon ate dhe fakton se ai dhe Olsi janë jo vetëm te përfolurit kryesor i aferës ‘Xibraka bis’ por te akuzuarit kryesor te kësaj afere! Duke përfunduar ftoj çdo shqiptar, qe për t’u bindur se Rama dhe Olsi i tij janë si ne rastin e Xibrakes dhe ‘Xibrakes bis’ klani i kokainës ne Shqipëri, te shtroje pyetjet:

– Pse Fatmir Xhafa deklaroi se operacioni u krye se bashku me partneret tanë dhe mbasdite deklaroi te kundërtën. Kush e detyroi?

– Pse policia përgënjeshtroi ministrin e vet?

– Kush e urdhëroi policinë te nxjerre gënjeshtar Xhafen?

– Pse Edi Rama deklaroi ne Tirane dhe Sofje se operacionin e kryem vetëm pa partneret ndërkombëtare? Ndërkohe qe Marina Kolumbiane deklaroi se policia shqiptare ishte njoftuar për ngarkesën qe ne momentin e nisjes nga Kolumbia për ne Shqipëri dhe se operacioni ishte i përbashkët?

– Pse mohon dogana shqiptare informacionin e marre sipas prokurorisë shqiptare nga dogana italiane për kontenierin e drogës dhe deklaroi se zbulimi i kokainës ishte operacion i saj me policinë shqiptare?

– Kush e urdhëroi te fshehe informacionin dhe pse u dha ky urdhër?

– Dhe se fundi, çfarë fshihet prapa duelit polici – dogane për meritën e zbulimit te drogës?

Nga përgjigja e këtyre pyetjeve çdo njeri do mund te kuptoj se cili ishte klani politik qe priste ne Shqiperi drogen nga Kolumbia! sb

Alexis ngreh temperaturat

0

Ajo është një balerinë klasike për nga profesioni, por për shkak të linjave të jashtëzakonshme sensuale është kthyer së fundi edhe në një modele të revistës “Sports Illustrated Swimsuit”. Fleksibiliteti i saj duket më i madh se kurrë në setin më të fundit të fotove, me bikini. Alexis Ren ka fituar çmimin e “rishtares së vitit 2018” nga kjo revistë prestigjioze e modës, e cila e mori atë në Aruba për të xhiruar setin e fundit fotografik. Bukuroshja, e cila e ka fituar famën fillimisht përmes rrjetit social “Instagram”, shquhet si për bukurinë e saj, ashtu edhe për dashurinë që ka për udhëtime aventureske. Por asgjë nuk dihej për profesionin e saj parësor, atë të balerinës, gjë që edhe drejtuesit e revistës e mësuan gjatë punës së fundit të kryer me të. Alexis, jo vetëm është rritur duke marrë leksione baleti klasik, por ka shprehur gatishmërinë e saj për audicione për t’u futur në një kompani baleti, kur karriera e saj si modele të marrë fund… Gjë që vështirë të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Pamela Anderson:një burrë nuk mund të plotësojë kërkesat dhe dëshirat e një femre

0

“I vetëm, një burrë nuk mund të plotësojë kërkesat dhe dëshirat e një femre”. Ky është parimi i Pamela Anderson. Në të shkuarën, 50-vjeçarja ka lënë të kuptohej se ka patur “romanca” të shkurtra me Julian Assange, Sylvester Stallone apo Adil Rami, ndërsa tani nxjerr një tjetër emër të bujshëm; Vladimir Putin. Ish-modelja e shndërruar në aktiviste, foli për Piers Morgan ku u pyet për llojin e raportit me Presidentin rus. “Kam pasur kontakt dhe e ruaj ende kontaktin me të që prej lobimit tim në 2009 për të ndalur gjuetinë e fokave”, pohoi ajo, duke qeshur. 50-vjeçarja bëri një tjetër rrëfim pa komplekse, kur tregoi se në një rast, shtatë modele të zhveshura e panë atë duke bërë seks me Hugh Hefner. “Mendova se çfarë mund të ndodhte mes 7 vajzave dhe Hef? U ula në krevat dhe po i shihja, më pas kuptova që po më shihnin ato mua”, tha ajo.