Ballina Blog Faqe 9221

Jessica Shears ndihet më rehat pa rroba

0

Ajo është një nga femrat e famshme, e cila ka deklaruar se ndjehet më mirë kur është e zhveshur sesa me rroba në trup. Bëhet fjalë për 24-vjeçaren, Jessica Shears, e cila vijon të vërë në zbatim dëshirat e saj për të qendruar e zhveshur. Këtë herë ylli i “Love Island” ka ekspozuar format e saj fizike në Dubai. Në fotot e publikuara seksimboli shfaqet në bordin e një jahti e veshur me bikini ngjyrë të zezë. Pak javë më parë ylli i reality show u martua me Dom Lever, në një ceremoni ku nusja dhe dhëndri u shfaqën vetëm me të brendshme.

 

MERREN NË PYETJE KRYEMINISTRI IZRAELIT NETANYAHU DHE BASHKËSHORTJA E TIJ

0

E përditshmja izraelite “Jerusalem Post” raportoi për marrjen në pyetje të kryeministrit të vendit Benjamin Netanyahu dhe bashkëshortes së tij, mëngjesin e së premtes. Në një intervistë televizive Netaniau u shpreh se nuk është fajtor dhe rrëzoi akuzat për korrupsion: “Kam bërë gjithmonë më të mirën për shtetin e Izraelit. Dhe do të vazhdoj ta bëj duke qenë ende kryeministri i vendit. Unë e di se çfarë ka ndodhur, dhe ajo nuk ëshët diçka e paligjshme.” Më tej ai përmendi faktin se në rini ka qenë pjesë e forcave specuale të ushtrisë dhe vëllai i tij kishte humbur jetën në një operacion për shpëtimin e disa pengjeve. Policia në fakt ka kërkuar një proces për dy akuza për korrupsion por për momentin Netaniau do të vazhdojë të jetë në krye të qeverisë. Kjo e fundit dhe mazhoranca e kanë mbrojtur, madje dhe prokurori i përgjithshëm i cili ka kërkuar shtatë muaj kohë për të vendosur nëse do ta çojë në gjyq. Dhe mund të vendosë në fund që të mos ketë asnjë proces. Netanyahu është kryeministri i dytë që ka qëndruar më shumë në pushtet pas Ben Gurion; është i pari që ka lindur në Izrael pas brezit të themeluesve. Është gjithashtu i pari që ka qenë për shumë kohë në objektivin e policisë. Aktualisht akuzat që i janë bërë atij nga policia janë katër, dhe pse në zyrën e prokurorisë janë dërguar vetëm dy. Analistët në vend vlerësojnë se ai do të qeverisë Izraelin dhe për shumë muaj të tjerë, por beteja politike dhe gjyqësore që duhet të përballojë do të jetë shumë e ashpër.

Miçigan, të shtëna me armë në universitet, dy të plagosur

0

Të shtëna me armë janë regjistruar në një sallë qëndrimi në Universitetin Qendror të Michiganit, në Mt. Pleasant. Policia thotë se dy njerëz janë plagosur dhe agresori është i lirë. I dyshuari është një mashkull i zi dhe konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm, sipas deklaratës paraprake të policisë në Twitter. Policia ka këshilluar stafin dhe studentët “të marrin strehim”, sipas Twitter-it të universitetit. Të shtëna me armë u regjistruan në konviktin e Campbell Hall në Universitetin Qendror të Michiganit, sipas raporteve të medias. Incidenti vjen dy javë pas vrasjes në masë në Shkollën e Lartë Stoneman Douglas në Florida, ku u vranë 17 vetë.

99 vjeçari thyen rekordin botëror në Australi

0

Një notar 99 vjeçar australian duket se ka thyer një rekord botëror për moshën e tij në në not në stil të lirë 50m. George Corones  theu rekordin e vendosur prej 56.12 sekondash në një event zyrtar në Queensland – një etapë e re për kategorinë nga 100 në 104 vjeç. Ai klipsoi rekordin e vendosur në 2014-n, duke kapur kështu kohën prej 35 sekondash. Corones, i cili është i pranueshëm për këtë kategori, pasi në Prill mbush 100 vjeç tha se ishte shumë i kënaqur dhe ndihej si “mbi re” nga rezultati. “Ishte një notim ekzempar për mua, i mirëbalancuar…..dhe isha gati të godisja murin shumë fort me dorën time në fund”-i tha ai BBC-së. 99 vjeçari shton se ishte shumë i shastisur nga turma e zhurmshme në “Bregun e artë” të Mërkurën. Eventi, në të cilin ai ishte anëtari i vetën, ishte ngritur enkas për të që të thyente rekordin.   Rekordmeni  Corones, nga Brisbane, thotë se ka qenë një notar shumë i mirë në rininë e tij, por i është rikthyer notit sërish në moshën 80 vjeçare. “Hoqa dorë në fillimin e luftës së dytë botërore dhe nuk e dija që bëja ndonjë notim kush e di çfarë, derisa u tërhoqa nga noti”-thotë ai. “Nisa të notoj sërish për ushtrime fizike”. Ai shton se të garojë ishte një sfidë e vërtetë fizike, por ishte diçka e menaxhueshme me përgatitje. Para garës ai notonte tri herë në javë dhe i nënshtrohej seancave gjimnastikore. “Në këtë moshë do një farë kohe të përgatitesh….lodhesh shumë më shpejt, por nëse e bën me ndjenjë, shpërblimi është stratosferik”-thotë ai. George ia kushton suksesin e tij vullnetit dhe teknikës. Rekordi i mëparshëm ishte 1:31.19, i vendosur nga notari anglez John Harrison në 2014-n. Gara e z. Corones zuri vend pak para garave të notit që zhvillohen muajin e ardhshëm në Australi. Drejtuesi i eventit “Swimming Australia” tha se rekordi varej nga verifikimi i Federatës Ndërkombëtare të Notit.  Corones do sfidojë rekordin në 100m stil i lirë të shtunën në mbrëmje, duke besuar se ai do t’ia arrijë të thyejë rekordin e vendosur 03:23.10, i vendosur edhe ky nga z.Harrison. “Nuk jam më djalë i ri në të gjithë kuptimet, por po shoh vetëm para dhe, e thënë në kofidencë, besoj se do ia dal më së miri”-përfundoi ai.

Grabitja në Fier, Ardi Veliu: Forca e Ligjit do të godasë çdo kriminel

0

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu reagoi pas ngjarjes në Fier, ku dy persona u plagosën si pasojë e një grabitje me armë të një pikë këmbimit valutor. Në një reagim, Veliu përgëzoi policinë e Fierit për kapjen e autorëve, ndërsa tha se Forca e Ligjit do të godasë çdo element kriminal.Vlerësim dhe inkurajim për strukturat e Policisë së Fierit, që në kohë rekord ndaluan 3 autorët e grabitjes me armë të një pike këmbimi valutor. Reagim në kohë e profesional, me gjithë rrezikun që mbarte aksioni i ndjekjes, çka rrit besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit. Kapja në kohë e autorëve është një sinjal domethënës se Forca e Ligjit do të godasë ashper çdo element kriminal, me prioritet ata që tentojnë të agresojnë jetën dhe pronën e qytetarëve. Shërim të shpejtë dy te plagosurve!

Wenger largohet nga Arsenali

0

Wenger është trajneri më jetegjatë në nje pankinë në futbollin anglez, por padyshim dhe ai që ma më pak trofe. Humbja e dytë në 4 ditë me të njejtin rezultat, 0-3 nga Manchester City, duket se ka afruar edhe më shumë fundin e francezit në krye të ‘topçinjve’. Pas Thierry Henry dhe Carlo Ancelotti, emri qe po lakohet më shumë është ai i portugezit që drejton Monaco, Leonardo Jardim. Portugezi që drejton me shumë sukses skuadrën e principatës prej më shumë se 3 vjetësh duket profili i duhur për pankinën e vuajtur në Arsenal. Nëse Arsenal vendos për Jardim do të ishte një përsëritje e historisë, pasi pikërisht në këtë moshë që ka aktualisht portugezi, Ëenger mori drejtimin e Arsenal, pas një suksesi po me Monaco dhe një vit eksperiencë në Japoni në mes. Ndërkohë orët e fundit në Londër është përfolur dhe emri i Arteta, ish-mesfushor i Arsenal dhe aktualisht zëvendësuesi i Guardiolës te City.

Avokati i shoferit të kamionit me 613 kg. drogë:Klienti im është punëtor i thjeshtë që paguhej 250 mijë lekë

0

Me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, të mbetur në tentativë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku dolën para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe hetimeve që vijojnë, Prokuroria kërkoi nga gjykata që seanca të zhvillohet me dyer të mbylluara. Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku u arrestuan për 613 kilogramët kokainë të sekuestruar më 28 shkurt në Durrës. Avokatët Petrit Serjani dhe Maksim Haxhiaj mbrojnë dy të ndaluarit. Ky i fundit mohoi akuzat e ngritura kundër klientit të tij. “Klienti im është punëtor i thjeshtë që paguhej 250 mijë lekë”, tha ai. Sasia rekord e kokainës u kap në dyshemenë e modifikuar të një kontenieri, me banane të porositura nga kompania “Arbëri Garden”. Donaldo Lushaj u prangos si menaxher i kompanisë, ndërsa Armando Pezaku si drejtues i kamionit që transportoi drogën.

Tjetër grabitje, kësaj rradhe në Delvinë

0

Një tjetër grabitje ka ndodhur  në qytetin e Delvinës. Mësohet se pre e grabitjes ka rënë një kambist, Musli Osmani 70 vjeç. Mësohet se kambisti është dhunuar së bashku më vajzën e tij 27-vjeçare pasi autorët i kanë lidhur me litar. Vëllai i i kambistit tha se dyshohet se ishin dy persona dhe se autorët i kanë marrë 25 mln lekë. “Siç thotë ai kishte rreth 25 milion lekë”, tha vëllai Osman Osmani kur u pyet për shumën e grabitur. Ai punonte si kambist prej 20 vitesh, ndërsa mësohet se autorët janë futur gjatë natës në banesë.

Ikja e shqiptarëve jashtë vendit, Rama: Nuk u shua vendi!

0

Shqipëria nuk rrezikon të shuhet as të braktiset me gjithë valën e madhe të emigracionit që e ka përfshirë vitet e fundit. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në emisionin “Debati në Channel One” të Roland Qafokut. Për Ramën kjo është një periudhë historike që ka shoqëruar të gjithë vendet qofshin këto në zhvillim apo të zhvilluara dhe këtu ju referuar Kroacisë, Italisë por dhe Polonisë. E teksa kjo valë emigracioni po merr me vete krahun e punës, Rama ka këtë koment: “Ka një lëvizje demografike  të ndjeshme  drejt vendeve të tjera por është larg së qëni shifra e shuarjes së Shqipërisë dhe braktisjes së Shqipërisë  ashtu sikundër ka dhe një element tjetër shumë të rëndësishëm. Ata që kthehen, kthehen me zanate, me një kulturë tjetër, me njohuri dhe informacion që nuk i kanë këtu”. Si duket për kryeministrin nuk është problem pse shqiptarët nuk shohin të ardhme në tokën e tyre.

Icardi dhe Dybala ‘përjashtohen’ nga Argjentina

0

Trajneri i kombëtares argjentinase të futbollit, Jorge Sampaoli ka lënë jashtë skuadrës dy sulmuesit e Serie A, Icardi dhe Dybala për miqësoret e këtij muaji, kundër Spanjës dhe Italisë. ‘I njoh mjaftushëm mirë që të dy – tha për mediat Sampaoli – për momentin nuk po kalojnë një formë të mirë, madje as Papu Gomez që gjithashtu nuk është grumbulluar. Këto miqësore shërbejnë për të parë të tjerë furbollistë dhe të tjera mënyra te lojës së Argjentinës’ deklaroi trajneri Sampaoli. ‘Gjithësesi këta futbollistë do të jenë në listën rezervë. Kam nevojë të shikoj më shumë zgjidhje. Jam i bindur se do të bëjmë një botëror të madh’, deklaroi Sampaoli, që kohët e fundit është kontestuar për zgjedhjet e bëra. Fillimisht për besimin e madh qe i dha Icardit dhe lënien jashtë të Higuain.