Ballina Blog Faqe 9225

Rama reagon për drogën e sekuestruar

0

NJË OPERACION SHEMBULLOR ME DOMETHËNIE TË MADHE

Operacioni më i fundit i Policisë së Shtetit, kryer në bashkëpunim me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, shënon një hap të madh përpara të shtetit tonë në përballjen me krimin e organizuar. Kapja e një sasie shumë të konsiderueshme kokaine, më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë, përmes ndërveprimit mes agjencive tona ligjzbatuese, ka një domethënie të plotë për vendosmërinë, gatishmërinë dhe aftësinë që po fitojmë dita-ditës në këtë përballje. Por padyshim shumë domethënëse, edhe për integritetin e strukturave tona ligjzbatuese. Të cilat në rastin konkret kanë sekuestruar drogë të fortë me një vlerë 180 milionë euro, nëse do të dilte në tregun europian për ku ishte e destinuar. Edhe fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot, duke nisur nga pikat doganore. Puna e madhe që është bërë për të vendosur nën një kontroll rigoroz pikat doganore, duke filluar nga porti i Durrësit, ku edhe është krijuar një rrjetë efikase kontrolli mbi bazë risku, ka dhënë rezultate të vazhdueshme në aspektin doganor, por në këtë rast ka mundësuar edhe zanafillën e këtij operacioni spektakolar. Po ashtu, me marrjen e sinjalizimit të parë nga Hetimi Doganor, Policia e Shtetit është vënë menjëherë në lëvizje, falë pikërisht bazës së punës së përbashkët që është ndërtuar në funksion të garantimit të kontrollit rigoroz të portit të Durrësit, mes strukturave policore dhe hetimore. I menjëhershëm dhe efikas ka qenë edhe ndërveprimi mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të rënda, çka ka siguruar përfundimin me sukses të plotë të operacionit. Përgëzime të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion dhe për mesazhin e qartë që ky rezultat shembullor i luftës kundër krimit të organizuar u jep të gjithëve! Përgëzime Policisë së Shtetit, që ka hyrë me vendosmëri e gatishmëri të lartë në fazën e re të luftës kundër krimit, ku Forca e Ligjit nuk është vetëm emri i një strukturë të posaçme antikrim, po një vijë sjelljeje e Policisë së Shtetit si e tërë dhe në çdo front. Përgëzime Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që jo vetëm po garanton në vijimësi një rritje konstante të të ardhurave falë përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së punës, por po rrit vijimësisht forcën goditëse kundër evazionit, kontrabandës e trafiqeve. Përgëzime edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda padyshim dhe uroj që hetimet e mëtejshme të kenë të njëjtin sukses si vetë ky operacion entuziazmues.

Basha: Bashkia e Tiranës lavatriçe e pastrimit të parave të drogës e krimit

0

Kryeatari i PD-së Lulzim Basha akuzon  bashkinë e Tiranës se është kthyer “në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës e krimit”

Ekonomia shqiptare është në prag katastrofe. Nuk ka sektor që duket më qartë kapja nga krimi sesa ai i ndërtimit.Boom ndërtimesh i financuar nga cfarë?! Merrni të dhënat  e publikuara sot: Numri i lejeve të ndërtimit për rezidenca për banim është rritur me 80 %. 2016 është viti rekord i drogës, 2017 viti rekord i lejeve të ndërtimit në bashkinë e Tiranës. Kemi rritje drastike të ndërtesave mbi 3 kate. Nuk bëhet fjalë për riparim catish.  200% është rritur numri i ndërtesave mbi tre kate ndërsa vlera monetare sipas vetë të dhënave të INSTAT është rritur me 260%. Ndërkohë % e kredisë në ndërtim është njësoj si një vit më parë. 14.4 % ka qenë përqindja e kerditimit për ndërtimin në 2016, 15 % në 2017. Me çfarë po financohen kullat në Tiranë?! Ta themi haptas bashkia e Tiranës është është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës e krimit. Kjo ilustrohet nga bumi i ndërtimit, në vecanti i ndërtimeve të larta në Tiranë, të cilat nuk kanë asnjë racionale ekonomike dhe asnjë kuptim sa i takon strehimit, pavarësisht prej manipulimit me shifra. Ka lidhje vetëm me paratë e krimit”- tha Basha në një konferencë për median mesditën e sotme. 

Basha thotë se krimi i organizuar dhe trafiku i drogës kanë kapur ekonominë dhe se epoka e kanabisit i ka lënë vendin epokës së kokainës. Prioriteti i qeverise – thote Basha ka qene ta bente Shqiperine “Zone te lire te krimit”

:Në 2016 e mblodhi me hashash. 2017 përdori paratë e hashashit për të shkatërruar procesin politik dhe po kështu në 2017 me infrastrukturën e paratë e hashashit ka kaluar në heroinë, kokainë dhe kapjen e sektorit të ekonomisë me prioritet. Me prioritet turizmin, ndërtimin dhe menaxhimin e mbetjeve. 

PPP janë borxh i fshehur. Bëhen për të pastruar paratë e drogës,shpërdoruar dhe vjedhur paratë e taksapaguesve si rasti i inceneratoreve.   

Kokaina në Durrës, Meta: Rrezikohet siguria kombëtare nga fuqizimi i krimit të organizuar

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta përshëndeti aksionin e fundit të Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Kreu i Shtetit, duke theksuar rrezikun kryesor që i vjen sigurisë kombëtare të vendit nga fuqizimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, kërkoi thellim të mëtejshëm dhe intensifikim të bashkëpunimit të agjencive ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë. Presidenti Meta përshëndet rolin e Anti-Mafias italiane dhe paralajmërimet e saj konsistente për rrezikun që i vjen, jo vetëm Shqipërisë dhe Italisë, por edhe rajonit, nga fuqizimi i krimit të organizuar. Meta thekson në mënyrë të përsëritur domosdoshmërinë për rritjen e kapaciteteve për forcimin e sigurisë së kufijve të vendit, veçanërisht të pikave të kalimit kufitar dhe inkurajon pastrimin e Policisë së Shtetit dhe gjithë agjencive ligjzbatuese nga elementët e inkriminuar, në funksion të përmbushjes me sukses të detyrimeve ligjore dhe kushtetuese.

Espanyol ndal vrullin e Realit në sekondat e fundit

0

Reali i Madridit pësoi një humbje në sekondat e fundit të transfertës katalane, ndaj Espanyolit, me rezultatin minimal 1-0. Pa shumë prej titullarëve, të cilët ishin lënë pushim nga Zidane, Bale, Isco dhe Asensio ishin ata që kishin barrën për të gjetur golin për madrilenët. Por edhe këtë herë uellsiani dhe fantazisti spanjoll nuk bindën, duke u zëvendësuar nga Zidane në pjesën e dytë. Sa përket ndeshjes, Reali dominoi kontrollin e topin, por vetëm kaq, pasi mundësitë e shënimit ishin të njëjta për të dyja skuadrat. Espanyoli gjeti golin e fitores vetëm në minutën e 3-të shtesë, duke befasuar madrilenët me anë të sulmuesit Moreno. Kjo ishte sfida e parë e javës së 26, ndërsa me këtë rezultat Reali mbetet në vendin e 3-të, me 51 pikë të grumbulluara, por rrezikon të parakalohet sërish nga Valencia, në rast se këta të fundit fitojnë në sfidën e tyre nesër.

 

Paloka i thotë legen Bushatit

0

Është shoqëruar me debate dhe tension Komisioni i Jashtëm, ku po mbahet mbledhja me ministrin e MPJ, Ditmir Bushati, lidhur me marrëveshjen e detit me Greqinë. Ndërsa Bushati lexonte kërkesat e opozitës të ndara në disa pika, ka shkaktuar irritimin e deputetëve të PD. I pari që ka shpërthyer ka qenë Edi Paloka, i cili ka ndërhyrë me fjalë ofenduese ndaj ministrit, pasi sipas tij ky i fundit ironizonte duke cituar edhe shenjat e pikësimit në kërkesat e paraqitura prej deputetëve të opozitës. Ministri ka ngritur pyetjen teksa lexonte se nuk e kupton pse duhen dy pikëpyetje. “Kjo është abc-ja në sistemin arsimor se si të mos prodhojmë letra të tilla”, u shpreh Bushati. Në këtë moment ka ndërhyrë Paloka duke i thënë: “Kur të shkoni në bordellot e Brazilit fol kështu. Legen. Mos na trego në gjuhën shqipe”. Nga ana tjetër ministri ka kërkuar nga kryetarja Kodheli që të mbahet qëndrim. “Zërin mos e ngrini, ju kërkoj të mbani qëndrim për epitetet që përdorët. Unë jam i qetë. Tre gjerave nuk kam ça ti bëj; Egos, paranojës dhe Saliut…”, u shpreh Bushati.

Conte do Icardin te Chelsea

0

 

Trajneri i Chelsea-t, Antonio Conte ka kërkuar që londinezët ti vihen pas transferimit të Mauro Icardit. Corriere dello Sport shkruan se “Blutë” nuk janë të kënaqur me formën e sulmuesve aktual dhe në verë do të futen në garë për sulmuesin e Interit. Edhe pas ardhjes së Olivier Giroud mujin e shkuar, Conte beson që Icardi mund ta zgjidh problemin e tij për sezonin e ardhshëm. Italiani e di se Icardi po kërkon kalimin në një klub të madh evropian, ndërsa Chelsea pritet t’i prijë garës për argjentinasin. Kualifikimi i Interit në Champions League është faktor kryesor për qëndrimin e Icardit në Milano. Nëse Interi nuk renditet sipër vendit të katërt atëherë mundet të humbasin sulmuesin e tyre kryesor. Conte e ka të qartë planin për sezonin e ardhshëm dhe Mauro është pjesë përbërëse e projektit të tij. Icardi gjithashtu kërkohet nga Real Madridi dhe së fundmi edhe nga Manchester United.

Shoferi i kamionit me 613 kg.kokainë

0

Djali që shikoni në foto është shoferi i kamionit në të cilin u gjetën plot 6 kuintal kokainë në Durrëës. Ai quhet Armando Pezaku dhe është vënë në pranga të policisë së Durrësit. Mësohet se ai ka deklaruar se nuk kishte asnjë ide se kishte kokainë në kamionin të cilin po e drejtone. Burime zyrtare bëjnë me dije se bashkë me të riun Pezaku është arrestuar edhe shtetasi Donaldo Lushaj. Anija me ngarkesën e kokainës ka mbërritur më 19 shkurt në portin e Durrësit dhe prej asaj dite është mbajtur në vëzhgim.  Policia e Shtetit bën me dije se vlera e ngarkesës me kokainë në treg është mbi 180 milionë euro. Droga ishte e ndarë në 528 pako të mbështjella me natriban .

Kokaina në Durrës, Basha: Me mbështetje të politikës

0

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas sekuestrimit të 613 kg kokaine në Portin e Durrësi. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se rekordi i kokainës është futur në Durrës me ndihmën e politikës.  Basha thotë se kapja e kësaj sasie rekord të drogës është paralajmëruar më parë nga opozita.

Reagimi i Lulzim Bashës

Kapja e 613 kilogramëve kokainë është një kronikë e paralajmëruar nga Partia Demokratike. Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar në Kuvend dhe në media se krimi i organizuar me mbështetje qeveritare, ka marrë nën kontroll trafikun e drogave të forta, kokainë dhe heroinë. Kjo ngarkesë rekord e kokainës nuk mund të kalonte nga Shqipëria pa garanci politike. Këtë paralajmëroi edhe Kryeprokurori i Antimafias de Raho të hënën në Tiranë, kur deklaroi se mafia ka lidhje me politikën shqiptare dhe ka pushtuar policinë. Me këtë rast dua ti shpreh mirënjohjen partnerëve të huaj që drejtuan operacionin me sukses dhe e vunë para faktit të kryer narkoshtetin dhe levat e tij në Shqipëri. Rrokada nga klani Tahiri-Habilaj i kanabisit tek klanet e heroinës dhe kokainës të Xhafajve me kompani, kanë si pikë të përbashkët mbrojtëse, kryeministrin Edi Rama. 613 kilogramët e kokainës, të kapura për shkak të partnerëve tanë, janë tregues se Shqipërinë sot e drejton banda e kokainës, dhe se largimi i saj dhe krijimi i një qeverie anti-mafia është emergjencë kombëtare.

Opozita kërkon Presidentin në seancë dëgjimore, Meta shpreh gatishmërinë

0

Presidenti Ilir Meta, reagon pas seancës dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, ku raporton ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Nënkryetari i Komisionit të Jashtëm, Tritan Shehu ka kërkuar që të thirret në seancë dëgjimore dhe kreu i shtetit për marrëveshjen e detit. “Ministri Bushati foli në shkelje të etikës ndaj deputetëve dhe Presidentit. Që në fillim të fjalës sime do të bëjë kërkesën në emër të deputetëve të opozitës që mbas kësaj mbledhjeje, në një ditë të përshtatshme të organizojmë mbledhje të dytë dhe të thërrasim Presidentin e Republikës. Do e paraqesim dhe me shkrim këtë kërkesë, sepse u bënë shumë lojëra fjalësh mbi të, shumë akuza”, tha Tritan Shehu. “Ilir Meta është i gatshëm të shkojë në parlament dhe t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve lidhur me negociatat Shqipëri- Greqi”, thuhet në reagimin e Presidencës. Meta ka vendosur të paraqitet në Komisionin e Jashtëm Parlamentar për t’u pyetur lidhur me kërkesën që i ka dërguar ministri Bushati për dhënien e autorizimit për marrëveshjen e Detit. Në seancën e zhvilluar tek salla e Byrosë ministri Bushati, tha se ende nuk ka një marrëveshje me Greqinë. “Me sistemin e të gjitha çështjeve që ne ende i kemi të hapura me Greqinë, me uljet dhe ngritjet e marrëdhënies me fqinjin, rruga për një marrëveshje të re nuk ka qenë e lehtë. Ne kemi bërë një hap gjigand përpara se kemi rënë dakord me qeverinë greke për të ulur në tryezën e negocimit për të nisur punën për një marrëveshje të re”, u shpreh ministri i Jashtëm. Më tej Bushati sqaroi se plotfuqishmërinë nuk e jep Presidenti i Republikës, por ai jep vetëm autrorizimin për nisjen e punës për negociatat. Ai tha se Presidenti Meta ka qenë në dijeni të negociatave me Greqinë që kur ai ishte në krye të Kuvendit. “Sikundër Presidenti i Republikës ka qenë kryetari i Kuvendit dhe është zgjedhur me votat e mazhorancës së kaluar dhe ka qenë në dijeni të këtyre zhvillimeve që janë bërë me palën greke dhe shpresoj që në të njëjtën kohë kanë qenë edhe pjesë e vizionit të qeverisë, të reflektuar në programin 2013-2017 dhe në vijim të programit që kjo qeveri ka prezantuar për politikën e jashtme. Nuk lëshon plotfuqishmëri Presidenti. Presidenti ka autorizim dhe në kërkesën që ne i kemi nisur presidentit janë të përcaktuara shumë qartë, objekti, titulli, relacioni, ekipi negociator si në asnjë rast tjetër. Në momentin që Presidenti do të japë autorizimin për këtë gjë në aktin e plotfuqishmërisë që lëshohet nga ministri i Jashtëm do të parashtrohen këto çështje”, tha ai.

Kosovë sigurohen votat për të kaluar Demarkacioni

0

Pas një pauze në seancën e Kuvendit, zëvendëskryeministri Behgjet Pacollit, ka thënë se me deputetët e Vetëvendosjes, nuk kanë biseduar për votë pro demarkacionit, por për kauzën për heqjen e bllokadës. Ai po ashtu ka thënë se janë votat për Demarkacion. Pacolli është shprehur optimist kur ka folur para gazetarëve në pauzën e seancës së jashtëzakonshme. Pacolli ka thënë se ekziston vullneti për të kaluar Demarkacioni, ndërsa pohon se janë votat e nevojshme për ratifikimin e tij. Kur pyetët se nga kush tjetër mund të votohet përveç atyre që janë deklaruar pro Demarkacionit, zv.kryeministri ka thënë se ‘do të votohet nga deputetët e Kuvendit që kanë vullneti e zhbllokimit të gjendjes’. Ai nuk ka treguar se nga cilët deputetë saktësisht pritet që të votohetDemarkacionit.