Ballina Blog Faqe 9248

‘Klloun, të shohim ku do i ulësh mbathjet këtë herë në dëm të shqiptarëve’

0

Klloun e ka emërtuar nënkryetari i PD-së, Paloka, kryeministrin Rama lidhur me deklaratat e këtij të fundit për president të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Paloka shkruan se kreu i qeverisë bën deklarata bombastike por kur vjen puna te interesat e tij është gati të ulë të mbathurat.

Në statusin e tij Paloka thekson se të njëjtën ka bërë Rama në marrëdhëniet me Greqinë dhe Serbinë duke vepruar në dëm të interesave të shqiptarëve kudo ku jetojnë.

‘Kllouni! Pasi ul te mbathurat ne cdo rast e akt ku realisht mbrohen interesat e shqiptareve, del e ben deklarata bombastike pa asnje vlere praktike e qe madje mund te demtojne interesat e shqiptareve kudo qe jetojne.

Te gjithe e mbajne mend se si me deklarata boshe nacionaliste i coi mardheniet me Greqine ne krize e ne menyre krejt te panevojshme. Por ne momentin e pare qe ju desh te veproje e jo te flase uli te mbathurat si per varrezat e ushtareve, per detin dhe per Camerine.

Te njejten gje ben me Kosoven. Bente shoë me mbledhje te perbashketa qeverie, pa asnje vlere praktike e reale, po nderkohe puthej e lepihej me Vucic. Deklaronte gjoja “me guxim” ne Serbi se Kosova eshte e pavarur , (a thua se po mos e deklaronte ky, Kosova do humbte pavarsine ) po nderkohe nga dashuria Rama-Vucic perfitonte Serbia qe hapte negociatat .

Sot ben nje deklarate tjeter bombastike per “President te perbashket me Kosoven “. Te shohim ku do ti uli mbathjet kete here ne dem te shqiptareve.’ shkruan Paloka në Facebook.

Boçi publikon dokumentet: Rama po e prish Teatrin Kombëtar për të fshehur gjurmët e krimit të vet

0

Deputeti i PD-së, Boçi, akuzon kryeministrin Rama se po e prish Teatrin Kombëtar për të fshehur gjurmët e krimit të vet.

Në një reagim në Faecebook deputeti ka publikuar dokumentet dhe radhit arsyet që sipas tij po e çojnë Ramën që të ndërmarrë veprimin për shatërrimin e teatrit edhe pse kundër prishjes së tij janë kundër jo vetëm artistët, por edhe opinioni publik.

Statusi

Debati për Teatrin, duket se po shkon drejt një zgjidhje aspak të mirëpranuar nga artistët e opinioni publik.

Teatri Kombëtar me gjasa do të prishet dhe në vend të tij do ngrihet një godinë teatër. Pavarësisht nga katet ajo do jetë tip kulle, përderisa ndërtohet me PPP.

Godina ekzistuese është pjesë e historisë dhe rrafshimi i saj zhduk një memorie të domosdoshme.

Ndërkohë, restaurimi dhe shpallja monument kuture dhe ndërtimi i një teatri në një vend tjetër do ishte zgjidhja që kënaq palët.

Por presioni i klientelës me një histori me kulla që nis në 1999 me Ramën Ministër Kulture, vazhdon me 2002 me Ramën Kryetar Bashkie (teatri do merrte 25% nga kulla) është rikthyer tani 2018 me Ramën Kryeministër.

Jo vetëm kaq!

Ka dhe një detaj.

Në kohën që ishte ministër Rama dha Teatrin për 5 vite me qera për bingo (1999), duke falsifikuar sipërfaqen e lëshuar nga 575 m2 në 500 m2 dhe duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 100.000 dollarësh, atëkohë shumë stratosferike.

Këtë e bëri sepse sipas ligjit, kur sipërfaqa e një objekti kalonte 500 m2, autoriteti që firmoste sipas parimit socialist 1 dollar 1 m2, ishte Ministria e Ekonomisë jo e Kulturës.

Rama nuk mund ta linte këtë rast të artë. Falsifikoi dhe mori cfarë deshte.

Media e kohës që atehëre nuk ishte bë kazan për Ramën, pak vite më pas (2002), e denoncoi fort aferën (foto).

Në foto njëkohësisht jepet qartë dhe kontrata e Ramës e nxjerrë në rrjete nga K. Çipi (1999) dhe sipërfaqa reale e dhënë me qera e matur dhe e firmosur në 1995 nga inxhinierët.

Kjo duket qartë një arsye më shumë që Rama po insiston të rrafshojë Teatrin Kombëtar.

Kështu ai po kërkon, krahas të tjerave, të fshijë provat e veprës penale të kryer.

Kapen 162 kg kanabis në Greqi, në pranga dy shqiptarët që po e trafikonin

0

162 kilogramë kanabis janë kapur kapur nga policia greke ndërsa në pranga kanë përfunduar dy shqiptarët që po e trafikonin.

Lënda narkotike është bllokuar në Antirio, ku shqiptarët nuk i janë përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar.

Gjatë ndjekjes, mjeti ka dalë nga rrugë në Kompoti dhe policia ka ndaluar 29-vjeçarin që ndodhej në timon si dhe një 23 vjeçar që kishte marrë me qira makinën.

Gjatë kontrollit në mjet u gjetën 98 pako me rreth  162 kilogramë kanabis.

Thellohet bilanci i aksidentit tragjik, pas babait dhe foshnjës 8-muajshe ndërron jetë edhe vajza tjetër

0

Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik në aksin Shkodër-Velipojë.

Pas babait dhe vajzës së vogël 8-muajshe, ka ndërruar jetë edhe vajza tjetër e të ndjerit duke e cuar në 3 numrin e viktimave nga një familje.

Në aksident i u përfshinë mjeti ‘Alfa-Romeo’ ku udhëtonin 5 persona nga një familje, 3 prej të cilëve kanë ndërruar jetë dhe një fuoristradë Hyundai, ku udhëtonin 2 persona, njëri prej të cilëve është identifikuar si Sokol Muja.

4 personat e plagosurjanë në spital ku po kurohen

Aksidenti tragjik në Shkodër, humb jetën babai dhe foshnja 8 muajshe

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër-Velipojë ku si pasojë kanë humbur jetën babai dhe foshnja e tij 8 muajshe, ndërsa në gjendje të rëndë janë dy fëmijët e tjerë të të ndjerit.

Në aksident janë përfshirë mjeti tip Alfa-Romeo me drejtues Mondi Gjergjin i cili ka humbur jetën bashkë me foshnjën e tij 8 muajshe dhe një mjet tip Hyunadi.

Në gjendje të rëndë janë dy fëmijët e tjerë të të ndjerit kurse bashkëshortja dhe dy personat që ndodheshin në mjetin tjetër, janë në gjendje më të lehtë për momentin.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulancat që i kanë transportuar të plagosurit drejt spitalit kurse policia rrugore, po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.

PD nxjerr zbuluar Veliajn: Si gënjeu kryebashkiaku për komunitetin rom (VIDEO)

0

Ditën e sotme, zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, se ka mashtruar qytetarët gjatë vizitës së tij në Shkozë.

Veliaj më 13 shkurt deklaroi se Tirana është kryeqyteti i vetëm në Europë që nuk ka një komunitet rom që jeton në një lagje me tenda.

Kështu, Partia Demokratike ka vëzhguar situatën ën Shkozë të cilën e pasqyron përmes një videoje. Një pjesë e mirë e komunitetit rom jetonin ende në tenda të sajuara, ndryshe nga sa ishte shprehur Veliaj.

KOMENTI I ZHUPËS

Një mashtrim i rradhës i Erioni Betonit. Farsa në kurriz të komunitetit rom me qëllim propagandën e “heroit” Veliaj.

Në kronikat e pergatitura që ju shperndan mediave me email, Veliaj na u shfaq me komunitetin rom ne Shkozë me datë 13 shkurt 2018 për të deklaruar: “ Sot e them me krenari që jemi qyteti-kryeqyteti i vetem në Europe që nuk ka nje komunitet rom që jeton në një lagje me tenda në territorin e qytetit”.

Sa e pamë bashkë me ekipin tim ishim te bindur që ishte mashtrimi i rradhës. Nuk është hera e pare që perdor komunitetin rom për të bërë propaganden e tij.

Shkuam në Shkozë me 15 shkurt , për të parë nëse ishte e vertete deklarata e Veliajt. Aty takuam pjesë nga komuniteti rom që jetonin në tenda të sajuara, pa kushte, me nevoja për ilace dhe me probleme te shumta. Realiteti ishte krejt ndryshe nga videot qe pergatit ushtria e PR të bashkise kur Erioni ndodhet për vizite në Shqipëri.

Ne videon më poshtë keni: videon mashtruese të kryebashkiakut të kullave, Erioni Betonit dhe videon e thjesht me zë dhe figure, me emra konkret ku flasin dhe tregojnë kushtet pjesetare të komunitetit rom në Shkozë.

Gentiana Cakrani mund te quhet ” fenomen ” ne qeverisjen Rama 2

0

Kryetrja e PS-se ne Fier njeherazi dhe n/kryetare e bashkise Gentiana Cakrani mund te quhet dhe fenomen ne qeverisjen Rama 2.Ajo erdhi gati dy vjet me pare ne postin e deges lokale te PS pas zgjedhjeve te radhes te zhvilluara ne kete dege partie.Ne pozicionin mesuese dhe pak e njohor ne shumicen e antaresise ajo u zgjodh kryetare e deges fale mbeshtetjes se kreut te bashkise Armando Subashi.Shume socialiste aktive atehere shprehen nen ze habine se si ajo erdhi dhe ngjiti shkallet e hierarkise partiake.Cakrani vaxhdon te jete kryetare e deges dhe sipas statusit partiak ajo e gezon kete post dhe per dy vite ne vijim.Gentiana nuk dallohet per dalje publike ne ballafaqime apo prononcime mediatike.Po pertej apatise se saj politike cudia vazhdon me kete personazh .Afersisht rreth 6 muaj me pare ajo emerohet n/kryetare e bashkise se Fierit.Ajo vjen me firmen e Subashit ne kete detyre pas levizjeve ne bashki dhe divorcit politik te PS-LSI.Postin e n/kryetarit e mbante perfaqesuesi politik i LSI Vilson Naci.Gentiana Cakrani eshte e “blinduar “tashme me dy poste per nga pesha jo pak te rendesishem ne Fier.Nese Edi Rama ne daljet publike ka thene se nuk do te kete dyzime te tilla postesh per Genten e Fierit ka perjashtim!!!! Ajo hyn e del ne dy zyra ,ne ate te PS-se dhe ate te n/kryetares se bashkise pa thene e pa bere asgje !!!

Avokati nga Laçi përplas patrullën e policisë

0

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Milot, ku është përfshirë edhe një patrullë policie.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur reth orës 02:00, pranë kryqëzimit të Milotit, ku një autoveturë e drejtuar nga një akokat nga Laçi, ka goditur nga pas automjetin me të cilin lëvizte patrulla e policisë së Kurbinit.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i plagosur vetë avokati, pak më lehtë edhe dy efektivët. Mirëpo pas aksidentit, avokati A. Lleshi është larguar nga vendi  i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim.. Ndërsa dy efektivët kanë marrë mjekimet e nevojshme në spitalin e Laçit.

‘Imazh i Kosovës kudo në botë’, Thaçi dekoron Rita Orën me Medaljen Jubilare

0

Pas koncertit madhëshor në Prishtinë, Rita ka marrë edhe një dekoratë para se të largohej nga kufijtë shqiptarë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dekoruar Ritën me ‘Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë’, për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë.

“Në këto dhjetë vjet pavarësi, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë. Ajo karrierën e zhvilloi bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës. Performimi i saj para mbi 300 mijë qytetarëve mbrëmë ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008. Për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë, unë mbrëmë e kam dekoruar Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Faleminderit Ritë. Jemi krenar me ty”, shkruan Haradinaj.

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, mbrëmjen e kaluar dha një koncert me rastin e Festës së Pavarësisë së Kosovës.

Siç i ka hije një patrioteje shqiptareje, edhe Rita ishte veshur kuq e zi dhe për më tepër foli shqip duke mahnitur shqiptarët.

Pas largimit nga Kosova, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora publikoi një mesazh të veçantë për bashkëkombësit e saj.

“Më treguan që ishin rreth 300.000 vetë që erdhën të më shihnin sonte. Urime Dita e Pavarësisë. Nuk mund të isha askund tjetër në botë. Ne e filluam këtë bashkë, nuk mund të isha këtu pa ju.”, shkruan Rita.

 

Rita Ora suprizon shqiptarët me vallen e Rugovës

0

Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, mbrëmjen e kaluar dha një koncert me rastin e Festës së Pavarësisë së Kosovës.

Siç i ka hije një patrioteje shqiptareje, edhe Rita ishte veshur kuq e zi dhe për më tepër foli shqip duke mahnitur shqiptarët.

Në një moment gjatë koncertit, Rita ndaloi dhe u tha personave të pranishëm në shesh, se kishte një surprizë për ta.

Në një përpjekje për të treguar se nuk i ka harruar rrënjët e saj, së bashku me stafin, Rita performoi Vallen e Rugovës.

Pas largimit nga Kosova, Rita publikoi një mesazh të veçantë për bashkëkombësit e saj.

“Më treguan që ishin rreth 300.000 vetë që erdhën të më shihnin sonte. Urime Dita e Pavarësisë. Nuk mund të isha askund tjetër në botë. Ne e filluam këtë bashkë, nuk mund të isha këtu pa ju.”, shkruan Rita.

Më tej, këngëtarja falenderon edhe ekipin e saj, ndërsa ka shtuar se ndihet krenare që është shqiptare.

Falēnderim i veçantë ekipit tim… Afër 10 vjet në lojë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk largohet. Jam falënderuese, Jam krenare, jam shqiptare. Deri herën e ardhshme. Ndalesa e ardhshme, Britania. #Kosova10”, shprehet Rita.

Rita dha një koncert të jashtëzakonshëm në Prishtinë, ku këndoi disa këngë nga repertori i saj, përfshirë edhe projektin e fundit “For You”.