Policia e Korçë arreston kryeplakun e fshatit Biranj me akuzën e pengmarrjes. Në pranga ka rënë Bledi Nurçe, 36 vjeç. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Biranj. “Shtetasi Bledi Nurçe, ka shkuar tek banesa e shtetasit K.R, 19 vjeç e ka goditur fizikisht dhe i ka kërkuar këtij të fundit, të dilte jashtë banese me pretendimin se e kërkonte policia, për ta pyetur në lidhje me vjedhjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetasit L.M, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2018”. Pasi kanë shkuar tek banesa ku kishte ndodhur vjedhja, Bledi Nurçe sërish ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit K.R, me pretendimin se ky i fundit ishte autor i kësaj vjedhje dhe më pas e ka lënë të lire. Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.
Tronditen bursat, rënie rekord në SHBA dhe Azi
Tregjet elektronike në Azi shënuan rënie rekord të martën, pasi investitorët i tërhoqën aksionet nga bursa pas rënies drastike në SHBA. Indeksi i Japonisë Nikkei 225 përjetoi rënien më të madhe në një ditë të vetme që prej 1990-s duke rrëshqitur me 7 përqind. Situata dramatike në bursat e Azisë pasoi rënien me 4 përqind të indeksit Dow Jones, një tregues kyç i tregut të aksioneve në SHBA, për 4 përqind. Kjo ishte rënia më e madhe në më shumë se gjashtë vjet. 2017 ishte një vit i mirë për investitorët kur Dow Jones u rrit me 25 përqind, i ndihmuar nga përmirësimi i ekonomisë, përfitimet e larta dhe normat e ulëta të interesit. Por, rënia nisi javën e kaluar, kur një raport për vendet e punës në SHBA nxiti spekulimet se Rezervat Federale do t’i rrisin normat e interesit më shpejt nga sa pritej. Pas rënies së aksioneve të hënën, Shtëpia e Bardhë tha se bazat e ekonomisë amerikane “mbeten jashtëzakonisht të forta”.Rritja ekonomike e SHBA-së ka qenë 2.6 përqind në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ndërsa shkalla e papunësisë është 4.1 përqind – më e ulëta në 17 vjet.
Lana Del Rey i shpëton rrëmbimit
Këngëtarja me famë botërore Lana Del Rey është gjendur në një situatë të tmerrshme. Një 43-vjeçar kishte bërë plane për të rrëmbyer 32-vjeçaren. Autori i dyshuar është arrestuar nga policia në Orlando, Florida disa momente pasi këngëtarja e ‘Summertime Sadness’ performoi në skenën e Amway Center të premten. Lana Del Rey pas incidentit ka njoftuar fansat me anë të një postimi në Instagram që është mirë. “Unë jam mirë, ju falenderoj për mesazhet. Dhe nesër do të jem në Hotlanta, mezi po pres që t’ju shikoj.” Ajo aktualisht është në turin e saj LA To The Moon. Michael Hunt, i cili dyshohet se tentoi të rrëmbejë këngëtaren u shfaq në gjyq të shtunën në Florida. Gjatë seancës dëgjimore të dielën i dyshuari u filmua duke qeshur. Sipas Orlando Sentinel, policia u alarmua për rrëmbimin e Del Rey pasi një burim anonim i kishte telefonoi për ti thënë se Hunt ka publikuar në rrjetet sociale mesazhe kërcënuese ndaj këngëtares, emri i vërtetë i së cilës është Elizabeth Grant. “Ska asgjë në ato postime që mund të ngjajë kërcënuese apo që unë do të lëndoj dikë. A dua ta takoj unë atë? Po e kam pranuar para jush. A më intereson ajo? Po! A e njoh unë atë? Jo, e njoh vetëm nga këngët e saj,”-i tha Hunt gjykatësit. Gjykata vendosi që ai të qëndronte në burg pasi mendohet se është rrezik për njerëzit.
Të udhëtosh i rrethuar me 20 metra dëborë
Mali Tateyama, një nga tre malet e shenjta të Japonisë, gjatë dimrit bëhet një atraksion i vërtetë turistik. Në dimër, udhëtimi përgjatë rrugës që gjarpëron përgjatë malit është e pamundur. Megjithatë, çdo pranverë, gjithkush që viziton vendin e mrekullueshëm, përballet me një mur të madh dëbore. Muri arrin deri në mbi 20 metra lartësi dhe përfaqëson skajin e një rruge rreth çerek milje, duke formuar një “kanion dëbore” me bazament trotuarin e rrugës. Duket si diçka nga filmi ” Game of Thrones”- një pengesë e akullt dhe e padepërtueshme e krijuar nga diçka më të madhe se forca njerëzore. Por ky mur nuk është i falsifikuar me ndonjë magji të akullt. Çdo mars, flota e buldozerëve fillojnë të pastrojnë borën përgjatë autostradës. Pak nga pak, makinat masive shtyjnë borën nga rruga. Rezultati përfundimtar është një rrugë e drejtuar me makinë, e gdhendur në mes të dy mureve dimërore. Kalimi nëpër rrugën e pastruar të malit është një nga ato përvoja të rralla të jetës që me të vërtetë ju bën të ndiheni të vegjël. Madje, edhe autobusët me turistë duken të vegjël. Pavarësisht se në mars, temperaturat fillojnë të rriten, në këtë zonë është ende dimër në këtë periudhë dhe ata që synojnë ta vizitojnë zonën duhet të marrin masa.
Ylli i Real Madridit feston sot 33 vjetorin
5 shkurti është një ditë e shënuar për Cristiano Ronaldon. Ylli i Real Madridit ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram, ku shfaqet me një tortë në dorë. Krah fotos futbollisti shkruan: “Faleminderit të gjithve për urimet në ditën time të lindjes”. Ronaldo ka zgjedhur që në këtë ditë të shënuar të publikojë një foto vetëm, pa praninë e partneres së tij, me të cilën sipas mediave situata është e komplikuar për shkak të mesazheve që ylli i Real Madridit ka shkëmbyer me një tjetër modele.
Pas dënimit për korrupsion politik, lirohet trashëgimtari i “Samsung”
Trashëgimtari i Samsung Lee Jae-yong është liruar nga burgu pasi një gjykatë e Koresë së Jugut pasi gjykata pezulloi mandatin e tij pesëvjecar. Gjykata e lartë mbajti disa pjesë të dënimit, por u bazua në sjelljen e tij të mirë për ta liruar. Prokurorët mund ta kundërshtojnë vendimin në gjykatën më të lartë të vendit. Në seancën e së hënës, gjykata përgjysmoi dënimin e Lee në dy vjet e gjysmë dhe pezulloi dënimin për akuza të tjera pasi pagoi lirimin me kusht, që do thotë se nuk do qëndrojë më në burg. Ai u arrestua vitin e kaluar për korrupsion politik. Edhe zëvendëskryetari i Samsung Electrnik u dënua për disa vepra si marrja e ryshfetit. Skandali i tyre ndikoi menjëherë në kompaninë ku ranë ndjeshëm fitimet.
Nuk u dorëzua para xhihadistëve, piloti rus shpallet hero
Mediet ruse e kanë quajtur hero, pilotin që u vra në Siri, pasi raportohet se ai vrau veten me një granatë që të mos binte në duart e xhihadistëve që rrëzuan avionin e tij. Sipas medieve, fjalët e fundit të pilotit Roman Filipov, para se të shperthente granaten ishin: Ja edhe një për shokët! Avioni i tij i modelit “Sukhoi 25” u godit ndërsa fluturonte mbi provincën Idlib, e cila kontrollohet nga rebelët. Ai i mbijetoi katapultimit nga avioni, por i gjendur pa rrugëdalje, pas një beteje të armatosur me xhihadistët vrau veten. Mediet ruse raportojnë se Ministria e Mbrojtjes i akordoi pilotit Filipov “medaljen e heroit” të Rusisë, që gjithashtu njihet si “Ylli i Artë”. Rrëzimi i avionit u mor përsipër nga grupi “Hayat Tahrir al-Sham”, ish-bashkëpunëtorë të al-Qaedës. Analistët thonë se kjo është hera e parë, që rebelët rrëzojnë një avion rus, që kur Moska u angazhua në luftime në shtator të vitit 2015, duke i kthyer fatin luftës. Provinca e Idlibit duhej të ishte një zonë uljeje tensioni sipas marrëveshjes mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit. Por luftimet u ashpërsuan në nëntor, duke u pasuar në dhjetor nga ofensiva e qeverisë siriane, e mbështetur nga Moska.
A është Tirana kryeqyeti më i sigurtë?Veliaj thotë po në krahasim me kryeqytet europiane
Mëngjesin e të hënës Erion Veliaj rreshtoi policët e bashkisë para tij dhe deklaroi se Tirana është një nga kryeqytetet më të sigurta në Europë. Kryebashkiaku përmendi disa kryeqytete që sipas tij, Tirana i ka lënë pas në çështjet e sigurisë si Athina, Roma, Milano, Brukseli dhe Parisi dhe sikur të mos kishte jetuar asnjë ditë në Tiranë, tha se i referohej një renditjeje të faqes së internetit Numbeo.
“Ishte një krenari shumë e madhe kur pashë sesi agjensia europiane Numbeo që bën një indeksim të të gjithë statistikave europiane, e nxirrte Tiranën si një nga qytetet më të sigurta sot në Europë. Më shumë kishte pasiguri Athina, Roma, Milano, Brukseli, Parisi, arsyet mund të jenë nga më të ndryshmet, numrat e emigrantëve, situatat informale, çështjet që kanë të bëjnë me terrorizmin, nuk po i hyj kësaj, por statistikat europiane sot na flasin për një kryeqytet që është shumë herë më i sigurt se ç’ka qenë dhe sot renditet me krenari si një nga kryeqytetet më të sigurta në Europë. Kur e thonë kryetarë bashkie, të vendeve europiane që vijnë për të vizituar Tiranën dhe teksa shikojnë statistikat si menaxhohet qyteti ynë, atëherë ndihem dyfish krenar” tha Veliaj në aktivitetin e organizuar me policët e Bashkisë dhe shefat e Policisë së Shtetit.
Në renditjen për Tiranën kanë votuar 63 persona. Pra, bazuar në përceptimet personale të 63 personave, Erion Veliaj sfidon realitetin duke thënë se Tirana është më e sigurtë se kryeqytetet e Bashkimit Europian. A vallë jemi më të sigurtë?
Rita Ora është sëmurë
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora duket se është zgjuar në mëngjes me një lajm aspak të këndshëm. Një problem ka ndodhur me fytin e saj pasi ka laringit të rëndë, por pavarësisht kësaj ajo ka zgjedhur të performojë. Në një postim në Instagram, Rita shkruajti: “Sapo u zgjova për të punuar në Paris dhe ishte ora 8 e mëngjesit kur fillova të shkruaja këtë. Kuptova se dicka nuk shkon. Shkova te një doktor dhe më tha që kam laringit të rëndë dhe një bakter në fyt. Kurrë nuk kam dëgjuar më parë për këtë të dytën. Është gjithmonë e frikshme kur gjëja që përdor më shumë kthehet në gjendje delikate. Mos u shqetësoni! Gjithsesi do përpiqem me maksimumin tim që të performoj me Liam në Paris dhe të ndjek premierën e Fifty Shades Freed! Më uroni fat.”

Performanca e Justin Timberlake në kujtim të Prince, spektakolare
Një performancë e pabesueshme përballë mbi 100 milionë shikuesve në botë ka qenë ajo e këngëtarit me famë botërore, Justin Timberlake në shfaqjen e Super Bowl. Spektakli, i ndjekur në të gjithë botën, ishte një përzierje e ritmit dhe ndjenjës. Gjatë performancës, Timberlake këndoi disa nga hitet e tij më të famshme, të kombinuara me koreografi spektakolare. Shfaqja u bë në kujtim të këngëtarit Prince, duke qenë se u mbajt edhe në Stadium Banka.




