Ballina Blog Faqe 9283

Apeli i Krimeve të Rënda lë në fuqi sekuestron për pasurinë e Klement Balilit

0

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestron për pasurinë e Klement Balilit. Nën sekuestro janë vendosur troje, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes Balili në Sarandë. Sekuestroja e pasurive u be falë bashkëpunimit me sektorin e hetimit të aseteve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Veprimet e policisë janë pjesë e një hetimi të nisur për pastrim parash për Klement Balilin, i cili është shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge. Dyshohet se kjo pasuri dhe të tjera, në pronësi të 44 vjeçarit nga Saranda janë vënë me para të ardhura nga aktiviteti kriminal. Klement Balili është në kërkim që prej një viti pas urdhërit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Në maj të vitit të kaluar, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane e përmendën emrin e tij si drejtuesin kryesor të një rrjeti të gjerë të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Greqi dhe vende të tjera të BE. Ish-drejtuesi i Transporteve në Sarandë dhe dorëheqjen menjëherë pas publikimit të akuzvave dhe u zhduk.

TSIPRAS IRONIZON ME PROTESTËN KUNDËR TERMIT MAQEDONI

0

“Tërmeti dhe miliona protestues mbetën vetëm dëshirë e organizatorëve, ish kryeministrit Andonis Samaras dhe liderit të partisë opozitare Demokracia e Re, thuhet në njoftimin e Kabinetit të kryeministrit të Greqisë, Aleksis Tsipras, pas protestës të së dielës në Athinë. “Në protestë, ashtu edhe siç pritej kishte vetëm mijëra qytetarë. ‘Tërmeti’ dhe miliona demonstrues të shpikur nga organizatorët Samaras dhe Micotakis, të cilët dëshiruan ta përvetësojnë protestën mbetën vetëm dëshirë. Qeveria udhëhiqet nga principi i interesit patriotik, vëmendjes, përpikshmërisë dhe nëpërmjet pozitave të qarta, të cilat kanë për qëllim bashkëpunimin, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe zhvillimin e përbashkët”, vijon më tej deklarata. Gjithashtu nënvizohet se “shumica e qytetarëve grek, të cilët e shikuan protestën nga televizioni, pa dallim qëndrimeve të tyre, janë të bashkuar në besimin se çështjet e mëdha të politikës së jashtme nuk duhet të zgjidhen me fanatizëm dhe jotolerancë”. Policia greke njoftoi se në sheshin Sintagma, protestuan 140 mijë qytetarë dhe jo 1.5 milionë, siç pretendojnë organizatorët. Lidhur me manifestimin ka reaguar dhe ministri i jashtëm, Nikos Kotzias. “Miliona patriotë grekë bënë zgjedhjen e tyre. Kështu që unë vazhdoj me ndërgjegje të qetë dhe përgjegjësi për të negociuar për të mirën e vendit”, nënvizon shefi i diplomacisë greke. Ndërkohë, në Shkup një zyrtar i qeverisë maqedonase ka nënvizuar se ekzekutivi I drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev nuk do të komentojë protestën në Athinë. Kurse lider i opozitës, Hristijan Mickoski, theksoi në një intervistë televizive se zhvillimi I së dielës në Greqi ka dëmtuar perspektivat për një marrëveshje mes dy vendeve për çështjen e emrit. Protesta e opozitës greke erdhi pas intesifikimit të negociatave mes Shkupit dhe Athinës. Sipas mediave greke, ndërmjetësuesi I OKB-së, Mattheë Nimetz, ka vendosur në tavolinë 3 propozime të cilat janë: “Maqedonia e Re”, “Maqedonia e Epërme” dhe “Maqedonia Veriore”. Por opozita dhe partia qeveritare “Grekët e Pavarur” kundërshtojnë me forcë përdorimin e termit “Maqedoni” në emrin e ri të fqinjëve veriorë.

 

Vetingu në Burgje: 130 policë burgjesh me precedentë penalë

0

Rezulton se 130 efektivë të policisë së Burgjeve rezultojnë me precedentë penalë. Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer inspektimin dhe nga verifikimet ka rezultuar kjo shifër bëjnë të ditur burime nga ministria e Drejtësisë. Verifikimi është bazuar në Nenin 17 pika 1/d i Ligjit nr. 10032 “Për Policinë e Burgjeve”, ku thuhet se një nga kriteret e përgjithshme për t’u pranuar në Policinë e Burgjeve është që personi të “mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë”. “Bazuar në verifikimin e kryer nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 persona janë me dënime penale” bëjnë me dije burime të kësaj ministrie. Ministria e Drejtësisë ndërmori procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës së policëve të burgjeve  në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Spektakël dhe gola, Monaco “shtyp” Lyon-in

0

Ka rezultuar spektakolare supersfida e javës së 24 në Ligue 1 mes Monaco dhe Lyon, e përfunduar në fitoren e vendasve 3 me 2.  Pavarësisht se miqtë kaluan shumë shpejt me anë të Mariano Diaz në minutën e 12-të, dhe më pas dyfishimi nga Traore, vendasit nuk u dorëzuan duke barazuar gjithçka brënda fraksionit të parë. Fillimisht Keita Balte ngushtoi rezultatin ndërsa Falcao në tentativën e dytë nga 11 metra larg vendosi barazpeshën. Pas para se ekipet t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve, Keita Balde la me 10 lojtarë Monaco-n pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.  45 minutëshi i dytë pa një Lyon më të etur për gol ndërsa Monaco priste ta godiste në kundërsulm. Goli erdhi me dy minuta nga fundi me anë të Rony Lopez. Pas kësaj fitoreje Monaco ngjitet në vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa Lyon qëndron një vend më poshtë në kuotën e 48 pikëve.

Krokodili një kafshë shtëpiake

0

Një familje indoneziane nuk ka zgjedhur një mace apo qen si kafshë shtëpiake, por një krokodil gati 2 metra të gjatë. Muhhamad Iëan e konsideron krokodilin se pjesë të familjes dhe kujdeset për të si të ishte një kafshë normale duke e larë e duke luajtur me të. E ka quajtur Kojek dhe i jep 2 kg peshk në ditë, si dhe i ka krijuar një pellg në shtëpi ku vijnë njerëz të ndryshëm për ta parë e bërë foto, por nuk i ka sulmuar asnjëherë. Muhhamad e ka blerë krokodilin në vitin 1997, kur peshktari që e kishte kapur nuk e donte.

“Eagles” fitojnë Super Bowl

0

“Eagles” nga Filadelfia triumfuan në edicionin e 52-të të “Super Bowl” duke mposhtur “New England Patriots” të Boston me rezultatin 41 – 33. Është hera e parë që “Eagles” fitojnë trofeun përballë 6 herë fituesve të “Patriots”. Skuadra nga Filadelfia ishte në avantazh për të gjithtë takimin, por pati drithërima në momentet e fundit kur “Patriots” të udhëhequr nga ylli absolut i futbollit amerikan Tom Brady ia doli të kalojë skuadrën momentalisht në avantazh në rezultatin 33 – 32. Por “Eagles” të udhëhequr nga një “quarterback” si Nick Foles nuk u dorëzuan dhe në më pak se 2 minuta u rikthyen në avantazh me një realizim spektakolar. Ndeshja u vendos përfundimisht në përballjet e fundit ku Tom Brady humbi topin duke minimizuar çdo mundësi që “Patriots” të rikuperonin. Ndeshja u mbyll 41-33 dhe Foles u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes. Ashtu siç pritej edhe kjo sfidë mbërtheu para ekranit miliona amerikanë. Për herë të parë në 30 vjet, gjatë zhvillimit të kësaj finale, Trupat ushtarake amerikane Marins transmetuan në internet një spot me synimin për të rekrutuar të rinj e të reja që kanë përballuar e fituar sfida gjatë jetës së tyre dhe që kanë aplikuar sporte si mundja apo Rugby. Super Bowl, ngjarja më e madhe sportive në SHBA, u transmetua nga rrjeti NBC. Një reklamë prej 30 sekondash i gjatë kësaj ndeshjeje kushtonte 7.7 milionë dollarë. Hapja e spektaklit iu besua Pink e cila këndoi edhe himnin amerikan.Ishte Justin Timberlake ai që performoi në pushimin e pjesës së parë. Timberlake i bëri një homazh figurës së Princë i ndarë nga jeta vitin e kaluar duke kënduar “I Would Die For You” ndërsa një pjesë e skenës u ngjyros me rozë bashkë me simbolin e artistit të ndjerë. Timberlake performoi hitet e tij “Filthy”, “SexyBack” dhe “Cry Me A River”.

Stehen Hawking i bie këmbanës së alarmit: Njeriu po shkatërron tokën

0

Stephen Hawking  është një nga astrofizikantët më të njohur e në të njëjtën kohë edhe më pesimisti për të ardhmen e njerëzimit. Ai nuk ngurron që të ripërsërisë sa herë që i jepet mundësia apelin drejtuar të gjithëve; duhet të largohemi nga toka. Thirrja e fundit mbërriti nga Norvegjia, i ftuar në një festival shkencor dhe muzikor, që synonte të ndihmonte të rinjtë të kuptonin shkencën komplekse. “Ka kaq shumë faktorë që kërcënojnë Tokën sot, sa për mua është shumë e vështirë që të jem optimist për të ardhmen”, thotë ai. Por mes goditjes nga një asteroid e një sulmi alien, rreziku më i madh, sipas shkencëtarit britanik është vetë njeriu. “Ne jemi në shterim të burimeve natyrore që ofron toka. Po përshpejtojmë ngrohjen globale, po shkrihen akujt, po shpyllëzojmë planetin dhe po zhdukim kafshët”, thotë Hawking. Sipas tij, në rastin më të mirë njerëzimit i kanë mbetur disa shekuj për t’u arratisur prej këtu dhe në rastin më të keq, disa dekada.

Nisin hetimet për pallatin që rrezikon të shembet në Gjirokastër

0

Nisin hetimet për pallatin që rrezikon të shembet në Kodrën e Shtufit në Gjirokastër. Burime nga prokuroria thanë se do të thirren dhe të merren në pyetje përfaqësuesit e kompanisë që ka ndërtuar pallatin 10 vjet më parë. Duhet thënë se deri në atë kohë kjo zonë ishte e mbjellë vetëm me pisha. Nga ana tjetër, të gjitha familjet janë larguar. Gjatë natës asnjë nga to nuk u lejua të hynte në apartamente, edhe pse disa prej tyre nuk donin të braktisnin shtëpitë. Në të njëjtën kohë,  kryebashkiakja Zamira Rami i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të shpallë gjendjen e emergjencës. Permes një letre dërguar Ramës ajo shkruan se në qytet ka probleme me rrëshqitjet e dherave në tre lagje, “Kodra e Shtufit” ku një pallat rrezikon që të shembet, “Cfakë” dhe lagjen “Punëtori”.  Rami thekson se disa fshatra janë izoluar nga përmbytjet dhe nga shembja e urave, ndërsa edhe akset kryesore kanë probleme me qarkullimin.  Nisur nga kjo situatë, ajo thekson se gjendja e krijuar nuk mund të përballohet nga pushteti vendor, prandaj kërkon ndërhyrjen e pushtetit qendror, përmes shpalljes së  gjendjes së jashtëzakonshme.

Mbyllen lokalet, striptistet në protestë

0

Autoritetet në New Orleans të SHBA mbyllën 8 lokale nate gjatë javë së kaluar nën akuzën e përdorimi të ambienteve dhe përdorimit të lëndëve narkotike në to. Por kjo masë ka lënë të papunë me dhjetëra punonjës, mes të cilëve edhe shumë striptiste, të cilat janë bërë bashkë për të protestuar kundër masës ekstreme të vendosur nga autoritetet. Ndërsa dolën në rrugë për të protestuar, të mbështetura edhe nga shumë njerëz, ato mbanin në duar pankarta ku shkruhej: “Qafa ime, trupi im, dhe paguaj taksa”.

Përmbyten sërish banorët e Vlorës, në disa fshatra niveli i uji shkon në 2 metra

0

Pas përmbytjeve të shumta fundvitin e kaluar në fshatrat e Vlorës dhe Fierit, rikthehen sërish reshjet dhe përmbytjet. Kështu, kanë mjaftuar dy ditë reshje në territorin shqiptar për t’i zhytyr sërish nën ujë shumë banorë të fshatrave të Vlorës. Situata paraqitet problematike në fshatrat Novoselë e Fitore në Vlorë, aty ku niveli i ujit ka arritur në rreth 2 metra lartësi. Të gjitha katet e para të banesave janë pushtuar totalisht nga uji. Ndërkohë, këtë të hënë situata është përmirësuar dhe aktualisht pellgu Levan- Ura e Mifolit- Vlorë ka regjistruar një rënie të nivelit të ujit. Ndërkohë Forcat e Armatosura ndodhen në terren me rreth 150 forca që ndodhen në Levan, Ferras e Novoselë. Aktualisht në Novoselë situata mbetet problematike, ku vetëm dje u evakuuan rreth 70 familje. Një kontingjent i Forcave të Armatosura, i pajisur me dy pompa thithëse ndodhet aktualisht në fshatin Darëzezë, aty ku pritet të ketë grumbullim të ujit gjatë kësaj të hëne.