Ballina Blog Faqe 9285

Manjani: Me arrestime bolshevike nuk shkohet në Europë

0

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani nëpërmjet reagimit të tij në facebook duke shkruar për arrestimet e zyrtarëve apo edhe politikanëve, shigjeton prokurorët dhe gjykatësit të cilët sipas tij zbatojnë sipas qejfit ligjin procedurail.

Në fokusin kryesor të Manjait ishte se me arrestime bolshevike nuk shkohet në Europë.

Më tej Manjani shton se prokurorët e zbatojnë ligjin sipas qejfit dhe sipas përkatësisë ose zellit për tishërbyer më të fortit.

“Për disa prokurorë “qejfi” përcaktohet nga përkatësia politike ose nga zelli për ti shërbyer të fortit në pushtet! Ndaj ka dhe arrestime politike, ashtu siç ka edhe dështime hetimesh për politikanë në pushtet!”- shkruan Manjani.

Ai ve në pahë edhe moskorektësinë e organeve të drejtësisë të cilat nuk zbatojnë siç duhet të gjitha procedurat juridike, duke përmendur edhe argumentet evidente në të cilat prokurorë apo gjyqtarë shkelin procedurat ligjore.

Argumentat që sjell Manjani për të cilat është shkelur procedura gjyqësore nga prokurorët apo gjykatësit:

Çfarë provash kërkon të gjejë prokuroria në banesë, kur shpërdorimi i detyrës hetohet mbi dokumente zyrtare! Pra që gjenden në zyra e jo në banesa.

Se si mund te marrësh në përgjegjësi penale, aq më shumë të arrestosh dikë, me akuzë për një ngjarje që ka ndodhur por që nuk ka lidhje fare me të Akuzuarin?!

Ose si mund të marrësh një masë të dytë arresti, gjatë kohës që po shqyrtohet masa e parë e arrestit më gjykatë, në një ditë pushimi, për një akuzë që sajohet fët e fët, vetëm sa për tu siguruar që të mbahet në burg medoemos!!!

Statusi i plotë i Ylli Manjanit:

Doping edhe në futboll? FIFA hap hetim për skuadrën e Rusisë

0

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka vendosur të hapë hetime mbi skuadrën përfaqësuese ruse në futboll, për shkak të dyshimeve të ngritura së fundmi për përdorim dopingu.

Anëtarë të bordit drejtues të qeverisë së futbollit botëror kanë konfirmuar bashkëpunimin me Grigory Rodchenkov, ish-kreun e laboratorit antidoping të Moskës, që zbuloi skandalin e dopingut.

Gjatë kësaj jave, CAS-i ktheu vendimin për pezullim të përjetshëm të 28 sportistëve rusë dhe reduktoi dënimin e 11 sportistëve të tjerë.

Ndërkohë, Agjencia Botërore e Antidopingut konfirmoi se futbollistët rusë do të testohen për të parë nëse ka pasur shkëmbime të analizave të tyre nga agjentët e shërbimit rus të sigurimit.

Gjykata jep vendimin për 5 të pandehurit lihet në burg Dashamir Xhika dhe Andi Toma

0

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për 9 të pandehurit së bashku me Dashamir Xhikën ish-kreun e ARRSH-së.

Të pandehurit akuzoheshin për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.

Nga vendimi i gjykatës së Elbasanit në burg janë lënë Dashamir Xhika, Agron dhe Kujtim Hysa së bashku edhe me Andi Tomën.

Në arrest shtëpie janë lënë Rexhep Tarba dhe Rezarta Bakçiu.

Shpërdorimi me rrugën Tiranë-Elbasan, arrestohet një ish-drejtues, një tjetër shpallet në kërkim

0

Abuzimi me rrugët dhe shpërdorimin e fondeve, pas arrestimit të ish-kreut të ARRSH, Dashamir Xhika dhe të pandehurëve të tjerë të përfshirë në të, ditën e sotme është arrestuar edhe një ish funksionar tjëtër i ARRSH.

Sipas burimeve të, ditën e sotme është arrestuar Aksel Qurduku i cili ka qenë ish drejtor i Njësisë së Menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë Elbasan. Ndërsa është shpallur në kërkim edhe Alben Alite.

Emri, protestohet në Selanik, nesër në Athinë

0

Mijëra protestues në Selanik të Greqisë i paraprinë protestës së planifikuar për ditën e nesërme në Athinë. Protestuesit bllokuan për 2 orë rrugët e qytetit duke kërkuar që propozimi për zgjidhjen e kontestit me emrin të mos përmbajë termin “Maqedonia”. Protestues kishin ardhur edhe nga qytetet tjera. Për ditën e nesërme në Athinë në sheshin Sintagma është paraparë protesta më e madhe pas protestës së viteve 90 për të njëjtën çështje. Mbi 1500 autobusë janë rezervuar për të sjellë protestues nga provinca të ndryshme. Ajo do të mbështetet edhe nga partitë opozitare, sa kaq prezencën e tyre e kanë konfirmuar opozitarja Demokracia e Re dhe lideri i saj Kiriakos Micotakis. Në protestë pritet të marrë pjesë edhe partia në koalicionin qeveritar “Grekët e pavarur” dhe krerët e Kishës. Ndërkohë grupi anarkist Ruvikonas ka paralajmëruar se “të dielën në shesh do të derdhet gjaku”. Prokurori i Gjykatës Supreme, pas këtij qëndrimi menjëherë ka nisur hetimet. Ndërkohë Autoritetet në Greqi janë duke hetuar dërguesin e mundshëm të letrës kërcënuese ndaj shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias, në të cilën ditë më parë thuhej “kemi tre plumba për ty”. Qeveria greke zyrtarisht ka konfirmuar se Kotzias gjatë javës ka pasur kërcënime edhe përmes telefonit. Ministri i Mbrojtës Civile, Nikos Toskas kërcënimet ndaj shefit të diplomacisë i ka vlerësuar si rrezik serioz. Nga ana tjetër ambasadori amerikan në Athinë, Xhefri Pajet ka komentuar zhvillimet aktuale në Greqi. Në një intervistë për Skai TV, Pajet ka shprehur mbështetjen e SHBA-ve ndaj ndërmjetësuesit Nimic, duke mos dhënë koment mbi planin B të Bashkësisë Ndërkombëtare në rast se dështojnë përpjekjet për marrëveshje. “Përgjigjet hipotetike ndaj pyetjeve të tilla nuk janë ndihmëse të procesit i cili është në vijim. Dua të theksoj se jemi fuqishëm në mbështetje të Metju Nimic. Isha të hënën në Selanik dhe shumë gjëra dëgjova më vonë. Greqia ka një demokraci e cila funksionon mirë. Qeveritë tona besojnë se vendet e Ballkanit Perëndimorë duhet të vazhdojnë procesin Euro-Atlantik. Ne besojmë se këto vende duhet të jenë pjesë e BE-së. Të gjitha këto vende, kuptohet edhe me zgjedhjen e tyre, duhet të jenë pjesë e NATO-s”, deklaroi Xhefri Pajet, ambasador i SHBA-ve në Greqi. Të enjten që lamë pas, ndërmjetësuesi i OKB-së, Metju Nimic qëndroi në Maqedoni ku edhe takoi krerët shtetërore dhe aktorët politik. Nimic duke mos komentuar propozimin konkret për emër të mundshëm, vlerësoi se lëshimi i kësaj mundësie për arritje të dialogut mund të jetë tragjike për rajonin. Nimic theksoi se nga pala greke nuk ka vërejtur ambicieje për cenimin e identitetit të popullit që jeton në Maqedoni.

Itali, arrestohet autori që alarmoi një qytet të tërë me armë

0

Është ndaluar nga policia italiane personi që ka shkaktuar panik sot në rrugët e qytetit të Maceratës. Në bordin e një automjeti tip Alfa Romeo, ai ka hapur në rrugët e Maceratës. Personi i ndaluar është një shtetas italian, banor i qytetit e në momentin e ndalimit ai mbante flamurin italian mbi trup duke thërritur Rroftë Italia. Ai është ndaluar pranë Monumetit të dëshmorëve në qendër të qytetit duke bërë gjestin fashist të përshëndetjes. Italiani ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Bëhet gjithnjë e më e fortë hipoteza se motivi i kësaj ngjarje është hakmarrja ndaj komunitetit nigerian.

Kotzias kundër Nimetz: S’je kompetent për politikën tonë

0

Vetëm disa orë pas letrave kërcënuese adresuar ministrit të Jashtëm, Koztias dhe katër ministrave të tjerë të qeverisë greke dhe pak orë para mitingut të madh që po organizohet në Athinë, vjen përplasja e parë e madhe midis kreut të diplomacisë greke dhe negociatorit të OKB për çështjen e emrit, Mattheë Nimetz. Shkak është bërë deklarata që ky i fundit ka bërë gjatë vizitës së tij në Shkup ku ka thënë se pala greke deri tani nuk është shprehur kundër identitetit kombëtare të popullit fqinj, deklaratë e cila është pritur me mospëlqim të madh nga Athina. Koztias, në një bisedë telefonike, i ka theksuar z. Nimetz në mënyrë të qartë dhe rigoroze se nuk është kompetent për të folur se cila është politika e Athinës për këtë çështje dhe as për ta përshkruar atë, madje në mënyrë të gabuar. “Negociatat mund të bëhen vetëm ne kontekstin e atyre marrëveshjeve që janë arritur në Davos”, i ka thënë ai. Ndërkohë, gjithë mediat greke i referohen sondazhit surprize, siç ato e quajnë, publikuar dje në Shkup sipas të cilit 61% e qytetarëve atje, mbështesin një zgjidhje për çështjen e emrit me qëllim integrimin europian. Sipas sondazhit, 50% e qytetarëve me origjinë sllave mbështesin ndryshimin e emrit (30% plotësisht dhe 20% pothuajse) ndërsa nga qytetarët me origjinë shqiptare kjo mbështetje shkon në masën 95%. (84% plotësisht dhe 11% pothuajse). Gjithashtu 60% e qytetarëve me origjinë sllave besojnë se me ndryshimin e emrit do ndryshojë edhe identiteti ,ndërsa 48% e qytetarëve me origjinë shqiptare besojnë të kundërtën.

Cmëndet moti, rrëzohet një shtyllë tek Shkolla e Bashkuar

0

Pas pemëve të rrëzuara ne lungomaren e Vlorës, moti i keq shkakton dëme edhe në kryeqytet. Dita e shtunë është karakterizuar nga një mot me erë të fortë dhe reshje të dendura. Pasdite një shtyllë elektrike është rrëzuar në zonën pranë Shkollës së Bashkuar ne kryeqytet, ndërkohë që institucionet u bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm.

Historia e tij përloti botën, 9 vjeçari humb betejën me kancerin

0

Historia e Gabriel përloti gjithë botën për shkak të gjestit të dashurisë së babait të tij. I diagnostikuar me kancer në tru, 9-vjeçari nuk ka arritur që ta fitojë betejën e ashpër. Njerëzit u njohën me Gabriel dhe dhimbjen e tij kur babai Josh J-Mash Marshall publikoi një foto që tregonte se kishte bërë në kokë tatuazh shenjën e operacionit të djalit. Pas operacionit djalit të vogël i mbeti një shenjë e madhe e dukeshme në kokë, ndaj babi i tij vendosi që ta bënte tatuazh shenjën në mënyrë që ai të mos ndihej ndryshe. Por Gabriel u largua nga kjo botë dhe kanceri e mundi atë. Lajmi është konfirmuar nga Marshall me anë të një postimi në Facebook ku shkruan se i vogli i tij nuk arriti dot që ti mbijetonte krizës së fundit. “Dhimbja më ka pushtuar zemrën, jo vetëm sepse humba djalin por edhe mikun tim më të mirë.”

Rikthehet tritoli për prishje nga IKMT

0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të shembë nesër në Fier dy objekte me shpërthim të kontrolluar. Objektet, njëri katërkatësh dhe tjetri pesëkatësh, do të shemben në të njëjtën kohë. Për këtë specialistët e IKMT kanë hapur 800 furnella (vrima) në trupat e ndërtesave, ndërsa parashikohet të përdoret 24 kilogramë lëndë plasëse. Për eliminimin e dëmeve janë vendosur në të dy objektet dhe pranë tyre 3 mijë thasë me rërë, si dhe një mijë metra skelë, për mbrojtjen e objekteve të tjera që ndodhen pranë shpërthimit. Po ashtu janë porositur banorët që në orën 13.00, kur parashikohet të kryehet shpërthimi të mbajnë hapur dyert dhe dritaret për të shmangur valën goditëse. Prishja e dy objekteve me shpërthim të kontrolluar, është në kuadrin e aksionit që ka ndërmarrë IKMT në qytetin e Fierit për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qëndrës së qytetit. Aksioni ka nisur që prej ditës së hënë dhe deri tani janë prishur 15 objekte dy dhe më shumë katëshe me funksione të ndryshme shërbimi. Nuk është regjistruar asnjë incident.