Ballina Blog Faqe 9317

Kryemadhi takohet me Bashën, koordinohen lëvizjet e javëve të ardhshme

0

Monika Kryemadhi, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka shkuar pasditen e sotme në selinë blu për një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

BalkanWeb ka njoftuar për këtë takim të dy krerëve të partive opozitare në vend.

Sipas mediave arsyeja e takimit të krerëve mund të jetë koordinimi i zhvillimive të opozitës në javët e ardhshme.

Kujtojmë se më herët të dyja partitë kanë njoftuar për zhvillimin e protestave në javët në vazhdim kundër qeverisë Rama 2.

Në këtë takim ka qënë i pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Makina përplset me trafikndarësen, ndërron jetë shoferi

0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë —Tiranë në afërsi të fshatit Nikel.

Sipas të pranishmëve në vendagjerje të cilët janë shprehur për JOQ.al, një person ka ndërruar jetë menjëherë nga përplasje e fuqishme me trafikndarësen.

Automjeti tip Volkswagen, ka dalë nga rruga dhe është përplasur më hekurat mbrojtës në anë të rrugës.

2-38-600x327

Majko tregon pengesat e hapjes së kufirit me Kosovën

0

Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën është prononcuar për emisionin “Përballë” mbi situatën politike dhe marrëdhëniet me Kosovën.

Në këtë emision Majko ka treguar edhe disa nga pengesat që nuk lejojnë që të hapet kufiri me Kosovën për lëvizjen e lirë të mallrave.

Sipas Ministrit bizneset janë ato që nuk lejojnë që të hapet tregu i lirë me Kosovën për shkak të interesave që ato kanë.

Majko u shpreh se bizneset influencojnë dhe nuk lejojnë që të hapet kufiri midis dy vendeve.

Pas nesh qëndrojnë bizneset dhe bizneset na thonë prit, mos e hap kufirin se më duhet mua koncesioni atje, mos e hap kufirin se ulen çmimet e mallrave, nuk më duhet mua politika, se më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim se sa nga ai drejtim. Pavarësisht se duket sikur qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullat i vendos biznesi”– u shpreh Pandeli Majko.

Peleshi shkarkon 3 drejtorë rajonalë të AKU-së

1

Ministria e Bujqësisë ka shkarkuar tre drejtorë rajonalë të AKU-së.

Gjatë dy ditëve të fundit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit si pasojë e evidentimit të shkeljeve të vazhdueshme në zhvillimin e funksioneve të tyre dhe mospërmbushjen e objektivave për garantimin e sigurisë ushqimorë, ka marrë masën largim nga detyra për drejtorët rajonalë të AKU-së në Qarkun Korcë, Dibër dhe Lezhë.

“Procesi i auditimit të aktivitetit të çdo punonjësi duke nisur nga pozicionet drejues e deri tek roli bazë në AKU, do të vazhdojë në mënyrë të pandërprerë duke mos toleruar asnje rast në mos përmbuyshjen e objektivit kryesor të këtij institucioni, garantimin e sigurisë ushqimorë në vend.” – thuhet në njoftimin e ministrisë.”

Djali masakron të atin 69-vjeçar, ngjarja në Tiranë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Mëzes, ku djali 37-vjeçar ka masakruar me sende të forta të atin duke e lënë të plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të banesës, ku Florian Rica, ka goditur me sende të forta të atin, 69-vjeçarin Mhill Rica, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Motivi i ngjarjes nuk dihet ende por policia po heton për të zbardhur shkaqet e saj.

Nga pohimet e para të familjarëve, ata tregojnë se Florian Rica ka probleme të shëndetit mendor.

Institucioni që do hetojë zyrtarët e lartë, do lidhet me tunel me godinën e Policisë së Shtetit

0

Institucionet e reja të drejtësisë si SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të vendosen në një godine të re, vetëm pak metra larg Policisë së Shtetit. Burime konfidenciale nga qeveria thanë për Report TV se SPAK dhe BKH do të vendosen në godinën ku ka qenë Ministria e Shëndetësisë. Personat që do të hetojnë zyrtarët e lartë për korrupsion dhe krimin e organizuar do të qëndrojnë në të njëjtën godinë.

Plani për të vendosur SPAK-un në godinën ku ka qëndruar Ministria e Shëndetësisë është i mbuluar me mistere dhe mbahet sekret. Por Report TV mësoi se godina ku do qëndrojnë personat që do hetojnë zyrtarët e lartë do të lidhet me një tunel me Policinë e Shtetit. Është menduar që SPAK dhe Policia të lidhen ose me tunel nëntokësor, ose me tunel ajrorë.

Mundësia me madhe është që SPAK dhe Policia të komunikojnë nëpërmjet një tuneli të nëndheshëm, në mënyrë që çdo informacion të mos dalë jashtë këtyre dy godinave dhe të mbahen sekrete të dhënat që do të zbulohen. Arsyeja e lidhjes së dy godinave me tunel, lidhet vetëm me faktin që zyrtarët e lartë të cilët do hetohen të mos marrin të dhënat sekrete duke qarkulluar shkresat dhe çdo informacion do të jetë hermetik mes SPAK dhe Policisë.

Vendosja e SPAK, Byrosë së Hetimit dhe strukturave të reja të drejtësisë tek ish-ministria e Shëndetësisë, vetëm pak metra larg Policisë, është mbështetur edhe nga Ambasada e SHBA. Ministria e Shëndetësisë është zhvendosur tek ish-ministria e Mirëqenies Sociale dhe tek logoja e hequr shumë shpejt prite të vendoset emri i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SPAK dhe BKH do hetojnë zyrtarë dhe ish-zyrtarë e lartë. Mes personave që do hetohen nga këto dy struktura janë deputetë dhe ish-deputetë, kryebashkiak, ministrat dhe ish ministrat, por edhe një sërë drejtuesish të tjerë dhe politikanë karriere.

Heqja e mandateve të deputetëve, reagon Ambasada e SHBA: Provë pozitive se dekriminalizimi vazhdon

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ditën e sotme heqjen e mandateve për dy deputetët Aqif Rakipi edhe Gledjon Rehovica.

Ky vendim i marrë është përshëndetur edhe nga Ambasada Amerikane, e cila në një deklaratë për shtyp thotë së vendimi është një provë pozitive e procesit të dekriminalizimit.

“Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e sotëm nga KQZ për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës. Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri,” shkruhet në deklaratë.

27 vjetori i RD-së, Patozi për mediat: Kam ardhur si ish-kryeredaktor i gazetës

0

Ish deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka qenë sot i pranishëm në festën e organizuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në kuadër të 27 vjetorit të gazetës “RD”.

Në një prononcim për mediat Patozi u shpreh se kishte ardhur në festë për “RD-në” dhe jo sepse e kishte ftuar Basha.

Më herët Basha ftoi Patozin dhe ish-deputetë e tjerë Topalli, Imami, Bregu dhe Patozi në festën e themelimit të PD-së por asnjë prej tyre  nuk shkoi ndonëse themelues.

“ Kam ardhur me bindjen jo thjeshtë si një ish-kryeredaktor i saj, si një gazetar i saj për shumë vite me radhë por më tepër si njëri prej njerëzve në Shqipëri që ka një koncept të qartë se çfarë është liria e medias dhe çfarë është liria e shtypit për një vend demokratik”, deklaroi Patozi për mediat.

E kapën duke tymosur hashash mbi varrin e të atit, detaje të reja nga konflikti i djemve të Azem Hajdarit me 20-vjeçarin

0

Vetëm një ditë më parë, dy djemtë e Azem Hajdarit ranë në prangat e policisë pasi kishin dhunuar një person. Sot zbulohet arsyeja se pse Kirjol dhe Azem Hajdari u përfshinë në një konflikt të tillë të dhunshëm.

Sipas gazetës “Panorama”, dy djemtë e Azemit kanë parë një person duke dhunuar varrin e të atit. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur pikërisht te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Sipas gazetës, më 24 dhjetor djali i vogël i Azemit ka shkuar te varri i të atit një ritual që sipas tij e bënte shpesh.

Mirëpo, kur Azemi është afruar pranë varrit ka parë që aty ishin dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve që po tymosnin hashash te varri i babait të tij. Njëri prej tyre edhe 20- vjeçari Margjeka me të cilin u konfliktuan.

Pas arrestimit në pikën kufitare të Muriqanit, dy djemtë e Azemit u lanë të lirë.

Lëvizja e Arta Markut, kush është prokurori që futet në rrethin e të besuarve

0

Arta Marku ka bërë lëvizjen e radhës në krye të detyrës së saj të re si Prokurore e Përgjithshme e përkohshme.

Kryeprokurorja Marku ka emëruar si këshilltar në kabinetin e saj prokurorin Besnik Cani.  Aktualisht Cani është prokuror në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që më parë ka qënë në Prokurorinë e Shkodrës. Në të njëjtin institucion ku ka punuar më parë edhe Marku.

Pas një periudhe prej afro 2 vjetësh e 3 muaj që shërbeu në Shkodër, Besnik Cani është transferuar në Elbasan në korrik të 2015-ës.

Sjellim ndërmend se më herët Marku ka shkarkuar nga detyra e drejtores së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, në përbërje të së cilës është edhe Sektori për “dekriminalizimin” Rovena Gashin. Vendin e saj e zuri Arqile Koça i cili ishte edhe rival i Arta Markut në garën për kryeprokuror të përkoshëm.

Po ashtu Marku ka urdhëruar shkarkimin nga detyra drejtuesit Petrit Fusha, i cili mbante prej 4 vitesh këtë pozicion. Ai do të vazhdojë detyrën si prokuror sektori, në Prokurorinë e kryeqytetit. Ndërsa vendin e tij e mori Dritan Rreshka.

cani