Ballina Blog Faqe 9316

Berisha bën bilancin: 100 ditët e rekordeve më të zeza të Edi Ramës

0

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një status në Facebook ku ka renditur rekordet negative të 100 ditëve të para të qeverisë Rama.

Ai e cilëson si të grabitur mandatin e dytë qeverisës të Ramës ndërsa i përmend si 100 ditët e aferës Tahiri-Habilaj.

Berisha nuk lë pa përmendur edhe kapjen e drejtësisë me anë të zgjedhjes së Kryeprokurores së përkohshme në mënyrë anti-kushtetuese si dhe përkeqësimin e treguesve ekonomikë të vendit.

Zyrtarizohet ‘Gjuha Shqipe’, votohet ligji në Maqedoni me 69 vota pro

0

Zyrtarizohet gjuha shqipe nga votimi i 69 deputetëve në parlamentin e Maqedonisë.

‘Me 69 vota “PRO” dhe asnjë kundër u votua Ligjin për gjuhën shqipe, nga 69 vota “Pro” nga

të gjithë të pranishmit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë’, raporton agjencia e lajmeve ‘INA’.

Në votim ishin deputetët e partive shqiptare dhe LSDM-ja. Gjatë projekt-propozimit, i cili u shndërrua më tej në projektligj për t’u votuar sot, pati debate të mëdha lidhur me dyshime se kjo nismë po federalizonte shtetin si dhe dyshime mbi llogaritje të mundshme politike.

Debati për ligjin e gjuhëve në kuvend filloi më 5 shtator të vitit të kaluar në Komisionin Kuvendor për Çështje Evropiane, kurse maxhoranca parlamentare miratoi nevojën për votimin e tij në 15 nëntor të 2017-ës.

Sipas këtij ligji, me 25 nene, parcaktohet që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, oragnizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike sipas ligjit, gjuhë zyrtare përpos maqedonishtes është edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë, në mënyrë të caktuar me ligj.

FOTOT AMATORE – A po e grabisin policët bashkiakë këtë tregtar?

0

Policia bashkiake ka vijuar aksionet e saj kundër shitësve ambulantë, të cilët shesin produktet e tyre në hapësira publike pa miratimin e Bashkisë.

Një operacion “i rëndësishëm” është zhvilluar edhe ditën e sotme, në rrugën e pedonales ku një qytetar i pa licensuar po shiste portofola në krah të një prej hoteleve të rrugës.

Nga fotot duken edhe efektivët e policisë, të cilët pasi janë përballur me shitësin e portofolave janë larguar nga ai me një çantë me portofola me vete.

Por është e paqartë nëse efektivët i kanë marrë me vete portofolat, i kanë sekuestruar apo i kanë mbajtur provizorisht dhe më pas ja kanë kthyer tregtarit?

1234unnamed

Berisha denoncon: Banda e Habilajve rrahu dhe mori peng punonjësit e SHISH

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar në faqen e tij të Facebook një denoncim të qytetarit dixhital.

Sipas denoncuesit, i cili pretendon se ka qënë punëtor në parcelat me kanabis në Vlorë, banda e Habilajve rrahu dhe mori peng punonjësit e SHISH.

“Pasi u kapën dhe u goditën, Flori Dibrës telefonoi policinë e Vlorës dhe i tregoi ngjarjen. Policia kërkoi që t’i bëhen foto personave të kapur dhe të lihen të lirë. Nëse ata do të hapnin gojën atëherë do të merrej policia me ta”-denoncon qytetari.

Makina del nga rruga dhe përfundon në lumë, një person humb jetën

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën dytësore Pllanë-Rubik të Milotit, ndërsa raportohet për një të vdekur.

Nga informacionet makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Mat duke shkaktuar vdekjen e një personi.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe po punon për nxjerrjen nga lumi për të parë ka apo jo njerëz të tjerë në automjet.

Memushaj prane transferimit tek skuadra e re.

0

Mesfushori i kombetares Ledian Memushaj me shume mundesi do te nderroje ambjent ne merkaton e janarit. Aktualisht ai eshte pjese e Beneventos ne Serine A italiane skuader e cila ka grumbulluar vetem 7 pike ne 20 jave kampionat, shifra keto qe e bejne Beneventon kandisate kryesore per te rene nje kategori me poshte sezonin e ardhshem. Performancat e mira te Memushaj ne keto 20 jave kampionat kane bere qe per te te interesohen disa skuadra si Chievo, Cremonese, Bari etj. Megjithate destinacioni i futbollistit pritet te jete skuadra e Barit ku aktivizohet edhe futbollisti tjeter i kombetares Migjen Basha. Drejtuesit e klubit te Barit diten e neserme do te organizonje nje takim me palen tjeter dhe pritet qe brenda javes te vije edhe zyrtarizimi i kesaj marrveshje.

Haradinaj anulon vizitën në SHBA, nuk pajiset dot me vizë

1

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka anuluar vizitën e planifikuar për më 11 janar për në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi nuk ka mundur të marrë vizën.

Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i gardës së Ioëas për një media vendase. “Kryeministri Haradinaj ishte i ftuar nga gjenerali Orr, por fatkeqësisht nuk mundi të marrë vizën për të na u bashkuar. Në vend të tij do të marrë pjesë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.”, citohet të thotë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i Gardës së Iowas.

Haradinaj do të merrte pjesë në një aktivitet të organizuar nga komandanti i Gardës Kombëtare në këtë shtet, Timothy E. Orr.

Disa ditë më parë vetë bashkëshortja e Haradinaj, me një status në Facebook, akuzoi mediat se ishin bërë si mediat serbe dhe se Haradinaj nuk kishte asnjë problem me vizën.

Vasili ironizon shkarkimin e Çakos: Drogë pa fund në kohën e tij, duhet të dekorohej

0

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako.

Vasili e ka ironizuar këtë lëvizje pasi sipas tij ata që janë të suksesshëm dekorohen dhe nuk largohen.

Sipas tij, Rama e shiti ish-drejtorin me të cilin priu dhe u bë njësh me bandat dhe trafikantët në zgjedhjet e qershorit.

Statusi

Edhe i “sukseshem” edhe e shkarkuan Haki Çakon.

Te “sukseshmit” zakonisht dekorohen ndersa keta i heqin.

Gjithe ajo droge pa fund ne kohen e Çakos ishte nje arritje e “papare” dhe me parate e se ciles kryeministri bleu zgjedhjet.

Cfare kryeministri mosmirenjohes, si e shiti ish drejtorin me te cilin priu dhe be njesh me bandat dhe trafikantet ne 25 qershor dhe me te cilin na vuri ne faqet e para te te gjithe medias boterore.

15, 16 apo 27? Paloka informacion të ri për datën kur do protestojë opozita, jep edhe një koment për Çakon

0

Edi Paloka, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka dhënë disa detaje të reja lidhur me datën e zhvillimit të protestës që opozita ka paralajmëruar.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se do të ketë një seri protestash deri në rrëzimin e Edi Ramës, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha tha se nisja e tyre do të komunikohet nesër.

Paloka tha se do të jetë pas datës 20 dhe ngurrimi për ta thënë me siguri vjen nga fakti se janë duke u koordinuar strukturat e partive.

‘Do jetë pas datës 20, sepse duhen konsoliduar strukturat. Me shumë gjasë data 27 janar.’, tha Paloka te ‘”News 24’’.

Paloka komentoi edhe shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako, duke qenë në të njëjtën linjë me Bashën se është ‘Koka e turkut’, ndërsa kupola e drogës është Rama.

‘Shkon i buzëqeshur…për t’u shkarkuar’, serioziteti i Palokës për foton ‘’Bye-Bye’ të Çakos, vërtet që tingëlloi ironike.

hakicakopafshim

‘E përkohshmja’ Marku bën një tjetër lëvizje në Prokurorinë e Përgjithshme

0

‘E përkohshmja’ Arta Marku, që u zgjodh mes tymnajës së flakadanëve në Kuvend vetëm me votat e socialistëve, bën një tjetër lëvizje në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas shkarkimit të prokurores Rovena Gashi, Marku që u betua nxitimthi pranë Ruçit, ka ndërprerë menjëherë marrëdhëniet e punës me këshilltarin për mediat, Albi Seranin.

Serani, prej 5 vitesh kryente funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, duke bashkëpunuar me gazetarët shqiptarë. ‘Hashtag.al’ mëson se ka qenë Marku që ka vendosur ndërprerjen e marrëdhënies së punës me Seranin. Nuk ka detaje se cili mund të jetë i përzgjedhuri i Markut.

Serani, pak minuta më parë u ka dërguar të gjithë bashkëpunëtorëve të tij një mesazh, duke u shkruar:

‘Të nderuar kolegë!

Gjatë 5 viteve të fundit kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me Ju. Për mua personalisht, kjo periudhë ka qenë shumë intensive dhe më ka ndihmuar shumë në aspektin profesional.

Unë ndihem shumë i nderuar për raportet e krijuara me gjithësecilin prej Jush dhe shpresoj që rrugët tona të bashkohen sërish, gjithnjë për të ruajtur miqësinë dhe komunikimin korrekt që kemi zhvilluar deri më tani.

Duke Ju uruar të gjithë Vit të Ri të mbarë dhe sa më shumë fat, Ju njoftoj që, duke filluar nga dita e sotme, unë nuk do të jem më pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ju faleminderit për gjithçka!’

albiseraniartamarku