Ballina Blog Faqe 9345

Në pranga 2 shtetas, iu gjet 15 kg drogë në makinë

0

Policia ka vënë në pranga dy shtetas gjatë operacionit të antidrogës të koduar “Miloti”.

Gjatë operacionit shërbimet policore zbuluan dhe  sekuestruan 15 kg lëndë narkotike marjuanë.

Bëhet me dije se të arrestuarit janë Alfred Lleshaj, 29 vjeç dhe Shkelzen Lleshaj, 38 vjeç, të dy banues në fshatin Gallatë, Kurbin.

Arrestimi i tyre u bë i mundur ditën e diel në vendin e quajtur Ferr Shkopet, Milot.

Në bagazhin e mjetit tip Benz, u gjetën dhe sekuestruan 15 kg lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë.

Gjithashtu, në cilësinë e proves materiale u sekuestrua edhe mjeti  i tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Gjendja e mjerueshme në spitalin Nënë Tereza

0

Ish-kryeminitri Sali Berisha, ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një video, të cilën i ka dërguar një qytetar dixhital, ku shikohet gjendja e mjerueshme në spitalin Nënë Tereza.

“Pershendetje
Z, Sali Berisha
Ndodhem te Spitali Nene Teresa 
Tu bere nje Visit njej Njeriut Tim
Por Kur pash nje Pacient te Semure nje nje Krevat kam ngel Pa mend
E kishin Vuar si ne Sendilet e Ifave te Enverit se Krevat une smundem ta Quaj ket
Po te dergoj dhe Foton
Me Respekt”, 
ka shkruar qytatari në mesazhin e dërguar kryeministrit. 

Ndiqni videon:

Përfundon procesi tek Akademia e Shkencave, Beqiraj zgjidhet kryetar

0

Ka përfunduar procesi i zgjedhjeve për kryetarin e ri tëAkademisë së Shkencave.

Në krye të Akademisë u zgjodh ashtu siç pritej Gudar Beqiraj.

Beqiraj ishte i vetmi kandidat në garë.

Në postin e zv/Kryetarit u zgjodh Myrteza Korkuti që deri sot mbante vendin e Kryetarit.

Gara e sotme tek Akademia e Shkencave ishte një këmbim postesh mes dy personash.

Mungesa e platformave dhe pranimi për një reformim të kësaj akademie, përhapi një debat të gjerë.

Megjithëse Kryeministri Rama bëri thirrje për ndalim të farsës, gara vijoi normalisht.

INSTAT-i anketon punonjësit, rreth 90 përqind janë të pakënaqur

0

INSTAT për herë të parë realizoi gjatë vitit 2016, Anketën e Kënaqësisë së Punonjësve. Burimet zyrtare të institucionit pohuan se kjo anketë pati si objektiv kryesor analizimin e qëndrimeve dhe perceptimeve të stafit të INSTAT si dhe identifikimin e çështjeve të cilat kërkojnë vëmendje për t’u zgjidhur në vitet në vazhdim.

Cilësia e statistikave zyrtare të prodhuara apo kënaqësia e përdoruesve të INSTAT, lidhet drejtpërdrejtë me motivimin dhe profesionalizmin e punonjësve. Punonjësit e INSTAT kanë shprehur vlerësim pozitiv për punën që kryejnë, por pothuajse të gjithë punonjësit, rreth 90,65 % mendojnë se paga e tyre nuk është e përshtatshme për punën që ata realizojnë.

Niveli i kënaqësisë së punonjësve në INSTAT është mesatarisht rreth 3,53 ose i shprehur në përqindje rreth 70,6 %. Ky indikator është matur në shkallën nga 1 deri në 5.

Niveli i kënaqësisë së punonjësve sipas grupmoshës është më i lartë për punonjësit mbi 50 vjeç, ndërsa punonjësit nga 30-49 vjeç janë punonjësit më të pakënaqur. Punonjësit e INSTAT janë më të kënaqur lidhur me marrëdhëniet me eproret, natyrën e punës si dhe perceptimin e imazhit.

Në fund të vitit 2016, INSTAT kishte 199 punonjës në total ndaj 216 pozicioneve të strukturës. Ndër ta, 161 janë punonjës civil nga të cilët 5 në periudhë prove dhe 156 punonjës me status të nëpunësit civil.  Stafi i INSTAT-it përbëhet kryesisht nga gjinia femërore. Megjithë ndryshimet që solli struktura organizative e vitit 2015, përqindja e vendit që zëne femrat është 72 % kundrejt meshkujve me 28 %

Modeli për krijimin e indikatorit të nivelit të kënaqësisë së punonjësve është ndërtuar sipas AmericanCustomerSatisfactionIndex (ACSI) dhe mori në konsideratë këto faktorë: Ambientet e Punës, Natyrën e Punës, Marrëdhënien me Koleget, Marrëdhënien me Eproret, Informimin mbi ngjarjet e ndryshme, Perceptimin e Imazhit. Avantazhi i përdorimit të ACSI është se ky model është i përshtatur për të matur nivelin e kënaqësisë në sektorin publik. Shkalla e përgjigjes, e llogaritur si raport i numrit të punonjësve që kanë plotësuar anketën ndaj numrit të punonjësve që ka aktualisht INSTAT, shprehur në përqindje rezultoi 86,3 përqind.

Marrë nga: Monitor

Thellohet deficiti në energji, bie prodhimi e rritet konsumi

0

Nga suficit vitin e kaluar prodhimi i energjisë elektrike në raport me konsumin ka pësuar një deficit të fortë në gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të INSTAT për bilancin e energjisë elektrike në gjashtëmujorin  prodhimi i energjisë elektrike në totale nga HEC-et publikë dhe ato private ka pësuar një rënie vjetore me 25.9 për qind, teksa konsumi është rritur me 8 për qind si pasojë e rikthimit në punë të kompanive të mëdha të industrisë ARMO dhe Kurum.

Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, rezultoi me rritje duke arritur vlerën 1.080 GWh nga 776 GWh në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016. Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti 361 GWh në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 nga 1.289 GWh në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike është 3.012 GWh nga 4.066 GWh energji të prodhuar në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.

Me rënie të prodhimit të energjisë elektrike, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, kanë rezultuar të gjithë prodhuesit e energjisë, si hidrocentralet publike (-26,9 për qind) dhe hidrocentralet private dhe koncensionare (-23,8 për qind).

Rënia e prodhimit të energjisë elektrike në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 ka ndikuar në rritjen e importeve dhe rënien e eksporteve të energjisë elektrike. Importet bruto (energji në marrje) u rritën me 39,2 për qind ndërsa sasia e eksporteve bruto (energji në dhënie) u ul me 72,0 pë rqind, krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.

 HEC-et private  kontribuojnë me 32% të prodhimit

Hidrocentralet publike kanë realizuar 67,4 për qind të prodhimit të energjisë elektrike për gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 nga 68,4 për qind që realizuan në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016. Përqindja që zënë hidrocentralet private dhe koncensionare në prodhimin neto vendas të energjisë elektrike është 32,6 për qind nga 31,7 për qind që zinte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Humbjet rënie 1.6%

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2017, humbjet në rrjet kanë rënë me 1,6 për qind. Ndikim në këtë rënie kanë patur uljet e humbjeve teknike në shpërndarje të cilat përbëjnë 61,7 për qind të humbjeve gjithsej në rrjet si edhe rënia e humbjeve dhe konsumit vetjak në transmetim që përbën 8,0 për qind të humbjeve gjithsej në rrjet.

Në këtë periudhë, humbjet në rrjet janë 1.021 GWh nga 1.037 GWh që ishin në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016. Humbjet në shpërndarje janë rritur me 0,8 për qind krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar si rrjedhojë e rritjes së humbjeve jo teknike në shpërndarje prej 21,5 për qind.

Humbjet në transmetim, ndryshe nga gjashtëmujorët e viteve të kaluara, këtë gjashtëmujor kanë rezultuar me rënie. Humbjet në transmetim ranë me 23,1 për qind duke përbërë 8,0 për qind të humbjeve në rrjet nga 10,2 për qind të humbjeve gjithsej në rrjet që zinin në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.

Konsumi rritje me 7.8%

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017, u rrit me 7,8 përqind duke arritur vlerën 2.710 GWh nga 2.515 GWh që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016.

Ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët, e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë të cilët kontribuuan me +7,0 pikë përqindje në gjashtëmujorin e parë të 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 përkundrejt kontributit prej +0,8 pikë përqindje të energjisë së konsumuar nga konsumatorët familjarë.

Marrë nga Monitor

Kontrollet në rrugë nga policia, në një muaj hiqen 500 leje drejtimi

0

Prej gati një muaji, akset rrugore të vendit po mbikëqyren nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, një strukturë e posaçme e ngritur me qëllim ndëshkimin e shkeljeve të rënda, edhe në zona ku strukturat lokale kanë vështirësi për arsye familjariteti.

“Puna e njësisë është të jetë e pranishme në gjithë territorin e vendit. Konstatimet kryesore janë që shkak për aksidente bëhen shpjetësia tej normave, parakalimet e gabuara dhe kundravajtjet apo mungesa e rripit të sigurimit”,deklaron Luan Lami, përgjegjës i njësisë.

Gjatë kësaj periudhe kjo njësi ka pezulluar më shumë se 500 leje drejtimi, ndërsa “rrjetës” së saj nuk i kanë shpëtuar as zyrtarë të lartë. Sipas burimeve, patenta i është pezulluar edhe një deputeti, një prokurori dhe disa zyrtarëve të shërbimit diplomatik pasi shkeljet regjistrohen në sistem në mënyrë automatike.

Mes personave që janë ndëshkuar janë edhe 70 shtetas të huaj. Edhe vetë njësia e posaçme mbikëqyret direkt nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke i hequr kështu çdo mundësi tolerimi në rastet kur shkelësit e ligjit njihen me policët.

Lezhë, banorët që s’paguajnë taksat do përfshihen në faturën e ujit, Bashkia: Jemi dobët me tarifat…

0

Bashkia Lezhë ka planifikuar të përfshijë tarifat e taksave vendore tek fatura e ujit të pijshëm.

Kjo masë vjen për shkak të mospagesës së taksave nga qytetarët.

Drejtori i Shërbimeve në këtë bashki, Ndue Lushi thotë:

Jemi mjaft dobët me tarifat familjare. Po punohet që ta kalojmë tarifën e pastrimit me faturën e ujit të pijshëm.

Kodheli mban fjalimin e fundit: Falenderoj Ramën dhe Metën, jemi vend dinjitoz

0

Mimi Kodheli ka mbajtur sot fjalën e fundit para ushtarakëve të Forcave të Armatosura, si ministre.

Kodheli është përshëndetur me ushtarakët dhe ka falenderuar Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta.

Falenderoj kryeministrin Rama dhe presidentin Meta për gadishmërinë e treguar për dekretimin e gjeneral Kollçakut. Normaliteti i Republikës së Shqipërisë, duhet të jetë dhe fatmirësisht është sot mbi dëshirat personale. Sot po tregojmë se ky vend është normal, i rregullt, dinjitoz dhe aleat i strukturës më të rëndësishme ushtarake, NATO. Kjo është hera e fundit që marr pjesë një një aktivitet të tillë të zgjeruar në cilësinë e ministres së Mbrojtjes.”, tha ndër të tjera Kodheli.

Vendin e Kodhelit do ta zerë Olta Xhaçka.

Deputeti i PD-së ndërhyn në debatin Nano-Fuga: Ideator i koalicionit të qelbësirave

0

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka ndërhyrë në debatin e krijuar mes akademikut Artan Fuga dhe publicistit Mustafa Nano.

Në një postim në Facebook, Spaho shkruan se Nano është ideator dhe inspirues i koalicionit të qelbësirave.

Eshte ideatori dhe inspiruesi i koalicionit te qelbesirave”,-shkruan Spaho.

Zjarret djegin luginën e Drinos në Gjirokastër, shkatërrohet ekosistemi

0

Zjarret e ndezura në vendin tonë vijojnë të djegin sipërfaqe të konsiderueshme.

Në Gjirokastër, një nga qytetet më të prekura nga zjarret, vatrat kanë djegur të dyja anët e luginës së lumit Drino, duke shkatërruar ekosistemin.

Specialistët thonë se rekuperimi i këtij dëmi kërkon dekada.

Është shkrumbuar thuajse gjithë pjesa e Malit të Gjerë nga të dy krahët. Bashkë me florën digjet edhe fauna, lepuri, dhia e egër, dhelpra e ariu, që nuk i largohen dot zjarrit. Zjarret shkaktojnë katastrofa që për t’u rekuperuar duhen disa vite, sepse bashkë me ta dëmtohet e gjithë sipërfaqja e parë e tokës”, – shprehet Kleanthi Mandi, ekspert biolog.