Ballina Blog Faqe 9346

Nga kostumet sportive tek peshqirët, qeveria “vesh” Doganat, Gardën dhe Renean

0

Ministria e Brendshme ka hapur procedurat për blerjen e uniformave për 3 institucione, për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Gardën  e Republikës dhe RENEA-n.

Fondi limit i vënë në dizpozicion për Doganat është 32 milionë lekë dhe synon pajisjen e inspektorëve me uniforma, veshmbathje .

Janë të paktën 805 veshje ku pjesën më të madhe e zënë veshjet operacionale dhe më pak ato të ceremonialit që konkretisht janë vetëm 2.

Për rastin e uniformave të Gardës së Republikës fondi limit I vënë në dispozicion është 10.1 milionë lekë. Në objekt të tenderit është sigurimi i kostumit të punës për oficer e nënoficer, (2 kapele, 1 xhaketë, 2 palë pantallona për efektivin oficer e nënoficer, 1 pale pantallona dhe 1 fund për efektiv oficere e nënoficerë).

Në total sasia për gjithë elementët e veshjes arrin në 5555 duke llogaritur në një të vetme edhe emblemat apo shenjat e emrit. Për repartin e RENEA synohet të blihen uniforma sportive me një fond që nuk duhet të kalojë 1 milionë lekë.

Në total janë parashikuar 240 kostume sportive të ndarë për dimër dhe verë si dhe blerje peshqirësh. Shuma totale për të tre lotet e procedurës së fundit të ministrisë është 44.4 milionë lekë.

“Jo diktaturës, jo Gramoz Ruçit”, të Përndjekurit thirrje për tubim

0

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë do organizojë një tubim ditën e hapjes së Kuvendit.

Synimi i këtij tubimi është protesta kundër vendosjes së Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit shqiptar.

Shoqata njofton se:

 

“Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politikë të Shqipërisë organizon ditën e hapjes se Legjislaturës se re te Kuvendit te Shqipërisë një tubim proteste  kundër rikthimit ne krye te Kuvendit te Shqipërisë  dhe te qeverise shqiptare  ish drejtuesve te larte te diktaturës komuniste dhe pinjollëve te tyre gjenetike e politike  si dhe pjesëtareve te policisë  politike te komunizmit Sigurimit te Shtetit .

Te përndjekurit politikë antikomunistë vlerësojnë  zgjedhjen e ish  ministrit te fundit te brendshëm te diktaturës komunistë ne krye  te parlamenti dhe pjesëtareve te Sigurimit te  Shtetit dhe pinjollëve  te  Byrosë Politike te PPSH dhe  institucioneve te tjera te diktaturës  si një kërcenim real për lirinë demokracinë dhe shtetin ligjor , fyeje për martiret dhe viktimat e  terrorit komunist  dhe rrezik për të gjithë shqiptarët që besojnë ende  tek lirinë ,demokracia , shati ligjor , prona , familja  dhe dinjiteti njerëzor.”

Berisha: Palmat e thara, rruga e Arbrit, këto janë sukseset e Ramës në infrastrukturë

0

Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një videopostimi në Facebook, ka publikuar dështimet e kryeministrit Edi Rama në infrastrukturë.

Postimi i Berishës në Facebook:

Elbasan, procedohet penalisht 67-vjeçari, dogji 2 dynym barishte dhe ullinj

0

Policia e Elbasanit ka referuar materialet hetimore në prokurori për një 67-vjeçar, i cili dyshohet se ka djegur 2 dynym barishte dhe ullinj.

Shtetasi B.Ç., 67 vjeç banues në fshatin Godolesh në vendin e quajtur Pjeç nga pakujdesia dyshohet të ketë  djegur me zjarr një siperfaqe 2 dylym, barishte e ullinj.

Gjithashtu janë djegur pjesërisht 35 rrënjë ullinj të moshave të ndyshme,’-sqaron Policia.

Qeveria e re, reagon Kokëdhima: Ministrat e rinj, eunukë e servilë

0

Në nisje të Asamblesë Kombëtare të PS-së, ka ardhur një reagim nga Koço Kokëdhima, ish-deputet i PS-së.

Kokëdhima, me anë të një postimi në Facebook shprehet se mbledhja e kësaj është fiktive, pasi sipas tij, ministrat e rinj do jenë servilë të Kryeministrit dhe leva të tij.

 Nuk ka rëndësi e peshë në vetvete asnjë emër, burrë apo grua qoftë. Ata do të jenë në listën e tij, thjesht si emra të përzgjedhur prej tij, jo se kanë vlera e kontribute, por vetëm sepse janë eunukët e tij, servila e të kontrolluar që do të zbatojnë pa asnjë mëdyshje planin ogurzi për zhbërjen e Shqipërisë, braktisjen nga shqiptarët dhe krijimin e sulltanatit të sulltanit Edi Rama,”-shkruan Kokëdhima.

Kokëdhima shton se Rama po merr me shpejtësi 1 miliard euro borxh të fshehur, para që sipas tij do t’ua japë miqve në formë të koncesioneve.

Tani, Ai po merr me shpejtësi 1 miliard euro borxhe të reja dhe të fshehura për buxhetin e shtetit, që t’ua japë miqve e partnerëve të tij pa gara e në formën e koncesioneve, deri sa ta çojë këtë vend në faliment të plotë e në paaftësi të paguajë pensionet, ndihmën ekonomike dhe rrogat e policëve e të punonjësve të tjerë të shtetit,”-shkruan Kokëdhima në reagimin e tij.

Vlorë, maskat grabisin një pikë karburanti

0

Dy persona me maskë kanë grabitur një pikë karburanti në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Novoselë –Vlorë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 04:35 .

 Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se kanë qenë dy shtetas të cilët janë afruar pranë pikës së karburantit në këmbë e të maskuar, të cilët kanë kërcënuar rojën e karburantit shtetasin A.L., dhe i kanë marrë (vjedhur) një vlerë monetare prej 35.000 lekë të vjetra”, sqaron policia.

‘Të kemi vënë tritol në makinë’, 40-vjeçari i tmerruar lajmëron policinë por…

0

Policia raporton se një 40-vjeçar banues në ‘Grykë Lumi, ka denoncuar në polici se dikush e kishte marrë në telefon dhe i kishte thënë se i ishte vendosur tritol në makinë.

Pas kësaj policia ka shkuar në vendin e ngjarje, ku pas kqyrjes, ka rezultuar se alarmi ishte fals dhe se në makinë nuk kishte asgjë.

Më tej policia shprehet se po vijon hetimi për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili do të përballet me atë që parashikon neni 275 i Kodit Penal.

Dy qytetarë vidhen në aeroportin e Rinasit, në kërkim autorët

0

Dy qytetarë shqiptarë kanë denoncuar në polici vjedhjen e një telefoni dhe disa sendeve me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin që presupozohet të jetë ndër më të vrojtuarit, pikërisht në aeroportin e Rinasit.

Rasi i parë është denoncuar nga shtetasi S.Z 41 vjeç, të cilit i është vjedhur telefoni në zonën e kontrollit fizik. Por pas kqyrjes së kamerave në vendin e ngjarjes, është identifikuar autori, i cili është shtetasi P.D 50 vjeç, nga Shkodra.

Ndërkohë në rastin tjetër, shtetasit A.A 43 vjeç, i janë vjedhur teksa qëndronte në një lokal në aeroport, çanta me disa sende personale dhe një shumë parash.

Policia shprehet se po punohet për kapjen e autorëve, njëri prej të cilëve tashmë është i identifikuar.

Depresioni vijon të marrë jetë / Dy burra i japin fund jetës duke u vetëvarur në pemë

0

Depresioni është kthyer në shkakun kryesor të vetëvrasjeve gjatë kohëve të fundit në vendin tonë.

Dy ngjarje të rënda raportohen të kenë ndodhur përkatësisht në Elbasan dhe në Durrës, ku dy të moshuar kanë humbur jetën duke u vetëvarur në pemët në oborrin e shtëpive.

Sipas policisë së Elbasanit mësohet se dy ditë më parë shtetasi A.T 75 vjeç, banues në fshatin Shelcan, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë në oborrin e shtëpisë së tij. Ai është gjetur i vetëvarur nga familjarët.

Sipas policisë ai kishte qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer vetëvrasjen ku por vuante edeh nga depresioni.

Ndërkohë një ditë më parë një tjetër person ka humbur jetën në të njëjtat rrethana në Durrës.

Policia bën me dije se në lagjen numër 15, Durrës është gjetur i vetëvarur, në një degë ulliri, në oborrin e banesës së tij, shtetasi H. L. 85 vjeç. Dyshohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike e të ndjerit.

Grabiten në Fushë Arrëz, dy turistë të moshuar austriakë

0

Dy turistë nga Austria të cilët kishin ardhur në vendin tonë për të kaluar pushimet, janë grabitur nga persona të paidentifikuar në Fushë Arrëz.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 kur dy turistët po pushonin buzë rrugës, ku janë grabitur nga personat e pa identifikuar ende nga polica.

Sipas policisë, shtetasve të huaj E. T, 54 vjeçe dhe bashkëshorti K. T, 61 vjeç, banues në Vjenë, Austri, u janë marrë me dhunë një sasi parash prej 700 Euro dhe një telefon celular.

Policia shprehet se Janë ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.