Ballina Blog Faqe 9347

Kërkesa e Holandës për rivendosjen e vizave, Berisha: Rama shkatërroi çdo standard, solli drogën dhe po kthen vizat

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas kërkesës së Holandës për rivendosjen e regjimit të vizave në zonën Shengen për shtetasit shqiptarë.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha ka sulmuar kryeministrin Rama, që sipas tij ka shkatërruar çdo standard të arritur 7 vite për çka u hoq edhe regjimi i vizave.

Berisha ka cekur edhe problemin e azilkërkuesve ku sipas tij nga 430 kërkesa që kishte në Gjermani në vitin 2011-2012, arriti të shkonte në më shumë se 80 mijë të tilla në periudhën 2015-2016.

Sipas tij Rama u solli drogën shqiptarëve dhe po u kthen regjimin e vizave.

Holanda kërkon rivendosjen e regjimit të vizave për Shqipërinë. Këto janë arsyet

0

Rritja e kriminalitetit në Holandë, meprotagonistë shtetasit shqiptarë, ka bërë që Holanda të kërkojë rivendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Sipas ABC News, kanë qenë Policia Holandeze dhe Prokuroria, që kanë këshilluar qeverinë e tyre të rikthejnë regjimin e vizave për shqiptarët në Shengen.

Kjo kërkesë është konfirmuar nga një memo e brendshme që përshkruan këtë raport të nisur për këshillim të qeverisë vendase, në të cilin kërkohet rivendosja e vizave.

Arsyet e kësaj kërkese kanë të bëjnë me rritjen e trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore me protagonistë shqiptarët, si dhe me pastrimin e parave.

Ekzistenca e një raporti të tillë është konfirmuar edhe nga Policia e Amsterdamit, a cila shprehet se numri i të dyshuarve për vepra penale me kombësi shqiptarë përgjatë një viti është dyfishuar, duke shtyrë kështu kërkesën për masa më të ashpra.

Kamioni përplas motorin, burrë e grua me urgjencë në spital

0

Një aksident i rëndë është regjistruar të ketë ndodhur në Durrës, ku një kamion tip Iveco ka përplasur një motor në të cilin po udhëtonin një çift bashkëshortësh.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur çifi i bashkëshortëve P.B dhe A.B, përkatësisht 47 dhe 42 vjeç, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit shtetasin Ervin Biba, i cili do të përballet me akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Lihet i lirë një nga të arrestuarit për trafikun e 1.3 tonëve drogë në Kavajë

0

Prokuroria ka tërhequr masën e dhënë për Arvis Muçajn që u akuzuan për 350 kilogramë kanabis të kapur në aksionin e policisë në Kavajë, ku u kapën në dy makina 1 ton e 350 kg drogë.

Sipas prokurorisë, nuk ka prova të mjaftueshme për të implikuar Arvis Muçajn në trafikun e 350 kilogramëve drogë.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj sipas prokurorisë rezultonin të kenë lidhje me pronësinë e mjetit tip fuoristradë, në të cilën u gjend rreth 350 kg lëndë narkotike. Në deklarimet e tyre, ata kanë mohuar të jenë përfshirë në veprimtarinë e trafikimit të lëndës narkotike. Gjithësesi, ata kanë dhënë dëshmi mbi tjetërsimin e pronësisë së mjetit, të cilat duhen verifikuar.

Hetimi ndaj Mupajt do të bëhet në gjendje të lirë, ndërkohë ky i fundit do të martohet me 27 gusht.

Arrest me burg për grabitësit e kasafortës së hotelit, në kërkim motra e njërit prej tyre

0

Gjykata e Kryeqytetit ka dhënë verdiktin arrest me burg për grabitësit e kasafortës së një hoteli në Tiranë, ku ruheshin ora Rolex dhe bizhuteri të tjera të shtrenjta.

Lidhur me këtë Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Eduard Ngotën 32 vjeç dhe Zenel Damën, 27 vjeç.

Po ashtu policia ka shpallur në kërkim edhe motra e Eduard Ngotës, shtetasja Raimonda Bruçi, e cila punonte si pastruese në hotelin ku ka ndodhur grabitja.

Polica dyshon se truri i grabitjes ka qenë Raimonda Bruçi, ku u grabit kasaforta me orët Rolex dhe bizhuteritë e tjera së bashku me 9500 euro.

Arrestohet ish-deputeti socialist. Kanosi me armë ish-bashkjetuesen e tij

0

Policia e Elbasanit ka raportuar se është bërë arrestimi në flagrancë i ish-deputetit të Partisë Socialiste në Elbasan, Hamit Kosta, i cili ka kanosur me fjalë dhe me armë ish-bashkjetuesen e tij.

Sipas policisë, Kosta ka kanosur me armë shtetasen 38-vjeçare me inicialet E.T., e cili ka qenë bashkëjetuesja e tij.

Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer” me targa PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri ish- bashkëjetuesen, shtetasen E.T., 38 vjeçe banuese në Elbasan.”, – thuhet ndër të tjera në raportimin e policisë.

Po ashtu mësohet si është bërë edhe sekuestrimi i armës së përdorur nga Kosta.

Ndaj tij rëndojnë akuzat “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Arrestohet ‘tmerri’ i Durrësit, thyente xhamat e makinave dhe vidhte ç’të gjente brenda

0

Policia e Durrësit ka raportuar se është arritur të vihet në pranga një shtetas 23-vjeçar nga Tirana, i cili thyente xhamat e makinave dhe vidhte gjithçka gjente brenda.

Sipas policisë, 23-vjeçari Donald Mëziri, banues në Kamëz dyshohet se është autori i 7 vjedhjeve të dokumentuara nga policia.

Ai rezulton të jetë dënuar edhe më herët nga policia për veprat penale kundër personit dhe pronës.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë 7 vjedhje.

Vihet në pranga një shtetas.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në territorin e tyre, me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, kanë vënë në pranga një shtetas, I cili vidhte sende me vlerë dhe vlera monetare duke thyer xhamat e automjeteve.

U arrestua në flagrancë shtetasi:

Donald Mëziri 23 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, I dënuar më parë për veprat penale kundër personit dhe pronës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune hetimore 2- mujore intensive dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur dokumentimi e plotë ligjor, të veprimtarisë kriminale e dyshuar e kryer nga shtetasi i mësipërm për ngjarjet si më poshtë vijojnë:

Më datë 01.06.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se në mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit M.R. ka vjedhur një çantë me dokumenta dhe 8 000 lekë.
Më datë 14.06.2017, në fshatin Draç, Durrës dyshohet se në mjetin tip BMË, më pronësi të shtetasit I.Xh. i ka vjedhur 1 orë dore.
Më datë 18.06.2017, tek Gjiri I Lalëzit, Durrës dyshohet se mjetin tip Benz në pronësi të shtetasit A.P. ka vjedhur 2 ora dore dhe rroba.
Më datë 12.07.2017, në Rrugën”Taulantia”, Durrës dyshohet se në mjetin tip Benz, në pronësi të shtetasit V.R. ka vjedhur 77 000 lekë.
Më datë 29.07.2017, në lagjen Nr.13, Durrës dyshohet se duke thyer xhamin e pasëm në mjetin e shtetasit S.R. ka vjedhur rroba dhe një aparat fotografik.
Më datë 05.08.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se në mjetin tip Porshe në pronësi të shtetasit R.G. ka vjedhur çantën e dorës me një shumë prej 2 000 €.
Më datë 17.08.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se në mjetin tip Volsvagen në pronësi të shtetasit F.H. ka vjedhur një çantë me dokumenta dhe 562 000 lekë.

Vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja e pasurisë e kryer më shumë se një herë” në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Roja i karburantit denoncon grabitjen nga maskat, policia kërkon verifikim informacioni

0

Policia e Vlorës ka raportuar se dy persona dyshohet se nën kërcënimin e armës kanë grabitur rojën e një karburanti në Qishbardhë të Vlorë.

Autoritetet shprehen se punonjësit të karburantit i është grabitur xhiroja ditore, ndërsa personat sipas rojës, ishin të maskuar dhe me armë.

Por për policinë kjo duhet vërtetuar, dhe kësisoj raporton se po punohet për vërtetësinë e informacionit të dhënë si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorëve.

Goditen dy raste të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, në kërkim një 31-vjeçar

0

Policia e Vlorës ka kryer një operacion kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në Vlorë, nga ku ka sekuestrua 22 Kilogramë e 30 gramë Canabis Sattiva.

Sipas policisë sasia e kapur është sekuestruar pasi janë goditur dy raste prodhimi dhe trafikimi të drogës.

Po ashtu në lajmërimin e policisë mësohet se është shpallur në kërkim një 31-vjeçar me inicialet V.L., i dyshuar për implikim në këtë çështje, me origjinë nga Elbasani.

Ky është njoftimi i Policisë:

Vazhdon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Evidentohen dhe goditen dy raste të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, ku u sekuestruan gjithsej 22 kilogramë e 300 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Goditet një rast i tentativës së shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës, ku u sekuestruan 15 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Si dhe një rast i tentativës për trafik të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar Port Vlorë, ku u sekuestruan 7 kilogramë e 300 gramë Cannabis Sativa. Shpallet në kërkim një shtetas.

Në kuadër të masave të marra për kontrollin e territorit, ambjenteve të pabanuara, aitomjeteve, etj, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike, policia ka konstatuar dy raste të tjera gjatë kontrolleve që ka ushtruar në lagjen ”24 Maj” dhe gjatë kontrolleve që iu ushtrohet automjeteve të cilat kalojnë pikat kufitare të kufirit.

Shërbimet e Seksionit të Policisë për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë konstatuar në lagjen ”24 Maji”, në një banesë të pabanuar në pronësi të shtetasit P.S., 49 vjeç, banues në Kuçovë, një sasi prej 15 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Policia po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit të cilit i përket kjo sasi lënde narkotike.

Po ashtu në Pikën e Kalimit Kufitar, të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Vlorë, gjatë një kontrolli që policia ka ushtruar në bagazhet e një mjeti (autobus), pasagjerësh, ka konstatuar brenda një valixheje një sasi prej 7 kilogramë e 300 gramë lënde narkotike Cannabis Sativa.

Nga hetimi paraprak i kryer prej specialistëve të hetimit, dyshohet i implikuar në këtë vepër penale, shtetasi V.Ll., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Materialet u referuan në Prokurori për veprën penale Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/2 dhe 22.

Vjen me pushime në Shqipëri, francezja vetëhelmohet me fotoksinë

0

Një 55-vjeçare me origjinë shqiptare po me pasaportë franceze, pasi kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet e verës, është dërguar me urgjencë në QSUT.

Ngjarja ka ndodhur në Golem të Kavajës, ku 55-vjeçrja ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi të madhe fotoksine.

Kanë qenë të afërmit ata që e kanë gjetur atë dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Autoritetet shprehen se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.