Ballina Blog Faqe 9348

Zjarr në ‘Parkun Kombëtar të Thethit’, kërkohet ndërhyrje me helikopter

0

Zjarret nuk kanë të sosur, në vendin tonë.

Ditën e sotme Administrata e Zonave të Mbrojtura ka kërkuar ndërhyrjen me helikopter për shuarjen e një zjarri të rënë në Parkun Kombëtar të Thethit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se zjarri ka rënë në një teren të vështirë malor, e kësisij drejt vendit të ngjarjes është nisur një helikopter dhe një ekip i zonave të mbrojtura.

Si shkak dyshohet të ketë qenë një vetëtimë, e cila ka goditur një pishë e më pas zjarri është përhapur më tej.

Zjarr i madh në aksin Levan-Fier, bllokohet qarkullimi

0

Një zjarr i përmasave të mëdha raportohet të ketë rënë në një ullishte e për pasojë është bllokuar aksi rrugorë Levan-Fier.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, mësohet se zjarri ka përfshirë disa hektarë me ullinj, ndërkohë kërkohet ndihma e zjarrfikëses për shuarjen e flakëve.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, 5 të plagosur

0

Një aksident i rënë raportohet të ketë ndodhur në aksin Fushë Krujë-Milot, ku 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetërn.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes në aksident është përfshirë një fuoristradë me targa greke, një ‘Audi’ me targa Kosovë dhe një ‘Volswagen’ me targa shqiptare.

Nga po të njëjtat burime mësohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Nuk dihet ende gjendja e të lënduarve, ndërkohë që nga aksidenti është bllokuar rruga duke shkaktuar një trafik të rënduar, edhe për shkak se kjo rrugë në këtë periudhë ka një fluks të madh mjetesh.

Shmanget një vrasje në Tiranë, policia në kërkim të 2 të rinjve

0

Policia e kryeqytetit raporton se ditën e djeshme është shmangur një vrasje e mundëshme në rrugën ‘Imer Haxhi Prizreni’, ky dy shtetas kanë tentuar të vrasin një eskavatorist të një firme.

Sipas policisë, për këtë rast janë shpallur në kërkim dy shtetas me inicialet A.K dhe A.K, përkatësisht 32 dhe 33 vjeç, të cilët kanë qëlluar me armë dhe sende të forta në drejtim të 44-vjeçarit A.G, eskavatorist i një firme, dhe banues në Lezhë.

Autoritetet policore shprehen se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një si provë materiale 1 fishek “GFL 9 mm dhe mjeti tip “Ford Fiesta”, që kishin në përdorim autorët.

Kthehet në shtëpi i dehur e kërcënon gruan dhe të bijën e mitur, pranga 39-vjeçarit

0

Policia e Tiranës ka prangosur një 39-vjeçar, i cili në gjendje të dehur ka kërcënuar të vrasë bashkëshorten dhe të bijën e mitur.

I ndaluari është 39-vjeçari Alban Balla, i cili pasi ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur kishte kërcënuar gruan e tij, D. Balla 31 vjeç si dhe vajzën, I. Balla, 13 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, u gjet një armë gjahu ‘Kralmagnum’ me 38 fishekë.

Berisha: 21 të mbytur në plazhet shqiptare, qeveri e papërgjegjshme dhe kriminale

0

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një status në Facebook, ku bën bilancin e personave që kanë humbur jetën në plazhet e Shqipërisë gjatë kësaj vere.

Deri tani në brigjet tona janë mbytur 21 persona, një shifër kjo katër herë me e lartë se numri i të gjithë pushuesve që janë mbytur në të gjitha plazhet e Evropës.

Shqiptarët zhvendosin parcelat me kanabis në Greqi, mbjellin drogë me vlerë 1.1 milionë euro

0

Një plantacion i madh me bimë narkotike është zbuluar nga policia greke në një zonë pyjore të Aigialeia në Patra.

Autoritetet zbuluan 750 bimë kanabis të mbjella në një parcelë 200 metra të gjatë. Aty u arrestua një 35-vjeçar, i cili tentoi të arratisej por pa sukses.

Në bazë të hetimeve, rezulton se të përfshirë janë edhe dy shqiptarë, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Identiteti i tyre nuk është bërë publik.

Sipas policiaë greke, fitimi nga kjo parcelë me kanabis përllogaritet në rreth 1.1 milionë euro, nëse droga do të shitej me çmim pakice në ishujt grekë dhe qytete të tjera të Greqisë, ku dhe çmimi është relativisht më i shtrenjtë.

Bimët e kanabisit ishin kultivuar në një zonë me bimësi të dendur, e ndarë në disa nivele. Trafikantët kishin krijuar infrastrukturë të përsosur, thonë hetuesit grekë, duke marrë ujin nga një burim aty pranë.

35-vjeçari që është arrestuar nga policia do të merret në pyetje për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë, përveç dy shqiptarëve, si dhe për të mësuar tregun e shitjes së drogës.

INSTAT: Ulja e TVSH-së nuk solli çmime më të lira për pushuesit, fitojnë hotelet

0

Ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për sektorin e turizmit nuk solli çmime më të lira për qytetarët. Përfundimi konfirmohet nga Instituti i Statistikave.

Ulja e TVSH-së për fjetjen ka hyrë në fuqi që nga 1 qershori i këtij viti. Në dy muajt e fundit, pra qershor dhe korrik, Tatimet kanë zbatuar taksën e reduktuar, ndaj dhe hotelet në vend të taksës 20 për qind që paguanin më parë, kanë paguar vetëm 6 për qind.

Por sipas Institutit të Statistikave, pavarësisht uljes me 3 herë të taksave, çmimet e fjetjes në hotele mbetën të pandryshuara, si në qershor, ashtu dhe në korrik.

Ulja me 14 pikë përqindjeje e TVSH-së duhej të kishte sjellë rënien në të njëjtën masë të çmimeve, që qytetarët dhe turistët paguajnë për të fjetur në hotel. Për një hotel, i cili kushton 50 euro në natë, çmimi duhej të ishte ulur me 7 euro.

Por kjo nuk ka ndodhur, pasi ulja e taksës është mbajtur e gjitha si fitim nga pronarët e hoteleve dhe njësive të tjera akomoduese.

Shoqata shqiptare e Turizmit dhe ajo e Hotelierëve lobuan fort për uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Sipas tyre, TVSH-ja 20% mbante të larta kostot e hoteleve në Shqipëri, duke e vënë industrinë e turizmit në disavantazh me vendet e tjera të rajonit, që kanë TVSH më të ulët.

Por siç tregojnë shifrat e INSTAT-it, ulja e taksës nuk është përdorur për të ulur kostot e fjetjes në hotel, që turizmi shqiptar të jetë më konkurrues, por është mbajtur si fitim shtesë nga pronarët e hoteleve.

Madje, një kontroll i Tatimeve gjatë muajit të fundit ka gjetur se, gati gjysma e bizneseve të turizmit, veçanërisht hotelet dhe restorantet janë në informalitet dhe, ndonëse i mbledhin taksat nga qytetarët, nuk i derdhin ato në buxhet.

Marrë nga TCH

Rifillon qarkullimi në aksin Vlorë-Orikum, pastrohet rruga nga shkëmbi që paralizoi trafikun

0

Paraditen e sotme një shkëmb i madh u rrëzua në aksin Vlorë-Orikum duke shtypur një makinë dhe duke bllokuar trafikin në dy drejtimet.

Pas kësaj në vend kanë shkuar forcat xheniere të cilat kanë pastruar zonën dhe kanë dhënë siguri për rifillimin e trafikut.

Sipas tyre nuk ka më rreziqe për shembje dhe pas 3 orësh bllokim trafiku ka filluar të normalizohet.

Vijon aksioni i Bashkisë së Tiranës kundër karburanteve dhe pikave të gazit me probleme

0

Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe ditën e sotme aksionin kundër pikave të gazit dhe karburanteve që e ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licensë.

Në ditën e tretë të aksionit, mësohet se ai është përqëndruar kryesisht në lagje pranë pallateve, dhe do të vijojë deri në momentin e e pajisjes me licensë dhe dokumentacionin përkatës.

Fryt i bashkëpunimit të sotëm mes Policisë Bashkiake dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, ditën e sotme janë bllokuar pika shitje të gazit në rrugën “Myslym Shyri”, pranë zonës së njohur si 9-katëshet, në rrugën “Him Kolli dhe në rrugën “Hoxha Tahsim”, të cilat e ushtronin aktivitetin e tyre pa licencë, duke iu shmangur detyrimeve ndaj qytetit.

Mësohet se nga 14 aktivitete 9 prej tyre kanë qenë me probleme dhe kësisoj është bërë bllokimi i tyre.

Aksioni i Bashkisë së Tiranës vijon prej tre ditësh.