Ballina Blog Faqe 9349

Aksidenti i deputetit Rakipi, policia: Do zbatohet ligji pavarësisht statusit

0

Pas reagimeve dhe kundër reagimeve nga partitë politike, përkatësisht PD dhe PDIU, pas aksidentit të deputetit Aqif Rakipi, ku humbi jetën një 53-vjeçar, ka reaguar edhe policia.

Me anë të një sqarimi për shtyp dhe për opinionin publik, policia shprehet se janë bërë të gjitha veprimet hetimore ndaj Rakipit, si dhe statusi i tij nuk do të ndikojë në zbatimin e ligjit.

“Menjëherë me marrjen e njoftimit, janë marrë masa për sigurimin e vendit të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve proçeduriale me drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident.

Pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike , testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.

Automjeti i perfshirë në ngjarje ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Policia e Shtetit thekson edhe njëherë,se është e do vazhdojë të jetë garante e zbatimit të ligjit pavarësisht nga statuset apo përfaqësimet e subjekteve”, – thuhet në sqarimin që bën policia.

Rëndohet situata me zjarrin në Dibër, flakët rrezikojnë banesat

0

Ndonëse sot u lajmërua nga Emergjencat Civile se në vend ishte ulur numri i vatrave të zjarrit nga 19 në 8 të tilla, sërish gjendja nuk paraqitet e mirë.

Vatra e zjarrit në Dibër që po shkrumbon bimësinë, tashmë i është afruar fshatit Bllatë, duke vënë në rrezik banesat dhe jetën e banorëve.

Në ndihmë të zjarrfikësve dhe banorve të zonës mësohet se kanë shkuar 35 forca ushtarake.

Prangosen dy persona në Tiranë, plagosën njëri-tjetrin pas sherrit për pronën

0

Policia e kryeqytetit ka arrestuar dy shtetas, Eduart Dushku, 41 vjeç, dhe Skënder Osma, 38 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi janë konfliktuar për pronën në kryeqytet.

Konflikti ka degraduar duke bërë që dy personat të nxjerrnin mjete të mprehta për të goditur njeri-tjetrin.

Bluzat e bardha, bëjnë me dije se shtetasin ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Mbi të dyshuarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosje lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 89 dhe 279 i Kodit Penal.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Shkëmbi zë poshtë makinën, bllokohet rruga për në Orikum

0

Një masë shkëmbi në zonën e plazhit të quajtur ‘Kalaja’ në Vlorë, është shkëputur duke zënë poshtë një makinë.

Sipas të dhënave të para nga policia, mëseohet se makina ka qenë e parkuar dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Po ashtu policia ka bllokuar qarkullimin në aksin Vlorë-Orikum, pasi ka mundësi që të vijojnë e të shkëputen edhe pjesë të tjera nga shkëmbi.

Pranga 57-vjeçarit në Memaliaj, iu gjetën 7.6 kg lëndë eksplozive

0

Policia ka vënë në pranga një 57-vjeçar, pasi iu gjetën  7.6 kg lëndë eksplozive, kapsolla detonatore dhe fitil përcjellës.

Bëhet fjalë për Astrit Bilo, 57 vjeç, banues në fshatin Kurtjes, Memaliaj.

Bilos iu gjetën 1 kallëp tritol 200 gr, 600 gramë C4, 6.8 kg dinamit, 12.7 metër fitil zjarrpërcjellës, 45 kapsolla detonatore dhe 1 thikë.

Mbi 57-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të metejshme.

Luftë me zjarret – Mësoni cilat janë zonat më problematike

0

Emergjencat Civile raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 8 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Dibër, Durrës, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas EC, në operacionet e shuarjes së flakëve kanë marrë pjesë 75 punonjës zjarrfikës, 13 automjete zjarrfikëse, 100 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra banorë të zonave të prekura, 88 punonjës të Pyjores, të DMZ, të bashkive etj, të mbështetur nga helikopterë dhe avionë.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Gjirokastër dhe në Mallakastër, situata ishte tejet e rëndë, ku u rrezikuan jetët e disa familjeve, si dhe u përfshinë në flakë 3 shtëpi.

Kjo është situata aktuale në qarqe:

QARKU TIRANË
Operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Derjes pranë fshatit Shëngjergj, bashkia Tiranë vijon ende dhe në të janë angazhuar forca të Pyjores, të Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura Tiranë dhe forca ushtarake. Vatrat zjarrit janë aktive dhe nuk ka qenë e mundur të izolohen për shkak të terrenit të thyer dhe intensitetit të lartë. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha.

Në fshatin Kuç, bashkia Vorë janë aktive vatrat e zjarrit. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga forca ushtarake. Sot në mëngjes ka nisur të operojë dhe një helikopter për shuarjen përfundimtare të zjarrit.

QARKU DIBËR
Një vatër e fuqishme zjarri ka rënë në fshatin Bllatë, Maqellarë, bashkia Dibër. Zjarrfikësit e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer malor dhe sipërfaqes së madhe të zjarrit. Sot kanë shkuar në ndihmë edhe forca të ushtrisë për të shuar zjarrin, i cili rrezikon banesat e fshatit.

QARKU VLORË
Vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Finiq. Situata ka qenë më e rëndë në fshatin Dhrovjan. Forcat zjarrfikëse me mjete dhe banorët e zonës kanë punuar për të mbajtur flakët larg zonës së banuar. Sot pritet që të shkojë një helikopter dhe të shuajë vatrat e zjarrit.

QARKU GJIROKASTËR
Janë ende aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Frashtan dhe Lugar, bashkia Dropull. Në vendngjarje po punojnë zjarrfikësit, të mbështetur nga forca ushtarake, punonjës të bashkisë, forca të Policisë së Shtetit dhe banorë të zonës. Në aksion janë përfshirë edhe 2 avionë Canadair nga Greqia, por vatrat e zjarrit nuk ka qenë e mundur të shuhen. Situatë problematike është vatra mbi fshatin Bularat ku rrezikohet një sipërfaqe e madhe pyjore.

QARKU DURRËS
Në fshatin Cudhi të bashkisë Krujë ka rënë zjarr i cili rrezikon Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës. Zjarrfikësit, bashkë me forca të pyjores, banorë të zonës dhe forca të bashkisë janë në vendngjarje për të mbajtur zjarrin nën kontroll. Vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë aktive.

QARKU FIER
Në fshatin Çorrush të bashkisë Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullishte. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e 3 bashkive si dhe forca ushtarake të cilat kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha, 3 banesa të pabanuara dhe rreth 4000 rrënjë ulliri.

Vasili: Aferim more Edvin, promovon turizmin në të dalë të gushtit

0

Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka sulmuar sërish rivalin e tij politik, Edi Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shprehet se ndërkohë që e gjithë bota i bën reklamë turizmit gjatë të gjithë vitit, Rama e bën këtë në të dalë të gushtit.

Reagimi i Vasilit vjen pas postimeve të njëpasnjëshme që kryeministri bën çdo ditë, duke rekalamuar pika turistike të ndryshme në vendin tonë.

Postimi i Vasilit:

Tiranë, policia arreston një 19-vjeçar, mbante me vete kokainë, por s’mbaron me kaq

0

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 19-vjeçar me inicialet G.L, i cili rreth orës 18:40 po udhëtonte në makinën e tij me 1.24 gram kokainë.

por pavarësisht kësaj, policia ka konstatuar se ai ishte i shoqëruar nga një shok, i cili pas kontrollit rezultoi se ishte 20-vjeçari me inicialet E.F., i cili kishte thyer arrestin e shtëpisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Glenis L., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi rreth orës 18:40, në rrugën ”Bardhyl“, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, gjatë kontrollit, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1.24 (një pikë njëzet e katër) gr. lëndë e dyshuar narkotike “Kokainë”.

Gjithashtu në mjet pasagjer ishte shtetasi E. F., vjeç 20, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili u kalua për veprime të mëtejshme në ambientet e policisë. Neni 283 i Kodit Penal.

Dy vatra zjarri në Bulqizë, shteti bën sikur nuk i sheh

0

Dy vatra të tjera zjarri janë shfaqur pranë urës së qytetit në Bulqizë.

Si pasojë e flakëve po shkrumbohen pyjet dhe bimësia, ndërkohë nga informacionet që vijnë nga vendi i ngjarjes nuk ka ende anjë ndyrhyrje nga ana e shtetit.

Kujtojmë se edhe në dibër paraqitej e njëjta situatë, dhe nuk kishte ndërhyrje që organeve kompetente për shuarjen e flakëve.

Kapshticë, arrestohet shoferja 37-vjeçare pas 5 muajsh nga aksidenti në Durrës. Po largohej nga vendi

0

Policia Kufitare e Kapshticës, ka vënë në pranga një 37-vjeçare, e cila pasi shkaktoi një aksident në qytetin bregdetar të Durrësit, u largua nga vendi i ngjarjes.

Beaj rezultonte e ‘arratisur’ prej 5 muajsh, deri kur u vu në pranga nga autoritetet kufitare.

Pas këtij veprimi Gjykata e Durrësit e dënoi Marjana Beajn, me 3 muaj burg për shkak të largimit nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetases në kërkim: Marjana Beaj, 37 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i saj u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me vendim penal nr 59/627 datë 24.03.2017 e ka dënuar këtë shtetase me 3 muaj burg për veprën penale: “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga neni 273 i Kodit Penal.