Ballina Blog Faqe 9350

Vlorë, policia sekuestron paratë e një biznesmeni

0

Policia e Vlorës ka ngrirë llogaritë bankare të një biznesmeni vlonjat me inicialet A.I.A, i cili është nën hetim për pastrim Parash.

Për pasojë janë sekuestruar 531 mijë USD.

Njoftimi i policisë:

“Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar si dhe sekuestrimit të pasurisë që rrjedh nga veprimtaria kriminale, në vitin 2017 është hapur proçedimi penal i regjistruar për veprën penale ” Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” për hetime të pasurisë së shtetasit A.I.A.

Si rezultat i vijimeve të veprimeve të kryera, është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë , datë 9.08.2017 e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi llogaritë bankarë të shtetasit A.I.A në një bankë të nivelit të dytë për shumën 531.031 USD.”

Vijojnë zjarret në Dibër, asnjë ndërhyrje nga shteti

0

Vijojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në Shupenzë të Dibrës.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, thuhet se nuk ka ndërhyrje nga organet kompetente të zjarrfikëseve apo dikastereve të tjera përgjegjëse.

Ndërkohë zjarret vijojnë të shkrumbojnë pyjet dhe kullotat e zonës.

Zjarr pranë ‘Syrit të kaltër’, dy helikopterë drejt vendit të ngjarjes

0

Vatrat e zjarrit si duket nuk do të kenë të shuar këtë verë në vendin tonë. Ndërsa një vatër shuhet dy të tjera aktivizohen, gjë që po e vështirëson punën e zjarrfikësve.

Ditën e sotme është shfaqur një vatër e rre zjarri në afërsi të zonës turistike të ‘Syrit të kaltër’ në Sarandë.

Zjarri rrezikon zonën turistike dhe për këtë dy helikopterë të VIVA-s, janë nisur për në vendin e ngjarjes.

Dëmtimi i kësaj zone do të ishte një humbje shumë e madhe për turizmin, pasi ‘Syri i kaltër’ është një atraksion i veçantë për turistët e huaj dhe vendas.

I falsifikojnë letrat e shtëpisë, 64-vjeçarja nga Tirana ngelet në mes të katër rrugëve

0

Një grua nga Tirana ka denoncuar në Polici një rast mashtrimi, ku sipas saj, dy persona me anë të falsifikimit të dokumentave i kanë marrë banesën.

Policia bën me dije se ka referuar materialet në Prokurori për dy shtetas P.H., 58 vjeç, dhe S.H., 58 vjeç, pasi dyshohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve kanë përvetësuar banesën e shtetases L.K, vjeç 64, banuese në Tiranë.

Tiranë/ Nëna denoncon në polici: Më janë zhdukur dy djemtë

0

Policia e Tiranës ka nisur kërkimet për dy djem të mitur,

pas denoncimit që ka bërë e ëma e dy djemve, përkatësisht 10 dhe 12 vjeç.

40-vjeçarja me inicialet S.M., ka thënë në polici se djemtë janë larguar nga banesa  më datë 6 gusht.

Sherr në shtëpinë e xhaxhait, kushërinjtë rrahin njëri-tjetrin

0

Pas një konflikti për motive të dobëta disa kushërinj kanë përfunduar duke u përleshur ndërmjet tyre.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e xhaxhait të tyre në Devoll, kur pas një sherri të çastit, kushërinjtë
kanë rrëmbyer sende të forta e kanë rrahuar njëri-tjetrin.

Policia e Devollit bënë me dije se ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, Paris Shoshari, 26 vjeç dhe  Andon Shoshari, 19 vjeç, të dy banues në Bilisht.

Gjithashtu, policia është duke proceduar penalisht dy  shtetas të tjerë, I.Sh, 23 vjeç (vëllai i Parisit) dhe E.Sh 43 vjeç (babai i Andonit) dhe këto banues në Bilisht.

Vasili: Skenari i pamëshirshëm, servilët rrahin gjoksin. Eja o kënga ime…

0

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili vijon me reagimet e tij lidhur me situatën politike në vend.

Me anë të një postimi në Facebook, Vasili shkruan se skenari i kohës së sotme ilustrohet më së mirë me një poezi nga Jorgo Bllaci, të titulluar ‘Eja kënga ime’.

Ku tê përdhunuarat gjykohen,
Me të rrugës ligj nga prostitutat,
Ku tê marrë e të urtë përgojohen,
Dhe servilët, porsi minj nga skutat,
Dalin, rrahin gjoksin edhe mburren,
Se luftuan vrimash, si heronjtë,
Kuajve të ngordhur tek u sulen,’-shkruan poezia.

Reagimi i plotë i Vasilit në Facebook:

LAJMI I FUNDIT/ vidjo e aksidentit

0

Nje aksident i sapo ndodhur ne aksin Fushe Kruje-Milot por fatmirsisht pa pasoja ne njerez

Zjarret në vend, shtatë vatra të reja në 24 orët e fundit (Qarqet e prekura)

0

Emergjencat Civile kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 7 vatra zjarri në disa qarqe të vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 84 punonjës zjarrfikës, 17 automjete zjarrfikëse, 90 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, punonjës vullnetarë, të Pyjores dhe nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura, etj, të mbështetur dhe nga helikopterë.

Përveç helikopterëve, në ndihmë janë edhe dy avionë të vegjël nga shteti grek, të anazhuar për shuarjen e zjarreve në Llogara. Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU TIRANË

Në fshatin Vrap, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarrfikësit të mbështetur nga forcat ushtarake kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe disa rrënjë ulliri.

Në Derje pranë fshatit Shëngjergj, bashkia Tiranë ka vazhduar të jetë aktiv vatra e zjarrit. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dhe po punojnë zjarrfikësit, forca nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura Tiranë, si dhe forca ushtarake, por për shkak të terrenit të thyer malor ka qenë e pamundur shuarja e plotë e vatrave të zjarrit

QARKU VLORË

Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë, pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë vazhdon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar forca ushtarake dhe nga personal nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, të mbështetur edhe nga 2 avionë nga Greqia. Vatra nuk janë shuar ende dhe operacioni është në zhvillim edhe ditën e sotme.

QARKU DIBËR

Në fshatin Sllatinë, bashkia Dibër, vijon zjarri prej disa ditësh në zonën e pyllit me pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve dhe punonjësve të tjerë, është edhe një helikopter por nuk ka qenë e mundur të shuhet. Operacioni është në vazhdim edhe ditën e sotme.

Në Ulëz, bashkia Mat, është riaktivizuar një vatër zjarri. Zjarrfikësit me mjete kanë ndëryrë dhe pritet të vijë në ndihmë një helikopter. Operacioni është në vazhdim.

QARKU FIER

Në fshatin Ardenicë, bashkia Lushnje ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete për të shuar vatrat agresive. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha me pisha dhe shkurre.

QARKU ELBASAN

Vatrat e zjarri në malin e Xhyrës dhe në malin e Dardhës, bashkia Librazhd janë shuar. Zjarrfikësit janë ndihmuar edhe nga banorë të zonës si dhe punonjës së Zonave të Mbrojtura. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 11 ha me shkurre dhe lisa.

QARKU BERAT

Në fshatin Kakrruk të bashkisë Skrapar ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë ahu. Zjarrfikësit po monitorojnë vatrat e zjarrit që mos të afrohen pranë zonave të banuara.

Denoncimi – S’po jetojmë dot nga era e ngordhur, inceneratori i Ramës dhe Sejdinit po na shkatërrojnë

0

Pas denoncimit të bëë dje ga deputeti i PD-së, Boçi, kanë vijuar denoncimet e qyterarëve të Elbasanit për aromën e rëndë që ndihet në këtë qytet prej disa javësh.

Sipas tyre, shkak për këtë është bërë inceneratori i djegies së plehrave si dhe grumbullimi i mbeturinave të një fabrike peshku nga qyteti i Durrësit.

Denoncimi është publikuar në faqen Nisma#Thurje në Facebook, ku qytetari akuzon kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Sejdni për atë që po ndodh.