Ballina Blog Faqe 9351

Zjarret në vend, Vasili: Maqedonia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, Rama bën qejf…

0

Deputeti i LSI-së, Vasili, i ka kërkuar kryeministrit Rama që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, ashtu siç ka bërë vendi fqinj, Maqedonia, e cila pëballet me një situatë të ngjashme për sa i përket zjarreve në vend.

Por ai nuk e bën këtë pasi është me pushime dhe në këtë vend ai është turist dhe ashtu siç erdhi do ikë sërish.

Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të situatës së rëndë me zjarret. Kryeministri turist bën qejf sa…

Gepostet von Petrit Vasili am Sonntag, 6. August 2017

Dënohet dy vite burg pasi aksidentoi për vdekje policin, djali i ish-deputetit të PS-së apelon vendimin

0

Djali i ish-deputetit të PS-së, Ndue Kola, Arnold Kola, i cili aksidentoi për vdekje një oficer policie në bulevardin e Kamzës, është dënuar me dy vjet burg.

23-vjeçari është gjetur fajtor edhe për veprën penale ‘drejtim mjeti në mënyrë të parregullt’, duke u dënuar për këtë vepër me 1 vit burg.

Në bashkim të dënimeve, Kola u dënua përfundimisht me dy vjet burg, për shkak se ai është gjykuar me gjykim të shkurtuar.

Kola e ka kundërshtuar dënimin duke e çuar në Apel vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Shtohen 4 kritere të reja për të lëvizur në zonën Schengen

0

Shtimi i numrit të qytetarëve shqiptarë që e shohin lëvizjen e lirë si një mundësi për të punuar ose për të kërkuar azil, bëri që të shtrëngohen masat për qytetarët që kërkojnë të udhëtojnë drejt vendeve të Shëngenit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Cako, ka lëshuar një urdhër për të shtuar disa kritere të reja.

Urdhri i ashpërson kriteret dhe masat në kufi.

Bëhet me dije se urdhri në fjalë është lëshuar pas ultimatumeve të zyrtarëve të qeverisë franceze ndaj qeverisë shqiptare.

Kështu, sipas urdhrit të Drejtorit të Policisë, çdo shqiptar që kalon kufirin duhet t’i tregojë policit shqiptar adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do të shkojë.

Kriteri i dytë është ftesa që pritësit në vendin e destinacionit ku kërkohet që kjo ftesë të përmbajë kontaktet e pritësit.

Kriteri i tretë është bileta apo rezervimi i biletës për kthim në Shqipëri në momentin e paraqitjes apo të nisjes për të dalë jashtë shtetit.

Pika e fundit në katër kriteret e vendosura është ajo e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit. Kjo pikë ndonëse e papërcaktuar në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, sipas një dokumenti zyrtar të ministrisë së Jashtme ka një vlerë konkrete.

Vende të ndryshme kanë përcaktuar shuma të ndryshme, por përafërishtë mund të kërkohet:

50 euro/ditë qëndrimi në rastet e paraqitjes së rezervimit të hotelit.

100 euro/ditë në rastet kur nuk paraqitet rezervimi i hotelit në kufi.

Kishte drogë, eksplozivë dhe armatime në banesë, arrestohet 41-vjeçari

0

Policia ka vënë në pranga Vat Lamin, 41 vjeç, nga fshati Nicaj i Shkodës.

Për të vënë në pranga 41-vjeçarin, është dashur që policia të zhvillojë një operacion të posaçëm.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi janë gjetur 5.2 kg kanabis në një thes si dhe 600 gramë eksplozivë, 3 fitila zjarrpërcjellës, 3 kapsolla detonatore, 1 granatë dore me gjithë ndezës, 1 armë zjarri pushkë 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, sqaron policia.

Mbi Lamin rëndojnë akuzat për veprat penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit

Dosja e Lamit i kaloi Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për hetim të metejshëm.

Vlorë, në pranga 57-vjeçari që dhunoi të ëmën

0

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një Shpendi Memaj, 57-vjeç,  pasi ka ushtuar dhunë fizikë ndaj nënës së tij 78-vjeçare.

Mbi 57-vjeçarin rëndon akuza për veprën penalë “ Dhunë në familje”

Më datë 01.08.2017, në lagjen ”Pavarsia”, në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shtetases Xh.S., 78 vjeç, banuese në Vlorë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Shpendi Memaj, 57 vjeç, banues në Vlorë,”-sqaron Policia.

ISSH: Më shumë se 300 persona dolën nga skema vullnetare për 2016

0

Institutiti i  Sigurimeve Shoqërore, ka bërë me dije se interesi për të paguar kontributet e sigurimeve në mënyrë vullnetare kanë rënë dukshëm që nga viti 2010.

Në këtë skemë përfshihen të gjithë shtetasit shqiptarë që  kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe akoma nuk iu ka lindur e drejta për ndonjë përfitim nga skema e sigurimit të detyruar. Për një kohë dhe shkaqe të caktuara nuk mund të sigurohen nga skema e sigurimit të detyrueshëm ata kërkojnë qënëpërmjet sigurimit vullnetar të sigurojnëpensionin e pleqërisë.

Përveç vitit 2014 ku u konstatua një rritje e kontribuesve vullnetarë, trendi përgjatë viteve të fundit ka qënë në rënie.

Nga 8670 persona që derdhnin kontribute vullnetarisht në skemën e shtetërore të sigurimeve në 2010-n, në vitin 2016 ishin vetëm 7323 kontribuues, duke shkaktuar një rënie prej 16 për qind.

Vetëm më 2016 më shumë se 300 persona dolën nga skema.

Kuota mujore e sigurimit vullnetar për  vitin 2017 është 5 184 lekë, që i korrespondon pagës minimale mujore: 24 000 lekë x 21.6%.

Emergjencat Civile: 25 vatra zjarri në 24 orët e fundit

0

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 25 vatra zjarri, sipas Emergjencave Civile.

Vatrat janë përhapur në Tiranë, Dibër, Vlorë, Elbasan, dhe Berat.

Sipas EC, për shuarjen e flakëve janë angazhuar 15 makina zjarrfikëse, 114 forca zjarrfikëse, 20 punonjës të Gardës, 130 forca ushtarake, 10 forca pyjore, 5 punonjës të zonave të mbrojtura.

Po përdoren edhe helikopterët për zonat me terren të vështirë ku zjarrëfikëset nuk mund të futen.

 

Qarku Tiranë 

Në fshatin Ibë, Njësia Administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë, pas një pune të gjatë nga forca të MZSH Tiranë dhe 30 forcave ushtarake që shkuan për ndihmë, është shuar zjarri i rënë në sipërfaqen pyjore, ku si pasojë u dogjën rreth 10 ha me shkurre dhe pisha.

Tek Shkalla e Tujanit në Malin e Dajtit ditën e djeshme është riaktivizuar zjarri në një sipërfaqe të madhe zjarri, dhe ka vijuar të jetë aktiv gjatë gjithë natës. Vatra e zjarrit u dobësua pas ndërhyrjes nga helikopteri. Forca të MZSH Tiranë dhe forca ushtarake po punojnë për të krehur të gjithë zonën nga vatrat e fshehura të zjarrit.

Qarku Vlorë
Në Parkun Kombëtar të Llogarasë në fshatin Dukat të bashkisë Vlorë kanë qenë aktive vatra zjarri, në terren shumë të thyer malor mbi aksin rrugor nacional Vlorë-Llogara-Himarë. Për shkak të terrenit, ndërhyrja e forcave dhe automjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur. Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) dhe Drejtoria e Përgfjithshme e Emergjencvae Civile kanë kërkuar ndihmë pranë Qendrës së Përgjigjes ndaj Emergjencave Civile në Bashkimin Europian (ERCC). Aktualisht në qark janë rreth 20 vatra zjarri aktive në largësi nga njëra tjetra, çka vështirëson shuarjen e tyre plotësisht. 3 vatra zjarri janë në krahun e majtë në aksin rrugor Orikum-Llogara-Himarë, konkretisht 1 në fshatin Dukat, 1 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, 1 sipër fshatit Palasë dhe pjesa tjetër e vatrave të zjarrit janë në fshatrat e Lumit të Vlorës (Tërbaç, Vranisht dhe Kallarat). Mëngjesin e sotëm një helikopter ka shkuar përsëri në Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe vijon punën, pasi situata duhet mbajtur nën kontroll që zjarri mos të përfshijë nga flakët Parkun Kombëtar.

Qarku Dibër
Në vendin e quajtur “Gura e Sllatinës”, Njësia Administrative Sllovë, bashkia Peshkopi, ka rënë zjarr në terren të thyer malor, ku si pasojë ndërhyrja nga Shërbimi vendor i MZSH Dibër ka qenë e pamundur. Në vendngjarje kanë shkuar forca të Zonave të Mbrojtura, banorë të zonës dhe punonjës të njësisë administrative. Nga informacioni i fundit i marrë vatrat e zjarrit janë ende aktive.

Qarku Elbasan

Në në fshatin Krastë të bashkisë Elbasan, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, i favorizuar dhe nga era e fortë. Zjarri ka qenë aktiv gjatë gjithë natës dhe po punohet për shuarjen e tij. Nga informacioni i fundit i marrë zjarri është vënë nën kontroll në pjesën e zonave të banuara dhe po punohet për shuarjen e plotë të tij.

Qarku Berat
Në fshatin Kuç të bashkisë Skrapar ka rënë zjarr në shkurre dhe pisha. Shërbimi i MZSH Skrapar ka shkuar pranë vendngjarjes por për shkak të terrenit të thyer malor nuk ka mundur të veprojë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe shkurre.

Arrestohet kreu i IMT-së së Vlorës, abuzonte me detyrën

0

Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Vlorë, Kledjon Ramaj, është vënë në arrestë pasi ka abuzuar me detyrën.

Gjykata e Vlorës, më 30 korrik 2017, dënoi me burg  30 vjeçarin për “shpërdorim detyre”.

Ky shtetas është ndaluar nga policia pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Shpërdorim i detyrës”,  parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, me numër Vendimi Penal 263 datë 30.07.2017,”-sqaron Policia.

36 orë në det, nisin hetimet për kapitenin e tragetit Ankona-Durrës

0
Incidenti që ndodhi me tragetin “Bridge” të linjës Ankona-Durrës, është cilësuar si një skandal i madh nga autoritet në portin e Durrësit.

Trageti mbërriti mëngjesin e së dielës në portin e Durrësit, 36 orë pasi ishte nisur nga porti italian për shkak të një difekti.

Kapiteneria e portit të Durrësit ka bërë inspektim paraprak të gjendjes teknike të tragetit dhe ka sekuestruar dokumentacionin e mjetit lundrues.

Pas inspektimit, kapitenieria e Portit bëri me dije se trageti ka pësuar defekt vetëm pak kohë pasi ishte nisur nga porti i Ankonës.

Kapiteni ka konstatuar se një prej motorëve të mjetit lundrues ishte jashtë funksionit.

Ai duhet të lajmëronte kapitenerinë e portit të Ankonës dhe autoritetet portuale sipas ligjit dhe duhet të ankoronte mjetin lundrues në një prej porteve me të afërt.

‘Por kapiteni i “Bridges”, në bordin e të cilit ndodheshin 807 pasagjerë, lajmëroi vetëm pronarin e kompanisë së lundrimit, prej të cilit mori urdhrin që trageti të mos ndalonte, por të lundronte me shpejtësi të reduktuar drejt Durrësit’bënë me dije burime nga Kapiteneria.

Kapiteneria e Përgjithshme pret raportin përfundimtar të hetimit për të vendosur se çfarë do të bëhet me tragetin, i cili erdhi nga Ankona në Durrës me vetëm një motor në punë, ndërsa kishte në bord më shumë se 800 pasagjerë që qëndruan për 36 orë në det të hapur.

Demiraj: Zjarrvëniet e qëllimshme po cënojnë sigurinë kombëtare, autorët do dënohen me ashpërsi

0

Ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demiraj në një status në Facebook, ka deklaruar se nga zjarrëvënie e qëllimshme po cënohet siguria kombëtare dhe po dëmtohet pasuria jonë pyjore.

Demiraj ka thënë gjithashtu se personat që janë përgjegjës për zjarrëvëniet e qëllimshme do të kapen dhe dë të dënohen me ashpërsi.

Statusi i plotë i Demirajt: