Ballina Blog Faqe 9352

Rama mungon në foton e liderëve të rajonit, Berisha: U përjashtua nga atletet

0

Kryeministri Edi Rama mungon në foton e përbashkët të liderëve rajonalë me zv/Presidentin Mike Pence.

Ish-Kryeministri Sali Berisha shkruan se shkak për këtë janë bërë atletet e papërshtatshme të Ramës.

Reagimi i Berishës:

Skandal! Rama perjashtohet per shkak te atleteve nga foto familjare e Samitit te Podgorices! Sb’.

Plagos qiramarrësin për dritat, në konfliktin me armë zjarri përfshihet edhe vjehrra

0

Një i ri është plagosur në armë zjarri në Shkodër.

Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:15 ndërsa konflikti ka nisur mes pronarit të lokalit Dedë Guri dhe Fatmir Zylës, që kishte lokalin e Gurit me qira.

Qiramarrësi 33-vjeçar nuk kishte paguar detyrimet për energjinë elektrike, dhe kjo gjë shkaktoi debate mes tyre deri në konflikt me armë zjarri që ka shkaktuar plagosjen e qiramarrësit Fatmir Zyla.

Mësohet se edhe vjehrra e 33-vjeçarit ka tentuar të qëlloj mbi 60-vjeçarin Guri por arma i është bllokuar.

 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar Dedë Gurin ndërsa Zyla është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur.

Më pas, policia ka kontrolluar banesën e  33-vjeçarit dhe ka gjetur një armë zjarri pistoletë dhe 1 kilogramë kanabis sativa.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarret në vend, ministri Demiraj: Po cënohet siguria kombëtare, dënime të ashpra për autorët

0

Ministri i Brendshëm, Demiraj, ka publikuar nj status në Facebook, ku deklaruar se vënia e qëllimshme e zjarreve në pyje e kullota po shkatërron pasurinë kombëtare e po cënon sigurinë kombëtare.

Demiraj paralajmëron dënime të ashpra për të gjithë ata që do kapen.

‘Zjarrevenia e qellimshme rrezikon sigurine kombetare dhe pergjegjesit do te kapen e denohen ashpersisht’, shkruan ndër të tjera Demiraj.

Durrës, u hodh nga lartësia në det, pushuesi dërgohet me urgjencë në spital

0

Qytetar nga Durrësi është dëmtuar teksa është hedhur nga lartësia në det.

Sipas të dhënave mësohet se i dëmtuari është një 50-vjeçar me inicialet Xh.R., banues në lagjen 13 të Durrësit, i cili ka dëmtuar qafën pasi u hodh nga lartësia në det.

Pas kësaj është bërë transporti me urgjencë në spitalin Ushtarak të Tiranës, ku mësohet se është jashtë rrezikur për jetën.

Kreu i Emergjencave Civile: Vetëm sot 17 vatra zjarri, është përdorur edhe helikopteri

0

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, në një lidhje telefonike për televizionin News 24, është shprehur se vetëm gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin janë regjistruar 17 vatra zjarri, ndërkohë që është bërë ndërhyrje në disa prej tyre edhe me helikopter.

Ai u ndal tek zjarri në Dajt, Llogara e Velipojë, ku tha se është bërë ndëryrje me helikopter për shuarjen e tyre.

Aktualisht zjarri në malin e Dajtit është nën kontroll me mbërritjen e helikopterit. U organizua një operacion i shpejtë për neutralimin e zjarrit. Operacione të ngjashme janë zhvilluar sot në zonën e Llogarasë në tre vatra zjarri, dhe një në Velipojë, që rrezikonte disa banesa. Ndërhyrja me helikopterë bëri të mundur fikjen e zjarreve. Një tjetër operacion po zhvillohet në Pogradec”, – u shpreh Prençi.

Prençi u shpreh se pjesa më e madhe e përgjegjësve të zjarrvënieve të qëllimshme gjatë këtij muaji, janë vënë para drejtësisë.

Ndërron jetë një 63-vjeçar në ‘Sanatorium’, familjarët kanë dyshime

0

Policia ka raportuar se ditën e djeshme në spitalin e ‘Sanatoriumit’ apo të njohur edhe si ‘Shefqet Ndroqi’, ka humbur jetën një pacient i moshës 63-vjeçare.

Sipas policisë shtetasi me inicialet R.K., ka qenë i shtruar në spital.

Por familjarët kanë dyshime mbi ngjarjen e kësisoj bëhet e ditur se po pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së të ndierit.

Policia bën me dije se materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pogradec, hyn për të shuar flakët, punonjësi i bashkisë plagoset nga një shpërthim

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec në fshatin Pojskë, ku një punonjës i Bashkisë ka mbetur i plagosur ndërsa përpiqej të shuante flakët e një sjarri të rënë në zonë.

Sipas policisë, 57-vjeçari me inicialet A.B, ka shkelur në një send/mjet shpërthyes, duke dëmtuar gjymtyrët e poshtme.

Në të tillë situatë ai është dërguar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit.

Ky është njoftimi i policisë:

Më datë 01.08.2017 jemi njoftuar se në fshatin Pojskë, në një masiv pyjor me shkurre ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, Zjarrfikëset dhe Emergjencat Civile, të cilat vijojnë punën edhe aktualisht në një terren të vështirë e të thyer, për lokalizimin e flakëve.

Gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, një punëtor i Bashkisë Pogradec, konkretisht shtetasi A.B, 57 vjeç, është plagosur si pasojë e shpërthimit të një sendi/mjeti shpërthyes (për përcaktimin dhe gjetjen e llojit të së cilit do të punohet pas shuarjes së zjarrit) duke marrë dëmtime në gjymtyrët e poshtme.

Shtetasi i mësipërm u transportua në Spitalin e Pogradecit, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Po punohet për shuarjen e zjarrit, zbardhjen e shkaqeve të rënies së tij, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Tiranë, plagosje me armë në rrugën ‘Don Bosko’

0

Edhe sonte kryeqyteti është tronditur nga një ngjarje e rëndë, ku një plagosje me armë ka ndodhur në zonën e ‘Don Boskos’.

Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën, ndërsa nuk ka detaje të tjera mbi ngjarje.

Kujtojmë mbërmjen e djeshme u vra duke u therur me thikë një 22-vjeçar në zonën pranë stadiumin ‘Selman Stërmasi’.

Një sallë me qypa që s’bzajnë!

0

Një sallë me qypa që s’bzajnë!

Njerëz!
I patë dje në sallën kryeministrisë drejtorët e spitaleve shqiptare që nuk bëzajnë. Që nuk ndjejnë. Që nuk skuqen. Që nuk klithin. Që nuk marrin frymë përpara akuzave të kryeministrit shqiptar. Ja, këto janë drejtuesit që i vendos partia. Eunukët. Ky eshtë integriteti profesional i pjesës më të ndriçuar të këtij vendi. Këto janë përfaqsuesit e parimeve universale? Edhe në mbledhjen e Ramiz Alisë, 25 vite, më parë u debatua, u kundërshtua, u refuzua, u fraksionua!
Si mund të besoj unë Ty o doktor që do të përballesh me dhimbjen, me vdekjen, se do më kthesh jetën, kur Ti nuk ndihesh, por hesht si fija e barit përballë çdo akuze. Jeni Ju pjesa më e ndriçuar e shoqërise, apo po ja fus kot unë?

i plote postimi i tij ne facebook

https://www.facebook.com/ylli.dylgjeri/posts/10210283149336212

Autoritetet më të larta në vend në lëvizje për të mos lejuar ekstradimin e Morinës në Serbi

0

Lidhur me çështjen e Ismail Morinës janë përfshirë edhe figura të larta shtetërore, dhe përveç ministrit të Brendshëm ka reaguar edhe vetë kryeministri Rama i cili ka vënë në lëvizje kanalet diplomatike për mosekstradimin e Morinës në Serbi.

Rama ka kontaktuar direkt me Ambasadën Kroate  dhe po e ndjek çështjen e tij.

Ish-kryeministri Berisha gjithashtu u ka bërë thirrje në Facebook autoriteteve ndërkombëtare ta lirojnë menjëherë Ismail Morinën.

Interes ka treguar edhe kreu i FSHF-së, Armando Duka, dhe ministri i brendshëm, Dritan Demiraj i cili ka kontaktuar me amabsadoren kroate në Tiranë duke i kërkuar që ta gjykojnë drejtë këtë çështje.

Ismail Morina është arrstuar para pak ditësh nga autoritetet kroate dhe një Gjykatë e Shkallës së Parë në Dubronvik ka vendosur që ai të ekstradohet në Serbi.