Ballina Blog Faqe 9353

Kishin futur drogë në Greqi, në pranga dy shqiptarë dhe një grek

0

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë dhe një grek afër Selanikut duke i akuzuar se kishin sjellë drogë nga Shqipëria për ta trafikuar në shtetin helen.

Policia raporton se shqiptarët, një mashkull 38 vjeç dhe një femër 45 vjeçe bashkë me grekun 27 vjeç, në zonën e Follorinës kishin braktisur një automjet në të cilin policia gjeti 25 pako me kanabis me peshë 26,5 kg.

Policia ka sekuestruar drogën dhe dy automjete, atë që kishn braktisur trafikantët dhe atë me të cilin po ushëtonin kur policia i ka ndaluar.

Shqiptari jep alarmin për bombë në trenin Milano-Romë, alarmohen pasagjerët

0

Një shqiptar gjatë një zënke ka deklaruar se në trenin e linjës Milano-Romë gjendet një bombë.

Kjo ka alarmuar pasagjerët dhe ka shkaktuar momente tensioni dhe ka bërë që treni të qëndrojë në qytetin e Firenzes për disa orë dhe iu nënshtrua kontrollit dhe verifikimeve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe shqiptari është gjetur pa biletë nga kontrollori dhe për shkak të kundërshtimit është nevrikosur dhe ka bërtitur se në tren ndodhej një bombë, shkruan faqja online e Hekurudhave italiane.

Megjithatë pas kontrollit nuk ka rezultaur asnjë bombë dhe shqiptari është dërguar në dhomën e urdhencës ndërsa treni është nisur përsëri në 02:20 në mëngjes.

Ekstradimi i Morinës, Demiraj takon ambasadoren kroate: Të gjykohet drejtë çështja

0

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka deklaruar se ka kontaktuar ambasadoren kroate në Tiranë, Sanja Bujas-Juraga, lidhur me rastin e Ismail Morinës i cili është arrstuar nga autoritetet kroata para pak ditësh dhe pritet të ekstradohet në Serbi.

Vetë ministri Demiraj dhe familjarët e zotit Morina, ka vënë në dispozicion të autoriteteve kroate dokumentacionin që dëshmon përdorimin politik të kësaj çështje” thuhet në një njoftim të shpërndarë për median nga ministria e Brendshme.

Përmes njoftimit mësohet se ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj po vijon me intensitet përpjekjet për zgjidhjen në rrugë ligjore të kësaj çështje, duke kërkuar nga autoritetet kroate që çështja të gjykohet drejt”, thuhet në një reagim të Ministrisë së  Punëve të Brendshme.

Emergjenca me zjarret, 8 vatra të reja gjatë 24 orëve në gjithë vendin

0

Emergjencat Civile kanë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit 8 vatra zjarri në pyje e kullota në qarqet Shkodër, Elbasan, Dibër, Vlorë e Gjirokastër.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Qarku Shkodër 

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra dhe hambullore në afërsi të disa banesave në fshatin Goraj, Njësia Administrative Kastrat, bashkia Malësi e Madhe.

Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Malësi e Madhe ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.2 ha me shkurre e ferra dhe hambullore.

Qarku Dibër

Ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë disa banesave në lagjen “Llixha” të qytetit Peshkopi.

Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Dibër ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin.

Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.1 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Elbasan

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra dhe pyll pishe në fshatin Paulesh, Njësia Administrative Pajovë, bashkia Peqin.

Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që ka shuar zjarrin.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.2 ha me shkurre e ferra dhe pyll pishe.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe pylli me pemë ahu tek Mali i Babjes, në vendin e quajtur “Zalishte”, të fshatit Babje, Njësia Administrative Qendër Librazhd, bashkia Librazhd. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me 6 vetë, të cilët të ndihmuar nga 4 punonjës të pyjores kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 0.3 ha sipërfaqe me pyll ahu.

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre e ferra pranë pyllit me pisha në lagjen “Xhami” të qytetit Peqin. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që ka shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej rreth 0.4 ha me shkurre dhe ferra.

Ka rënë zjarr ne sipërfaqen me shkurre e ferra në kurorën me ullishte pranë lagjes “Vullnetari” të qytetit Elbasan. Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Elbasan ka dërguar në vendngjarje 2 automjete dhe 9 zjarrfikës, të cilët për shkak të terrenit të thyer punuan me mjete rrethanore dhe arritën të shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj 1 ha me shkurre e ferra dhe 3 rrënjë ullinj të moshës së vjetër.

Qarku Vlorë

Ka rënë zjarr në sipërfaqe me shkurre të ndryshme në fshatin Shkozë, Njësia Administrative Sevaster, bashkia Selenicë.

Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Vlorë ka dërguar në vendngjarje 1 automjet me 10 forca zjarrfikëse, si dhe me 5 banorë të fshatit, të cilët me pompa shpine dhe me mjete rrethanore kanë arritur të shuajnë zjarrin.

Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 3 ha sipërfaqe me shkurre të ndryshme.

Qarku Gjirokastër

Ka rënë zjarr në barishte dhe shkurre në vendin e quajtur “Lëmi i Jahos” në fshatin Riban, Njësia Administrative Dëshnicë, bashkia Këlcyrë.

Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Këlcyrë ka dërguar 1 automjet zjarrfikës me personelin shoqërues që kanë shuar zjarrin të ndihmuar nga 3 forca të pyjores, 2 punonjës të policisë së rendit dhe 3 banorë të fshatit.

Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 1 ha me barishte dhe shkurre.

Tepelenë, asgjësohen 1750 rrënjë kanabis, arrestohen dy persona

0

Policia pas një kontrolli të ushtruar në fshatin Nivicë të Tepelenës, ka evdintuar 1750 rrënjë kanabis.

Pas evidentimit të tyre, polica ka bërë të mundur të siguroj asgjësimin e lëndës narkotike në vend me anë të djegies.

Gjatë kontrollit janë arrestuar në flagrancë dhe dy shtetas, Demo Zana 22 vjeç dhe Agim Zana 42 vjeç.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative policia ka zbuluar zona të kultivuara me bimë narkotike dhe në vendin e quajtur “Gropa e Batës”, dhe “Kurtes” në fshatin Nivicë,

Operacioni policor i kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për asgjësimin e bimëve narkotike u finalizua me titullin “Kurtes”.

Krujë, arrestohet 35 vjeçari i dënuar me 7 vite burg

0

Policia  e Krujës ka vënë në pranga sot Genc Koçin 35 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë.

35 vjeçari nga Kruja ishte i dënuar në mungesë me 6.8 vite burg për veprën penale të “vrasjes në rrethana të cilësuara kundër dy ose më shumë personave”, mbetur në tentativë si dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë 9 vite më parë, kishte dënuar Koçin me 6.8 vite burg.

Koçi, më 1 nëntor 2008, në Krujë, në bashkëpunim me shtetasin H.C. (I arrestuar ditën që ka ndodhur ngjarja) ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre shtetasve, A.B. , F.K. dhe L.K. të cilët janë plagosur rëndë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për hetime të mëtejshme.

Manjani: Rama “nuk ka faj”, fajin e ka tepsia, kazani, legeni…

0

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, në një status ka reaguar lidhur me ndjekjen penale të protestuesve në protestën para bashkisë.

Manjani shkruan se populli gjoja ishte në qeveri, dhe shton se faji gjithmonë është tek të tjerët, vetëm tek Rama jo.

Kryeministri nuk ka asnjë faj, por fajin e kanë aletët që janë “tepsia”, “kazani”, “legeni”,”qypi”.., shkruan Manjani

Fajin e kanë aleatët.———Çoi popullin në ndjekje penale?! Pse, çbëri populli? Protestoi. Për çfarë? Për të…

Gepostet von Ylli Manjani am Samstag, 29. Juli 2017

Shkodër-Burrel, në procedim 3 shtetas për lidhje të paligjshme energjie

0
OSHEE në bashkëpuni me Taks Forcën e policisë, kanë vijuar kontrollet gjatë natës dhe në qytetin e Shkodrës dhe Burrelit, për të zbuluar abuzuesit e energjisë elektrike.

Nga kontrollet e ushtruara gjatë natës, kanë zbuluar 3 abonentë, të cilët furnizoheshin me energji përmes rilidhjes se paligjshme.

OSHEE ka vazhduar procedurën ligjore për shtetasin Mark D. nga Mirdita, për lidhje te paligjshme të energjisë.

Ndërsa në Shkodër nga kontrollet e Task Forcës, u zbuluan abonentët Ermir R. dhe Luigj Q., për rilidhje të energjisë.

Atraksionet vazhdojnë në Brezovicë

0

Shtegu i Brezovicës është vend takimi i radhës për automobilistët kosovarë. Në këtë fundjavë zhvillohet gara e katërt e diciplinës malore në kuadër të Kampionatit të Kosovës për këtë vit. Karakteristikat e shtegut, rivaliteti i madh që po mbretëron sivjet, veturat gjithnjë e më atraktive si dhe fakti që diciplina malore është më tërheqëse për dashamirët e këtij sporti, bëjnë që pritjet për shikueshmërinë edhe këtë herë të jenë të mëdha. Duke marrë parasysh edhe numrin e madh të gurbetçarëve tanë që aktualisht janë për pushime në Kosovë, është e sigurt që një numër i konsiderueshëm i tyre do ta shfrytëzojnë rastin që duke kaluar fundjavën në këtë pjesë të bukur të vendit, të përcjellin edhe garën.

Bardhyl Canolli, Valdet Krasniqi, Naim Dashaj, Blerand Hasanaj e të tjerët premtojnë garë atraktive, ndërsa Federata e Auto Sportit e Kosovës, në bashkëpunim me Auto Klubin Ferizaj i kanë ndërmarrë të gjitha masat që gara të ketë rrjedhën më të mirë të mundshme.

Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve po ashtu do të jenë aty për të asistuar në mbarëvajtjen e garës.

FASK-u kërkon mirëkuptim nga kalimtarët e rastit, të cilët do të duhet të presin në intervale të caktuara kohore, por gjithsesi do të kujdeset që pritjet e tyre të jenë sa më të shkurtëra.

Paraqitja e pjesëmarrësve në garë bëhet të shtunën nga ora 8:30 – 9:30. Pas procedurave të zakonshme, do të zhvillohen dy vozitje provuese, ndërsa të dielën janë dy vozitjet zyrtare. Përmbyllja e aktivitetit është paraparë të dielën rreth orës 15:30 me shpalljen zyrtare të fituesve.

Tirana shlyen borxhet

0

Tirana shlyen borxhet e së shkuarës dhe hedh bazat për të ardhmen, duke blinduar lojtarët me eksperiencë në funksion të ngjitjes sa më parë në Kategorinë Superiore.  Mësohet se Bashkia e Tiranës ka paguar rreth 100 milionë lekë rrogat e prapambetura të Erando Karabecit dhe Ilion Likës që i përkasin sezonit 2011-2012, duke u cliruar nga një barrë e rëndë që e ka dëmtuar shumë klubin bardheblu, sidomos me pezullimin e merkatos dimërore që i hoqi mundësinë skuadrës kryeqytetase të përforcohej me një element shumë cilësor si Elis Bakaj.

Portieri Ilion Lika ndërkohë ka firmosur kontratën e re me kohëzgjatje 2-vjecare, ndërsa Erando Karabeci pritet të që hënën të hedhë të njëjtin hap, duke nënshkruar për 3 sezone.

Nën kontratë me bardheblutë janë edhe elementë të tjerë të rëndësishëm si Hoxhallari, Kërciku, Daja, Muça, Domgjoni dhe Turtulli.

Sa i përket cështjes “Muzaka”, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës nuk e ka pranuar apelimin e klubit bardheblu pasi pagesa në CAS që të hapej cështja është bërë jashtë afatave ligjore. Për këtë rast Tirana është e detyruar t’i shlyejë Gjergji Muzakës rreth 105 milionë lekë të vjetra në bazë rë vendimit të marrë nga Dhoma e Zgjidhjes së Konfliketeve pranë FSHF-së.