Ballina Blog Faqe 9354

Shtegu i atletikës është i domosdoshëm në çdo qytet

0

Debate

Sporti i atletikës është në rrugë të mirë dhe në zinxhirin e rezultateve të mira në arenën ndërkombëtare.  Atletët e atletet e kombëtares së Kosovës me sukses garojnë në garat e ndryshme ndërkombëtare dhe vazhdimisht komplimentohen. Jemi në hap të mirë dhe ka lëvizje të mira edhe në atletikë, pasi që kemi edhe gjenerata të reja që janë duke ecur mirë në përgjithësi. Nëse punohet mirë do të na zëvendësojnë gjeneratën tonë, sepse tani është pak më lehtë. Janë hapur rrugët, vetëm mbetet të punojnë edhe të arrijnë rezultate të mira.

Atletët Astrit Kryeziu, Musa Hajdari, e disa tjerë na prezantuan në garat frankofone në Bregun e Fildishtë. Paraqitja e Musës dhe e Astritit ishte shumë e mirë, pasi që ishte një konkurrencë shumë e fortë dhe atletët tanë e përfaqësuan vendin tonë shumë mirë, u futën në finale dhe ishte një sukses shumë i madh për Kosovën.  Normalisht se mungesa e shtegut për stërvitjen e shumë atletëve e atleteve tona, gjithsesi se e bënë të veten dhe nuk po arrijnë të përgatiten ashtu si duhet. Shtegu pothuajse është primar për çdo atlet, sepse nuk paramendohet të arrihen rezultate shumë kulminante për arsye se në disiplina të shkurta dhe të mesme është i domosdoshëm shtegu i atletikës në çdo qytet, prandaj kjo mund të ndikojë edhe ne që të mos kemi edhe aq shumë rezultate të larta dhe mos të kemi shumë masivitet të atletëve të rinj. Më vitin 2017 shihet një lëvizje por nuk ka edhe shumë ndryshime, por të cilat pretendojmë se me kohë do të arrihen sidomos në rritje të cilësisë.

Është lajm i mirë që ka lëvizje të moshave të reja, janë disa lëvizje të mira të rezultateve në disiplina të mesme, sepse në këtë disiplinë kemi më shumë traditë dhe jemi me të mirë. Fundja, në çdo klub mundohen të organizohen, të sigurojnë kushte më të mira, veçmas janë në kërkim të talenteve të rinj, që në të ardhmen të rriten edhe rezultatet në disa gara ndërkombëtare sidomos të përmirësohen rekordet edhe në nivel kombëtar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Shkenca zbulon pse burrat pëlqejnë femrat me të pasme të mëdha

0

Që nga fotoja e Kim Kardashian që theu internetin te këngët hit si “All About That Bass”, të pasmet e grave po kalojnë një moment të lavdishëm nën drita.

Interesi për format e femrave nuk është gjë e re, sigurisht. Kërkimet e mëparshme kanë zbuluar që shijet e burrave kanë evoluar drejt femrave me bel të hollë dhe vithe të gjera, shenjë rinie dhe fertiliteti.

Tani, një studim i shton një nuancë të re teorisë së evolucionit që qëndron pas interesit të meshkujve për ijë të kërcyera, ose më saktësisht, për shtyllat kurrizore të harkuara, që i krijojnë ato.

“Gratë duhet të përballojnë problemin e zhvendosjes përpara të qendrës së trupit gjatë shtatzënisë”, thotë një nga autorët e studimit Eric Russell, i diplomuar për psikologji në Universitetin e Texas-it në Arlington, për Huffington Post.

“Gratë që e kanë më të harkuar shtyllën kurrizore në pjesën e barkut…mund ta rishpërndajnë qendrën e rëndesës së masës trupore për të zvogëluar zhvendosjen që ndodh nga shtatzënia. Prandaj, ne hipotetizojmë që burrat kanë një përshtatje psikologjike që i pëlqejnë këto femra si partnere për t’u çiftuar.”

Thënë shkurt, preferencat e meshkujve kanë evoluar për këtë formë anatomike specifike sepse ajo i bën gratë të afta të përballojnë disa shtatzëni pa dëmtime dhe të jenë në formë gjatë shtatzënisë.

Për studimin në fjalë, më shumë sesa 300 burra vlerësuan koeficientin tërheqës te siluetat femërore që kishin një harkim të shtyllës kurrizore nga 26 në 61 gradë. Burrave iu duket një hark i moderuar, rreth 45.5 gradë, normal.

Ky hark do siguronte avantazhe evolucioni pa shfaqur probleme shëndetësore si dhembje shpine apo rrëshqitje të disqeve të shtyllës kurrizore, sipas studiueseve. Ata zbuluan dhe që çelësi është pikërisht struktura e shtyllës kurrizore, jo thjesht dhjami dhe muskujt e vitheve.

“Burrat mund t’i çojnë sytë te vithet dhe të marrin informacion për shtyllën kurriozore të grave pa qenë të vetëdijshëm për këtë,” shprehet Dr. David Lewis, i universitetit Bilkent në Turqi dhe autori kryesor i studimit, për Daily Mail. Por mund të jetë e vërtetë që burrat të kenë preferenca edhe për harkun e ijëve, dhe përmasat e të pasmeve.

Studimi është publikuar në 7 shkurt në revistën online Evolution and Human Behavior.

Aktorja e njohur rikthehet në televizion pas shumë vitesh

0

Aktorja e njohur, Jennifer Aniston ka vendosur të rikthehet në televizion për serinë e parë pas përfundimit të serialit ‘Friends’ në 2004.

Ajo ka vendosur të fillojë së bashku me Reese Witherspoon një dramë të re HBO rreth shfaqjeve televizive të mëngjesit.

Jennifer kishte kohë që nuk shfaqej, përvec filmave ku ka qenë e ftuar speciale si 30 Rock dhe Cougar Toën.

Sipas Hollyëood Reporter, ky projekt i ri nuk ka nisur akoma të filmojë, por mendohet se do të fillojë së shpejti nën udhëheqjen e Michael Ellenberg.

Kroacia vendos ekstradimin e ‘Ballistit’ në Serbi, familjarët: Të ndërhyjë shteti ose do vetëflijohemi

0

Ismail “Ballist” Morina, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd më nëntor të vitit 2015, vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci, aty ku qëndron i ndaluar prej afro një muaji. Nga informacionet e fundit ekskluzive që disponon Opinion.al të siguruara nga gazetari Dritan Laci, Morina ka dalë tri ditë më parë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut, ku togat e zeza kanë vendosur ekstradimin e tij në Serbi, pasi sikundër dihet prej afro dy vitesh në emër të këtij shtetasi ka një urdhër ekstradimi nga shteti serb lidhur mbi ngjarjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri ku ngritja e një droni me një baner të mbishkruajtur Autochtonus solli trazira në stadium dhe më pas ndërprerjen e ndeshjes.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Dubrovnikut është siguruar edhe nga Opinion.al. Të kontaktuar nga Opinion.al, familjarë të Ballist Morinës janë shprehur se po bëjnë të pamundurën që i afërmi i tyre të mos ekstradohet dhe për këtë qëllim vendimin e Shkallës së Parë do ta apelojnë më tej. Pranë Ballist Morinës në këto momente ndodhet bashkëshortja e tij italiane, me profesion avokate, e cila edhe pse shtatzënë nuk e ka braktisur të shoqin në këto momente të vështira për të.

Xhevahir Morina, i vëllai i Ballist Morinës, në kontakt me Opinion.al është shprehur se nëna e tyre ka qenë këto ditë në Tiranë, ku ka pasur takime me zyrtarë të lartë, duke specifikuar përfaqësues pranë Presidentit Ilir Meta dhe Ministrit të Brendshëm teknik Dritan Demiraj, por ende nuk kanë marrë një sinjal të qartë ndihmese për të afërmin e tyre që rrezikon që nga Heroi i Beogradit tani të jetë i Burgosuri i Beogradit, nëse shteti kroat vendos ekstradimin e tij në Serbi. Po kështu Xhevahiri është shprehur se nëse Ballist Morina ekstradohet ai do të ndërrmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit. Koha për të dërguar në Apelim vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë është e pakët për Ismail Morinën. Ai duhet ta bëjë Apelimin brenda tri ditësh nga dita e sotme/ Dritan Laci/ Opinion.al

Më poshtë faksimile e vendimit të Shkallës së Parë së Gjykatës së Dubrovnikut që pranon kërkesën e palës serbe për ekstradimin e Ismail Morinës në Serbi për gjykim:

VINI RE: Ky shkrim është pronësi intelektuale e portalit Opinion.al 

Lushnjë, gjendet një trup i dekompozuar pranë spitalit

0

Është gjetur një trup i dekompozuar i një personi pranë spitalit në Lushnjë.

Nga të dhënat e para thuhet se dyshimet janë se trupi i përket një endacaku, të seksit mashkull rreth 65 vjeç.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, por po pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

Auditi i KLSH-së: Në mandatin e parë, ‘Rilindja’ i shkaktoi shtetit 600 milionë euro dëm

0

Auditi i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka dalë në përfundimin se ‘Rilindja’ gjatë mandatit të saj të parë, i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej 600 milionë eurosh vetëm në harkun kohor 2014-2016.

KLSH-ja ka konstatuar shkeljen më të rëndë në sektorin e doganave, ku shkeljet më të mëdha janë gjetur në doganën e Durrësit.

Sipas këtij auditimi në fushën e prokurimeve publike, vlera e shkeljeve kap shifrën e 300 milionëve, ku pjesa më e madhe është konstatuar në Bashkinë e Sarandës, Tepelenës dhe Himarës.

Po ashtu shhkelje janë konstatuar edhe në sektorin e tatim-taksave si dhe në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore nga Ministria e Transportit dhe ajo e Bujqësisë.

Por krahas këtyre shkeljeve, nuk ka mbetur pa u ‘bërë pis’ as sektori i shpenzimeve publike prej 14 milionësh dhe në të ardhura prej 74 milionësh.

Pas konstatimeve të bëra, KLSH-ja ka kërkuar marrjen e masave disiplinore dhe administrative për 650 punonjës, ndërsa ka depozituar në prokurori 22 kallëzime penale.

Të kallëzuarit e KLSH-së janë drejtues në rang të lartë e të mesëm nga të cilët 17 mësohet se janë në hetim nga degët e prokurorive në rrethe.

Shkarkimet e zyrtarëve të LSI-së nga Veliaj, Vasili: Hakmarrje provincialiste, duhet të marrë fund

0

Pas shkarkimit të 3 zyrtarëve të LSI-së nga kryebashkiaku Erion Veliaj, ka bërë që të reagojë edhe ish-kru i kësaj force, tashmë kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili.

I ftuar në studion e lajmeve të televizionit News 24, Vasili i ka quajtur si hakmarrje provinciale e Veliajt, shkarkimet e zyrtarëve të LSI-së.

“Shkarkime të tilla hakmarrëse të provincializmit të thellë i shohim sot, i kemi parë edhen në vitin 2013, kur u bashkuam me PS-në (kur atëherë ishte në krye Bashkisë Tiranë Lulzim Basha). (…) Ky është kryetar i kryeqytetit dhe duhet të ketë një model tjetër, pasi këto provincializma duhet të dalin nga loja shumë shpejt”, – deklaroi Vasili.

Demiraj takon Haradinajn: Kosova dhe Shqipëria, faktorë stabiliteti në rajon

0

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ka takuar ditën e sotme kandidatin për kryeministër në Kosovë Ramush Haradinaj.

Vizita është bërë publike me anë të një postimi në Facebook nga Ramush Haradinaj, i cili shkruan se janë dakordësuar me ministrin Dritan Demiraj, se Kosova dhe Shqipëria janë faktor stabiliteti në rajon.

Ky është postimi i Haradinajt në Facebook:

Sot pata kënqësinë ta pres në një takim Dritan Demirajn, një ushtarak i shkëlqyer, aktualisht Ministër i Brendshëm i…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Freitag, 28. Juli 2017

Tusk dhe Juncker telegram urimi Metës: Shpresojmë që do të ndihmoni në përmbushjen e kërkesave për hapjen e negociatave

0

Ndërkohë që kanë kaluar 4 ditë nga marrja e detyrës së Presidentit të Republikës Ilir Meta, ende vijojnë mesazhet e urimit nga personalitetet ndërkombëtare.

Sot Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe ai i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, kanë uruar Metën për detyrën e re si kreu i shtetit.

Në një telegram të përbashkët thuhet se Shqipëria po përballet me sfida të cilat duan konsensus ndër-partiak për reformat e kërkuara.

“Shkëlqesi, ju lutemi pranoni urimet tona të sinqerta për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë! Sfidat politike me të cilat Shqipëria po përballet aktualisht kërkojnë një konsensus të fortë ndër-partiak për vlerat evropiane dhe politikat e reformat përkatëse.

Shpresojmë se ju do të ndihmoni për ta çuar vendin përtej përçarjeve politike dhe se Shqipëria shumë shpejt do të përmbushë pesë Përparësitë Kryesore, në mënyrë që të plotësohen kushtet për hapjen e negociatave.

Në mars, Këshilli Evropian, përsëriti mbështetjen e tij pa mëdyshje ndaj perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar mes çështjesh të tjera, rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Në këtë kontekst, dëshirojmë t’ju sigurojmë rreth përkushtimit tonë për vazhdimin e mbështetjes së vendit tuaj ndaj kryerjes së reformave dhe projekteve të orientuara drejt Bashkimit Evropian! Shpresojmë dhe presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë, në mënyrë që Shqipëria të mundësohet për të përparuar në rrugëtimin e saj evropian!”, – shkruhet në telegramin e përbashkët urues për Presidentin Meta.

Presidenti finlandez uron Metën: Mezi po pres bashkëpunimin me ju

0

Në vazhdën e urimeve për marrjen e detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Presidenti Ilir Meta, ka marrë sot një telegram nga homologu i tij Finlandez.

Presidenti Sauli Niinistő, shprehet se marrëdhëniet dypalëshe janë të shkëlqyera e kësisoj mezi po pret bashkëpunimin me Presidentin Meta.

“Me rastin e marrjes së detyrës si President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju shpreh përgëzimet e mia të sinqerta dhe urimet më të mira. Marrëdhëniet dypalëshe mes Finlandës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe unë mezi ç’pres të punoj me ju në të ardhmen. U ndjeva i lumtur kur mësova se vizita juaj në Finlandë në mars të 2017 në postin e mëparshëm shënoi sukses”, – shkruhet në mesazhin e Presidentit Sauli Niinistő.