Ballina Blog Faqe 9355

Krujë, sekuestrohen 227 bimë kanabis në aksionin italo-shqiptar

0

Policia e Krujës në ndërvepërim me Interforcën italiane, kanë ndërmarrë një operacion për zbulimin dhe asgjesimin e parcelave të drogës dhe jo vetëm, në Krujë.

Në kuadër të këtij operacioni është arritur që të sekuestrohen 227 bimë narkotike Cannabis Sativa, me pjesëmarrjen e rreth 30 forcave të policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se territori gjatë operacionit është monitoruar si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar por vetëm një të identifikuar si kultivues, ndërkohë policia shprehet se po vijon operacionin e saj.

Njoftimi i policisë:

Krujë, më 28.07.2017. Monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Monitorimi u krye nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Interforcën Italiane. U angazhuan 30 forca policie. Asgjësohen me anë të djegies 227 bimë narkotike Cannabis Sativa. Në zbatim të planveprimit dhe nga monitorimi nga ajri u zhvillua operacioni policor nga Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me Interforcën Italiane, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në bazë të informacioneve të grumbulluara nga Strukturat Policore, gjatë dy ditëve janë angazhuar 30 forca policie për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike.

Gjatë monitorimit dhe kontrollit të territorit nga ajri dhe toka në fshatin Shkretë, Njësia Administrative Cudhi u konstatuan 227 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sativa. Bimët e konstatuara janë filmuar dhe fotografuar, ku edhe u asgjësuan në vend me anë të djegies. Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë bërë të mundur identifkimin e një shtetasi të dyshuar si kultivuesi bimëve narkotike.

Vijon puna për identifkimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Operacioni i monitorim – kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.

Takimi i ftohtë me Ramën në Presidencë, Meta: E pashë dhe më duket se më pa…

0

Presidenti i ri Ilir Meta, ishte i ftuar në emisionin ‘Top Story’ të gazetarit Sokol Balla, ku edhe ka komentuar takimin në Presidencë me kryeministrin Edi Rama, takim ky i ftohtë.

Për këtë Meta ësthë pyetur edhe nga gazetari Sokol Balla, i cili i tha se kishte shtrëngim duarsh por jo shikim në sy.

Meta në përgjigjie i tha se “E pashë dhe më duket se me pa”.

Më tej Presidenti Meta u shpreh se ka lën pas vitet kur ka qenë në parlament, dhe se do të bashkëpunojë me të gjitha palët.

“Që nga ora 18:00 kam lënë 25 vitet e mia parlamentare, politike, partiake, do jem bashkëpunues me të gjithë. Dhe absolutisht që jam i hapur për të bashkëpunuar me Ramën dhe gjithë faktorët politikë”, – deklaroi Meta.

Durrës, makina përplas vajzën 8-vjeçare

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Katund të Durrësit, ku si pasojë e një aksidenti kam betur e plagosur në gjendje të rëndë një vajzë 8-vjeçare.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një makinë tip ‘Mercedes’, e drejtuar nga shtetasi me inicialet F.P. 52 vjeç, ka përplasur një vajzë 8-vjeçare me inicialet E.B., e cila ndodhet ne spitalin ushtarak.

Të njëjtat burime thonë se vajza ka qenë duke ecur në rrugë në momentin e përplasjes, ndërsa shoferi është shoqëruar në polici.

Ndërkaqë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aksident në aksin Kavajë-Rrogozhinë, kamioni përmbyset në mes të autostradës (foto)

0

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Kavajë-Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Bishtit të Zhurit.

Si pasojë e aksidentit një kamion është përmbysur.

Sipas burimeve të informacionit nga policia, thuhet se janë ngritur dyshimet se përmbysja ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga shoferi.

Po ashtu nuk ka informacione nëse nga ky aksident ka të lënduar apo jo.

Policia shprehet se grupi i ngritur për hetimin e ngjarjes vijn punë për zbardhjen e plotë të saj.

auto_d39b7575-82a9-4f2c-9b02-47505629be871500920924

Pushuesit denoncojnë: Naftë në bregdetin e Borshit

0

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë publik një videodenoncim të një pushuesi digjital, në të cilën shihet se në bregdetin e Borshit ka prani nafte.

Në postimin e tij, Berisha e ka quajtur bregdetin e Borshit si ‘brigje pa zot’.

Ky është postimi denoncues i Berishës:

I dënuari për vrasje në burgun e Drenovës kapet me drogë. Mësoni ku e kishte fshehur

0

Ndërsa një person në burgun e Drenovës është arratisur, një të dënuari tjetër i është gjetur një sasi kanabisi.

Policia bën me dije se Ergys Rushitajt, të dënuar për vrasje, gjatë një kontrolli i janë gjetur 5 gramë hashash të fshehura në trup.

Rushitaj po vuan në burgun e Drenovës dënimin me 22 vite burg për një vrasje të kryer 3 vite më parë.

Temperaturat e larta në vend, 18 vatra të reja zjarri në 24 orët e fundit

0

Emergjencat Civile kanë njoftuar për më të fundit në vend për sa i përket zjarreve. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 18 vatra zjarri në pothuaj gjithë qarqet e vendit.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar mbi 154 zjarrfikës me 30 automjete, 54 forca vullnetare, 50 forca të Ushtrisë, njësi të FNSH si dhe helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU TIRANË

Në fshatrat Ibë dhe Hekal, Nj/A Bërzhitë, Tiranë, ka rënë zjarr në një pyll me pisha. Zjarri, i favorizuar edhe nga era ka marrë përmasa të mëdha dhe ka rrezikuar disa banesa, si dhe 2 shtylla të tensionit të lartë. Si rezultat i operacioneve të kryera u bë e mundur izolimi i vatrave që rrezikonin banesat dhe 2 shtyllat e TL.

Gjatë gjithë natës forcat e zjarrfikëses, të ushtrisë, së bashku me forca të dërguara nga FNSH Tiranë, kanë punuar për të mbajtur në kontroll vatrat e zjarrit. Aktualisht helikopteri po punon për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në pyllin me pisha në vendin e quajtur “Mali i Derjes”, mbrapa antenave të kompanive të telefonisë celulare, në malin e Dajtit. Zjarrfikësit dhe forcat e pyjores, të mbështetura nga forca të Ushtrisë kanë ndërhyrë me mjete rrethanore dhe kanë izoluar vatrat e zjarrit.

QARKU ELBASAN

Në territorin e Uzinës së Mjeksit në qytetin Elbasan ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra jashtë dhe brenda perimetrit të uzinës. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogjën vetëm shkurre dhe ferra. Në fshatin Kishte, bashkia Gramsh ka rënë zjarr në pyll me ah në Malin e Vinës. Punonjësit e zjarrfikëses kanë mundur ta vënë nën kontroll dhe ta shuajnë zjarrin. Si pasojë u dogj 3.5 ha me fidanë ahishte të vogla.

QARKU SHKODËR

Në Qafë-Mali, bashkia Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në pyll pishe dhe lisi. Zjarrfikësit të mbështetur dhe nga punonjës të pyjores e banorë të fshatit kanë vënë në kontroll dhe izoluar zjarrin.

Në Barbullush, bashkia Vau-Dejës ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra pranë varrezave të fshatit. Punonjësit e zjarrfikëses të ndihmuar edhe nga forca të bashkisë Vau-Dejës dhe punonjës të pyjores kanë mundur ta shuajnë zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre dhe ferra.

QARKU GJIROKASTËR

Në fshatin Leskovec, bashkia Këlcyrë ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke me të korrura (hamullore). Forcat zjarrfikëse të ndihmuar edhe vullnetarët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj 1 ha me hambulla.

QARKU FIER

Në lagjen “Kryengritja e Fierit”, bashkia Fier ka rënë zjarr në shkurre e ferra dhe tubacionin e gazit në brigjet e lumit “Gjoricë”. Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikës është arritur të shuhet zjarri. Si pasojë u dogjën shkurre dhe ferra.

QARKU BERAT

Në fshatin Bistrovicë, bashkia Ura Vajgurore ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e zjarrit pranë banesave dhe shkollës 9-vjeçare. Si pasojë e zjarrit u dogjën shkurre e ferra dhe 10 rrënjë ullinj të moshës së re.

Në fshatin Mbjeshovë, bashkia Berat ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra. Vatra e zjarrit është fikur pas ndërhyrjes së zjarrfikësve me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit u dogj 4 dynym me shkurre dhe ferra.

QARKU KORÇË

Në fshatin Sheqeras, bashkia Maliq ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të disa shtetasve. Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur fikjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogjën orenditë dhe pjesë të ndryshme të banesës. Grupi i ekspertëve ka shkuar në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

QARKU LEZHË

Qarku Lezhë. Në fshatin Malaj bashkia Mirditë, ka rënë zjarr në një masiv me pisha të larta. Zjarri ka qenë në terren tepër të thepisur e ka pasur përmasa të mëdha dhe intensitet të lartë. Në këtë vatër zjarri po punojnë për ta fikur punonjësit e zjarrfikëses, ata të bashkisë si dhe helikopteri. Zjarri është izoluar por pa ndërhyrje nga ajri, është e pamundur fikja e tij.

Në Mamurras ka rënë zjarr në disa kallamishte në afërsi të stacionit të trenit, pranë disa banesave. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe e shuan zjarrin, duke shpëtuar banesat nga djegia.

Në Laç, u shkaktua ra zjarr aksidentalisht në apartamentin e një shtetasi i shkaktuar një bombul gazi. Zjarrfikësit ndërhynë dhe fikën flakët. Si pasojë e zjarrit u dogjën disa orendi të shtëpisë.

QARKU KUKËS

Në Zonën e Mbrojtur Valbonë, tek vendi i quajtur Pecmarre, bashkia Tropojë ka rënë zjarr në pyll me pisha dhe kullota. Zjarri është shkaktuar nga një rrufe, në lartësinë 2000 metra, në një terren tepër të thepisur e shkëmbor prandaj forcat nuk kanë mundur të ndërhyjnë por zjarri është fikur vetvetiu, duke djegur një sipërfaqe të vogël në perimetrin e tij.

Në fshatin Dushaj, bashkia Tropojë ka rënë zjarr në një zonë me shkurre dhe ferra. Zjarrfikësit, së bashku me punonjës të bashkisë, kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj rreth 7 dynym me shkurre dhe ferra.

QARKU VLORË

Në zonën e Pyllit të Sodës ka rënë një zjarr në zonën me pisha. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me forca e mjete duke shuar vatrat e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogjën 6 ha me hala pishe.

Në Armen, bashkia Selenicë, ka rënë zjarr në pyll me shkurre dhe kullotë. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj 6 ha me shkurre dhe kullotë.

Në lagjen “Sinan Bllaçe” të qytetit Delvinë ka rënë zjarr në shkurre dhe ferra midis banesave. Forcat zjarrfikëse kanë mundur ta shuajnë zjarrin. Si pasojë u dogjën shkurre dhe ferra.

Aksion masiv për verifikimin e mjeteve lundruese, lëvizja pas vdekjes së turistes ruse

0

Një aksion masiv për kontrollin e mjeteve lundruese po zhvillohet në plazhin e Ksamilit dhe të Sarandës.

Deri tani janë bllokuar 64 mjete lundruese të cilat po i nënshtrohen verifikimit të dokumentacionit.

Sipas policisë ky aksion do shtrihet në të gjitha plazhet e vendit.

Dy ditë më parë në plazhin e Ksamilit, një turiste 15-vjeçare ruse humbi jetën pasi u godit nga helikat e një mjeti lundrues dhe për ngjarjen në fjalë është ndaluar edhe autori i dyshuar.

Selami flet për mediat: Koha të bashkohemi, t’i japim vendit opozitën që meriton

0

Kandidati për kreun e PD-së, Selami ka dalë në një konferencë për mediat.

Ai ka falenderuar të gjithë demokratët që kanë marrë pjesë në votime.

Ndër të tjera Selami ka theksuar se është koha që demokratët të bashkohen dhe t’i japin vendit një opozitë të fortë.

‘Pavarësisht se zgjedhjet ishin të pabarabarta, sërish ky ishte një proces që duhet respektuar. PD ka dalë më e fortë nga këto zgjedhje dhe hajde të bashkohemi të bëjmë një opozitë të fortë për vendin. E kam telefonuar Lulzim Bashën duke e uruar për fitoren. Unë do vijoj të jap kontributin tim në PD, siç kam bërë deri tani si një anëtar i saj.’

Përfundimi i zgjedhjeve, Basha e Selami në konferencë shtypi njëri pas tjetrit

0

Kryetari i ri i PD-së Basha, pritet të dalë në një konferencë për shtyp në orën 12:30 të ditës së sotme.

Njoftimi është dhënë nga Partia Demokratike dhe kjo është hera e parë që Basha flet për mediat që prej ditës së djeshme.

Kandidati tjetër në garë, Selami, pritet të bëjë një deklaratë për mediat nga selia blu gjysmë ore para Bashës, në 12:00.