Ballina Blog Faqe 9359

Çifti më seksi i verës, historia e tyre ‘thyen’ mediat prestigjioze të botës

0

Ajo mburrej me karrierën e saj si një modele magjepsëse para se dashuria e saj e shkurtër të përfundonte me ndarje dhe të ‘fshinte’ famën e saj.

Këtë të mërkurë Jess Shears ishte kthyer për të bërë atë, që ajo di të bëjë më së miri, realizimin e një fotosesioni të ri në Ibiza të Spanjës, shkruan “Daily Mail”.

I dashuri i devotshëm, Dom Lever, i cili ka zgjedhur të injorojë thashethemet për lidhjen e tyre, ishte gjithashtu prezent aty.

Jess dukej duket e shkëlqyer me fustanin e saj blu me dantellë të gjatë, me një prerje të ulët, mjaftueshëm për të vënë në pah disa pjesë të trupit.

Gjatë realizimit të setit fotografik, ylli Shears nuk hezitoi që të shfaqte edhe gjoksin e saj në disa poza mjaft ‘të nxehta’.

Pamja e Jessit ishte mjaft e zjarrtë me një sy të nxirë dhe me buzëkuq të kuq rozë, ndërsa flokët plot shkëlqim i mbante të lëshuara.

Ndërkohë i dashuri i saj Dom ndodhej pranë pishinës, ndërsa e shikonte me admirim të dashurën gjatë realizimit të fotosesionit të saj të ri.

Në një moment, Jess ndërpreu punën e saj, kur i dashuri i saj muskulor ishte i lagur dhe gati për një puthje.

Një javë më parë, Mike goditi ashpër njerëzit që përhapnin thashethemet, që gjoja ishte zënë me Jessin, pasi të dy mohonin pretendimet në të shumtën e rasteve.

Përmes rrjetit social Twitter, 24-vjeçari pyeti se’ si dreqin “këta individë dinë për jetën e tij seksuale?”.

Mike ishte shumë i acaruar gjatë muajit të kaluar, kur u përhapën thashetheme se ai dhe Jess kishin bërë seks gjatë natës së parë, që ishin dëbuar nga vila.

Çifti e mohoi kategorikisht këtë fakt thuajse në çdo dalje televizive, por një fans i tyre i veçantë, i shtoi benzinë zjarrit, kur deklaroi se Mike kishte pranuar të shijonte seksin oral me Jess, kur u takuan në Ocean Beach Club në Ibiza.

Megjithatë, në një intervistë të dytë, ai ishte i gatshëm që sërish të reagonte kundër thashethemeve të tilla, duke deklaruar se këto pretendime janë ‘abstrakte’ dhe ‘të turpshme’.

Djema, vini re! 6 Gjërat që duhet të dini për vajzat e zhgënjyera në dashuri!

0

Në dashuri ka edhe zhgënjime, që nuk i shmang dot.
Në këtë artikull, sipas intv.al ekspertët rendisin gjërat që i ndodhin femrave  të cilave i është thyer zemra nga dashuria.

1.  Ajo nuk kërkon më partner
Fakti që sapo kanë kaluar një eksperiencë të hidhur në dashuri, i pengon ato të kenë dëshirën për të gjetur partner të ri. Optimizmi tek ato është shumë i ulët.

2.  Nuk beson më
Ajo ndoshta nuk do t’ju besojë  ju menjëherë. Mendojnë se shumica e njerëzve gënjejnë. Personat e tjerë që do vijnë në jetën e tyre do e kenë të vështirë të fitojnë besimin e tyre.

3. Nuk mendon se jashtë ka ende njerëz të mirë
Zhgënjimi  i ka bërë  ato të humbin çdo shpresë për të gjetur dikë të mirë. Ato nuk mendojnë më se diku jashtë, është dikush që i përshtatet  në mënyrën më të mirë.

4.  Nëse nuk dëshiron të flasë për të kaluarën, respektojeni 
Nëse shikoni se nuk dëshiron të përmend asgjë rreth marrëdhënies së kaluar, respektojeni vendimin e saj. Mos bëni që të rikujtojë gjëra  jo të mira, në lidhje më ato çfarë ka kaluar me ish partnerin e saj.

5. Ndihet  me moral të ulët
Zhgënjimi ka lënë pasoja jo të këndshme te ajo. Ju duhet t’ja shtoni vetbesimin dhe t’i  jepni sa më shumë suport. Përkrahja, sipas intv.al  është çelësi kryesor në këtë rast.

6. Ka ende inat
Gjendja e saj pas thyerjes së zemrës është e vështirë për të ecur përpara. Mirëkuptojeni dhe bëni që inati i saj të shuhet me kalimin e kohës.

Vesa Luma joshëse me bikini në pishinë

0

Vesa Luma është një ndër këngëtarët më simpatike shqiptare, por rrallë herë e shohim teksa ekspozon trupin.

Por, që prej lindjes së djalit më nuk e kemi parë teksa provokon përmes imazheve joshëse.

Megjithatë, Vesa sot ka publikuar disa fotografi prej pushimeve teksa shihet tejet seksi.

Edhe pse e përkushtuar ndaj djalit, Vesa nuk e ka lënë pas dore muzikën ku pak javë më parë publikoi këngën “Ti zemra ime”, i cili është shikuar mbi 400 mijë herë në YouTube.

Banka e drejtuar nga bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, hetohet për pastrim parash (foto-dokument)

0

Banka Amerikane e Investimeve e cila drejtohet nga bashkëshortja e kryeministrit të Vendit Edi Rama, është gjobitur nga Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave.

SYRI.net, ka zbuluar dokumentin sipas të cilit Banka Amerikane ka kërkuar konstatimin e paligjshmërisë së aktit administrativ të DPPPP-së.

Ndonëse gjkata nuk i ka bërë të ditura detajet e kësaj çështjeje, nga burimet e SYRI.net, kanë thënë se bëhet fjalë për mosraportim të transaksioneve dhe transfertave të dyshimta financiare.

Ajo që ABI Bank ka sjellë risi në Shqipëri krahas faktit se drejtohet nga bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, është se ronësia e kësaj banke është tërësisht e pagjurmueshme, pasi kalon përmes parajsave fiskale.

Ndonëse të gjitha bankat në vend pronësinë e kanë të njohur dhe bërë publike e kundërta ndodh me këtë bankë, duke nritur njëherësh yshime të forta edhe ligjore për licencimin e bankës në dhjetor të vitit 2015.

Nga ana tjetër opozita e vendit ka hedhur herëpashere akuza në lidhje me pastrimin e parave nga kryeministri me anë të kësaj banke.

Tashmë gjobitja në lidhje me akuzën e pastrimit të parave ngre akoma më shumë dyshimet mbi këto denoncime të bëra vazhdimisht nga ana e opozitës dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Atentat me armë në një lokal kryeqytet, një i plagosur

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë pranë gjimnazit ‘Partizani’ në kryeqytet, ku një person është qëlluar me armë.

Policia bën me dije se i plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ësthë qëlluar me disa plumba dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të saj, si dhe për të zbuluar autorët e ngjarjes.

Mori votat për tepsinë, por emërimet familjare në administratë filluan…

0

Ndërkohë që kryeministri i vendit Edi Rama u votua nga qytetarët për të udhëhequr i vetëm dhe jo me tepsi si dhe ndarjen e administratës nga uzurpimi partiak, pa ardhë ende në pushtet po shfaqen shenjat e para të mosmbajtjes së këtij premtimi.

Sot kreu i qeverisë ka emëruar dy drejtorë të rinj në vend të atyre teknikë të cilët u larguan, përkatësisht drejtorin e hipotekave dhe atë të burgjeve.

Në postin e Drejtorit të Hipotekave është emëruar Blerina Doracaj, bashkëshortja e Drejtorit të Gjendjes Civile, Bledar Doracaj. Ajo ishte kandidate për deputete e PS-së në Tiranë ku renditej e 30-ta si dhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ndërsa në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve u emërua deputeti i PS-së Arben Çuko, i cili nuk arriti të bëhej pjesë e parlamentit të ri.

Ndonëse jashtë Kuvendi, nuk mund të themi se mbetën jashtë tepsisë, duke marrë poste jo pak të rëndësishme.

Manjani, Lames: S’ke çfarë t’i bësh gomarit i bie samarit… S’mund të bëhesh populist (!)

0

Pas reagimit që Artan Lame, Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-të bëri ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ardhë një tjetër reagim nga ky i fundit.

Manjani është shprehur se arsyetimi i Lames nuk ishte tjetër veçse reflektim i shprehjes popullore, “s’ke ç’ti bësh gomarit dhe i bie samarit”.

Ai shprehet se e moshuara që u bë mediatike pas bërjes publike të hallit të saj me legalizimin e pronës, është rast që edhe Lame e di, dhe legalizimi i pronës së saj nuk është bërë për shkak se do të nxiste konflikte me fqinjët.

Në fund të reagimit të tij, Manjani i ka ërë një apel Artan Lames duke i thënë: “E që të mos e zgjas më, këshilla ime për ty është të kthehesh tek shtetari! Nuk bëhesh populist ti! Nuk të shkon!”

Ky është postimi i Manjanit në Facebook:

Një përgjigje për Lamen dhe jo vetëm.——–Lame, Je pak konfuz në arsyetim! Më lë të kuptoj se "ske çti bësh…

Gepostet von Ylli Manjani am Donnerstag, 20. Juli 2017

Rama nxit qytetarët të bëhen ‘spiunë’: Është normale në vendet e zhvilluara

0

Kryeministri i vendit Edi Rama, zhvilloi pasditen e sotme një dëgjesë publike me disa banorë të Lezhës, ku u kërkoi bashkëpunim që të mund të bëhet shtet.

Teksa tregoi për rastin e një qytetari nga Shkodra i cili kishte paguar punonjësit e spitalit, ai tha se nuk duhet të dënjosh që atë që e ke vënë re ta denoncosh.

“I thashë: Sot do nisem për Shkodër, eja me mua në spital dhe mi trego… Ai kishte frikë dhe më tha: Po ta bëj atë nuk duhet të jetoj më në Shkodër. Kishte frikë mos bëhej punë, aaaa, kështu nuk bëhet”, – tha Rama, ndërsa shtoi se kjo është mëse normale në vendet e zhvilluar.

Kurbin, policia ndalon ‘të fortin’ e fshatit, dëmtoi ujësjellësin dhe u konfliktua me fqinjët

0

Policia e Kurbinit ka raportuar se ka arritur të ndalojë përzhakllëzimin e një konflikti mes 63-vjeçarit Ndue Rica dhe banorëve të tjerë të fshatit Shkopet.

Sipas Policisë konflikti kishte filluar për shkak se Ndue Rica kishte dëmtuar rrjetin e ujësjellësit, duke bërë që banorët e tjerë të mos mund të furnizoheshin me ujë.

Autoritetet lokale shprehen:

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën të fshehura në një ambient afër banesës së 63-vjeçarit, armë zjarri e municione luftarake të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 2 pushkë model 63;

– 19 kapsolle detonatore;

– 5 metër fitil zjarrpërcjellës;

– 835 fishekë të ndryshëm (pushke dhe pistolete);

– 3 krehëra.

Ndërhyrja e policisë ka bërë që të ndalohej një përshkallëzim i mundshëm i konfliktit.

Po ashtu raportohet se, “materialet proceduriale në ngarkim të 63-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shkatërrim i rrjetit të ujësjellësit”.”

Fier, zjarr i madh në një ullishte, rrezikohen banesat

0

Një zjarr i madh ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellë me ullinj në fshatin Kuqan të Patosit, duke rrezikuar edhe disa banesa.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, era po ndihmon në përhapjen e shpejtë të flakëve.

Deri më tani dhjetëra ullinj janë shkrumbuar, ndërkohë që forcat zjarrfikëse po punojnë për fënien nën kontroll të zjarrit dhe shuarjen e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.