Ballina Blog Faqe 9360

Velipojë, hyn në det për të shpëtuar bashkëshorten, humb jetën 35-vjeçari nga Prishtina

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Plazhin e Velipojës, ku deti vijon të marrë jetë njerëzish.

Këtë herë një 35-vjeçar nga Prishtina ka humbur jetën në ërpjeke për të shpëtuar bashkëshorten e tij që po mbytej në det.

Policia raporton se ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 16:15, ndërsa i ndjeri është shtetati me inicialet F.H., 35 vjeç.

Autoritetet bëjnë me dije se po vijon hetimi për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Mjekësia ligjore hedh poshtë pretendimin e ish-drejtorit të Burgjeve: Nuk është i sëmurë

0

Pas analizës së mjeksisë ligjore hidhet poshtë kërkesa e ish-drejtori të Burgjeve Artur Zoto, për ndryshimin e masës së sigurisë me pretendimin se ishte i sëmurë.

Zoto ndodhet në burg nën akuzën për abuzim të tenderave për ushqim në burgje.

Ai kërkoi ndryshim të masës, por Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Burgjeve.

Zv/ambasadori amerikan: Pengesa për investime, korrupsioni që ka kapur qeverinë

0

Zëvendës ambasadori amerikan në Tiranë, David Muniz, gjatë një interviste për ‘Gazetën Shqiptare’ ka lëshuar deklarata të forta në drejtim të qeverisë shqiptare.

Muniz ka folur për korrupsionin që ka kapur qeverinë dhe sa e madhe është kjo pengesë për zhvillimin ekonomik të vendit por edhe për invetitorët e huaj.

Çështja e korrupsionit është shumë e përhapur këtu. Nuk shikojmë aq shumë investime sa do të donim. Ne duam të shohim më tepër investime dhe do të donim ta shikonim marrëdhënien ekonomike si vitale, sepse është një shenjë e mirë për të dyja vendet, kur ne ndajmë një marrëdhënie të fortë ekonomike.

Të krijohet përshtypja se Shqipëria është një vend, që ndoshta nuk do të bëjë biznes sidomos me kompani të mëdha, të cilat kanë edhe opsione të tjera”, ka thënë Muniz në lidhje më korrupsionin në Shqipëri dhe efektin e tij për stopimin e zhvillimit ekonomik..

Ekzistojnë disa sfida për investitorët amerikanë në Shqipëri. Është çështja e korrupsionit për të cilën është folur shumë sa u takon investimeve të huaja. Do të përmend edhe tenderat publikë.

Të bësh sistemin e drejtësisë të funksionojë në një mënyrë më efikase, të efektshme dhe të drejtë do të jetë kritike për të parë zhvillim ekonomik në Shqipëri”, ka deklaruar Muniz.

A po i manipulon KESH tenderat e pastrimit të hidrocentraleve?

0

KESH, kompania shtetërore e prodhimit të energjisë elektrike, është përfshirë sërish në një prokurim të dyshimtë.

Në muajin maj-qershor ajo ka zhvilluar një tender të hapur për pastrimin e zonës para rrjetave metalike të një prej katër turbinave të Hidrocentralit të Fierzës.

Pastrimi është i nevojshëm për të lejuar kalimin sa më të lirshëm të ujit për në turbina, rrjedhja e të cilit pengohet nga grumbullimet e materialeve të ngurta.

Fondi limit nga KESH ka qënë rreth 328 milionë lekë (rreth 2,5 milionë euro). Në konkurim janë paraqitur 6 kompani, katër prej të cilave kanë dorëzuar oferta të plota.

Por KESH ka skualifikuar tre prej kompanive dhe ka kualifikuar vetëm njërën, ‘Vivian Konstruksion’, e cila është shpallur automatikisht fituese.

Të paktën njëra prej kompanive të skualifikuara, të cialt u kontaktuan nga Exit.al janë skualifikuar për mungesë përvoje në pastrimet ujore dhe nënujore. Por kompania fituese nuk ka asnjë përvojë në punime të tilla, çfarë do të thotë që KESH minimalisht ka përdorur standarde të dyfishta vlerësuese. Ky fakt ngre dyshime për shkelje ligjore dhe korrupsion.

Ajo që e bën procedurën edhe më të dyshimtë është vlera e lartë e kostos së projektit të paracaktuar nga KESH për të cilën koorporata ka caktuar edhe fondin.

Pastrimi i zonës para rrjetës së agregatit 4 të HEC të Fierzës është parashikuar të paktën që në planin e investimeve të vitit 2014. Por nuk dihet se pse ky investim nuk është realizuar në këtë vit.

Investimi është riplanifikuar pa u realizuar edhe në vitet 2015 dhe 2016. Më në fund investimi është riplanifikuar për vitin 2017 dhe siç përshkruam më sipër janë kryer edhe procedurat e tenderit për përzgjedhjen e firmës zbatuese.

Por në mënyrë të pashpjegueshme në të gjitha këto vite shuma e investimit ka ardhur duke u rritur edhe pse volumi dhe natyra e punës ka qenë e pandryshuar. Për vitin 2015, KESH kishte planifikuar vetëm 40 milionë lekë, afërsisht 285 mijë dollarë, për pastrimin.

Për vitin 2016, pa dhënë asnjë shpjegim KESH e rriti buxhetin e planifikuar për të njëjtin punim në 300 milionë lekë, afërsisht 2,2 milionë euro, pothuajse tetë herë më të lartë se një vit më parë. Në vitin 2016 fondi për punimin u rrit në mbi 328 milionë lekë, pothuajse 2,5 milionë euro.

Fondi final i akorduar është tejet i fryrë për volumin dhe koston e punës. Sipas disa vlerësimeve të bëra nga ekspertë të kontaktuar nga Exit kostoja e përcaktuar nga KESH është të paktën dy herë më e lartë bazuar mbi vlerat e tregut për punë të ngjashme.

Me këtë fond mund të blihen të paktën dy pajisje pastruese vinç të cilat përdoren për pastrimin e ujrave dhe KESH mund ta realizonte pastrimin e ujrave të marrjes gjatë gjithë vitit me kosto shumë më të ulët se ajo e kontraktimit të shërbimit tek kompani të tjera. Kjo zgjidhje, blerja e pajisjes vinç, është diskutuar nga bordi i KESH për rastin e hidrocentralit të Komanit, por pastaj është braktisur.

Procedura e dyshimtë e ndjekur për pastrimin e zonës së liqenit në HEC-in e Fierzës është në fakt përsëritje pothuajse identike e procedurës së ndjekur më parë për të njejtën punim për HEC-in e Komanit.

Për pastrimin e zonës para rrjetave të agregateve marrëse të HEC-it të Komanit, Drejtuesit e KESH kanë ndjekur të njejtën qasje: zvarritjen e projektit për disa vite, rritje në mënyrë të pajustifikuar të vlerës së punimit nga viti në vit, çeljen më në fund në korrik-gusht 2016 të procedurave të kontraktimit për realizimin e punimeve, skualifikimin e të gjithë konkuruesve nga gara me përjashtim të njërit dhe shpalljen automatike fitues të konkuruesit të vetëm të kualifikuar.

Jo rastësisht fituesi edhe në rastin e HEC të Komanit ishte i njejtë: Vivian Konstruksion.

Fondi për punimet në rastin e Komanit u rrit nga rreth 0,4 milionë euro në vitin 2011 në më shumë se 1,3 milionë euro në vitin 2016.

Në lidhje me këtë tender, ka patur një sërë ankesash administrative dhe publike si dhe denoncime në media.

Madje drejtori i KESH, Agron Hetoja u akuzua publikisht për manipulim të procedurave të tenderit nga firma gjermane Muhr Gmbh—një nga kompanitë kryesore në botë për prodhimin e pajisjeve ndërtimore ujore dhe punimet ndërtimore ujore.

Muhr dhe partneri i saj lokal Albaxeni shpk i drejtuan një letër Kryeministrit Rama ku denoncon drejtorin e KESH për zvarritje dhe manipulim të procedurave për tenderin e sipërpërmendur duke pretenduar se fituesi i tij ishte i paracaktuar.

Kryeministri premtoi se do të ngrinte një grup verifikimi, por nuk ka të dhënë nëse kjo gjë u bë. Sidoqoftë, duket se akuzat për drejtorin e KESH-it po rëndojnë gjithnjë e më shumë.

Marrë nga Exit.al

Manjani sqaron pse qëndrojnë në detyrë ministrat e PD-së dhe LSI-së

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një status në Facebook ka listuar disa arsye kushtetuese se pse ministrat e PD-së dhe LD-së nuk mund të largohen sipas Kushtetutës së Shqipërisë.

Manjani ka shkraur se qëndrimi i tyre në detyrë është urdhër i Kushtetutës edhe pse politikisht ata duhet të largohen.

Statusi i plotë:

Pse nuk mund të ikin ministrat.——Debati publik mbi qëndrimin ose jo në qeveri të ministrave të PD dhe LSI, bëhet…

Gepostet von Ylli Manjani am Donnerstag, 20. Juli 2017

Emergjencat Civile: 11 vatra zjarri në të gjithë vendin

0

Ka ende vatra aktive zjarri të shpërndara në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 11 vatra zjarri në Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Berat, Tiranë, dhe Dibër.

Vatra që është ende aktive ndodhen në fshatin Lumzi, Pukë. Ndërsa në qarkun e Dibrës janë riaktivizuar 3 vatra zjarri dhe po punohet që të mos përhapen flakët.

Ndërsa në Poliçan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha ndërsa zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe ka rrezikuar azilin e pleqëve.

Janë angazhuar 87 zjarrfikës me 5 automjete, 40 forca vullnetare, 30 forca të pyjores si dhe helikopterë, për shuarjen e zjarreve sipas Emergjencave Civile ndërsa theksohet se duhet mbajtur situata nën kontroll dhe në monitorim të vazhdueshëm sepse rreziku i zjarreve është ende i madh.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Situata sipas qarqeve

QARKU SHKODËR

Vatra e zjarrit në fshatin Lumzi, Pukë vijon të jetë ende aktive. Edhe pse forcat zjarrfikëse kanë punuar, ato nuk kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin. Era e fortë ka drejtuar flakët për në fshatin Lumbardhë të Fushë-Arrëzit. Për shkak të terrenit të vështirë malor zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore. Në mbështetje në orët e para të mëngjesit ka shkuar edhe një helikopter që po punon për shuarjen e flakëve.

Zjarri i rënë në afërsi të pyllit me gështenja në fshatin Reç, Malësi e Madhe është shuar nga zjarrfikëset. Sipas informacionit si pasojë e flakëve është djegur një sipërfaqe prej 1 ha me shkurre.

Zjarri në fshatin Gajtan, Shkodër, ka vazhduar edhe gjatë ditës së djeshme por nuk ka qenë problematik pasi vatrat kanë qenë tepër të vogla në një terren tepër të thyer dhe shumë larg banesave. Për shkak të terrenit malor zjarrfikëset nuk kanë mundur të ndërhyjnë.

QARKU DIBËR

Në vendin e quajtur Liqeni i Kallabes, në Parkun Kombëtar Lurë, ka rënë një zjarr. Për të shuar flakët janë angazhuar forca vullnetare  të cilët me mjete rrethanore kanë punuar dhe kanë izoluar zjarrin. Forcat ende po vazhdojnë të punojnë për të shuar plotësisht flakët.

Dy vatra zjarri janë riaktivizuar sërish ditën e djeshme në Ballenjë dhe në Kaptin të Martaneshit, Bulqizë. Për të shuar zjarret njësia administrative ka angazhuar forca vullnetare të cilët kanë punuar për të izoluar flakët.

Vatra e zjarrit në fshatin Madhesh, Mat është riaktivizuar. Për shuarjen e zjarrit bashkia ka angazhuar forca e saj dhe forca vullnetare, të cilat kanë shuar atë.

QARKU BERAT

Në Poliçan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe ka rrezikuar azilin e pleqve.  Për të shuar flakët është angazhuar edhe një helikopter. Zjarrfikëset në terren kanë punuar deri në orët e mbrëmjes për të shuar plotësisht vatrat e fshehura të zjarrit. Si pasojë janë djegur rreth 3 ha me shkurre dhe pisha.

QARKU VLORË

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Qesarat, i cili është përhapur më pas në kullotat në fshatin Grazhdan dhe Malçan në Finiq. Për shuarjen e tij janë angazhuar 40 forca zjarrfikëse, të cilat kanë punuar me mjete rrethanore. Si pasojë e zjarrit është djegur rreth 50 ha sipërfaqe kullotë.

Në fshatin Blerimas, Delvinë, ka rënë zjarr. Si pasojë është djegur një sipërfaqe prej rreth 5 ha me jonxhë.

QARKU TIRANË

Në fshatin Pezë Helmës, Tiranë, ka pasur riaktivizim të një vatre zjarri dhe janë shfaqur edhe disa vatra të reja. Forcat e zjarrfikësve në bashkëpunim me ato të pyjores kanë mundur të shuajnë flakët. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e vogël me shkurre e ferra.

QARKU ELBASAN

Në fshatin Bulçar, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një ullishte. Si pasojë e zjarrit është djegur vetëm një sipërfaqe prej rreth 2 dynym me shkurre dhe ferra.

Demiraj fiton gjyqin, Kodheli nuk pajtohet: Do e ankimojmë në Gjykatën e Lartë

0

Edhe pse ministri teknik i Brendshëm, Dritan Demira, pas vendimit të Gjykatës së Apelit fitoi të drejtën të rikthehet në ushtri si kolonel.

Por mesa duket, nuk ka qenë dakord me këtë vendim ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila është shprehur se do ta çoj çështjen në Gjykatën e Lartë.

Gjykata Administrative e shkallës së parë i ka dhënë të drejtë Ministrisë së Mbrojtjes për vendimin që ka marrë për largimin nga FA të kolonelit në lirim Dritan Demiraj. Gjykata e Apelit vendosi dje të pranojë padinë e kolonelit në lirim. Në këto kushte, mënjëherë sapo të njihemi me vendimin e gjykatës të zbardhur, Ministria e Mbrojtjes do të ushtrojë rekurs përpara gjykatës së lartë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, Demiraj fitoi të drejtën që të rikthehet në detyrën që mbante në 2014-ën si kolonol i Forcave të Armatosura dhe në këtë mënyrë ai është sërish pjesë e Forcave të Armatosura.

Ministri teknik i Brendshëm, ka folur në studion e Ora News dhe ka thënë se reforma në drejtësi ka filluar të japë efektet e para por nuk mund të quhet ende sukses pasi ka ende shumë për të bërë.

Eshte bere presion i jashtëzakonshëm që unë të mos kthehem në punë”, ka thënë Demiraj.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë, vendosi të shfuqizojë urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të rikthejë Demirajn në detyrën e mëparshme ose në një detyrë të të njëjtit nivel, si dhe pagesën për të gjithë periudhën që ka qenë i liruar nga detyra.

Bashkia e Tiranës, tender 13 milionë euro për pastrimin e rrethinave

0

Bashkia e Tiranës ka vendosur të prokurojë me një fond limit 13 milionë euro shërbimin e pastrimit për tre zona të kryeqytetit.

Procedurat e hapura njëra pas tjetrës nuk është shumë vështirë t’i vëresh në kushtet kur ka një ndalim total të tenderëve sipas vendimit të Këshillit të Ministrave. Të vetmet që bëjnë përjashtim janë blerjet e spitaleve dhe së fundmi edhe tenderët e Bashkisë së Tiranës.

Janë tre lote për shërbimin e pastrimit që do të presin oferta nga subjektet e interesuara deri në 4 shtator 2017.

Fondi sipas zonave

Në dokumentet e njoftimit të procedurës thuhet se kontrata që do të nënshkruhet për secilën zonë do të shtrihet nga viti 2017 deri në vitin 2019.

Konkretisht për zonën Tirana 4 është vendosur një fond limit prej 744 milionë lekëve dhe për secilin vit është menduar një ndarje prej 248 milionë lekësh.

Për zonën Tirana 3 është vendosur një fond limit prej 494 milionë lekësh dhe që ndarë në tre vite rezulton në nivelin 164.8 milionë lekë.

Për zonën Tirana 2 fondi limit është llogaritur në 537 milionë lekë që ndarë në tre vite rezulton me 179 milionë lekë për çdo vit.

Totali i fondit për këto procedura llogaritet rreth 1.8 miliardë lekë apo 13 milionë euro (kursi 1 euro=136 lekë)

Kushtet Zona 2

Autoriteti kontraktues ka parashikuar paraprakisht të gjitha pikat e grumbullimit të mbetjeve për vendosjen e 1026  kontejnerëve të ndara në 494 PGM (pika të grumbullimit të mbetjeve) me volum 1.7 m3, brenda zonës së kontraktuar.

Operatori i shërbimit duhet të kryejë shërbimin e plotë të parashikuar në metodologji, 915  zbrazje  kontejnerësh/ditë, për zonën urbane  111 zbrazje 3 here/javë (156 ditë në vit) për zonën rurale (Farkë Rurale, Bërzhidë, Krrabë, Petrelë )

Kushtet Zona 3

Autoriteti kontraktues ka parashikuar paraprakisht të gjitha pikat e grumbullimit të mbetjeve për vendosjen e 950  kontejnerëve të ndara në 479 PGM (pika të grumbullimit të mbetjeve) me volum 1.7 m3, brenda zonës së kontraktuar.

Operatori i shërbimit duhet të kryejë shërbimin e plotë të parashikuar në metodologji, 796  zbrazje  kontejnerësh/ditë, për zonën urbane  110  zbrazje 3 here/javë(156 ditë në vit) për zonën rurale (Vaqarr, Ndroq, Pezë). 44   zbrazje 2 here/javë(104 ditë në vit) për zonën rurale (Baldushk).

Kushtet Zona 4

Autoriteti kontraktues ka parashikuar paraprakisht të gjitha pikat e grumbullimit të mbetjeve për vendosjen e 1373  kontejnerëve të ndara në 548 PGM (pika të grumbullimit të mbetjeve) me volum 1.7 m3, brenda zonës së kontraktuar.

Operatori i shërbimit duhet të kryejë shërbimin e plotë të parashikuar në metodologji, 1373  zbrazje  kontejnerësh/ditë.

Kjo zonë përfshin pjesën e Kasharit në Tiranë.

Marrë nga Monitor.al

Kreu i KQZ-së bën deklaratën e fortë: Vjedhja e votave u nxit nga partitë

0

Kreu i KQZ-së, Klement Zguri, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me përfshirjen e komisionerëve në tjetërsimin e votave gjatë numërimit të tyre në zgjedhjet e qershorit.

Në deklaratwn e tij Zguri hedh dyshime për një krim të organizuar elektoral, i cili shkon përtej emrave të përveçëm të komisionerëve të çuar në prokurori, te partitë si porositësve të kësaj vepre penale.

‘Numëruesit dhe komisionerët nuk do të ishin në një pozitë të tillë, nëse nuk do të inkurajoheshin nga subjektet zgjedhore.

Kjo është një bindje e imja, por i ngelet Prokurorisë për të vlerësuar. Numëruesit dhe komisionerët duhet të kuptojnë më në fund se vjen një moment që do të përballesh vetë personalisht me ligjin, edhe pse intimidohesh dhe tërhiqesh nga të tjerë faktorë’  -tha ai.

Skrapar/ Tentoi të përdhunonte një vajzë me aftësi të kufizuara, arrestohet 51-vjeçari

0

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat, ka marrë në shqyrtim dosjen e 51 vjeçarit nga Skrapari, Krenar Dhoga, nën akuzën  “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur” e mbetur në tentativë. Dhoga ka tentuar të përdhunonte një vajzë me aftësi të kufizuara

Kallëzimi në prokurori ndaj Dhogës, u krye nga shtetasia F.F 57 vjeçe, nëna e një vajze me aftësi të kufizuara.

Krenar Dhoga, u arrestua nga Policia, më datë 19 korrik 2017.