Ballina Blog Faqe 9361

Tiranë, makina merr flakë gjatë lëvizjes, dëmtohen dhe 3 makina të tjera

0

Makina e drejtuar nga një vajzë është përfshirë në flakë mbrëmjen e sotme, ndërsa ishte në lëvizje e sipër.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:40 në rrugën ‘Muhamet Deliu’ në kryeqytet, ku si pasojë e zjarrit veç makinës që është shkrumbuar, janë dëmtuar edhe 3 makina të tjera që ndodheshin pranë saj.

“Nga verifikimet paraprake, ka rezultuar se automjeti tip “Ford”, me drejtuese shtetasen B.M., në ecje e sipër ka marrë flakë në pjesën e kroskotit. Në këtë moment, është braktisur në rrugë nga drejtuesja. Nga flakët janë dëmtuar 3 makina të tjera, 2 “Benz” dhe 1 “Ford”.

Policia e Tiranës njofton se grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes”, – thuet në sqarimin e policisë. 

Demiraj i jep të drejtë opozitës: Shitblerja e votës, problem në zgjedhjet e 25 qershorit

0

Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ishte i ftuat në studion e televizionit ORA News, nga ku ka hedhur dritë edhe në lidhje me akuzën e bërë nga opozira, dhe më së shumti nga kyetari i ‘vetëngrirë’ i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për shitblerje të votës.

Ai tha se ky fenomen ka ekzostuar dhe se në raportin e Task Forcës do të pasqyrohet me detaje gjithçka.

“Në lidhje me këtë akuzë po përgatisim një raport, brenda tij ndodhen të gjitha rastet e përdorimit të parave të trafiqeve apo rasteve që përbëjnë krim elektoral. Brenda raportit do të gjeni numrin, sasinë dhe zonat më problematike.Ka pasur disa raste do bëhen të ditura shumë shpejt”, – deklaroi ministri Demiraj.

Mimoza Hafizi denoncon me pamje, vjedhjen e votave nga numëruesit e PS-së

0

Një nga themelueset e partisë LIBRA, Mimoza Hafizi, e ftuar në studion e emisionit ‘Tonight’ të gazetares Ilva Tare, ka denoncuar live me anë të një videoje sesi numëruesi i Partisë Socialiste vjedh votën live para kamerës.

Hafizi u shpreh se rezultojnë parregullsi të ndjeshme, dhe rasti në fjalë ku numëruesi i PD i kalon numëruesit të PS një fletë votimi të hedhur bosh në kuti dhe ky i fundit e plotëson si votë të PS, e tregon qartazi.

“Kemi ngritur grupe pune, po punohet përmes filmave të marrë në KQZ. Grupi po analizon çdo kuti votimi, na dalin parregullsi të ndjeshme, ka kuti votimi ku me një dorë hiqen 10 vota përnjëherësh. Ne i kemi denoncuar dhe do vazhdojmë ti denoncojmë.Është e pamundur të preken për një kohë të shkurtër 130 kutitë e Tiranës, procesi është i vështirë pasi filmat e dhënë nga KQZ janë të ndërperë dhe është shumë e vështirë të vihet korrespondeca mes kutisë së votimit, kutisë që numërohet, të identifikohet kutia e votimit. Unë vetë kam numëruar dhe dje kapa një kuti ku menjëherë 4 vota ishin zhbërë në moment, ishte e KZAZ 30. Ishin të lexueshme.Në procesverbalin përfundimtar LIBRA rezulton me zero vota.Është e qartë që vota është prekur nga numëruesit, është lënë në vullnetin e tyre që të manipulohet ose jo, vëzhguesit tanë kanë qenë prezent por një humbje vëmendje menjëherë bën ndryshimin e rezultatit. Kjo është shumë e dënueshme dhe duhet denoncuar. KQZ denoncoi 64 komisionerë por janë dhe 4 komisionerë të denoncuar nga LIBRA dhe që mund të vazhdohet. Kam një film sesi në tavolinën e numërimit nën kamerën e vëzhgimit të KZAZ merret një fletë votimi që është hedhur boshe dhe numëruesit i PD ja jep numërueses së PS dhe ajo para kameras e plotëson si votë të PS”, – u shpreh Hafizi.

Greqi, shkatërrohet një tjetër grup shqiptar i narkotrafikut

0

Policia greke ka raportuar se ka arritur të shkatërrojë një grup të trafikut të drogës, në përbërjen e të cilit ishin 7 shqiptarë dhe një grek.

Sipas po të njëjtave raportime thuhet se të arrestuarit i përkasin moshës nga 21 deri në 33 vjeç, ndërkohë që janë identifikuar edhe 4 anëtar të tjerë, dy prej të cilëve ndodhen në burgjet greke.

Autoritetet helen shprehen se grupi e kishte nisur këtë aktivitet në prill të këtij viti, ndërsa drogën e merrnin nga Shqipëria.

Policia rka deklaruar se në gjurmë të këtij rrjeti ka rënë muajin e kaluar, kur u arrestua një shtetas shqiptar dhe u sekuestruan 32 kg kanabis.

Me arrestimet e ditës së sotme, policia ka sekuestruar edhe 7.3 kilogramë të tjerë kanabis, një peshore precizoni, një shumë prej 1.550 euro, si dhe 10 telefona celularë.

Kamëz, futet në pus për ta pastruar, humb jetën 55-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të ketë ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku një 55-vjeçar ka humbur jetën duke u mbytur në pus.

Policia raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:17 kur është bërë edhe njoftimi i emergjencës.

Pas këtij njoftimi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku nga hetimet paraprake është konstatuar se shtetasi me inicialet V.P., 55 vjeç ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit në pus.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 55-vjeçari kishte hyrë brenda në pus për ta pastruar.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Alarmi i Berishës: Të sëmurët me Parkinson pa ilaçe, në rrezik për jetën

0

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook, ka bërë publik denoncimin e një të sëmuri, i cili vuan nga Parkinsoni.

Me anë të një mesazhi drejtuar Berishës, i sëmuri emri i të cilit nuk bëhet i ditur, denoncon se ka dy muaj që kjo kategori të sëmurësh nuk ka mundur të marrë një nga ilaçet më të rëndësishme për to, Modopar. Ai mungon në të gjitha farmacitë.

Ky është postimi i Berishës në Facebook:

Ndeshkohen te semuret me Parkinson!I semuri dixhital denoncon:Mungesen e ilaçit te tyre kryesor Modopar?!Lexoni…

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 19. Juli 2017

Angli, 3 vite e 4 muaj burg për shqiptarin elektriçist në fermën e drogës

0

3 vite e 4 muaj burgë është masa e dënimit që Gjykata e Stoke-s në Britaninë e madhe ndaj shqiptarit Ervin Baraku 26 vjeç, i cili akuzohet se shërbente si elektriçist në një magazinë që shërbente si fermë për kultivimin e kanabisit.

Në këtë magazinë ishin kultivuar 1116 bimë narkotike, vlera e të cilave shkonte në rreth 720 mijë Euro, ndërsa 26-vjeçari shqiptar kishte instaluar llambat që shërbenin për kultivimin e kanabisit.

Para togave të zeza 26-vjeçari Baraku, është shprehur se kishte jetuar në atë magazinë për dy muaj. Sipas tij, ai nuk ishte kërcënuar që të bënte punën e caktuar, por i duheshin paratë pasi kishte 28 mijë Euro borxhe. Prokurori i çështjes, Benjamin Lawrence tregoi edhe detaje të tjera.

Alma Jaku letër publike Ramës: Nëse jam kriminele pse nuk më arrestuat (?)

0

Drejtoresha e Postës Shqiptare e cila u shkarkua nga detyra një javë para zgjedhjeve të 25 qershorit, i ka drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon t’i shpjegojë se çfarë e bënë atë të quhet kriminele.

Teksa i ka treguar jetën e saj dhe rrugëtimin nga jeta e fshatit për në postin që mbante, ajo i ka kërkuar Ramës se nëse ishte kriminela, siç partia e tij e ka quajtur, atëherë përse nuk është bërë arrestimi i saj.

Kjo është letra publike e Alma Jakut, drejtuar kryeministrit Edi Rama:

Zoti Kryeministër!

Çuditërisht e gjeta veten me epitetin drejtoresha e krimit dhe korrupsionit, në takimet elektorale të njerëzve të tu. Më quajtën ashtu ata që s’më njihni, veç më kthyen emrin në një logo partie dhe pse sigla ime ishte ndryshe nga e tyre unë isha krimi, korrupsioni, e keqja .

Kishte dhe socialistë të ndershëm që më dhanë kurajo: “Kështu e kanë fushatat!”

Kush jam unë ?

Një vajzë e rritur në fshat që u ngrit me forcë , shumë herë gërvishta gjunjët po qëndrova në këmbë ! Kur gjithë rinia e fshatit tim zgjodhën kurbetin une zgjodha Shqipërinë. Aq e doja dhe e dua ketë vënd sa kurrë s’desha të iki, sot nuk e di më a dua të rris fëmijët këtu!

Në 1994 dogja mundësinë e studimeve për mjekësi në Itali . Ëndërroja të isha mjeke urologe t’i shërbeja Zadrimës sime po si fëmijë që isha prej mallit u ktheva në Shqipëri. Dhe lufta e jetes sime u ashpërsua …

Luftë me mentalitetin e tim eti dhe të fshatit .

Koha u kthye pas … vajzat duhej të martoheshin ne moshën 14 vjeçare, një histeri kolektive e shoqërisë shqiptare në fshatrat e veriut pas viteve 90, ku arsimimi i femres u bë tabu. Do të duket absurde kjo por shumica e shoqeve të mija të fëmijërisë kanë fëmijë mbi 20 vjeçarë sot.

Ja dola gjithsesi mes shumë peripecive, ndryshe nga ëndrra e mjekes konkurrova për mësuesi dhe fitova si studente dite, e dija që mund të detyrohesha ta ktheja me sistemin korrospondencë, si dhe ndodhi.

Sot jam e diplomuar ne mësuesi dhe inxhinjeri agroushqimore.

Nuk isha një studente ekselente po pasioni dashuria për punën dhe njerëz me bëri një mesuese dhe drejtuese të mirë në 17 vitet e punës sime.

E urreja politikën, kisha parë familjen time që rropatej pas PS , zhgënjimet pas fitoreve ,shitja e mandatit për kryetare komune që fitoj mami im , 2 kg tritol në banesë, kërcënimet, lajmi i arrestimit për futje me armë në qëndrën e votimit për tim atë ditën që votohej ime më dhe PS-ja jote se pergënjeshtronte dhe pse ishte i pasaktë , etj. Nëna ime ka qënë dhe në listat tuaja personale për deputete, familja ime ishte një nga shtyllat e PS në Zadrimë, ato kohë kur votat merreshin me burrëri e besë e jo si sot.

Po ti i hodhe poshtë kur vendose të kandidoje nën siglën e PS kryetarin e komunës së djathtë asokohe, pikërisht atë që bleu mandatin e PS në zgjedhjet e mëparshme.

Dhe familja ime doli nga politika me një letër të drejtuar ty që nuk ju përgjigje kurrë, nuk e di nëse e more apo jo.

Në 2010 jeta ime mori një kthese. Vdekja e tim biri pas lindjes më ktheu botën përmbys, e gjeta veten në një grua depresive , obeze, pa motiv për jetën që s’doja të jetoja më. Gjithçka u bë terr, harrova tim shoq, tim bir (kisha dhe një djalë ).

Duke parë si isha katandisur im shoq me nxiti të merresha me diçka, vetëm për të mbushur kohën. Unë s’kam qënë as jam politikane, zgjodha të aderoj tek LSI për shkak të njerëzve të mirë që njihja aty, ata të PS në qytetin tim i njihja prej familjes sime çfarë “brumi” ishin, tek PD nuk njihja askënd dhe u bëra “politikane ”.

Pas fitores se bashkisë u punësova si drejtuese në një qëndër përkujdesi, Qendra e Zhvillimit Ditor Lezhe dhe nga një institucion në hije e ngrita në një model pozitiv, sepse i vura zemrën, shpirtit dhe arrita të sjell në Lezhë sherbim model për PAK. I sollëm qytetit medalje të artë e të argjentë ndërkombëtare në Olimpikun Special, paçka se jo çdokush ka nge të merret me institucione për PAK dhe nuk është se binte shumë në sy, veç atyre që e njihnin këtë fushë. Unë e dashuroja atë punë dhe gjithçka ja dedikoja engjëllit tim të qiellit.

Po kur sofra shtrohet gjithçka shkon mirë ndodh që duhet të ikësh, dhe unë ika nga puna e zemrës për arsye politike.

Puna ime e 3 ishte Posta Shqiptare. Ishte larg natyrës sime sociale, larg botës së fëmijëve dhe pyetja ime e parë ndaj vetes ishte ç’të bëj unë me letrat ato nuk kanë shpirt?!

Pas shumë vitesh pune më ishte rrënjosur korrektesa , drejtësia në punë dhe unë smund të ndryshoja më , por dhe besoja me shpirt që Shqipëria po ndryshonte dhe njerëzit e ndershëm i duheshin shoqërisë ndaj mendoj që dhe pse se dashurova e bëra me korrektesi si punë.

Nuk mora kurrë në jetën time rryshfet për vënde pune, shërbim ndaj qytetarëve , çka e solli Postën e Lezhës në bilance pozitive , tejkalim plan , kursim shpenzimesh, asnjë dëm financiar . Normal që duhet të kesh parasyshë që posta është një instuticion me paga qesharake , kushte të vë shtira pune , shtoj dhe faktin që çdo herë që doja të merrja një vendim kundrejt një punonjësi të parregullt kisha ndërhyrje nga “lart ” dhe sikleti më i madh ishte kur ishin të PS sepse quhej sulm politik.

Gjithë vitet e punes sime nuk bëra asnjë shkarkim politik dhe mendoj që para stafit tim dhe qytetarëve isha një drejtuese korrekte pa ndikime politike.

Po një ditë të bukur, ti u zemërove keq me partinë time, dhe urdhërove të shkarkoheshin gjithë drejtuesit e LSI.

U bera sigël partie , nuk kisha më vlera njerëzore as pune dhe me 4 rrjeshta qesharakë u shkarkova menjëherë nga puna, pyes veten pse nuk arrestova kur isha kaq e rrezikshme për shoqërinë ? Shumë mirë mund të më ofrohej një ulje në detyrë.

Unë jam nënë kam dy fëmijë dhe çmimi i ndershmërisë në punë janë problemet financiare në momentin që humbet punën . Më është dashur ti shpjegoj tim biri 11 vjeçar se nga puna nuk largohen veç të “këqinjtë” dhe se unë mami i tij nuk kisha bërë “gabime” . Sot e gjej veten pa punë se di ku të aplikoj. Në institucionet shtetërore jam sigël partie , në ato private Lezha nuk ofron shumë mundësi për një inxhinjer agroushqimor apo mesues dhe si nënë me fëmijë të mitur kam vështirësi persa u perket orareve.

Me thuaj i dashur Kryeministër!

Çfarë ka kriminale në mua?

Vërtet beson se ata që janë në listëpritje për vende pune drejtuese apo administrate janë “ajka” dhe njerëzit e ndershëm ndahen sipas logove partiake?

A është e drejtë që në 2017 të ketë shkarkime politike?

Sa kosto do të ketë Shqipëria nga shkarkime pa shkaqe të justifikuara?

Kosto financiare, morale, njerëzore.

Ndoshta do të gjenden presje, pika për të hedhur balte mbi mua për këtë letër, se jam grua e përbaltem lehtë po unë e dua vendin tim dhe kjo leter e hapur shpresoj të të bëjë t’i shohësh njerëzit ndrysh , nuk jemi sigla jemi njerëz shtetas shqiptar që zgjodhëm të mos iknim.

Me zemer, Alma Jaku!

(Referencat e mia të punës mund t’i gjesh pranë Sh.S.Sh dhe Postës Shqiptare )

Lubonja: Show populist i Ramës mund të sjellë pasojat më të paimagjinueshme

0

Analisti Fatos Lubonja në rubrikën ‘Opinion’ në televizionin News24, ka sulmuar dëgjesat publike që po zhvillon kryeministri Edi Rama, duke thënë se kjo gjë po bën që të anashkalohen institucionet dhe specialistët.

Lubonja tha se Rama nuk duhet të anashkalojë institucionet dhe ekspertët, pasi sipas tij kjo që po bën Rama, nuk është gjë tjetër veçse një show, sikur të ishte ende në fushatë.

“Në vend që të diskutojë me ekspertë e specialistë situatën dhe mënyrat si do të veprojë për ta zgjidhur atë, ai po bën show sikur është në fushatë”, – tha Lubonja.

Ndërsa komentoi ‘përplasjen’ mes dy qytetarëve për të marrë mikrofonin Lubonja tha se ‘ky popull këtë fetë do’.

“Ana tjetër e medaljes, është ky popull. Sepse ky popull këtë feste do. Zihen aty se kush do marrë mikrofonin. Kjo lloj qeverisje direkt me popullin siç mund të kuptohet nuk është demokratike, dhe është antiinstitucionale. Janë institucionet ato që janë më afër qytetarit”, – shtoi më tej Lubonja.

Nëvijim të analizës së toj, Lubonja tha se qeverisja e 4 vjetëve do të kalojë nga ajo e tepsisë tek ajo ‘populiste’, duke kaluan në eleminim institucionesh e mediash.

“Nga sistemi i tepsisë, dalim tek ky i lidhjes direkt me popullin. Eliminohen institucionet, mediat, po e po, i quajti kazani, dhe shoqërinë civile e ka quajtur të vdekur me kohë. Kjo mund të na sjellë pasoja më të këqija nga ç’i kemi menduar. Nuk duhet ta mendojmë vetëm Ramën në këtë. Pas Ramës është një oligarki e tërë, një sistem që po punon me formën e piramidave të viteve ’97. Tani janë paratë e pista që po pastrohen, që nuk dihet ku do na çojnë”, – theksoi Lubonja.

Han i Hotit, arrestohet në flagrancë një çek, po trafikonte 19 kg drogë

0

Policia Kufitare e Hanit të Hotit ka arritur të kapë një shtetas çek i cili po tentonte të kalonte në pikën kufitare me makinën e tij me rreth 19 kilogramë hashash.

Gjatë kontrollit të makinës policia ka vënë re diçka të dyshimtë, çka i çuar ata të bëjnë kontroll të imtësishëm të mjetit, ku eshe u gjet sasia e drogës e ndarë në 24 pako.

Policia sqaron se:

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit:

Elchin Ragimov, 42 vjeç, banues në Pragë, Çeki.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë e parashikuar nga neni 283/a 22 i Kodit Penal.