Ballina Blog Faqe 9363

34-vjeçarja nga Tirana i jep fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë

0

Një 34-vjeçare nga Tirana, ka zgjedhur që t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë.

Ngjarja ka ndodhur në Kodër-Kamëz, ku shtetasja me inicialet E.Xh., 34 vjeçe, është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe pavarësisht se është dërguar me urgjencë në spitalin ‘Nënë Tereza’, ajo nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas policisë, doza e madhe e helmit që 34-vjeçarja ka konsumuar, ka bërë që pavarësisht ndërhyrjes së mjekëva, të mos mund të mbijetojë.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë të ndjerën në këtë akt, ndërkohë që policia bën me dije se rasti po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.

Tiranë, gjendet e vdekur në banesën e saj një 61-vjeçare

0

Një 61-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj, ku ajo jetonte e vetme.

Sipas policisë bëhet fjalë për 61-vjeçare me inicialet L.Q., e cila është gjetur pa jetë në banesën e saj, në rrugën ‘Riza Cerova’.

Nga të dhënat paraprake, policia shprehet se e ndjera vuante nga diabeti dhe depresioni.

Po ashtu policia raporton se trupi është dërguar për ekspertizën mjeko-ligjore, nga e cila pritet dalja e shkaqeve të vdekjes.

Pogradec, hyn në liqen për tu freskuar, humb jetën 60-vjeçari

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Progradec, ku një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi ka hyrë të lahet liqen.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Hudënisht, ku 60-vjeçari është gjetur i pajetë në liqen. Ai është shtetasi Livan Leka, banues në Memelisht të Pogradecit.

Policia shprehet se gjatë ekzaminimit të trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, gjë që sjell dyshimet se vdekja ka ardhë nga shkaqe natyrale.

Fordi përplaset me kamionin, humb jetën një 35-vjeçar

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ku si pasojë ka humbur jetën një 35-vjeçar.

Makina tip Ford, me të cilin po udhëtonte viktima, është përplasur me një kamion, dhe si pasojë drejtuesi i saj me inicialet S.Sh., 35 vjeç, ka humbur jetën në vend.

Ky është njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:55, në rrugën dytësore, Vorë – Tiranë, ka ndodhur një përplasje midis një kamioni dhe një autoveture, ku drejtuesi i autoveturës tip Ford, S. Sh., 35 vjeç, ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e forcës së goditjes, njofton Policia.

Nga hetimet paraprake, është mësuar se kamioni ka qenë i parkuar jashtë rruge dhe drejtuesi i automjetit tip Ford, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara është goditur me kamionin duke e spostuar atë me rreth 10 metra.

Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur nxjerrjen e trupit pa jetë nga mjeti. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Aleati i Bashës bën analizën e humbjes dhe tregon shkaktarët

0

Analizat e opozitës për humbjen e saj në zgjedhjet e 25 qershorit, vazhdojnë e të bëhen nga personalitete të ndryshme të saj.

Teksa kanë kaluar 4 ditë nga zgjedhjet, Fatmir Mediu, i ftuar në studion e televizionit News24, është shprehur se krimi dhe droga, ka qenë ajo çka solli edhe blerjen e votës, që sipas tij është një nga shkaqet e humbjes.

Po ashtu sipas Mediut, faktor më vete mbetet edhe pjesëmarrja e ulët në votime, çka sipas tij ka patur ndikim të madh.

Kanë qenë fenomene shoqëruese që njiheshin gjatë periudhës së fushatës, rreziku nga krimi, droga, tentativa për blerjet e votës. Raporti i OSBE e ka përmendur faktin e blerjes së votës. Shkonin nga 100-200 mijë lekë të vjetra. Nëse rastet janë denoncuar do të thotë se kjo nuk është një fenomen i izoluar, por i pranishëm. Ne po kalojmë në korruptimin e shoqërisë, duke i thënë se nuk ka vlerë zgjedhja e tyre, por që zgjedhja e tyre do të blihet. Rama bëri një fushatë qesharake pa thelb e pa përmbajtje. Kryeministri e ka raportin me qytetarët, jo me koalicionin apo të tjerët”, – tha Mediu, ndërsa shtoi se fushata ishte shumë e vakët.

I premton martesë 18-vjeçares, por e nxjerr të prostituojë në Greqi

0

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar shqiptar, icili është akuzuar nga një 18 vjeçare, se pasi e ka mashtruar me pretendimin se do të martoheshin, e ka marrë në shtetin helen dhe ka tentuar që me anë të forcës ta nxjerrë në rrugë për prostituim.

Denoncimi është bërë nga 18-vjeçarja nga Fierai me inicialet E.K. këtë të mërkurë.

Në denoncimin e saj 18-vjeçarja shprehet se shtetasi me inicialet D.M., 30 vjeç, banues në Patos, nëpërmjet mashtrimit për martesë, e ka trafikuar në Greqi dhe nëpërmjet dhunës ka tentuar ta shfrytëzojë për prostitucion.

Pas mbërritjes në shtetin fqinj, ai ka tentuar që ta nxjerrë në rrugë të renë, duke i thënë se në këtë mënyrë do përmirësohej jeta e tyre, ka thënë vajza në dëshminë e saj.

Fatmirësisht e reja ka arritur të arratiset dhe të kthehet në Shqipëri, ku edhe ka bërë kallëzimin në polici.

Zëdhënësja e PD-së i del në krah Bashës: Nëse kujtesa nuk ju ka lënë, atëherë më thoni…

0

Pas debateve të shumta në të cilat janë përfshirë eksponentë të ndryshem të Partisë Demokratike, një reagim ka ardhur edhe nga Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa.

Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa shprehet se çdokush brenda Partisë Demookratike duhet të ketë një qëllim, atë të firores së PArtisë Demokratike, dhe çdokush ka të drejtë të bëjë analizën e tij se përse humbi kjo forcë në zgjedhje. Por sipas Zhupës, kjo e drejtë nuk u takon atyre që kanë dashur humbjen e kësaj, force e kësisoj ata duhet ta kërkojn arsyen tek vetja e tyre.

Po ashtu në postimin e saj, Zhupa i ka dalë në krah kryetarit Lulzim Basha, ku thotë se në fitore të gjithë thoaë që kanë pjesë, ndërsa në humbje ia lënë fajin një personi.

Ajo po ashtu ka reshtuar një sërë pyetjer retorike, ku Lulzim Basha sipas saj ka punuar fort dhe luftuar për Partinë Demokratike dhe synimet e saj.

Ky është postimi i Ina Zhupës në Facebook:

Gjithë anëtarët e PD duhet të kenë një qëllim të përbashkët fitoren e kësaj force për të qeverisur vendin. Nisur nga kjo…

Gepostet von Ina K. Zhupa am Donnerstag, 29. Juni 2017

Shkëlzen Berisha: Të dashur miq! Sulmet dhe fyerjet brenda ‘shtëpisë’ sonë, të papranueshme

0

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar ditën e sotme, ndaj debateve të hapura në Partinë Demokratike, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Me anë të një postimi në Facebook, Bershi shprehet se nuk i kupton se përse debati në vend të bëhet i qetë dhe pas sulme e ofendime, po ndodh e kundërta. Sipas tij këto sulme, etiketime dhe fyerje ndaj njëri-tjetrit janë të pajustifikueshme.

Po ashtu asi shprehet se është bashkëpunimi dhe jo ndaarja ajo që i duet Partisë Demokratike, ku thotë se askush nuk duhet dhe as nuk meriton të largohet nga PD-ja e tronditur, pse ai mendon ndryshe.

Te dashur miqE kuptoj debatin qe ka lindur mes nesh per shkak te rezultatit. Kam zgjedhur te mos behem pjese ne kete…

Gepostet von Shkelzen Berisha am Donnerstag, 29. Juni 2017

Policia e Korçës kap 376 kg kanabis të mykur në një tunel

0

Policia e Korçës ka arritur që të sekuestrojë rreth 376 kg kanabis, i cili pasi nuk kishte mundur të dilte në treg, ishte mykur.

Sipas policisë, më datë 28.06.2017, në malin e Shipckës, në një tunel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë gjetur një sasi prej 376 kg kanabis të mykur.

Pas konstatimit të saj, policia bën me dije se ka marrë në cilësinë e provës materiale 10 kg ndërkohë pjesën tjetër e ka djegur.

Po ashtu Policia raporton se në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e pronarëve të kanabisit të gjetur.

Nishani dekoron ish-komisarin Artan Cuku me Dekoratën e Artë të Shqiponjës

0

Presidenti Bujar Nishani i ka dhënë sot, Dekoratën e Artë të Shqiponjës, pas vdekjes, ish-komisar Artan Cukut.

Kjo dekoratë është propozuar nga ministri i brendshëm, Dritan Demiraj, dhe Presidenti e ka ekoruar ish-komisarin Artan Cuku, me medaljen e Shqiponja e Artë (Pas vdekjes).

Komisari  Cuku u ekzekutua në hyrjen e pallatit të tij më 8prill 2017 nga vrasës me pagesë për shkak të detyrave të rëndësishme që ka kryer në Policinë e Shtetit.

Artan Cuku ishte drejtor i Policisë së Vlorës në vitet 2012-2013 dhe ka qenë nëndrejtor i Policisë së Tiranës në vitet 2009-2011. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ai ka drejtuar Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve të Rënda.