Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE-së mori sot vendimin për lirimin e Haki Mustafa nga detyra e administratorit të shoqërisë.
Në vend të tij u rikthye Adrian Çela, i cili u largua pas marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha.
Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE-së mori sot vendimin për lirimin e Haki Mustafa nga detyra e administratorit të shoqërisë.
Në vend të tij u rikthye Adrian Çela, i cili u largua pas marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha.
Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shkatërruar një grup kriminelë që kryenin vjedhje banesash në Pogradec.
Të arrestuarit janë Andrea Olldashin30 vjeç dhe Noldjan Çollakun 25 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre me inicialet Zh. S, 22 vjeç, banues në Tiranë.
Arretimi i është bërë pasi këta dy persona kanë vjedhur të martën banesën e personit me inicilet R.B 64 vjeç në lagjen nr 3 në Pogradec, duke i marrë një unazë floriri, një varëse floriri, dhe 1 orë dore.
Nga hetimet doli edhe rasti i vjedhjes së një banese tjeter në pronësi të personit me inicilet A.T, 45 vjeç.
Kjo ngjarje ka ndodhur më datë 08.06.2017, ku janë vjedhur një sasi lekësh dhe dy varëse floriri.
Polcia gjeti dhe sekuestroi një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa TR9268P me të cilin këta shtetas qarkullonin për të kryer vjedhjet, një varëse floriri, një unazë floriri, doreza dhe kaçavida të cilat shërbenin për hapjen e dyerve të banesave. Sendet e vjedhura, këta shtetas i shisnin në qytetin e Tiranës.
Policia po kërkon të tjerë të dyshuar që dyshohet se janë përfshirë në këtë histori.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Pogradecit për veprën penale : “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.
Eduard Selami ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të PD-së në zgjedhjet e korrikut.
Selami është shprehur se do u rikthejë demokratëve lavdinë e merituar.
Pas mbërritjes në selinë blu Selami ka thënë se do ketë një konferencë shtypi sot pasdite.
‘Nuk u takova me Bashën, por me grupin e punës në PD. Në 17:30 do kem një deklaratë për shtyp në selinë e PD-së’ – tha Selami pas daljes nga selia.
Në vitin 1995 Tefik Hyka u përfshi në vrasjen e të fortit të Shijakut Dritan Avdyli. Njeriu i Hykës një person nga ‘4 Rrugët’ e Shijakut futi në kurth Dritan Avdylin, i cili u vra nga vrasësi me pagesë Durim Kusi.
Kjo ngjarje do të pasohej nga një seri vrasjesh. Njeriu që çoi në pritë Dritan Avdylin do të eliminohej në mes të Shijakut nga djali xhaxhait të Dritan Avdylit.
Ndërsa disa vite më pas Durim Kusi do të eliminohej në Tiranë nga djali tjetër i xhaxhait te Dritan Avdylit. Hyka në atë kohë u dyshua si porositës i vrasjes pasi Avdyli i kishte vënë gjobë.
Tefik Hyka në vitin 1995 erdhi në Shijak duke mbledhur bonot e thesarit dhënë ish të përndjekurve politik që ishin të shumtë në Shijak. Me ato bono privatizoi fabrikën e tullave në Vorë.
Marrë nga TV Klan
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, është njëri nga ata që ka firmosur për dorëheqjen e Bashës nga PD-ja.
Malltezi ka reaguar mbrëmë pas emisionit “Opinion”, ku u fol dhe u analizua pikërisht rebelimi brenda PD ndaj Bashës
Në reagimin e tij Malltezi ka dashur të distancohet nga disa pika të kërkesës së grupit të firmëtarëve “Basha ik”.
Ai thekson në deklaratën e tij, se nuk di kush e bëri çorap deklaratën sepse “unë kam rënë dakord vetëm me deklaratën e anëtarëve të Kryesisë së PD-së”.
Kam rënë dakord veç me deklaratën e anëtarëve të kryesisë; me dënimin e PS për drogën paratë e pista, kërcënimet, etj. Nga ana tjetër dënojmë përçarjen që futi Basha përmes zhdukjes së simboleve të PD dhe përçarjes së me Republikë e Re dhe e Vjetër. Po kështu kam kërkuar dorëheqjen e Bashës për t’i hapur rrugë zgjedhjeve në part”, – thotë ai.
Më tej në sqarimin e tij për Opinion, Malltezi thotë se “grupi ka bërë një deklaratë të dytë kundër Bashës. Unë s’kam qenë dakord dhe duket inatçore”.
Çfarë ka ndodhur me pyjet në Shqipëri gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, pritët të mësohet vitin tjetër.
Inventari kombëtar i pyjeve, pjesë e Projektit për Shërbimet Mjedisore, mbështetur nga Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze, pritet të fillojë së shpejti dhe do të ofrojë informacion të përditësuar mbi gjendjen aktuale të pyjeve në vend.
Ky proces kryhet çdo dhjetë vjet dhe jep informacion mbi ndryshimet e ndodhura gjatë një dekade. Ai, gjithashtu, ofron të dhëna të rëndësishme mbi biodiversitetin në vend.
Inventari i pyjeve bëhet 1 herë në dhjetë vite dhe jep të dhëna të detajuara mbi shtimin e ose pakësimin e bioversidtetit në nivel kombëtar dhe shërben për azhurnimin e të dhënave kadastrale.
Ky është inventari i dytë i radhës. Do të fillojë dhe do të përfundojë brenda vitit 2018 dhe do të japë një panoramë të qartë se çfarë ka ndodhur me fondin pyjor gjatë tranzicionit.
Shqipëria dhe Bosnja janë vendet që kanë humbur më së shumti sipërfaqen pyjore gjatë periudhës 1990-2015, sipas një vlerësimi të Bankës Botërore.
Shqipëria ka humbur 170 kilometra katror pyje që nga 1990 dhe Bosnja ka humbur 250 kilometër katror pyll në të njëjtën periudhë, teksa vendet e tjera të rajonit kanë rikuperuar mijëra hektarë.
Maqedonia fqinjë e shtoi sipërfaqen pyjore me 720 kilometër katror që nga 1990, Mali i zi me e shtoi me 2010 kilometër katror, Greqia me 7550 kilometër katror, teksa Kosova ka ruajtur sipërfaqet e 1990 pa dëmtuar as shtuar asnjë kilometër katror pyll.
Një studim i fundit i Bankës Botërore bazuar në të dhënat satelitore vlerëson se ka 3 trilionë pemë në tokë ose mbi 400 pemë për person. Banka thotë se ka më shumë pemë në Tokë se yjet në Rrugën e Qumështit.
Pyjet janë çelësi për klimën, ujin, shëndetin dhe jetesën. Por globi ka humbur 1.3 milion kilometra katrorë pyje që nga viti 1990 sidomos në Afrikën e Jugut.
Pyjet mbulojnë një të tretën e tokës në botë. Në fillim të shekullit të 20, zona pyjore e Tokës është rreth 50 milion kilometra katrorë. Ky është zvogëluar nga viti në më pak se 40 milionë kilometra katrorë. Shumica e kësaj rënie është shkaktuar nga rritja e kërkesës për pyjeve dhe produkte letre, si dhe për përdorimin e tokës bujqësore.
Në 25 vitet e fundit, pyjet në botë u tkurrën me 1.3 milionë kilometra katrorë. Që do të thotë se që nga viti 1990 ka humbur sipërfaqe pyjore sa madhësia e Afrikës së Jugut. Një tjetër krahasim është se që nga viti 1990, ne kemi humbur ekuivalentin e 1000 fushave të futbollit të pyjeve çdo orë.
Marrë nga Monitor.al
Qëllohet me dy plumba, një në kokë dhe tjetri në kraharor, ish-pronari i Fabrikës së Tullave në Vorë, Tefik Hyka.
Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’, ku persona të panjohur kanë qëlluar në kokë Hykën dhe janë larguar me shpejtësi me motor.
Hyka ka qenë në një lokal i shoqëruar nga një person tjetër.
Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.
Hyka është dërguar në spital, ku mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.
Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar lidhur me fitoren e PD-së në Kavajë.
Kryemadhi shkruan në Facebook se në Kavajë triumfoi qytetaria, dhe se gjithë Shqipëria do ndjekë këtë shembull.
Përshëndetje qytetarë të Kavajës! Pavarsisht nga blerjet masive të votës në Kavajë, sot qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do të ndjekë shembullin e Kavajës. Mirënjohje dhe respekt kandidatit tonë, Maksim Kona. LSI forcë e parë LSI forcë e paparë,”-shkruan Kryemadhi.
Deputeti i PS-së në Elbasan, Taulant Balla në një postim në Facebook ka falenderuar të gjithë votuesit e këtij qarku.
Balla ka ironizuar LSI-në lidhur me faktin që kishte deklaruar se do dilte forcë e parë.
Reagimi i Ballës:
Falenderimi i parë u shkon të gjithë mbështetësve të këtij drejtimi që mori Shqipëria sot, një drejtim që i bën mirë Shqipërisë. E rëndësishme është që ne do ta lexojmë mirë të gjithë këtë besim të madh që na dha qarku i Elbasanit. Jam shumë i sigurtë që gjithçka kemi nisur, për t’u shërbyer shqiptarëve në të shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit, do ta bëjmë me përgjegjësi të lartë. Nuk e shohim këtë thjesht dhe vetëm si një fitore elektorale, por e shohim si marrjen e një besimi dhe një përgjegjësie shumë të madhe të shumë punëve që na presin për të bërë së bashku. Ne nuk heqim dorë nga angazhimi ynë për sa më shumë punësim, për sa më shumë mirëqenie dhe sigurisht për një shtet që t’u shërbejë të gjithëve. Procesi i numerimit në Elbasan ishte një proces i vështirë, por gjithçka shkoi brenda standardeve dhe tashmë çdo parti politike duhet të pranojë rezultatin. Ajo forca e parë nga shkoi?”- tha Balla.
Kreu i Partisë SFIDA, Gjergj Bojaxhi, ka lajmëruar dorëheqjen e tij si kryetar partie dhe ka mbajtur përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve.
Partia e tij nuk arriti të sigurojë asnjë mandat deputeti në Parlament dhe mori 3.504 vota.
Bojaxhi ka lajmëraur dorëheqjen e tij me një status në Facebook dhe ka uruar PS-në për fitoren.
Përshëndetje! Përmes këtij qëndrimi dua së pari të uroj fituesin e zgjedhjeve politike të 25 Qershorit në Shqipëri. …
Gepostet von Gjergj Bojaxhi am Mittwoch, 28. Juni 2017