Ballina Blog Faqe 9365

Basha: Nga Kavaja do nisë ringritja e Shqipërisë

0

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas fitores së kandidatit të PD-së, në zgjedhjet për Bashkinë Kavajë.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se nga Kavaja do nisë ringritja e Shqipërisë.

Postimi i Bashës:

Lajm i mrekullueshem nga Kryeqyteti i Lirise dhe Demokracise: Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkise se Kavajes!…

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 27. Juni 2017

Përfundon numërimi në Durrës. Këta janë deputetët e rinj për këtë qark

0

Ka përfunduar procesi i numërimit për Qarkun e Durësit.

Sipas rezultateve në këtë qark, Partia Socialiste do të ketë 8 deputetë, Partia Demokratike do të ketë 4 mandate dhe LSI-ja do të ketë 2 të tillë.

Më poshtë po ju sjellim emrat e deputetëve të rinj.

PS

Eglantina Gjermeni
Milva Ekonomi
Fidel Ylli
Ilir Ndrazhi
Roland Xhelilaj
Jurgen Çyrbja
Rahman Rranja
Klodiana Spahiu

PD

Oerd Bylykbashi
Fatbardha Kadiu
Edi Paloka
Florjon Mima

LSI

Lefter Koka
Nora Malaj

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, mesazh Presidentit Nishani

0

Presidenti në detyrë i Republikës së Shqipërisë ka marrë një mesazh urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në mesazhin drejtuar Nishanit, Trump e ka uruar atë dhe të gjithë shqiptarët për festën e Fiter Bajramit, ku shkruhet se “Unë dhe Melania, në emër të popullit amerikan ju dërgojmë urimet tona të ngrohta për ju dhe popullin shqiptar teksa festoni Bajramin e Madh”.

Në mesazhin e Trump theksohet se nga kjo festë sillet në vëmendje rëndësia e mëshirës, dhembshurisë dhe mirëdashjes.

Ky është mesazhi i plotë:

“I dashur Zoti President,

Unë dhe Melania, në emër të popullit amerikan ju dërgojmë urimet tona të ngrohta për ju dhe popullin shqiptar teksa festoni Bajramin e Madh.

Myslimanët në Shtetet e Bashkuara iu bashkëngjitën të tjerëve anembanë botës gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit të përqendruar në veprime besimi dhe bamirësie. Këtu në Shtetet e Bashkuara myslimanët e përkujtojnë Bajramin e Madh me familjet dhe miqtë, duke vazhduar traditën e ndihmës së fqinjëve dhe ndarjes së bukës me të tjerët, të cilët vijnë nga të gjitha fushat e jetës.

Ndërsa festojmë këtë ditë të shenjtë së bashku na rivjen ndërmed dhe rikujtohemi për rëndësinë e mëshirës, dhembshurisë dhe mirëdashjes.

Edhe njëherë ju uroj Ju dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të shenjtë e të bekuar të Bajramit të Madh!”

 

Marre nga :Hashtag.al

Humbja në zgjedhje, shpërthen Mediu: PD-ja do reformuar duke nisur nga kryetari

0

Ndërkohë që Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë në këto zgjedhje, ka bërë që një nga aleatët e saj, Fatmir Mediu të reagojë dhe ta quajë fushatën ‘pa memorie historike dhe të personalizuar’.

Sipas Mediut, kreu demokrat Lulzim Basha ka gabuar, teksa zgjodhi që fushatën e PD-së ta personalizojë, dhe të lërë kështu shumë figura dhe personalitete me kontribut në Partinë Demokratike.

Ajo që mungoi ishte fryma e një opozite funksionale. Ishte një drejtim vetëm PD-ja, do t’jua them z. Basha, do t’ja them dhe z.Berisha, për fatin e keq memoria historike në Partinë Demokratike është shumë e dobët. Është si një magazinë pa një inventar. Z.Mustafaj është një asset i PD, duke ardhur në fushatë, duke bërë fushatë për PD pa pasur interes specifik të vetin. Por sa të tjerë ka që duhet të ishin bërë pjesë aktive e fushatës elektorale? Për fatin e keq ndonjëherë idea e krijimit të kësaj idesë brezat e rinj brezat e vjetër, krijon një lloj konflikti që krijon një lloj përjashtimi”, – është shprehur medi në televizionin Klan.

Duke shprehur rezerva edhe për marrëveshjen Rama-Basha, kryerepublikani shprehet se është e nevojshme reformimi i PD-së duke nisur nga kryetari, ndërkohë shprehet kundër përfshirjes së opozitës në qeveri.

Një përfshirje në qeveri, për Mediun do të ishte lënie e vendit pa opozitë.

Katastrofale qeverisja me Ramen, le vendin pa opozite, pasi LSI është e majtë”, – tha Mediu.

Zgjedhjet e 25 qershorit, Çako bën bilancin: 44 vepra penale dhe 7 të arrestuar

0

Pas raportimeve të ndërkomëbëtarëve mbi procesin zgjedhor, edhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka shfaqur bilancin e saj.

Në daljen e tij, Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako, u shpreh se ndonëse nuk ka patur incidente shqetësuese, policia po heton për 44 vepra penale, ndërkohë që ka patur edhe 7 të arrestuar.

Në zbatim të urdhrit të ministrit të Brendshëm, lidhur me vëzhguesit e OSBE/Odhir u sigurua mbarëvajtja e procesit. Nga strukturat e Policisë së Shtetit u përballua ngarkesa e punës, duke mbuluar mbi 2000 qendra votimi. Gjatë të gjithë aktiviteteve nuk u evidentua asnjë aksident. U siguruan masat e lëvizjeve të figurave shtetërore, ndërsa nuk u konstatua asnjë incident. Janë trajtuar dhe po hetohen 44 vepra penale, nën procedim 84, 7 të arrestuar. Më konkretisht 7 procedime penale ndaj subjekteve politike. Gjatë procesit të votimit në 25 qershor po trajtohen 25 procedime, që kanë cënuar zgjedhjet e lira”, – deklaroi Çako.

Përfundon numërimi i votave në Elbasan, njihuni me deputetët e rinj

0

Para pak minutash ka përfunduar procesi i numërimit të votave, në Qarkun e Elbasanit, nga ku Partia Socialiste fitoi 7 mandate, PD-ja 3, LSI-ja, 2 dhe PDIU 2 të tilla.

Më poshtë do të gjeni emrat e kandidatëve fitues, që do të jenë pjesë e Kuvendit të ri.

PS (7)

Taulant Balla

Evis Kushi

Arben Kamami

Musa Ulqini

Anastas Angjeli

Luan Duzha

Nuri Belba

PD (3)

Edmond Spaho

Endri Hasa

Luçiano Boçi

LSI (2)

Monika Kryemadhi

Edmond Haxhinasto

PDIU (2)

Aqif Rakipi

Bujar Muça

Fitoi mandatin në Shkodër, Ndoka i thur elozhe Bashës

0

Ndërkohë që numërimi i votave në Qarkun e shkodrës ka përfunduar, nga ku Partia Demokratike arriti të marrë 5 mandate, Partia Socialiste 4 mandate, LSI-ja 1 mandat dhe PSD-ja 1 mandat, ka ardhë edhe reagimi i Nard Ndokës, i cili arriti të fitojë mandatin dhe të jetë pjesë e Parlamentit.

Me anë të një postimi në Facebook, Ndoka falënderon të gjithë votuesit e djathtë në Shkodër, që zgjodhën të votojnë PD-në, ndërkohë që shprehet se lideri i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha u përball me vështirësi dhe përgjegjësi si para ashtu edhe gjatë tij.

Sipas ndokës Basha, ka marrë vendimet e duhura, në favor të opozitës.

Opozita ka një projekt, ka një alternativë, ka një shpresë, dhe ky është Lulzim Basha!
Ne humbëm një betejë që ishte e minuar, por ngritja dhe fitorja jonë është e afërt dhe e sigurtë”, shprehet ndër të tjera Ndoka.

Ky është postimi i Ndokës në Facebook:

🌈Procesi përfundoi!🔵Falenderoj nga zemra të gjithë ata votues që besuan 'Opozitën e Bashkuar', Partinë Demokratike!…

Gepostet von Nard Ndoka am Dienstag, 27. Juni 2017

Zgjedhjet e 25 qershorit, 160 mijë votues më pak. Çfarë tregon kjo shifër (?)

0

Ndonëse ende jo zyrtarisht, por zgjedhjet e 25 qershorit, që i japin një fitore bindëse Partisë Socialiste, duke i dhënë kështu ‘timonin’ Edi Ramës, për të drejtuar vendin edhe për 4 vita po pa ndihmën e partive të tjera, kanë nxjerrë në pah një fakt jo pak shqetësues.

Sipas rezultatit të publikuar në lidhje me votuesit që iu drejtuan Qendrave të Votimit, ato rezultojnë në shifrën 160 mijë më pak sesa në vitin 2013.

Nga 3.45 milionë shqiptarë me të drejtë vote, e kanë ushtruar të drejtën e tyre 1.57 milion, apo përkthyer ndryshe në 46.7 %, ndërkohë 1.88 milion qytetar zgjodhën të mos merrnin pjesë në zgjedhje.

Nërkohë që kemi 160 mijë votues më pak se zgjedhjet e kaluar pyetjet që ngrihen janë dy:

A bojkotuan shqiptarët?
Këto 160 mijë votues më pak mos janë ata që zgjodhën të largohen nga vendi?

Përgjigjia mbetet për tu parë dhe diskutuar.

Reme Lala ndërron mendje: Do të rri me PDIU-në

0

Fituesja e mandatit të deputetit e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, në Dibër, Reme Lala, e cila një natë më parë teksa festonte mandatin e fituar u shpreh se do të bëhej bashkë me Edi Ramën, për t’i dhënë timonin, si duket ka ndërruar mendje.

Ajo ka sulmuar si gazetarët ashtu edhe analistët, për shtrëmbërim të realitetit.

Këtë gjë ajo e ka shprehur në një postim në Facebook, ku edhe shpjegon deklaratën e saj, në të cilin thotë se nuk bëhet fjalë që mandati i saj i takon PS-së por do të mbështesë qeverinë Rama, nën siglën e PDIU-së, për premtimin që ajo u ka bërë qytetarëve të Dibrës, për rrugën e ‘Arbrit’.

Ajo shkruan më tej, se do të bashkëpunojë me këdo që do të realizojë premtimin e rrugës së ‘Arbrit’.

Ky është postimi i Reme Lalës në Facebook:

Te dashur dibranet e mi!Iu falenderoj perzemeresisht per mbeshtetjen. Ne te gjithe fushaten tone, kam thene qe une nuk…

Gepostet von Reme Lala am Dienstag, 27. Juni 2017

Humbi në Vlorë, reagon Tahiri: Po të kisha dalë vetëm do isha në Parlament

0

Ashtu siç edhe kryetari i Partisë Agrare ambientaliste, Agron Duka, i cili u shpreh i zhgënjyer nga mos arritja e fitores së mandatit, nën siglën e PD-së, edhe ish deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri, është shprehur se nëse do të kishte dalë i vetëm në zgjedhje ai do tëishte në Parlamaent.

Por krahas kësaj, Tahiri është shprehur se nuk është Basha, fajtor, ndërkohë që shtoi se çdokush ka pjesën e vet të fajit në këtë rezultat.

Intervistën në fjalë Tahiri e dha për televizionin News24, ku u shpreh i bindur se PD-ja do të ngrihet dhe ecë para.
Kjo është një pjesë nga kjo intervistë:

Zoti Tahiri, ndiheni i zhgënjyer për rezultatin në Vlorë?

Ndihem i zhgënjyer padyshim.

A e bëni fajtor zotin Basha?

Jo. Secili ka pjesën e tij të fajit. Koha do e tregojë. Gjërat do ecin përpara. PD do ngrihet prapë.

Do vijoni ta mbështesni?

Unë jam i djathtë. Qëndrimi im është djathtas. Po të kisha dalë vetëm do isha në parlament. Marr shkas të them se edhe partia ku isha unë nuk mori asnjë mandat atje ku ka çam. Uroj për mandatet e Elbasanit por nuk mori asnjë mandat atje ku ka çam. Kjo është ajo që çam lind, nuk bëhesh.

Si iu duk ndërhyrja e ministrisë së Jashtme greke, kundër vendosjes në sheshin Skënderbej të krahinave të Çamërisë?

Është shumë e gabuar, nuk mund të ndërhyjë asnjë në punët e brendshme të Shqipërisë.