Ballina Blog Faqe 9379

Kushtuar Edi Rames !

0

Kan’ dalë hajnat në fushatë
E kan’ nis me mashtrue gratë
Me jua çu votën për dreq
Kan’ nis bajnë si shpirt i keq

Prej Sarande n’Peshkopi
Mashtrojnë gra e mashtrojnë fmi
Më leni edhe 4 vjet
Do ju vjedh ma me lezet

Me burrat s’i kam pun’t mirë
Se m’kan’ dalë me brekë me birë
Thonë që unë i rrahi gratë
Por asht rrenë sa gjanë e gjatë

Jam viktimë e thashethemit
Pyetni vetë gratë e haremit
Me Matilden jemi miq
Dhe Rudin n’rrugë lakuriq

T’gjitha janë llafe kazani
Veç përpara ec karvani
Meqë burrat m’kan inat
Ma kollaj kam me rrejt gratë

Jam i gjatë e jam me tuta
Gjithë të tjerët janë hajduta
Ju jeni delet e mija
Për ju jam vetë perëndia

M’besoni, kam mik Tom Doshin
Garanci kam Elvis Roshin
Paret run Beqja ma i miri
Lufton drogën Saj Tahiri

Hajde gra ma jepni votën
Jam gati t’ju premtoj botën
Timonin kërkon ky djali
Skënderbeu, m’thotë Spiropali.

Dërguesi në in box kërkon të mbetet Anonim

Mbyllet pasticeria ku ndodhi helmimi masiv në Dibër, zbulohen dy lëndët toksike

0

Uji i pijshëm dhe ëmbëlsirat janë dy pistat ku po hetohet mbi shkaqet e helmimit masiv të banorëve të Dibrës, ku rreth 100 persona janë paraqitur për ndihmë në urgjencë gjatë ditëve të fundit.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se ka urdhëruar mbylljen e përkohshme të pastiçerisë së qytetit, si masë sigurie deri në përcaktimin e saktë të shkaqeve.

Nga ana e policisë është ngritur grupi i hetimit në bashkëpunim dhe me spitalin për zbardhjen e ngjarjes.  Ndërkohë drejt Peshkopisë është nisur zëvëndës/ministrja e Shëndetësisë.

Prej të hënës së kësaj jave, rreth 100 persona janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Peshkopisë me simpoma helmimi.

Basha nga Elbasani: Sejdinin e ka zënë hashashi në pleqëri

0

Duke folur për arsimin nga qytetit i Elbasanit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha foli për programin e Republikës së Re për arsimin.

Në fjalën e tij, Basha deklaroi se do të mbështet universitetet publike me financime dhe se do t’i japë më shumë pushtet studentëve në vendimmarrje.

Ndër të tjera kryedemokrati thumboi dhe kreun e Bashkisë Elbasan Qazim Sejdinin, duke u shprehur se e ka zënë hashashi në pleqëri.

Arsimi i lartë financohet nga buxheti, pra buxheti janë të ardhurat që mblidhen nga prindërit tuaj, pra e paguani njëherë. Secili paguan TVSH me ushqimet, me ujin, me shërbimet, 20% shkon tek shteti. Të gjithë paguani taksa dhe nga këto taksa mblidhet buxheti. Vetëm me TVSH mblidhen 1.6 miliard euro në vit. Lekët që kanë marrë nga taksat nuk i kanë çuar për arsimin.

Tani thonë do kalojmë në një financim të avancuar, t’ju marrin edhe njëherë lekë me tarifa të kripura. Lali fiku ka shpikur taksën e shkollës. A e ka shpik dhe Lala? E ka zënë hashashi ë, hashashi në pleqni s’ke ça të bësh”, tha Basha.


Biznesmeni shkodran kandidatit Bardh Spahia: Jozefina është e pazëvendësueshme (Video)

0

Gjatë një takimi me një biznesmen në qytetit e Shkodrës, kandidati i PD-së në këtë qytet Bardh Spahia duket se është vënë në siklet gjatë bisedës me të pasi biznesmeni i ka thënë se Jozefina nuk mund të zëvendësohet nga askush.

Mospërfshirja e Topallit në listat e PD-së ka sjellë shumë reagime në opinionin publik, dhe me sa duket shkodranëve nuk u pëlqen kjo gjë.

Gjatë bisedës me biznesmenin, Spahia është munduar ta anashkalojë duke u shprehur se një vend nuk duhet të ngel vetëm me një apo dy persona.

Biseda:

Biznesmeni: Je djali i mirë boll, je djali i kujt je, por Jozefina ash se nuk mund të zëvendësohet.

Spahia: Atë mendojmë, krejt e respektueshme.

Biznesmeni: Nuk mundet me e zëvendësu kush, kush e zëvendëson? Po tana mo kto që janë ba, tana këto rrugica dhe rrugë, po Jozefina t’i ka kthy këto. Mos me pa kenë Jozefina, kishim ken hala tu u myt lopa në asfalt.

Spahia: Ashtu….hm… ashtu e mendojmë dhe ne…

Biznesmeni: Më falni është personal krejt, unë e kam mbrojt gjithmonë, se e kam mbrojt si shkodrane që ka dhënë për Shkodrën.

Spahia: …por sigurisht…hm… këtë e them në përgjithësi, jopër Jozefinën apo për Bardhin…. Në përgjithësi them, mos met një vend vetëm me një a dy persona.

http://www.dailymotion.com/video/x5pnj9i_biznesmeni-shkodran-jozefina-e-pazevendesueshme_news

U akuzuan për vrasjen e biznesmenit nga Fieri, shpallen të pafajshëm dy vëllezërit

0

Dy vëllezërit Agim dhe Enea Hyka të cilët ishin të akuzuar për vrasjen e një biznesmeni nga Fieri në vitin 2011 janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Dy vëëlezërit kanë fituar pafajsinë, të cilët Gjykata e Shkallës së Parë i shpalli fajtor duke i dënuar me nga 25 vite heqje lirie secilin.

Vëllezërit Hyka u akuzuan për vrasjen e biznesmenit nga Fieri Spartak Spaho.

Intervista- Berisha flet për herë të parë për listat e PD-së dhe ndikimin e tij

0

Për herë të parë ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar të flasë situatën aktuale të PD-së e për përplasjet e mëdha brenda saj, të cilën ai vetë e ka drejtuar për një çerek shekulli.

Gjatë një interviste të dhënë për gazetarin Lutfi Dervishi e cila do të trasmetohet e plotë ditën e premte në TVSH, ish-kryeministri Berisha i është përgjigjur pyetjes së gazetarit Dervishi në lidhje me konfliktet e brendshme në PD.

Njeriu i fundit që mund të pyetet për problemet e brendshme jam unë. Statusi im është i tillë. Çdo lloj qëndrimi publik do më nxirtte nga statusi i një njeriu të dorëhequr përgjithmonë”,- i ka thënë ai Dervishit.

Në lidhje me listat e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit, Berisha ka deklaruar se Basha ka të drejtë të ketë listën e tij.

Kryetari ka pranuar që këto janë listat e fundit që bëhen në këtë mënyrë. Kryetari ka të drejtë të ketë listën e tij”,- është shprehur Berisha.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me reagimet e forta të Jozefina Topallit dhe Arben Imamit të cilët kërkuan largimin e Bashës nga PD-ja, dhe se me kë është në këtë konflikt e a mbështet ai Bashën pa kushte, Berisha i është anashkaluar pyetjes duke u shprehur se nuk ka asnjë koment.

Më tej, pyetjes së gazetarit Dervishi se çdo të ndodhë me Bashën nëse humbet do të largohet a jo, ish-kryeministri ka deklaruar se është zgjedhje e Bashës dhe se nuk është kriter që nëse humbet largohesh.

Kryetari aktual ka përcaktuar që do të bëjë zgjedhjet e partisë. Kjo ishte një zgjedhje personale. Ky kriter nuk është i domosdoshem për të gjithë”,-tha Berisha.

Shehu thirrje ambasadorëve: Mos u bëni pjesë e fushatës elektorale, po ju përdorin

0

Kandidati i PD-së në Gjirokastër Tritan Shehu pas denoncimit që bëri ditën e djeshme, ku sipas tij, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro po shpërdoron fondet e ministrisë në fushatën elektorale.

Ditën e sotme Shehu i ka bërë thirrje ambasadorëve të mos bëhen pjesë e fushatës elektorale në Gjirokastër.

Postimi i Shehut në Facebook:

TE NDERUAR AMBASADORE, DO TJU LUTESHA QE EDHE PA DASHJE TE MOS BEHENI PJESE E FUSHATES ELEKTORALE NE GJIROKASTER!Dikush…

Gepostet von Tritan Shehu am Mittwoch, 7. Juni 2017

Patozi: Krijesa e Ramës në sheshin Skënderbej është parkimi nëntokësor

0

Deputeti i PD-së Astrit Patozi në një status në Facebook ironizon sheshin ‘Skënderbej’ të ndërtuar nga Erion Veliaj.

Patozi shkruan se sheshi është krijesë e Ramës, i cili përdor Veliajn për të ndërtuar këto ‘vepra’.

Patozi shkruan se sheshi ka një gjë të bukur e cila është ‘parkimi nëntokësor’.

Statusi i Astrit Patozit në Facebook:

GJENI TË BUKURËN TEK SHESHI "SKËNDERBEJ"Ia fusin kot të gjithë ata që po thonë në kor se kryevepra e fundit e "…

Gepostet von Astrit Patozi am Donnerstag, 8. Juni 2017

Ministria e Financave kërkon hetim për punonjësin doganor, është përfshirë në fushatë

0

Ministria e Financave ka kërkuar nga Prokuroria të hetohet një tjetër punonjës i doganës Kakavijë sepse akuzohet për përfshirje në fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste.

Kujtojmë që dje u kërkua hetim edhe për dy punonjës të tjerë të doganës me të njëjtën akuzë, për përfshirje në fushatën zgjedhore të PS-së.

Njoftimi i Ministrisë së Financave thotë se kanë ‘informuar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, që në ushtrim të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, të kryejë veprimet e nevojshme për hetimin e z. Erlis Shalari, punonjës i doganës Kakavijë. Nisur nga informacionet, -thotë ministria- Shalari rezulton të jetë përfshirë në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi

Manjani: Qeveria e Rilindjes shemb monumentet kulturore

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një status në Facebook ka denoncuar rrënimin e një manastiri 400 vjecar në Leshnicë të Sarandës ndërkohë që kryeministri Edi Rama ndodhet në Sarandë për fushatën elektorale të 25 qershorit.

Manasti mbi 400-vjeçar i Shën Athanasit në Leshnicën e Poshtme, objekt i kategorisë së parë, rreth 50 km larg Sarandës është lënë totalisht pas dore derisa është rrënuar.

Sipas Manjanit, janë shpenzuar mijëra dhe miliona euro me pretekstin se po përmirësojnë qytetet dhe po restaurojnë objektet kulturore por asnjë investim nuk është bërë për manastirin e Shën Athanasit, i cili është rrënuar.

Ky manastir 400 vjecar u shemb, jo nga terrorizmi por nga qeveria e Rilindjes!, ka shkraur Manjani në Facebook.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=302212733556507&id=100013033472627