Ballina Blog Faqe 9387

Basha në Gjirokastër: Askush në PD nuk e ka karrigen të ngjitur pas vetes

0

Kryetari i Partisë Demokratike, një nga më të sulmuarit gjatë ditëve të fundit për vendimet e marra, u ka kthyer përgjigje kritikëve të tij nga qyteti i Gjirokastrës.

Teksa prezantoi kandidatët për deputet të këtij qarku, Basha tha se në Partinë Demokratike askush nuk e ke karrigën të pandashme. Po ashtu tha se ndonëse vendimet ishin të vështira, ato u morën në kohën e duhur dhe ndërtuan ekipin fitues të 25 qershorit.

Që ta mundim me votë më 25 qershor njerëzit duhet të besojnë që ne nuk jemi këtu të bëjmë estradë. Ndaj ndryshimi ka filluar në shtëpinë tonë. Askush në PD nuk e ka të ngjitur karrigen pas vetes. Unë kam marrë vendime si kryetar i opozitës, kam krijuar ekipin tim fitues, ndonëse janë vendime të vështira janë vendime të drejta në kohën e duhur. Është koha për vendime të forta, të mëdha”, – u shpreh ndër të tjera lideri demokrat.

Manjani-Berishës: Lëri ‘drejtorët-dordolecë’ të bëjnë fushatë, fundin e kanë të qartë

0

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, me anë të një postimi në Facebook, ka thumbuar me qeverinë për përdorimin e punonjësve të administratës për fushatë elektorale.

Në ironi e sipër Manjani thotë që PD-ja e ka gabim që ndalon drejtorët e pushtetit që të dalin në fushatë, pasi sipas tij ata janë të pafatë për ta bërë një gjë të tillë.

Manjani shkon më tej ku i quan drejtorët e pushtetit si të paaftë dhe dordolecë që e trembin votën.

Lërini more të bëjnë fushatë që të humbin vota! Duke i larguar nga fushata i bëhet mirë partisë që i vuri drejtorë. Prandaj se kuptoj këtë sjellje të PD-së.

Drejtorët nuk bëjnë asnjë votë! Ata janë dordolecët që e trembin votën. Nuk kanë patur hajër asnjë parti me drejtorë! Nëse nuk e keni mësuar këtë mësojeni!, – shprehet ndër të tjera Manjani.

Ky është postimi i plotë i Manjanit në Facebook:

Drejtorët në fushatë.————Gabim e ka PD që ndalon drejtorët e pushtetit të dalin në fushatë! Le të dalin sepse…

Gepostet von Ylli Manjani am Dienstag, 30. Mai 2017

Tiranë / Fuoristrada përplas 3 makina duke i ikur policisë / Ndalet nga plumbat

0

Tre makina janë përplasur nga një fuoristradë Tuareg, e cila nuk iu bin urdhërit të policisë për tu ndalur.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në kryeqytet, ku në vend që të ndalonte, drejtuesi i automjetit ka shtuar gazin dhe duke aksidentuar kështu 3 makina të tjera, gjë që pas një kohe ndjekje ka bërë policinë të qëllojë në ajër.

Pas kësaj drejtuesi i automjetit, emiri i të cilit nuk bëhet i ditur, është ndaluar, dhe pas një kontrolli të ushtruar brenda tij u gjet një armë zjarri.

Ndërkohë mësohet se policia ka arrestuar drejtuesin e pabindur.

‘Rilindja’ prej 4 vjetësh lë pa ujë të pijshëm banorët në Mallakastër

0

Emisioni investigativ “BOOM”, denoncoi mbrëmjen e sotme se 3 fshatra në Mallakastër vuajnë prej 4 vitesh mungesën e ujit të pijshëm.

Në denoncimin e emisionit në fjalë tregohet me pamje sesi banorëve u duhet të bëjnë kilometra të tërë në këmbë për të siguruar ujin e pijshëm, i cili sigurohet në fshatrat përreth.

Sipas banorëve në vitin 2012 është akorduar një fond për ujësjellësin për tre fshatrat, Labulec, Lofken dhe Grançie punimet për të cilin përfunduan në vitin 2013.
Por ndonëse punimet përfunduan, ujësjellësi nuk është vënë ende në punë, dhe shkak për këtë është bërë OSHEE-ja, pasi nuk ka lidhur energjinë elektrike.

Arsyeja e moslidhjes së energjisë mësohet nga Administratori i UKT Ballsh, Domenika Bajraktari, e cila thotë se ish-bashkia e Ballshit ka patur një debi tek OSHEE dhe për këtë aryse nuk është lidhur kontrata.

Për më shumë ndiqni videodenoncimin:

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/881756348616155/

Berisha: Kjo është administrata e Partisë-shtet

0

Me anë të dy postimeve të njëpasnjëshme postimi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një oficeri, sipas të cilit drejtori i burgut në Burrel është një pjesëmarrës aktiv në fushatën e PS-së.

Kjo eshte administrata e Partise-shtet!

Oficeri dixhital denoncon:
Drejtori i burgut te Burrelit, pjesemarres aktiv ne fushaten e PS! sb”, shkruan Berisha.

Ndërsa rasti tjetër është ai i drejtoreshës së shkollës së mesme në Kuçovë.

Administrata e partise-shtet ne Narko Republiken e Norieges!

Dejtoresha e shkolles se mesme Kuçove ne fushate me ndrikull Felajn. sb”, shkruan Berisha.

 Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha:

Kjo eshte administrata e Partise-shtet!Oficeri dixhital denoncon:Drejtori i burgut te Burrelit, pjesemarres aktiv ne fushaten e PS! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 30. Mai 2017

Helmimi në mitingun e PD-së, Prokuroria kërkon ndihmën e Gjermanisë për analizat

0

Sipas burimeve nga prokuroria, në lidhje me hetimin për zbulimin e lëndës që shkaktoi helmimin e 140 simpatizantëve të PD-së gjatë mitingut mbrëmjen e 27 majit, do të kërkohet ekspertiza e Gjermanisë.

Pistave të deri tanishme i shtohet dhe ajo e konkurencës mes kompanive të eventeve, pasi ka dshime që kemi të bëjmë me një sabotim të kësaj natyre.

Gjatë zhvillimit të mitingut të PD-së mbrëmjen e 27 majit, 140 persona u helmuan nga një lëndë ende e pazbuluar.

Sipas burimeve nga prokuroria, nëse ekspertiza realizohet në Shqipëri, do të ketë kosto shumë të larta, ndaj nje formë më e mirë është menduar dërgimi i mostrave jashtë vendit.

Ndërkohë prokuroria mësohet se ka ngritur akuzën e pengimit të subjekteve zgjedhore, për këtë ngjarje.

Korçë / 42-vjeçarja hidhet nga kati i pestë

0

Një grua 42-vjeçare me iniciale L.M, ka humbur jetën në qytetin e Korçës duke u hedhur nga kati i pestë i banesës ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.18 në Korçë.

Sipas policisë, gruaja ka qenë në gjendje depresioni në momentin që ka kryer aktin tragjik që i mori dhe jetën.

Lezhë / Një i ri kanos një 21-vjeçare për mospjesëmarrje në fushatë

0

Një i ri nga Lezha mësohet se ka kanosur një vajzë e cila nuk ka marrë pjesë në fushatë.

I riu me iniciale S.N, 19 vjeç është vënë nën hetim nga policia pasi në bashkëpunim me tre persona të tjerë ka kanësur shtetasen K.N, 21 vjeç për mospjesëmarrje në fushatë.

Njoftimi i policisë:

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për shtetasin S.N, vjeç 19, banues në Lezhë, pasi dyshohet se më datë 27.05.2017, në Dajç, në lokal, me tre persona të tjerë, ka kanosur me fjalë shtetasen K.N, vjeç 21, për mospjesëmarrje në fushatë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve.

Sekuestrohet tokë me vlerë 2 milionë euro në Vlorë

0

Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka vendosur nën sekuestro dy parcela tokë me sipërfaqe totale 52.000 m2 në zonën e Zvërnecit, të dyshuara se janë përfituar në bazë të dokumentacionit të fallsifikuar.

Relacioni i prokurorisë për çështjen

Prokuroria e Vlorës ka nisur kryesisht hetimin për këtë rast, në bazë të të cilit, deri në këtë fazë ka rezultuar se:

Dosja gjyqësore që i përket vendimit civil nr. 3805, datë 23/12/1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si dhe dosja gjyqësore që i përket vendimit civil nr. 147, datë 24/12/1997 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, janë falsifikuar dhe futur në kundërshtim me ligjin në arkivën e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Ky fakt është provuar nga akti i ekspertimit  tekniko-grafik. Rezulton e provuar se përmes vendimit civil nr. 3805, datë 23/12/1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, i cili është tërësisht i falsifikuar, është pasqyruar fakti sikur i janë kthyer në natyrë shtetases Shqiponjë Eminaj (Kamberaj) dy parcela të lira, njëra 30.000 m2; dhe parcela e dytë me sipërfaqe 22.000 m2, pronë e cila ndodhet në bregdet në zonën e Zvërnecit, Vlorë.

Rezulton e provuar se edhe vendimi civil nr. 147, datë 24/12/1997 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është tërësisht i falsifikuar, ku përmes së cilit është pasqyruar fakti i rremë, sipas të cilit është lëshuar urdhëri i ekzekutimit për vendimin nr. 3805, datë 23/12/1996 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Nga hetimi është provuar se pasuria e mësipërme me sipërfaqe 52.000 m2 është regjistruar më datë 21/03/2013, pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë.

Regjistrimi i kësaj pasurie është kryer mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara, e konkretisht dy dosjeve të mësipërme gjyqësore. Pas regjistrimit të kësaj pasurie, e cila kap vlerën e mbi 2 milion Euro, janë kryer veprime juridike mbi këtë pasuri, e konkretisht ndarje, shitje dhe dhurime, me qëllim fshehjen e paligjshme të origjinës së kësaj pasurie.

Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për pasuritë e paluajtshme me sipërfaqe 52.000 m2

Imami u përgjigjet femrave kritike: Amësia është detyrimi i gruas, uroj të jeni më të qartësuara tani…

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami, ka reaguar për t’iu përgjigjur sulmit të kritikave që janë bërë kundër tij së fundmi, pas asaj që tha në emisionin ‘Opinion’ kur nënvizoi se kreu i PD-së, Lulzim Basha ka lënë jashtë liste Jozefina Topallin dhe tha se ‘futi në listë gra shtëpiake që kanë pjellë 3-4 fëmijë’.

Lindja e njeriut është ngjarja më e madhe botërore. Gruaja ka detyrimin dhe fatin e madh të amësisë, por ky është një fakt natyror, dhe i përket sferës private, familjare.

Kjo nuk do të thotë se ajo është e privuar nga jeta publike – vetëm një marksiste feministe fondamentaliste si Shulamith Firestone thotë se ajo duhet ta ndryshojë këtë kusht natyror për t’u përfshirë në jetën publike.

Krahasimi im ka qenë midis meritës publike të znj. Topalli (e cila gjithashtu ka lindur fëmijë, por kjo nuk është arsyeja e meritës së saj publike) dhe mungesës së plotë të deritanishme të jetës publike të zonjës kandidate.

Shpresoj të kemi davaritur nëse ka pasur ndonjë paqartësi dhe jo aktivizëm politik në vërejtjet e bëra. Dashamirësisht, Arben Imami!