Ballina Blog Faqe 9388

Noka-Ina Ramës: A i jeni mirënjohëse Ramës që përpiqet t’ju fusë kudo?

0

Komisioni ‘ad-hoc’ për vlerësimin e kandidatëve që do të përbëjnë organet e Vettingut po zhvillon seancën e dytë dëgjimore me aplikantët.

Para Komisionit u paraqit edhe ish-kryeprokurorja, Ina Rama, që kandidon për Kolegjin e Apelimit.

Para anëtarëve të Komisionit, Rama tha se gëzon besueshmërinë e publikut për këtë rol.

‘Unë gëzoj besueshmërinë e publikut për këtë rol. Kam qenë e paanshme, nuk jam pranë asnjë force politike. Kam hetuar çështje ku kanë qenë të përfshirë aktorë politik. Nuk kam asnjë lloj komunikimi me kryeministrin Rama, E dua gjyqësorin, 5 vite beteja ligjore që të rikthehesha’. – tha Rama gjatë fjalës së saj.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit demokrat, Flamur Noka, i cili e pyeti nëse ishte në dijeni që është skualifikuar nga Gjykata e Strasburgut.

Në përgjigje të tij, ish-prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, u shpreh: ‘Arsyet nuk ishin personale, ishin shkaqe procedurale’.

DEBATI

Ina Rama: Nuk kam të afërm në sistemin e drejtësisë.

Flamur Noka: Keni lidhje me ndonjë force politike?

Rama: Jo.

Noka: Gezoni besueshmërinë e publikut?

Ina Rama: Besoj shumë. Gjate ushtrimit të funksioneve të mia kam punuar me përkushtim.

Noka: Akuzat ndaj jush bëjnë të humbni besueshmërinë?

Ina Rama: Jo nuk besoj. Nuk ndjehem e politizuar.

Flamur Noka: Jeni skualifikuar nga gjykata e Strasburgut, përse? Keni dijeni për arsyet?

Ina Rama: Lista u kthye mbrapsht per mosndjekje te procedurës nga Shqipëria. Arsyet ishin proceduriale. Asgjë personale.

Noka: A jeni mirënjohëse ndaj kryeministrit që ngul këmbe t’ju fusi në çdo institucion, duke propozuar emrin tuaj?

Ina Rama: Kjo s’ka lidhje me mua.

Noka: Gatë kohës si kryeprokurore keni pasur çështje të rëndësishme, që jeni akuzuar për përfshirje

Ina Rama: Unë nuk e kam ndjerë veten asnjëherë të politizuar për t’u përfshirë në çështje.

Gjyqi ndaj Shullazit, thirren si dëshmitarë edhe dy ish-ministra

0

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar që në gjyqin kundër Emiljano Shullazit të thirren si dëshmitarë dy ish-ministrat e qeverisë Rama, ish-ministrja e Arsimit, Nikolla dhe ish-ministri i Brendshëm, Tahiri.

Ata do të pyeten lidhur me kërcënimet ndaj Mynyr Konit dhe Dhori Kules. Gjithashtu, prokuroria kërkoi seancën e sotme, që për të njëjtën çështje, të dëshmojnë edhe zyrtarë të policisë.

Haki Çako, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e Ervin Hodaj, ish drejtori i Policisë së Tiranës, si dhe Mynyr Koni, rektori i Universitetit të Tiranës e Dhori Kule, paraardhësi i tij.

Mes të tjerash, Prokuroria akuzon grupin e Emiljano Shullazit për ngjarjen e prillit 2016 kur Dhori Kule e Mynyr Koni u kërcënuan me qëllim që profesor Koni të largohej nga gara për Rektor në këtë universitet.

Ergys Kaçe rikthehet në Kombëtare

0

Shtate muaj larg Kombetares. Per here te fundit i grumbulluar ne sfiden me Lihtenshtejnin, ne tetor te 2016-es. Ajo qe dukej si nje krisje e pariparueshme ndermjet Ergys Kaces dhe trajnerit Gianni de Biasi tashme eshte hedhur pas shpine.

Mesfushori shtatshkurter kthehet me kombetaren, prej ndeshjeve te radhes, miqesores se 4 qershorit me Luksemburgun dhe sfides delikate ne kualifikueset e Boterorit 2018, me 11 qershor ne  fushen e Izraelit. Nje ndeshje qe mund te vendose shume per fatin e edicionit te Shqiperise dhe ku nevojitet kontributi i te gjitheve. Edhe ai i nje lojtari si 23-vjeçari korcar.

Pavaresisht se ne kete sezon ka luajtur me pak se 25 ndeshje mes cekeve te Viktoria Plzen dhe grekeve te PAOK, klasi dhe kualiteti i Kaces nuk kane diskutim. Mjafton te kujtosh qe ne fundin e sezonit rifitoi besimin e skuadres nga selaniku, ku u rikthye ne protagonist.

Per here te fundit ka zbritur me Shqiperine ne fushe ne miqesoren e 31 gushtit te kaluar, te barazuar me Marokun ne Shkoder. De Biasi e ka argumentuar lenien jashte ekipit ne muajt e fundit si zgjedhje teknike, duke theksuar se lojtaret duhet te pranojne zgjedhjet e trajnerit dhe se futbolliste te medhenj jane ata qe pranojne edhe stolin, duke sakrifikuar per te miren e perbashket.

Nje leksion qe Kaçe tashme duket e ka kuptuar dhe mesuar. Mesfushori eshte gati te beje gjithcka per kombetaren. Në çdo moment kur të thirret në kauzë. Pse jo të tentojë nje tjeter magji ne Izrael, si ajo qe i dhuroi Shqiperise fitoren historike me Francen ne miqesoren e qershorit 2015. Kace rikthehet i gatshem per kuqezinjte pikerisht ne kete periudhe te vitit. Ndoshta fati e do qe ai te jete serish vendimtar…

ZYRTARE/ Montella rinovon me Milanin

0

Drejtues të rinj të Milanit kanë rinovuar kontratën me trajnerin Vincenzo Montella. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi kuqezi ndërsa Montella me kontratën e re do të jetë pjesë e Milanit deri në verën e vitit 2019, shkruan “Calciomercato.com”

“Jam shumë i lumtur dhe i entuziazmuar për të filluar një sezon të ri së bashku. Faleminderit për besimin”, deklaroi Montella.

FSHF vendim për çështjen ‘Skënderbeu’

0

Komisioni i Disiplinës ka shtyrë për një datë tjetër vendimin për çështjen “Skënderbeu”. FSHF ka njoftuar shtyrjen e datës së vendimit për klubin korçar ndaj të cilëve ka mbërritur dosja e UEFA-s me aludimet për trukim ndeshjesh.

“Sot është mbledhur në FSHF Komisioni i Etikës i cili në mbledhjen e realizuar ka administruar provat dhe ka diskutuar për çështjen në tërësi, atë të dosjes “Skënderbeu”. Hetimi për këtë çështje vijon dhe data e mbledhjes së radhës është vendosur nga anëtarët e këtij Komisioni të  zhvillohet në datën 8 qershor”, thuhet në reagimin zyrtar të FSHF-së.

Kujtojmë që disa ditë më parë ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika paralajmëroi një skenar ku përfshihej rrëzimi i Tiranës nga kategoria dhe më pas rrëzimi i Skënderbeut nga Komisioni i Etikës, pas urdhrit të UEFA-s.

Gjithsesi është ende për tu parë se çfarë vendimi do të merret nga anëtarët e komisionit të cilët po vazhdojnë hetimet.

Basha për listën: Vendim i vështirë por nuk i heq as presjen

0

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka folur sot nga Berati ku ka hapur fushatën elektorale në atë zonë.

Ndër të tjera Basha ka folur edhe për ndërtimin e Rrugës së Kombit dhe liberalizimin e vizave duke thënë se ishin vepra të vështira dhe se është bërë një punë e madhe për të arritur deri aty.

Rruga e Kombit dhe heqja e vizave janë punë e lodhshme dhe vendime të vështira që unë mora për ju. Para dy ditësh mu desh të merrja të tjera vendime të vështira. Unë i kam marrë këto vendime dhe nuk i heq as presjen. Ekipi i ri me frymëzim të ri për Republikën e Re,”-tha Basha.

Helmimi në mitingun e PD-së, prokuroria kundërshton versionin e policis

0

Prokuroria e Tiranës ka hedhur poshtë pretendimet e policisë se në ngjarjen e Bulevardit ’Dëshmorët e Kombit’, ku u dëmtuan 146 mbështetës dëmtimi ka ardhur prozhektorët e pëdorur për ndriçim.

Policia referon në dosje si shkaktare të dëmeve në shëndetin e njerëzve prozhektorët e përdorur për ndriçim, prokuroria ka një tjetër qëndrim për ngjarjen.

Prokuroria ka nisur hetime për një vepër tjetër, që i përket kapitullit të veprave që prekin zgjedhjet e lira.

Në këtë mënyrë hetuesit ndahen për ngjarjen në bulevard, pasi sipas burimeve të prokurorisë, për të dalë në konkluzionin nëse ishin apo jo prozhektorët shkaktarët duhen pritur dy analiza shumë të rëndësishme për hetimin.

E para ka lidhje me analizat e gjakut të personave të dëmtuar, për të kuptuar nëse këta shtetas janë helmuar me ndonjë substancë tjetër.

Analiza tjetër ka lidhje me përgjigjet që do të sjellë Ministria e Mbrojtjes pas ekspertizës së kimistëve të ushtrisë edhe të veshjeve të të dëmtuarve.

Nishani: Mediat dhe politika janë bërë bashkë për të goditur Bashën

0

Ish-presidenti Bujar Nishani, ka bërë një deklaratë për Zërin e Amerikës, duke thënë se mediat janë angazhuar politikisht për të goditur opozitën.

Gati 90 % e medias janë tërësisht në akuza ndaj opozitës dhe Bashës, ka thënë Nishani, kur vëmendja duhet të drejtohet ndaj problemeve që kanë qytetarët shqipatarë.

Si President i Republikës, më vjen keq të shoh se shpesh herë, deri deri dhe në situata qesharake, kalohet kur gati 90% e establishmentit politik, 90% e medias, janë tërësisht në akuza ndaj opozitës. Shqipëria në këtë rast përbën rastin unikal në vendet demokratike, në vendet pluraliste, ku i gjithë ky angazhim i përmasave të mëdha adresohet për të sulmuar opozitën. Në një kohë unë mendoj që në përgjithësi energjitë për opozicion duhen drejtuar ndaj fenomeneve, ndaj problematikave që kanë qytetarët shqiptarë, shqetësimeve të tyre, jetës së tyre ekonomike. Ndaj ky angazhim shumë i sofistikuar, edhe ditët e fundit, ndaj opozitës, kryesisht ndaj liderit të opozitës, zotit Basha, duket që, dhe krijon perceptimin, gati gati bindjen, që gjithçka është e instrumentalizuar politikisht ndaj opozitës dhe ndaj liderit të opozitës”-deklaroi Nishani

Ku do të merret vërtetimi për sigurimet shoqërore e shëndetësore nga 1 qershori

0

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton individët punëmarrës se nga  data 1 Qershor 2017, sportelet e Shërbimit të Tatimpaguesve në territor nuk do të ofrojnë më shërbimin e lëshimit të vërtetimeve “Për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore” për individët punëmarrës, shkruan monitor.

Individët punëmarrës, nga data 1 Qershor 2017, do të drejtohen pranë zyrave rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore të vendbanimit të tyre për të marrë këtë shërbim.

Duke filluar nga kjo datë, janë zyrat Rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të cilat ngarkohen dhe do të japin, vërtetimin “Për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për individët”, çdo individi që kërkon të pajiset me të.

Helidon Bushati dorëhiqet nga lista e Bashës për Shkodrën / E ndjej detyrë…

0

Kandidati për deputet për qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë publik qëndrimin e tij, se ndonëse renditet i katërti në listën e kandidatëve për deputetë të Shkodrës, pozicion ky i quajtur si i sigurtë, ai dorëhiqet.

Në postimin e tij ai falënderon kryetarin e PD-së Lulzim Basha, për besimin e dhënë dhe për shkak të kësitj besimi ai ndihet i detyruar që të heqë dorë për të maksimalizuar rezultatin e PD-së në këto zgjedhje.

Ky është postimi i Bushatit në Facebook:

Të dashur miqJam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë…

Gepostet von Helidon Bushati am Montag, 29. Mai 2017