Ballina Blog Faqe 9406

Roskovec / Shkon për t’u larë, humb jetën në liqen 19-vjeçari

0

Një i ri 19-vjeçar është mbytur në liqen në Kurjan të Roskovecit.

Policia e Fierit ka njoftuar se 19-vjeçar me iniciale S.SH. kishte hyrë për t’u larë dhe fatkeqësisht u mbut.

I riu, banues në fshatin Vidhisht,kishte shkuar në liqen rreth orës 14:00 ku humbi dhe jetë.

Rama si Skënderbeu? Manjani: Kulmi! Skënderbe që masakron Kushtetutën

0

Me anë të një statusi në Facebook, ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani reaguar ndaj krahasimeve të eksponentëve të PS-së të cilët e kanë krahasuar Edi Ramën me Skënderbeun.

Në postimin e tij, Manjani shkruan se këto diskutime janë idiotësi të socialistëve për të bërë propagandë. Sipas Manjanit, këto janë gjëra tërësisht të pakrahasueshme, të cilën ai e quan “Skënderbythjen e ditës”.

Sipas Manjanit, Skëndërbeu nuk do të shkatërronte Kushtetutën e vendit sikurse po bëjnë “këto të sotmit”.

Statusi i plotë i Manjanit:

Skënderbeu apo…

E fundit gjë që më shkon ndërmend është të quaj Edi Ramën Skenderbe! Biles për ballancë të argumentit, jo vetëm Edi Ramën po asnjë nga udhëheqësit e 500 viteve të fundit përfshi dhe këto të sotmit!

Vënia në sistem krahasimi e udhëheqësve të sotëm me Skënderbeun është sigurisht idotësi! Vënia nën shënjen e barazimit është poshtërsi, po e ligë fare!

Skënderbeu u bë heroi i kombit sepse i iku “Erdoganit” të kohës! Udhëheqja jonë falet te Erdogani i sotëm, jo për interes të kombit po për interes të karriges! Palo Skënderbellarë!

Guxojnë të krahasohen me strategun më të sukseshem të luftës që historia jonë njeh. Kulmi! Shkatërrimtarët e shtetit e të ushtrisë! E imagjinon dot njeri ushtrinë e Skënderbeut duke mbledhë plehra?!

Skënderbeu megjithëse në gjendje lufte bëri disa ligje civile të mira madje! Skënderbellarët e sotëm i bëjnë ligjet civile të ngjajnë si ligje lufte. Kush mund ta imagjinojë Skenderbeun duke masakruar Kushtetutën e vendit siç bëjnë këto të sotmit?!

Ups..! Ja edhe unë rashë në rutinë! Fillova të bëj krahasim me të pa krahasueshmit! Ky është efekti i propagandës.

Prandaj, kujdes! Të gjithë biem viktimë e propagandës! Merremi me temën që imponon “Skënderbeu” i ditës….

Skënderbythja e ditës thuaj!!!

Basha falenderon qytetarët: Sfiduat shantazhet dhe propagandën qeveritare

0

Me anë të një postimi në Facebook, kryedemokrati Lulzim Basha ka falenderuar të gjithë qytetarët të cilën protestuan në shesh ditën e djeshme.

Në postimin e tij ku ka bashkëngjitur dhe një video nga protesta, Basha shkruan se qindra mijëra qytetarë sfiduan frikën provokimet dhe propagandën qeveritare.

Postimi i Bashës në Facebook:

Dua t’ju falenderoj nga zemra gjithësecilin prej jush, qindra mijëra bashkëqytetarët e mi që sfiduat frikën, sfiduat provokimet e shantazhet, sfiduat propogandën qeveritare dhe u ngritët me shpresë dhe besim në zemër për të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj në sheshin e Republikës së Re.

Mat / Banorët gjejnë një makinë të djegur

0

Një makinë është e djegur është gjetur në Mat nga banorët e zonës.

Sipas informacioneve të para bëhet më dije se, banorë të zonës thonë se kanë parë disa persona që po i vinin flakën automjetit.

Makina është gjetur e djegur në fshatin Prellë në njësinë administrative Rrukaj.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar të policisë, por blutë kanë nisur hetimet në lidhje me këtë ras.

Ndocaj-Ramës: Do të të mund në Lezhë, listat e tua janë turp

0

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti “kaubojs”, Eduart Ndocaj, ka reaguar në lidhje me postimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama ku publikoi një foto të “Republikës së Re” dhe në atë foto ishte dhe deputeti i Lezhës Eduart Ndocaj.

Në postimin e tij, Ndocaj i drejtohet Ramës se duhet t’u kërkoj faljeve Lezhjanëve, Mirditorës dhe Kurbinasve dhe vetë deputetit Ndocaj, pasi sipas tij, Rama nuk ka mbajtuar asnjë premtim dhe e ka tradhëtuar Ndocajn që nga viti 2013 e deri më tani.

Postimi i plotë i Ndocaj në Facebook:

Dy fjalë shokut Rama për fotomontazhin e djeshëm ne faqen e tij zyrtare

Nga Eduart Ndocaj

Dje, Rama duke pasur pasion pikturën si unë, por edhe fotografinë, kishte bërë një montazh të radhës duke u tallur me “Republikën e Re” e në këtë montazh më kishte futur edhe mua.
Ramën, e falënderoj, sepse gjithmonë dëshmon interes e vëmendje për mua.
Ai më ka vlerësuar gjithmonë dhe vazhdon të më vlerësoj.
Rama ka disa merake të mëdha për mua:
1. Nga e gjitha lista e Lezhës Mirditoreve dhe Kurbinasve, vetëm unë mbeta deputet deri në fund. Rama shëtit nëpër Lezhë Mirditoreve dhe Kurbinasve me disa emra që nuk përfaqësojnë territorin dhe nuk kanë asnjë lidhje me territorin.
2. Rama duhet të marr guximin e tu kërkoj të falur lezhjanëve Mirditoreve dhe Kurbinasve. Rama duhet të më kërkoi të falur mua, sepse nga 2013 e deri më sot tradhtoi premtimet e bëra në 2013.
3. Rama duhet tu kërkoi të falur Lezhjanëve Mirditoreve dhe Kurbinasve, sepse i ka poshtëruar dy herë, me listën e turpit në 2013 dhe me listën e turpit në 2017
4. Rama duhet të kërkoi të falur Lezhjanëve Mirditoreve dhe Kurbinasve për varfërinë ekstreme
5. Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve Mirditoreve dhe Kurbinasvepër kanabizimin
6. Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve për njollosjen me krimin
7. Rama duhet tu kërkoi të falu lezhjanëve për kriminalitetin
8. Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve për mopol izimin e pushtetit
9. Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve Mirditoreve dhe Kurbinasve për talljen katër vjeçare
10. Rama duhet tu kërkoi të falur lezhjanëve Mirditoreve dhe Kurbinasve për tradhtinë e madhe

E vetmja krenari e PS-së në Lezhë Mirditoreve dhe Kurbinasve dhe jo vetëm, që nuk akuzohem për asgjë, që kam përfaqësuar me dinjitet qytetarët, që nuk i kam tradhtuar asnjëherë, jam unë.
Ndjehem krenar për misionin tim dhe kërkoj mbështetjen e qytetarëve për ta mundur Ramën dhe skuadrën e tij të turpit që s’ka asnjë lidhje me Lezhën dhe nuk përfaqëson lezhjanët!
Beteja e mia për demokraci dhe zgjedhje të lira kanë qenë edhe në 2013, kur Rama me shokët e tij fshihen pas pazareve me LSI-në
Në çdo moment kam përfaqësuar Lezhën Mirditen dhe Kurbinin dhe lezhjanët Mirditoret dhe Kurbinasit dhe ky është misioni im!

‘Nëse zyrtari amerikan takon ‘rebelët’ e PD-së, duhet të takojë edhe Blushin, Kokëdhimën, Ndocajn…’

0

Politologu Denion Meidani ka publikuar një status në facebook lidhur me vizitën e nesërme të zv/Sekretarit të Shtetit, Brian Hoyt Yee.

Sipas Meidanit, nëse sipas lajmeve që qarkullojnë në vend se zyrtari i lartë amerikan vjen në Tiranë që të takojë përveç palëve në ngërç edhe disa deputetë rebelë të PD-së, atëherë me këtë logjikë duhet të takojë edhe fraksionet në PS si LIBRA, ZGJIDHJE apo deputetët kritikë Kosta e Ndocaj.

Statusi i plotë

Nese do te besojme lajmet e sotme qe supozojne se Brian Yee, ne funksion te zgjidhjes politike, po takon, perveç paleve kryesore ne ngerç, jo aleatet e tyre por disa deputete “rebele” te Partise Demokratike qe mesa duket me te veten po rreken te formojne nje forme fraksioni ne kete parti atehere duhet te ishte barazvlefshmerisht e drejte dhe morale qe ai te gjente kohen per te takuar dhe fraksionet qartesisht te formuara e te artikuluara si alternativa te Partise Socialiste siç jane dhe LIBRA e Blushit e Hafizit dhe ZGJIDHJE e Kokedhimes por pse jo dhe deputetet kritike si Kosta e Ndocaj.

Vasili: Ka ende shpresë për marrëveshje, zgjedhjet e lira afrojnë integrimin

0

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vasili, shpreson se palët do e arrijnë marrëveshjen që fut opozitën në zgjedhje, kur në Tiranë të mbërrijë ditën e nesërme zv/ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Brian Hoyt Yee.

Në një status në facebook, Vasili shkruan se është në të mirë të integrimit të vendit arritja e marrëveshjes që do i mundësonte opozitës të futej në zgjedhje.

Ditën e nesërme në Shqipëri vjen një zyrtar i lartë amerikan, i cili pritet të negociojë për zgjidhjen e krizës së thellë që ka mbërthyer vendin prej gati tre muajsh tashmë.

Basha: Çmontojmë krimin dhe drogën në pushtet me zgjedhje të lira ose…

0

Kreu i PD-së, Basha, ka folur në çadrën para kryeministrisë një ditë pas protestës së opozitës në bulevard.

Në fjalën e tij Basha tha se ka vetëm dy rrugë që vendi të dalë nga kriza e thellë në të cilën ndodhet.

‘Nëse Rama nuk pranon që t’i hapë rrugë përmes dialogut politik dhe tranzicionit të butë Republikës së re, atëherë opozita do të marrë në dorë në të gjitha format dhe mënyrat fatet e shqiptarëve, kushtetutën e re, sëbashku paqësisht do të përmbysim republikën e vjetër’.

Basha theksoi edhe njëherë se ka vetëm dy rrugë për të arritur në zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

‘Thelbi i bashkimit tuaj dhe i lëvizjes tonë politike mbetet zëvendësimi i një kupole politike të kontrolluar, me një qeveri që do të kontrollohet nga ju qytetarët shqiptarë. Kjo duhet të vijë përmes zgjedhjeve të lira të djeshme. Ky ishte mesazhi më i qartë i protestës madhështore, me referendumin për Republikën e re.’

Në fund të fjalës Basha tha se zgjedhje fasadë dhe pa opozitën nuk do ketë.

‘Mesazhi ynë është i qartë, shqiptarët folën, nuk ka dhe nuk do të ketë zgjedhje fasadë, parlament të diktuar nga krimi dhe droga, kurrë më zgjedhje pa popullin, zgjedhje pa popullin, pa opozitë, kurrë më zgjedhje moniste. Republika e re cila së shpejti do të zëvendësojë institucionalisht të vjetrën që pop bie, kërkon tranzicionin e butë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të cilat sigurohen vetëm përmes një qeverie teknike, që jep garancinë përmes reformës zgjedhore me votimin dhe numërimin elektronik. Zgjidhja tjetër ose do ta çmontojmë krimin e  drogën në pushtet përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ose do ta përmbysim republikën e vjetër përmes marshimit, qëndresës, bashkimit të qytetarëve.’ – deklaroi Basha.

Nishani nderohet me çmimin ‘Qytetar Nderi’ në Prizren e Drenas

0

Presidenti Nishani ndodhet në Kosovë për një vizitë zyrtare. Përveç takimit me krerët më të lartë të Kosovës, Nishani është vlerësuar me titullin ‘Qytetar Nderi’ në Drenas dhe Prizren.

Mes të pranishmëve të shumtë që kishin dalë për ta mikpritur, ishin ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, drejtuesit vendorë të qytetit të Prizrenit si dhe përfaqësues të bashkësive fetare dhe qytetarë.

Sherr me gruan, burri nga Saranda i jep fund jetës.

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë, ku një burrë i ka dhënë fund jetës pas sherrit me gruan.

Rreth orës 09:50 të paradites së sotme, në fshatin Gjashtë të Sarandës dyshohet se është vetëvarur Arsen Dauti, rreth 47 vjeç.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, ku Dauti, është gjetur i vetëvarur me kabull elektrik nga familjarët e tij.

Pasi është nisur drejt spitalit të Sarandës për ndihmën e parë, ai ka ndërruar jetë rrugës për atje.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten. Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërkohë që vijojnë ende hetimet.