Ballina Blog Faqe 9407

360° Gradë -VLORA CEL ZYRTARISHT SEZONIN TURISTIK 2017

0

Nen ritmin e muzikes,fishekzjarreve dhe nje atmosfere te krijuar nga dhjetra dhe qindra qytetare ne sheshin e lungomares,Vlora ka  celur sezonin 2017,duke ftuar dhe mirepritur ne Vlore turistet vendas dhe te huaj. Progrmuar ndryshe nga vitet e tujera,celjes zyrtare te sezonit turistik,i kane parprire per gjithe javen dhjetra aktivitet te ndryshme, te organizuara nga bashkia Vlore,aktivitet te cilat jane shtrire ne te gjithe qytetin bregdetar.  Kampionati boteror i fluturimeve te lira,aulona folk festival ,koncerte ne cdo mbremje ne shehsin e lungomares,kane shoqeruar akrtivitete e shumta et bashkise Vlore deri ne mbremjen e dates 12 maj,aty ku zyrtarisht mes nje koncerti  rinor ka nisur rruge sezoni turistik 2017,i celur nga vete kryetari i bashkise Vlore Dritan Leli,i cili ka ftuar turistet te behen pjese e Vlores,e mikepritjes dhe ndryshimit te saj

Fishekzjarret ne qiellin e Vlores,ritmet e muzikes me emrat me te njohur te muzikes shqiptare,dhe nje atmosfere e jashtezakonshme ,e krijuar nga qindra te pranishem kane nisur kehstu sezonin e kesaj vere ne Vlore,ne nje mbremje te menduar deh ideuar ndryshe nga vitet e tjera. Vlora fton turistet,te huaj dhe vendas te jene pjese e qytetit bregdetar ne kete sezon turistik,qe ka nisur rruge mbremjen e dates 12 maj,duke besuar dhe pritur nej sezon te jashtezakonshem dhe nje sezon te mbare per te gjithe. ///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -RAMA BLLOKIMI I VETTINGUT PËRFUNDON MË 18 QERSHOR

0

Kryeministri Rama ka folur nga Selenica për protestën e opozitës duke thënë se ajo synon të bllokojë reformimin e drejtësisë. Rama tha se më 18 Qershor do të përfundojë bllokimi i vettingut.///

Pak orë para se opozita të niste protestën para kryeministrisë, Kreu i qeverisë Edi Rama ishte në Selenicë nga ku siguroi se më 18 qershor do të votohet për ti hapur rrugën vettingut dhe negociatave të anëtarësimit me BE. Ai akuzoi Partinë Demokratike për lidhjet e saj të ngushta me gjyqëtarët dhe prokurorët e korruptuar në sistemin e drejtësisë.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëvë demokratë që në 18 qershor t`i bashkohen Partisë Socilasite dhe të lënë Berishën e Bashën në atë që ai e quajti çadra e trupit.

Në takimin me qytetarët e Selenicës, Kryeministri Edi Rama prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -NJË MIJË PROTESTUES NISEN NGA BERATI DREJT PROTESTËS SË OPOZITËS

0

Berati I eshte bashkuar protestës së opizitës që po zhvillohet sot me rreth një mijë protestues. Nisja e autobuzëve dhe mjeteve të tjera private është bërë mëngjesin e sotëm nga selia blu e këtij qyteti, ku kryetari i saj Gazmend Azizi, rikonfirmoi se demokratët e Beratit do të vazhdojnë ti bashkohen kauzës së opozitës së bashkuar, siç e quajti ai. Pesë autobuzë dhe dhjetra mjete të tjera të vogla u nisën sot rreth orës 08:00 ndërsa Azizi deklaroi se prej gati dy javësh kjo degë organizoi punën me të gjitha strukturat e saj që protesës së opozitës ti bashkoheshin sa më shumë demokratë dhe demokrate.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -BASHA SHPALL REPUBLIKËN E RE BËHUNI GATI PËR MARSHIMIN FINAL

0

Kryetari i PD-së shpall Republikën e re dhe i bën thirrje mbështetësve të bëhen gati për marshimin final por pa dhënë detaje më shumë se çfarë kuptonte me marshimin final

Fjalimin gati një orësh që kryetari i PD-se mbajti para mbështetësve të opozitës të cilët sot në orën 12:00 mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u mbyll me thirrjen e Bashës: “Republika e re do të marshojë deri në fitore totale. Zgjedhje të lira, qeveri teknike.  Kthehuni në shtëpitë  dhe bëhuni gati për marshimin final.///

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

(LIVE) Nis protesta, hapet me himnin kombëtar

0

Ka nisur protesta e opozitës në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Pas himnit pritet të nisin fjalimet në podiumin e ngritur.

Pjesëmarrja është masive.

#13Maj #NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTëLira #RepublikaeRe

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 13. Mai 2017

Basha: 600 mijë njerëz sot për të përmbysur Republikën e Vjetër

0

Kreu i  PD-së, Lulzim Basha ka marrë fjalën para protestuesve duke thënë se sot mbi 600 mijë shqiptarë janë në shesh për ta përmbysur Republikën e Vjetër dhe për të sjellë një Republikë të Re.

Kjo nuk është protestë por referendum për Republikën e re. Jemi tre herë më shumë mbi 600 mijë shqiptarë dhe miliona të tjerë në këtë referendum historik” tha Basha

Çohuni, na pret një ditë plot shpresë

0

Një vajzë e re nga Shkodra mori fjalën në protestën e opozitës ku foli për mungesën e shpresës dhe korrupsionin në administratë.

 Ju lus të reflektoni dhe të bëni zgjedhjen e duhur.

Çohuni, na pret një dritë e re plot shpresë, një republikë e re që më në fund ka për të qënë e të gjithë shqiptarëve,”-tha ajo.

Pensionistja: Rama në vend të na rriste pensionet, na qeras tek ‘Kafja e Gjyshit’

0

Një nga protestueset që mori fjalën në çadrën e opozitës, foli për pensionet dhe nismën e bashkisë ‘Kafe me gjyshin’.

Pensionistja tha se për këtë shtresë nuk është bërë asgjë.

A i lejohet Europës ta lërë Shqipërisë në tranzicionin e egër?!Tranzicioni i egër nuk u kthen pronën, pronarëve të vërtetë! I sorollatën dhe i tallën ata që u ndoqën nga diktatura, ata që u quajtë ish-të përndjekur politikë dhe u dhanë atyre dhe fëmijëve të tyre, vetëm dy këste.

A nuk është e dhimbshme që brezi im, që punoi me ndershmëri 35 vjet, merr sot lëmoshë?

Pensioni im nuk mjafton për të paguar një drekë të dy politikanëve që hanë ngjala dhe pinë verë të shtrenjtë.

Për turpin e saj, qeveria e Ramës e rriti pensionin 300 lekë të vjetra dhe administratës, dhjetra herë më shumë. Dhe kryetari i Bashkisë që duhet të përmirësojë shërbimet sociale, na gostit me Kafen e Gjyshit!”-tha protestuesja. 

Berisha: 600 mijë vetë, po çahet Tirana

0

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook foto nga protesta që po zhvillohet sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

600 mije vete, po çahet Tirana! sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 13. Mai 2017

Antiterrori ndalon amerikanin Jason Randy Morrison

0

Agjentët e antiterrorit kanë ndaluar dhe kanë marrë në pyetje amerikanin Jason Randy Morrison.

Morrison u ndalua për t’u marrë në pyetje.

Ai është në vëzhgim të plotë nga forcat e policisë.