Ballina Blog Faqe 9408

Basha mbërrin në selinë e PD-së

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike 1 orë para fillimit të protestës.

Basha ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmijët, të cilët do bëhen pjesë e protestës së opozitës.

Protesta / Shoqërohen nga policia 20 persona

0

20 persoan janë shoqëruar nga policia në kuadër të protestës që do të organizojë sot Partia Demokratike.

Policia thotë se persoant janë shoqëruar për verifim.

Nuk ka ende detaje për këto shoqërime, dihet vetëm se të shoqëruarit kanë qenë vendas e të huaj.

Del shkaku i vetëvrasjes, pse i dha fund jetës policja 23-vjeçare?

0

Grupi hetimor, i ngritur nga Prokuroria e Durrësit për të hetuar vetëvrasjen e efektives 23-vjeçare, ka dyshime të forta se ajo mund të jetë shtyrë drejt këtij akti, pasi pak kohë më parë i kishte dhënë fund lidhjes me një kolegun e saj oficer policie në Tiranë. Për shkak të specifikës së çështjes, duke qenë se kemi të bëjmë me një rast ku viktimë është një punonjëse policie, hetimorët kanë qenë mjaft të rezervuar në dhënien e detajeve të tjera.

Ekspertët e hetimit kanë seleksionuar fillimisht një nga një pistat ku kanë kërkuar për ndonjë indicie që do t’i ndihmonte për të zbuluar shkakun që ka shtyrë efektiven drejt vetëflijimit.Paraprakisht ata dyshojnë se ndarja nga i dashuri e ka ngarkuar psikologjikisht të renë deri në atë pikë sa ajo t’i japë fund jetës. Por konfirmohet se nuk përjashtohen as pista të tjera sa i përket shkakut që e çoi efektiven 23- vjeçare t’i japë fund jetës, vetëm 3 vjet pasi u fut në radhët e Policisë së Shtetit.Burime nga Prokuroria thanë për gazetën se nga hetimet e deritanishme Paranxhela Shahini rezulton të mos ketë pasur asnjë shqetësim tjetër serioz në jetën e përditshme dhe as për shkak të detyrës.“Po hetojmë me intensitet të lartë këtë ngjarje të rëndë. Pistat e verifikuara deri më tani rezultojnë se efektivja ishte një person shumë korrekt në punën e saj dhe vlerësohej maksimalisht nga kolegët dhe të njohurit e saj. Nuk rezulton që ajo të ketë pasur probleme për shkak të detyrës.Edhe në familje gjithashtu na rezulton se jetonin në harmoni, në gjendje ekonomike të qëndrueshme. Pra, vajza s’ka pasur motiv të kësaj natyre për ta shtyrë drejt vetëvrasjes. Pas verifikimeve të këtyre të dhënave, dyshimet tona përqendrohen drejt një pike: te pista e një lidhjeje intime.Pak kohë më parë, 23-vjeçarja i ka dhënë fund lidhjes me kolegun e saj nga kryeqyteti, i cili do të merret në pyetje”, sqarojnë burimet nga grupi hetimor.“Është vetëvrasje klasike, nuk ka asnjë dyshim. Ajo kishte kryer vrasjen e saj me ‘puqitje’ i themi në gjuhën shkencore (ka mbështetur pistoletën fort në bark). Kjo metodë përdoret nga personat që kanë njohuri mbi armët e zjarrit dhe e tillë ishte edhe efektivja. Nëse arma puthitet fort pas trupit, ulet ndjeshëm zhurma dhe predha shkakton dëme më të mëdha sesa goditja në distancë”, pohojnë ekspertët e krimit pranë grupit hetimor.

Shefi i komisariatit të Urës Vajgurore shtyp një grua, policia fsheh ngjarjen

0

Para 4 ditësh një ngjarje e rëndë ka tronditur banorët e Urës Vajgurore, ku një grua është aksidentuar, por rasti është izoluar nga policia, pasi autor i këtij aksidenti ka qenë shefi i komisariatit të policisë.

Një oficer ka denoncuar këtë ngjarje të rëndë, ku thekson se shefi i komisariatit të Urës Vajgurore, Gramoz Cjapi ka aksidentuar një grua e cila tashmë ndodhet në spital në rrezik për jetën. Sipas tij ky rast nuk ëhstë bërë publik pasi ëhstë mbajtur i fshehur nga policia.

Denoncimimi i oficerit është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

‘‘Çunat e krimit fshehin krimin!

Oficeri dixhital denoncon:

-fshehjen e krimit nga çunat e krimit. Kështu,

– shefi i komisariatit të Ures Vajgurore, Gramoz Cjapi ka shtypur një njeri

– me makinën e tij private pa siguracion dhe targa dhe policia nuk ka marrë asnjë masë ndaj tij! Kanabistët janë mbi ligjin. Droga është ligji i tyre! sb

“Përshëndetje Z.Berisha unë që po ju shkruaj jam një oficer policie Dvpqb para 4 ditësh shefi komisariatit Skraparit tashme i Urës Vajgurore me makinën e tij me targa të huaja pa letra pa siguracion ka aksidentuar një shtetase qe sot është në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spital në rrezik për jetën. Policia nuk ka marrë asnjë lloj mase ndaj drejtuesit të mjetit që është aktualisht shef i komisariatit Ura Vajgurore qe i cili quhet Gramoz Cjapi po ju bashkëngjisim dhe një foto qe shtetasi G.Cjapi drejtonte ditën e aksidentit. Në këto raste je i paprekshëm ku në krye të kësaj detyre të sjell Partia Socialiste Rilindja.”

TAP i jep leksion Vangjush Dakos

0
Ndërsa arkeologët e cilësuan si një masakër në arkeologji projektin “Veliera” në Durrës dhe bënë ç’ishte e mundur për ndalimin e punimeve, pasi në atë zonë u gjetën mbetje arkeologjike, të njëjtën gjë nuk mund të themi për punimet e TAP-it në Korçë.Punimet për Gazësjellësin Trans Adriatik (TAP) kanë ndalur pasi në fshatin Turan të Korçës është zbuluar një vendbanim i hershëm.

Në një deklaratë në faqen zyrtare, TAP shkruan:

Sipas vlerësimeve paraprake nga ekspertët e trashëgimisë kulturore në TAP, mendohet se bëhet fjalë për një vendbanim, i cili daton që nga periudha e hershme e epokës së hekurit (shek. X – IX para erës sonë) e deri në periudhën e vonë romake (shek. IV – V të erës sonë), duke vlerësuar materialet prej qeramike të gjetura. Gjatë mesjetës (shek. XII – XV), kjo hapësirë duket që është përdorur si varrezë, duke ju mbivënë funksioneve që ka patur në periudhat e mëparshme”.

Nuk u desh aspak ndërhyrja e medias, shtetit, lutja e historianëve e arkeologëve që TAP të bënte atë që duhej bërë, ndërsa Dako, nga ana tjetër, edhe pse zbulimi në Durrës ishte i një rëndësie të madhe, as që e vuri ujin në zjarr, por vijoi me betonizimin e zonës. Shumë e cilësuan projektin “Veliera” edhe si projekt klientelist, por Dako nuk deshi t’ia dinte fare.

Gjykata jep masën ‘arrest me burg’ për mësuesin që ngacmoi të miturën

0

Është dhënë masa e sigurisë arrest me burg për mësuesin Hasan Martani nga Gjykata e Tiranës.

Kërkesa për arrest me burg për mësuesin e 9-vjeçares në Kashar u bë nga Prokuroria.

Mësuesi 64-vjeçar jepte lëndën e matematikës dhe ishte kujdestrar në klasën e 14-vjeçares, prindërit e së cilës e kallëzuan në polici.

Vajza ka treguar se mësuesi e mbante veç të tjerëve, e puthte dhe e prekte në klasë dhe korridore dhe i dërgonte mesazhe në Fb. Mesazhet, që ajo ia tregoi mamasë së saj, u paraqitën si provë në polici. Megjithatë, vajza deklaroi se nuk ishte abuzuar seksualisht nga mësuesi.

Mësuesi nuk ka pranuar asnjë akuzë në gjyq.

Basha: Nesër themelojmë Republikën e re, 13 maji do hyjë në histori

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha foli sot nga çadra e protestës për protestën e nesërme që pritet të zhvillohet.

Basha tha se kjo do jetë protesta më e madhe që ka njohur vendi dhe do shënohet në histori si dita e themelimit të Republikës së re.

Pjesë nga deklarata e Bashës:

Për mbylljen e javës së 12 të qëndresës suaj 24-orëshe  do të mbyllen sot sepse nesër kjo qëndresë do të inaugurojë Republikën e re nga ky shesh.

Ky është vendimi i madh për të rrëzuar me forcën e bashkimit, republikën e vjetër të vesit, të korrupsionit, të krimit e drogës, republikën e vjetër të pazareve të ndyra politike, të kupolës së vjetër politike që luajti tërë këto vite teatrin e ndyrë, të kukullave në kurrizin e shqiptarëve dhe për të themeluar që nesër me forcën e bashkimit, republikën e qytetarëve shqiptarë.

Nesër bashkohen në këtë shesh, si kurrë më parë, të papunët, që në 4 vite u gënjyen, u zhgënjyen, u përbuzën, u nëpërkëmbë”, theksoi Basha në fjalën e tij.

Dalin listat e kandidatëve për KLGJ-në

0

Ka dalë lista e kandidatëve të cilët janë vlerësuar se i përmbushin kriteret ligjore nga ana e Komisionit të pavaruar Ad-hoc.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore të parashikuara në nenin 35 pika 1 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë, për vlerësimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga Avokatia, Komisioni i Pavarur Ad-Hoc, pas vlerësimit të kandidatëve që përmbushin kriteret formale, bën këtë renditje përfundimtare të kandidatëve sipas vlerësimit të tyre në pikë:

SINAN TAFAJ

ARBEN PRIFTI

FATOS LAZIMI

SOKOL LAMAJ

GENTI SINANI

ARBEN VANI

ALBAN TORO

SAIMIR VISHAJ

FATMIRA LULI

GËZIM ALLARAJ

18 Qershori, Kolegji Zgjedhor mblidhet për të shqyrtuar ankesën e dytë të opozitës

0

Do të mblidhet sot Kolegji Zgjedhor që të përcaktojë trupën gjyqësore e cila do të shqyrtojë ankimin që Partia Aleanca Popullore ka bërë një ditë më parë.

Përveç ankimimit të Partisë Demkratike është bërë edhe një ankimin tjetër ditën e mërkurë nga Partia Agrare Ambientaliste.

PAA-ja ka kërkuar në emër të opozitës pavlefshmërinë e vendimit të KQZ-së pasi pretendon se data e fundit e dorëzimit të listave ka qenë 28 prilli dhe jo 29 prilli, siç pretendon KQZ-ja.

Në orën 15:30 do të hidhet shorti për 5 gjyqtarët që do të shqyrtojnë ankesën e PAA-së.

Meta: Të rinjtë kanë përgjegjshmëri dhe dashuri për vendin, ëndrra ime të drejtojnë Shqipërinë

0

Ilir Meta ka qenë në një takim me të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në fjalën e tij ai është shprehur se e ardhmja e Shqipërisë janë pikërisht të rinjtë dhe ai ëndërron që ata ta drejtojnë vendin në të ardhmen.

‘Ëndrra ime është që këta të rinj e të reja, të cilët kanë një frymë tjetër, kanë një edukatë tjetër, kanë një përgjegjshmëri tjetër dhe kanë një dashuri për vendin, të drejtojnë Shqipërinë.’ – tha ndër të tjera Meta në fjalën e tij.