Ballina Blog Faqe 9409

Punonjësit e ‘TAP’ gjejnë mbetje arkeologjike në Korçë, ndërpresin menjëherë punimet

0

Punonjësit e ‘TAP’, kompanisë që po ndërton rrjetin e gazsjellësit në terrirorin shqiptar, gjatë punimeve për shtrimin e tubave kanë zbuluar një vendbanim të lashtë në Turan të Korçës. Sipas deklaratës që vjen nga kompania, punimet në këtë zonë janë ndërprerë urgjentisht dhe arkeologët kanë marrë në dorë situatën.

‘Sipas vlerësimeve paraprake nga ekspertët e trashëgimisë kulturore në TAP, mendohet se bëhet fjalë për një vendbanim i cili daton që nga periudha e hershme e epokës së hekurit (shek. X – IX para erës sonë) e deri në periudhën e vonë romake (shek. IV – V të erës sonë), duke vlerësuar materialet prej qeramike të gjetura. Gjatë mesjetës (shek. XII – XV), kjo hapësirë duket që është përdorur si varrezë, duke ju mbi vënë funksioneve që ka patur në periudhat e mëparshme’, thuhet në njoftimin zyrtar të TAP.

Ekspertët arkeologë që monitorojnë ndërtimin e tubacionit gjigant në vendin tonë kanë ndërprerë punën, derisa të përfundojë gërmimi nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë.

Sipas ‘TAP’, trashëgimia kulturore është shumë e rëndësishme dhe ekipi i punës ka marrë të gjitha masat për të minimizuar ndikimin negativ mbi trashëgiminë kulturore, mjedisin apo komunitetet. Të gjitha artefaktet dhe gjetjet arkeologjike u janë dorëzuar autoriteteve përkatëse shqiptare, të cilat sigurojnë ekspozimin e tyre për publikun.

Edhe në muajin korrik të vitit 2016, ‘TAP’ zbuloi në zonën e Skraparit një kapitel të shekullit VI, duke ndërprerë punimet në atë territor dhe shmangur gjurmën e tubacionit.

Gjenden 90 kg kanabis në Shkodër, arrestohen 2 persona

0

Nga operacioni policor i zhvilluar në fshatin Grudë e Re dhe Xhan të Shkodrës janë vënë në pranga dy persona që kultivonin kanabis.

Policia ka sekustruar 90 kg kanabis dhe ka arrestuar, Pjeter Çakaj, 54 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprat penale ”Prodhim e shitje të lëndëve narkotike” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“ si dhe Mirash Mali, 51 vjeç, banues në fshatin Xhan, për “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.

Arrsetimet janë bërë sepse policia ka gjetur 9 kg kanabis dhe një pushkë në banesën e  Pjeter Çakaj.

U gjetën gjithashtu 81 kg lëndë narkotike kanabis në afërsi të banesës së Mirash Malit, në vendin e quajtur Tebreg, fshati Xhan.

360° Gradë -GJIKNURI NË NOVOSELË DO NDËRTOHET AEROPORTI I DYTË I SHQIPËRISË

0

 

Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri u prezantua në Novoselë si një prej zonave që do të përfaqësojë me mandatin e tij në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë.

Vlora do të ketë një aeroport, do të jetë Novosela aeroporti i dytë i Shqipërisë. Vlora ka potenciale të jashtëzakonshme turistike, po i bëhet dhe Rruga e Lumit që i krijon edhe një damar tjetër komunikimi shumë të rëndësishëm që e lidh me bregun. E kthen në një zonë ku jo vetëm trafiku do të shkojë nga Vlora por një pjesë do kalojë edhe nga kjo Rrugë e Lumit për të dalë mëpas në pjesën e bregut, Kjo do të jetë një potencial tjetër për gjithë atë zonë e cila ka qenë realisht komplet e harruar dhe braktisur”, tha Gjiknuri duke komentuar investimet.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Novoselës, Gjiknuri vlerësoi edhe kontributin e dhënë nga ish-deputetja e Partisë Socialiste Valentina Leskaj.

Edhe një person tjetër që e kam dashur dhe e respektoj. Pavarësisht se ajo nuk është këtu, ka qenë një njeri që më ka folur shumë për zonën tuaj. Unë origjinën e kam nga Vlora por pak më ka lidhur me Novoselën. E kam fjalën për Vali Leskajn e cila realisht meriton një respekt si një grua e cila ka bërë çka ka patur mundësi për zonën”, u shpreh Gjiknuri.

Kryetarja e FRESSH-it Vlorë, njëkohësisht candidate për deputete Saniela Xhaferi tha se forca e të rinjve është shtysa e 18 Qershorit. “Puna dhe kontributi ynë do të matet në 18 Qershor duke përçuar ato mesazhe të qarta që Partia Socialiste ka dhënë në këto 4 vite duke krijuar modelin e saj”, nënvizoi Xhaferi.///

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -KOMISIONERI HAHN DENON THIRRJET PER BLLOKIM

0

Komisioneri Europian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johanes Hahn, i është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë në kushtet kur vendi është futur në kolaps politik. Hahn nënvizon se janë bërë përpjekje të mëdha për të nxitur dialogun mes palëve politike nga përfaqësues të BE dhe partner të tjerë  ndërkombëtarë, por që për fat të keq nuk kanë pasur sukses.

Fatkeqësisht, thotë Hahn, zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa pjesmarrjen e partivë të opozitës, pasi sipas tij “ishte zgjedhja e qëllimtë e kësaj të fundit për të mos u bërë pjesë e garës”. Teksa shpreh keqardhjen, Hahn thotë se procesi demokratik duhet të vazhdojë, edhe nëse disa vendosin të qëndrojnë prapa.

Komisioneri Europian shpreh mbështetjen e BE ndaj OSBE, ndërsa kërkon dhe angazhimin  e të gjitha institucioneve shqiptare për një proçes të rregullt zgjedhor.

Nga ana tjetër Hahn dënon çdo thirrje për “veprime” që do të dëmtonin të drejtën e çdo qytetari për të votuar dhe liritë e tjera themelore. Këto “veprime” nuk mund të justifikohen dhe nuk janë në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. “Kam besim të plotë se njerëzit e Shqipërisë do të kërkojnë nga udhëheqësit e tyre politikë të demonstrojnë përmbajtjen dhe maturinë demokratike që pritet në një vend që aspiron të jetë anëtar i BE”.Hahn është i qartë kur paralajmëron se: “Udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi nëse përpiqen të shmangin aspiratat legjitime të popullit shqiptar për një të ardhme më të mirë.BE do të ndjekë dhe monitorojë nga afër procesin zgjedhor. Dhe edhe më thellë: ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -PERSE AMERIKANET NUK E TAKUAN RAMEN ?

0

Diten e djeshme vendi yne eshte vizituar nga një delegacion kongresmenësh amerikanë, kryesuar nga kryetari i komisionit të çështjeve ligjore, Bob Goodlatte ku kanë zhvilluar takime me krerë të lartë të shtetit dhe politikës. Ata janë takuar mëngjesin e të mërkurës me presidentin e Republikës Bujar Nishani, ku në fokus të takimit ka qenë situata politike në Shqipëri dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, në kushtet kur partitë politike janë gati për të nisur fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit ndërsa opozita do t’i bojkotojë ato.  Pas takimit me Nishanin, kongresmenët janë takuar për 45 minuta në kryesinë e kuvendit edhe me presidentin e zgjedhur Ilir Meta. Gjatë takimit palët biseduan për zhvillimet më të fundit politike në vend, me fokus të veçantë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, reformën zgjedhore, zbatimin e reformës në drejtësi, rritjen e buxhetit në fushën e mbrotjes në kuadër të NATOs dhe forcimin e sundimit të ligjit.Palët diskutuan edhe për forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku vëmendje e veçantë iu kushtua trafikut të lëndëve narkotike dhe kultivimit masiv të drogës në vend. Delegacioni u takua edhe me ministrin e punëve të jashtme Ditmir Bushati, i cili i informoi mbi ecurinë e reformave në vend, kryesisht për reformën në drejtësi. Në orën 17.00 ata u takuan në selinë e PD edhe me kreun e opozitës Lulzim Basha, ku kane diskutuar per situaten politike ne vend dhe zgjidhjet e krizes politike. Por nje gje te ben pershtypje perse kongresmenet nuk jane takuar me kryeministrin Edi Rama. Duke pare diten intensive te tyre qe takuan kreret me te larte te politikes ne vend pyetja qe shtrohet eshte kush ka qene arsyeja qe ata nuk jane pritur nga Rama, si kryeminister I vendit dhe kryetar I partise me te madhe pozitare? Perse valle ata nuk kane ndaluar ne ambientet e kryeministrise per tu njohur dhe nga kryeministri mbi situaten politike ne vend. Valle I ka mjaftuar takimi me ministrin bushati si perfaqesues I qeverise per te njohur dhe qendrimin e qeverise. Dhe pyetja qe shtrohet perse asnje nga mediat ne vend nuk e ka cituar mungesen e ketij takimi te kongresmeneve me kreun e qeverise? Vizita e kongresmenve vjen pak ditë përpara se Tiranën zyrtare pritet ta vizitojë zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

360° Gradë -BERISHA NE 13 MAJ E GJITHE SHQIPERIA NE TIRANE

0

Ish kryeministri Sali Berisha nga cadra e protestes se opozites I ka bere thirrje te gjithe shqiptareve qe te marrin pjese ne protesten e 13 Majit. Gjate fjales se tij berisha ka theksuar se protesta e opozites do te jete paqesore.

Anullimi I zgjedhjeve ne qytetin e Kavajes sipas Ish kryeministri Sali Berisha eshte nje fitore e demokracise dhe zhvillimit te zgjedhjeve te lira ne vend.

 

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Flet Besnik Mustafaj: Nuk ka çarje brenda PD-së, të mendohet mirë si do të pengohet 18 qershori

0

Diplomati i njohur dhe publicisti Besnik Mustafaj, njëherësh anëtar i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e televizionit News 24, ka komentuar situatën paktuale politike në vend si dhe ka hedhur dritë mbi zërat për përçarje të mundëshme brenda partisë më të madhe opozitare në vend.

Mustafaj ka thënë se brenda PD-së nuk ka përçarje, por zërat kundërshtarë i ka quajtur si pasurim të debatit brenda partisë.

Këto zëra e pasurojnë debatin brenda PD, do doja të kishte më shumë zëra të tillë. Nuk ka çarje të Partisë Demokratike. Por tani është vonë të bëhet debat, duhet të ishte bërë më herët, për një strategji më të mirë”, – deklaroi Mustafaj.

Po ashtu ai ka thënë se kreu i partisë duhet të bëjë mirë llogaritë dhe strategjitë për protestën e së shtunës së 13 majit, pasi sipas tij Basha ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje në 18 qershor por nuk ka treguar se si do të arrihet kjo gjë.

Basha ka deklaruar se nuk do ketë zgjedhje më 18 qershor por nuk ka treguar si do pengohen, por duke filluar nga protesta e të shtunës, Basha duhet të tregojë planin që do ndjekë PD për të penguar realizimin e zgjedhjeve.

Por përderisa do jenë protesta paqësore, besohet se zgjedhjet do të ndodhin. Basha duhet të bëjë një analizë për impaktin në opinionin publik të kësaj proteste e strategjie. Duhet të përpiqet me të gjitha mjetet që strategjia e tij duhet të bëhet kauzë e opinionit publik”, – tha Besnik Mustafaj gjatë intervistës.

Basha: 13 maji dita e bashkimit më të madh të shqiptarëve dhe shpëtimi nga ‘narko-qeveria’

0

Lideri i opozitës, njëherësh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot para mbështetësve të kauzës opozitare në “Çadrën e Lirisë” në bulevardin para kryeministrisë.

Në fjalën e tij lideri opozitar tha se data 13 maj do të jetë dita e bashkimit të madh të qytetarëve, ku nuk denjoji ta quajë si bashkimi më i madh i shqiptarëve në historinë e demokracisë, si dhe shpëtimin e vendit nga kjo qeveri.

Basha është shfaqur i vendosur, se askush nuk do e ndalë opozitën deri në realizimin e kauzës opozitare, atë të zgjedhjeve të lira e të nderrshme.

Ai e ka quajtur protestën e 13 majit si dita e bashkimit të shqiptarëve që e duan evropën.

Kjo është fjala e Bashës në “Çadrën e Lirisë”:

#NgrihemiBashkë #ZgjedhjeTëLira #RepublikaeRe

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 11. Mai 2017

Pas PAA-së, edhe Aleanca Popullore ankimon listat e kandidatëve për deputet në Kolegjin Zgjedhor

0

Pas Partisë Agrare Ambientaliste e cila ankimoi listat e kandidatëve për deputetë në Kolegjin Zgjedhur, edhe Partia Aleanca Popullore ka ankimuar vednimin e KQZ-së për regjistrimin e listave të kandidatëve jashtë afateve ligjore.

PAP, është krijuar këtë vit si parti dhe drejtohet nga Bilal Kola.

Më herët, ishte PAA, e drejtuar nga Agron Duka e cila ankimoi listën e kandidatëve në Kolegjin zgjedhor.

Olta Xhaçka i del në mbrojtje ambasadores Vlahutin: Refuzojmë gjuhën e urrejtjes ndaj kujtdo

0

Ministrja e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka ka reaguar dutën e sotme në lidhje me shkrimin e gazetarit Kastriot Myftaraj në lidhje me ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin.

Gjatë një aktiviteti në kuadër të Europës, Xhaçka i doli në mbrojtje ambasadores Vlahutin dhe u shpreh se mbështet çdo shqiptarë që refuzon gjuhën e urrejtjes ndaj kujdo.

Ragimi i Olta Xhaçkës:

Dua të jap një mesazh që e gjykoj shumë të rëndësishëm, në cilësinë e drejtueses së një institucioni që mbështet pa dallim këdo, por edhe si grua e si nënë  – mbështes fort mesazhet e çdo shqiptari,  që u distancua nga gjuha e dhunës, marramendjet e dashakeqësisë dhe nga dhunimi i punës së bërë nga Bashkimi Evropian dhe nga Ambasadorja Romana Vlahutin. Çdo njeri normal dhe çdo qytetar i denjë, e refuzon gjuhën e urrejtjes ndaj kujtdo, aq më shumë ndaj një zonje.