Ballina Blog Faqe 9410

Ulqin / Kapen 1.5 ton drogë, në pranga dy skafistë shqiptarë

0

Policia e Malit të Zi ka sekuestruar një sasi prej 1.5 ton drogë dhe ka arrestuar dy shpitarë.

Sipas mediave malazeze, lënda narkotike është kapur rreth 8 milje larg bregut në Ulqin.

Të arrestuarit janë shqiptarët Benard Tahiraj dhe Elton Caushaj, të cilët drejtonin skafin ku dhe u kaq droga.

Lënda narkotike e ardhur nga Shqipëria ishte e ndarë në 78 pako me nga 20 kg secila.

Bregu për letrën e Hahn: I drejtohet direkt PD-së, BE-ja po na bie në kokë

0

Pas letrës publike të komisionerit Johanes Hahn ka reaguar dhe deputetja e PArtisë Demokratike, Majlinda Bregu.

Bregu shprehet se shqetësimet e Hahn i drejtohen direkt Partisë Demokratike ku sipas saj kjo është letra më e trishtë, e cila nuk duhet të kishte ardhur kurrë.

Bregu ka shkruar reagimin e saj me anë të një statusi në Facebook, ku më tej shkruan se pasi u përpoq të na bindë me oferta e negociatorë tani BE-ja po na bie në kokë.

Reagimi i plotë i Majlinda Bregut:

Kumti i Hahn për turpin që se meritojnë demokratët!
Komisioneri Europian për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johanes Hahn u dërgoi sot, me shqetësim të madh, shqiptarëve një kumt, që për të keq tonë i drejtohet, absolutisht, direkt Partisë Demokratike.

Kjo është letra më e trishtë që s’do doja të kishte mbërritur kurrë. Kjo ka qenë prej kohësh frika dhe arsyeja e vetme për të cilën kam folur e kërkuar që të paktën me veten e me miqtë të mos flisnim sikur i flisnim murit! Që as Europa e as Washingtoni,por asnjë shqiptar me arsye të mos na e drejtonte gishtin duke na bërë me turp për vendimet që në fakt nuk u morën as me diskutim as me shqyrtim as me parashikim nga demokratët, por nga kush nuk desh të dëgjojë.

Ja ku jemi sot! Izolim! Pasi na foli e u përpoq të na bindë me gjuhë diplomatike e dashamirësi demokratike, me oferta e negociatorë, pasi ra në vesh të shurthët e kokëfortësi, Europa sot vendosi të na bjerë kokës: “Zgjedhjet e 18 qershorit do të zhvillohen pa pjesmarrjen e opozitës. Opozita aktuale, qëllimisht ka bojkotuar zgjedhjet. Demokracia nuk do të pengohet duke bojkotuar institucionet. Veprimet që dëmtojnë të drejtën e qytetarit për të votuar dhe liritë e tjera themelore janë të papranueshme”
Eshtë e pamerituar kjo e keqe që i ndodhi sot partisë së parë antiopozitare në Shqipëri.

Eshtë i rëndë ky qëndrim për të gjithë ata qindra e mijëra demokratë që shkulën diktaturën me ëndrrën për t’u bashkuar me perëndimin e mohuar dhunshëm prej vitesh.
Eshtë e pamerituar për të gjithë ata që e lanë rininë e tyre burgjeve të regjimit komunist vetëm pse donin Europën, e dolën me thinjat e pritjes për ta shijuar më në fund atë.

Eshtë i papranueshëm ky qëndrim për të gjithë ata burra e gra që u vranë pa gjyq, pse guxuan të mendonin ndryshe.
Eshtë e pameritur për të rinjtë që po mbeten ende në udhëkryq e për të gjithë ata punonjës të institucioneve shqiptare, që kanë punuar ndër vite, ore e pa orë, për ta afruar Shqipërinë me Europën me të gjitha standartet që kërkon ajo.

Europa sot e drejtoi gishtin nga PD-ja, por u bën thirrje shqiptarëve (të gjithë demokratëve) të mos bien në të njëjtën humnerë me të!!!!
“Le të jemi të qartë. Përgjegjësia do të jetë e liderve, nëse ata do të shkelin aspiratat legjitime të popullit, për një jetë më të mirë”- tha Hahn
Nuk qaj hallin as të kryetarit të PD -se as të ndokujt tjetër që nuk e ndali dot, këtë shkarje, por të atyre qindra mijëra demokratëve që nuk e donin PD-në rrugëve. Kryetari e deshi PD-në në çadër e jo në Parlament; në mosbindje civile e jo në zgjedhje!
U gëzua nga e ashtuqujtura “fitore e Kavajës”, që veç si e tillë s’duhej festuar asnjëherë.
Sot ne nuk e meritonim këtë!

Ikja nga beteja për asnjë arsye nuk është rezistencë ndaj kësaj maxhorance të frikshme, as përballje me Edi Ramen, por dorëzim para të keqes që ka zaptuar të përditshmen e shqiptarëve, duke i dhënë një pushtet të pakufizuar të vetmit që pushtetin e lakmon dhe me të tallet.
Parlamenti i nesërm do të jetë i pari në 27 vjet ku “demokracia” do të përdoret për të ç’ rrënjosur demokracinë! Dhe jo vetëm s’do ketë pikë vullneti të luftojë drogën e krimin, por përkundrazi rrezikon ta çojë Shqipërinë drejt presidencializmit turk!
Ka vetëm një rrugë për të mos e lejuar rëndimin e fatit të shqiptarëve dhe copëtimin vetëshkatërrues të PD –së: kurajo e shpresë e të gjithë demokratëve, për të rindërtuar partinë që sot përballet pamerituar, me dilemën të jesh a të mos jesh!

Rama për letrën e komisionerit Hahn: Mesazh i pazakontë

0

Pas letrës që komisioneri Johanes Hahn ku shprehte se zgjedhjet do të zhvillohen dhe pa opozitë, ka reaguar Kryeministri i vendit Edi Rama.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama e cilëson letrën e komisionerit europian si të pazakontë, duke e publikuar letrën e plotë të Hahn.

Postimi i Edi Ramës në Facebook: 

NJË MESAZH I PAZAKONSHËM NGA KOMISIONERI EUROPIAN JOHANNES HAHN, PËR QYTETARËT SHQIPTARË PA DALLIM🇦🇱🇪🇺"Të dashur…

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 11. Mai 2017

Vizita e kongresmenëve amerikanë / Ambasada e SHBA-së: Palët të marrin pjesë në proçesin demokratik

0

Një ditë pas vizitës së delegacionit të kongresit amerikan, ambasada amerikane ka publikuar një njoftim ku shpreh publikon dhe mesazhin e kongresmnëve amerikanë në lidhje me vizitën e tyre në vendin tonë.

Në njoftimin e ambasadës së SHBA-së thuhet se kongresmenët amerikanë kanë nënvizuar rëndësinë e reformës në drejtësi dhe parteritetin strategjik mes dy vendeve.

Deklarata e plotë:

Një delegacion me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kreu një vizitë në Shqipëri të mërkurën, gjatë së cilës nënvizuan partneritetin strategjik midis ShBA dhe Shqipërisë, rëndësinë e reformës në drejtësi për vendin, dhe çështje rajonale.

Përfaqësuesit Steve King, Matt Gaetz, Dave Trott, David Cicilline, dhe Peter DeFazio iu bashkuan Z. Goodlatte, i cili shërben si Kryetar i Komitetit të Drejtësisë të Kongresit, gjatë takimeve me Presidentin Bujar Nishani, presidentin e zgjedhur Ilir Meta, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. 

Anëtarët e delegacionit i nxitën të gjitha palët për t’u bashkuar dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, si dhe për të vazhduar punën e vështirë të demokracisë. Ata nënvizuan rëndësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, forcimit të zbatimit të ligjit, si dhe theksuan rëndësinë që partitë të marrin pjesë në procesin demokratik.

Manjani: Lëreni Kolegjin të vendosë pa spiunë e ndërhyrje

0

Me anë të një statusi në Twitter, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për ankimin e opozitës për ç’rregjistrimin e partive për zgjedhjet e 18 qershorit.

Në statusin e tij, Manjani shprehet se duhet ta lenë Kolegjin zgjedhor të vendosë lirisht dhe pa ndërhyrje e spiunë.

Statusi i plotë i Manjanit:

Për hir të Zotit, lëreni Kolegjin të vendosë lirisht, pa spiunë e pa ndërhyrje! Ligjet aty i patët dhe i zbatuat si deshët! Tani flet gjykata!”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Nishani: Meta president i balancave politike

0

Presidenti në detyrë Bujar Nishani gjatë një interviste për gazetën Express ka folur për zgjedhjen e Ilir Metës si Presidenti i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë.

Në fjalën e tij gjatë intervistës, Nishani deklaroi se zgjedhja e Metës pa opozitën është legjitime pasi u zgjodh me numrin e caktuar të votave.

Është legjitime, patjetër, sepse kushtetuta parashikon mënyrën e zgjedhjes së presidentit, raunde të caktuara dhe me numër votash të caktuara dhe jo domosdoshmërish me pjesëmarrje të opozitës. Unë kur u zgjodha president, patjetër se do ta kisha kënaqësinë që të ishin edhe opozita, e cila nuk ishte në atë kohë. Në çdo rast, unë mendoj se pjesëmarrja e opozitës në zgjedhjen e kreut të shtetit është, jo legjitimet, por të themi, i jep kredibilitet imazh të shtetit – vendit”, shprehet Nishani.

Ndër të tjera, Nishani u shpreh se Ilir Meta do të jetë një President i ekuilibruar dhe do të jetë president i unitetit.

Z.Meta ka një eksperiencë të gjatë politike dhe në eksperiencën e tij të gjatë politike, në shumicën e aktivitetit të tij politik, ka treguar se është njëri që është i qasur nga ekuilibrat, është i qasur nga paqësimi, kështu që besoj se edhe në pozicionin e presidentit, Z. Meta do të jetë një figurë e cila, edhe për shkak të kësaj dialektike politike që ka ai në politikën shqiptare dhe institucione, do të vazhdojë ta ofrojë këtë. Varet pastaj edhe se cilat do të jenë rrethanat politike. Ka shumë rëndësi së si do të jetë situata pas 18 qershorit…”, tha Bujar Nishani.

Mbioferta për banesa, çmimet i kthehen rënies me 5.9 % në tremujorin e parë 2017

0

Indekset e çmimit të shitjes dhe të qirasë së banesave kanë shënuar zhvillime me kahe të ndryshme në tremujorin e parë të vitit 2017, sipas, matjeve të Bankës së Shqipërisë.

Indeksi i çmimit të banesave, pas rritjes me 4% në tremujorin e fundit të vitit 2016, u kthye në normë rënëse në tremujorin e parë të vitit 2017. Ky indeks ra me 5.9% në terma realë.

Indeksi i qirasë vijoi prirjen rritëse për të tretin tremujor. Ai u rrit me 6.3% në terma realë vjetorë.

Dinamika e ndryshme e dy indekseve rezultoi në ulje të raportit çmim/qira në tremujorin e parë të vitit 2017.

Burimet nga tregu pohojnë se rënia e çmimit lidhet mbi një mbiofertë banesash të reja në Tiranë.

Ndërtimi i banesave të reja po lulëzon masivisht në zonën e Laprakës, në zonën  Siri Kodra, Rrugën 5 maji  dhe në Kodrën e Priftit, teksa janë shpallur planet për ndërtimin e kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës.

Ndërtuesit pohojnë se që tani tregu ka mbiofertë  dhe duke ndjerë rrezikun e një flluske disa ka nisur të ulin çmimet. Një kompleks në rrugën 5 maji  që në dhjetor 2016  kushtonte 800 euro metri katror, dje  punonjësit e tij pohuan se mund te blesh edhe me 700 euro metrin madje po të negociosh me para në dorë çmimi ulët edhe më tej.

Çmimet u ulen, shpjeguan më tej punonjësit, pasi pak më sipër ish maganizat frigoriferike janë sheshuar për të ndërtuar një kompleks të ri. Më të njëjtin intensitet kanë nisur ndërtimet edhe në zonën e Kodrës së Priftit.

Nga ana tjetër të dhënat demografike e bëjnë të zymtë perspektivën afatgjatë të Shqipërisë në drejtim të konsumit, apo tregut të pasurive të paluajtshme.

Kjo nuk i ka penguar sipërmarrësit të rendin drejt ndërtimit të kullave në kryeqytet, në kuadër të planit të ri rregullues të Tiranës, duke rrezikuar krijimin e një mbioferte në tregun e pasurive të paluajtshme, si për apartamente banimi, zyra, hotele e sidomos për hapësira tregtare.

Marrë nga Monitor.al

Shkatërrohet banda e prostitucionit, pjesë e bandës edhe një familje shqiptare

0

Janë arretuar 23 persona dhe 4 të tjerë kanë marrë arrest shtëpie pas shkatrrimit të një bande prostitucioni nga ana e policisë italiane.

Sipas mediave italiane, janë 40 të dyshuar në total mes të cilëve 19 italianë, 16 shqiptarë, 2 rumune, 1 algjerian, 1 maroken dhe 1 polak.

Policia italiane ka shkatërruar një bandë e cila merrej trafikimin e drogës dhe të prostitucionit. Pas një pune të mirëorganizuar karabinierët kanë arrestuar 23 persona dhe 4 të tjerë janë me arrest shtëpie.

Prokuroi Salvatore Bellomo u shpreh se pjesë e bandës ishte dhe një familje shqiptare rezidentë prej disa vitesh në Itali, që furnizonte me drogë shpërndarësit e rrugës. Anëtarët e familjes kishin role të përcaktuara qartë. Babai merrej me furnizimet e mëdha te drogës, djali me shitjet për shpërndarësit, ndërsa nëna merrej me mbulimin duke kontrolluar rrugën.

Janë sekuestruar 140 mijë euro nga policia dhe vazhdojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë.

Atentat për herë të 6-të ish-policit në Sarandë

0

Mesnatën e djeshme ka ndodhur një atentat me armë në Sarandë dhe shënjestar ka qenë një ish-punonjës policie (aktualisht biznesmen), ndaj të cilit janë shënuar 6 atentate deri tani.

Sipas policisë, ish-polici Rudin Haxhiraj është qëlluar me një automatik ‘Kallashnikov’ me silenciator.

Arma është sekuestruar nga policia pasi atentatorët e kanë hedhur dhe janë larguar para se policia t’i kapte.

Kjo ngjarje ka ndodhur afër një lokali në lagjen nr. 1 të Sarandës.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Berisha: Më 13 maj në Tiranë vërshon e gjithë Shqipëria, të mbrojmë votën e lirë (Video)

0

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar në Facebook një video sensibilizuese për protestën e opozitës më 13 maj.

Më 13 maj në Tiranë vërshon e mbarë Shqipëria në protestën madhështore për mbrojtjen e pluralizmit, për mbrojtjen e votës së lirë! Sb

https://www.youtube.com/watch?v=FD1m33F3Oqg