Ballina Blog Faqe 9411

Ankesa e opozitës në Kolegjin Zgjedhor/ Biba: Është e pavlefshme

0

Pas kërkesë-padisë që ka bërë Partia Demokratike në Kolegjin Zgjedhor për parregullsitë lidhur me datën e dorëzimit të listave për zgjedhjet e qershorit ka reaguar kreu i KQZ-së, Denar Biba.

Kjo ankesë është dërguar në KQZ nga përfaqësuesi i opozitës Agron Duka, Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste.

Ndërkohë Denar Biba në një reagim të tij në Facebook thotë se Agron Duka nuk mund të bëj ankesë në KQZ pasi partia e tij nuk konsiderohet një subjekt zgjedhor sepse nuk është regjistruar në KQZ.

Automatikisht, PAA nuk mund të konsiderohet si subjekt zgjedhor, për shkak të ligjit dhe, për pasojë, nuk legjitimohet që të paraqesë ankim në Kolegjin Zgjedhor, pasi ankim kanë të drejtë të bëjnë vetëm “subjektet zgjedhore” dhe të tillë janë vetëm ata “të cilët paraqesin listë kandidatësh” (nenet 145/1 e 63/1 të KZ), sqaron Biba.

https://www.facebook.com/denar.biba/posts/10154675636567689

Lu, Vlahutin e Borchardt takim me Xhafajn te Ministria e Brendshme

0

Ambasadorët Lu, Vlahutin e Borchardt po zhvillojnë një takim me ministrin e Brendshëm, Xhafaj.

Takimi po bëhet në mjediset e Ministrisë së Brendshme dhe në fokus të bisedimeve do jenë protesta e opozitës më 13 maj si dhe zgjedhjet e 18 qershorit.

Këshilltari i Ramës: Kastriot Myftaraj duhet mbyllur në psikiatri, do shpëtoni gazetarinë shqiptare

0

Këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Artan Shkreli është bërë pjesë e debatit për çështjen ‘Myftaraj’, i cili u arrestua dhe u lirua pas një shkrimi për ambasadoren e Be-së, Romana Vlahutin.

Shkreli shkruan në Facebook se futja në psikiatri e Myftaraj çliron gazetarinë shqiptare nga perversiti.

Megjithse pa i përmendur emrin, referenca është e saktë për çështjen e shumëpërfolur në media.

Statusi i plotë i Artan Shkrelit:

"Duke e çuar në psikiatri, çlirojnë dhe gazetarinë shqiptare nga nekrofilia dhe perversiteti i dikujt që është i fiksuar nga ideja, se çdo femër është një kurvë që duhet vrarë".

Gepostet von Artan Shkreli am Donnerstag, 11. Mai 2017

Përfundon takimi i Bashës me kongresmenët amerikanë

0

Ka përfunduar mbledhja e kryedemokratit Lulzim Basha me 7 kongresmenët amerikanë, takim i cili u zhvillua në selinë e PD-së dhe zgjati për rreth 90 minuta.

Në takimin me kongresmenët, mësohet se ishin dhe aleatët e PD-së, Fatmir Mediu dhe Vangjel Dule.

Në fokus të takimit mësohet se është situata politike në vend, ndërkohë kongresmenët i ka shoqëruar në takim dhe ambasadori amerikan Donald Lu.

7 kongresmenët amerikan të kryesuar nga kryetari i komisionit të çështjeve ligjore, Bob Goodlatte kanë mbërritur për një vizitë zyrtare në Tiranë, ku kanë zhvilluar takime me krerë të lartë të shtetit dhe politikës.

Më herët  ata u takuan me presidentin e Republikës Bujar Nishani, takimi i cili zgjati për rreth 75 minuta.

Nga takimi me Nishanin, mësohet se kongresmenët kanë kërkuar informacion në lidhje me zgjedhjet, reformën në drejtësi, situatën e rëndë të kanabisit, krimin e organizuar, terrorizmin dhe veçanërisht për buxhetin e mbrojtjes. Gjatë bashkëbisedimit presidenti Nishani ka treguar edhe situatën në vend dhe atë se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet lokale e deri më sot.

Ylli Rakipi: Rama ka sinjale nga BE-ja se do t’i njohë zgjedhjet, 13 maji do të jetë një manifestim i madh

0

Gazetari Ylli Rakipi ka folur për aktualitetin politik dhe protestës e opozitës e cila do të zhvillohet më 13 maj, duke u shprehur se do të jetë një manifestim i madh dhe pa përplasje.

Më tej, Rakipi deklaroi se PS ka marrë sinjale nga Europa për njohjen e zgjedhjeve të 18 qershorit, dhe ndër të tjera, Rakipi shtoi se PS dhe PD janë si dy trena të cilët ecin në rrugë të ndryshme dhe nuk dinë se ku do të shkojnë.

PD ka drejtuar vendin pavarësisht humbjes në 2013, ka një elektoral të madh. Do jetë një manifestim i madh. Nuk besoj të ketë përplasje në 13 maj. Kjo protestë mendoj se demonstron forcë.

Ka një antikap në këtë histori pas 3 muajsh. Kjo opozitë mendon se të gjitha këto probleme do zgjidheshin brenda 2 muajsh? Jetojë në një teatër politik dhe ka skema të ndërtuara qartësisht.

Pala e parë që ndërtoi skemën është opozita dhe mazhoranca i përgjigjet me skemat e veta. PS ka marrë sinjale pozitive nga Evropa për njohjen e zgjedhjeve dhe kjo mendoj se është një fitore e tij.

Pra kemi dy trena që nuk duan të përplasen, por shkojnë në rrugë krejt të ndryshme dhe ecin pa ndalim dhe nuk dihet ku do shkojnë. Në vend kemi një gjendje alarmante sa i përket ekonomisë. Jemi drejt një handikapi të jashtëzakonshëm. Sot duhet të themi një të vërtetë, pasi vullneti politik mungon”, tha Rakipi.

Presidenti serb uron Metën: Marrëdhëniet Serbi-Shqipëri më të mira në të ardhmen

0

President serb Tomislav Nikoliç ka uruar nëpërmjet një telegrami presidentin e zgjedhur të Shqipërisë, Ilir Meta.

Në mesazhin e dërguar Metës, Nikoliç shpreh nevojën për të patur marrëdhënie të mira mes dy vendeve.

Teksti i plotë i letrës:

Shkëlqesia Juaj,

Me rastin e zgjedhjes suaj si President i Republikës së Shqipërisë, po ju shpreh urimet e mia më të mira për sukses në kryerjen e detyrave tuaja me përgjegjshmëri.

Unë shpresoj se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Republikës Serbe dhe Republikës së Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen.

Kjo është një çështje me rëndësi thelbësore për paqen, zhvillimin e vendeve tona, dhe të rajonit ku jetojmë.

Shkëlqesi, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë.

Tomislav Nikoliç

President i Republikës së Serbisë

Gjergj Bojaxhi: Zyrat e administratës publike janë kthyer në varreza bosh, marrin pjesë në fushatat zgjedhore

0

Kryetari i “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi, ka hedhur akuza kundrejt administratës publike se është përfshirë në fushatën zgjedhore.

Zyrat e administratës janë kthyer në varreza bosh pasi punonjësit e administratës janë pjesë e sistemeve dhe strukturave partiake, që do të thotë tashmë ka filluar fushata dhe ne si qytetarë për taksat që paguajmë nuk po marrim më shërbime”, tha Bojaxhi

Kongresmenët amerikanë mbërrijnë në selinë e PD-së

0

Delegacioni i Kongresit Amerikan ka mbërritur në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha.

7 Kongresmenët e ardhur nga Amerika po zhvillojnë në Tiranë takime me krerët e shtetit dhe politikës.

Delegacioni i përbërë nga shtatë kongresmenë amerikanë, kryesohet nga kryetari i Komisionit të Drejtësisë, Bob Goodlatte.

Ndërkohë gjatë paradites u takuan me Presidentin në detyrë Bujar Nishani dhe Presidentin e zgjedhur Ilir Meta i cili mban aktualisht postin e kreut të Kuvendit.

Miratohet statusi i naftëtarit

0

Është miratuar ditën e sotme statusi i naftëtarit, i cili prcakton dhe rregullat e përfitimit nga të cilët do të përfitojnë rreth 5 mijë naftëtarë në të gjithë vendin.

Në bazë të këtij statusi, naftëtarët të cilët janë aktualisht në punë do të dalin në pension para kohe dhe atyre që janë të papunë t’u njihet përparësia në punë si dhe një pagë sa 80% e pagës minimale në shkallë vendi.

Ndërkohë, pensionistët e kësaj kategorie do të përfitojnë 1 deri në 40% shtesë në masën e pensionit aktual.

Shtyhet për herë të dytë seanca gjyqësore për Emiljano Shullazin

0

Ka dështuar ditën e sotme seancë gjyqësore për Emiljano Shullazi, dhe është shtyrë pë herë të dytë.

Seanca e radhës për 39-vjeçarin Shullazi do të zhvillohet më 23 maj, ndërkohë delshtimi i seancës së sotme mësohet se është shtyrë me kërkesë të avokatit të Shullazit me arsyen për t’u njohur me aktet e dosjes së gjykimit.

Shullazi akuzohet për një sërë veprash penale, dhe në gjykim përveç tij janë edhe disa persona të tjerë të dyshuar si pjesë e veprimtarisë kriminale të Shullazit.