Ballina Blog Faqe 9437

360° Gradë -Tetë tonë drogë kanabis të bllokuara në Berat, Përmet, Burrel,

0

Tetë tonë drogë kanabis të bllokuara në Berat, Përmet, Burrel, e zona të tjera të vendit që prej fillimit të këtij viti, kanë mbushur të gjitha ambientet e laboratorit te Institutit të Policisë Shkencore në vend.Korridoret e zyrat janë kthyer në magazina.Madje burime nga Instituti i Policisë Shkencore thonë për Televizionin Klan se edhe në tualetet e tij mund të gjesh pako apo thasë në të cilët janë administruar nga hetuesit në ngjarje të ndryshme si prova materiale.Sasitë e mëdha të lëndës narkotike duhet të ekzaminohen dhe nuk mund te asgjësohen.Por, ato po bllokojnë jo vetëm ambientet, por edhe punën e specialisteve të policisë.Ekspertë që punojnë në këtë laborator thonë se zgjidhja është ekzaminimi i pakove dhe i materialeve të sekuestruara nëpërmjet mostrave dhe përzgjedhjes natyrore.
Kjo do të shkurtonte kohën e ekzaminimeve dhe do të çlironte ambientet e laboratorit nga tonelatat me drogë.Tetë tonët me kanabis, duhet të ekzaminohen për gjurmë gishtërinjsh, por edhe për përmbajtjen kimike të tyre që përcakton nëse lënda është narkotike apo jo.Një proces i tillë kërkon një kohë të konsiderueshme. Kjo pasi sipas burimeve të policisë janë me qindra aktet e ekspertimit që duhet të kryhen nga ekspertët.Policia ka bllokuar 28 tonë kanabis që prej fillimit të vitit, por në laboratorin shkencor gjenden vetëm 8.//

Web: http://zjarr.tv/
Facebook: http://ift.tt/1Nj96ih
Youtube: https://youtube.com/c/ZjarrTelevizion

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Moti në orëve në vijim: Shi e rrufe, situata problematike në këto zona

0

Përgjatë 24 orëve të fundit, shumë qytete janë përballur me reshje shiu, në disa prej tyre me intensitet të lartë.

Megjithatë situata duket se do të vijë duke u përmirësuar gjatë orëve në vijim. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, reshjet e shiut do të jenë më të pakta dhe me kohëzgjatje më të shkurtër. Në disa raste më të rralla mund të ketë edhe rrufe e era të forta.

Në zonat mbi 1 mijë metra, reshjet do të jenë në formë dëbore, me një trashësi deri në 10 centimetra. Dëbora pritet që të ngrijë gjatë natës.

Ndërkohë, të enjten, pritet që reshjet lokale të jenë përgjithësisht me intensitet të ulët, ndonëse gjatë pasdites, disa zona do të përballen me reshje të dendura shiu.

Moti pritet që të përmirësohet përgjatë ditës së premte dhe të shtunën, ku do të ketë largim të reshjeve të shiut, që do të rikthehen të dielën pasdite në zonat veriore.

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se përgjatë 24 orëshit në vijim, situata mund të paraqitet problematike në zonat bregdetare dhe në ato malore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Kapet 11 kg kanabis në “Lancia” në Reç të Shkodrës, tre në pranga

0

Një sasi prej 11 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Shkodrës. Operacioni i koduar “The Wave”, ka çuar në pranga edhe tre persona, ndërsa është sekuestruar edhe një armë gjahu.

Nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Seksioni për Hetimin e Narkotive në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, pas një hetimi të mirëfilltë policor 2 mujor u finalizua me sukses operacioni i koduar “The Wave”, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Lodovik Vonaj, 33 vjeç, banues ne Reç, Shkodër, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 e 25 i Kodit Penal.

Lekë Vonaj, 36 vjeç, banues në Reç, Shkodër. I dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 283/2 e 25 të Kodit Penal.

Hysni Skënderaj, 58 vjeç, lindur dhe banues në Qafë-Gradë, Malësi e Madhe, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.

Shtetasit e lartpërmendur u kapën në vendin e quajtur fshati Reç, konkretisht në parkimin e një lokali, ku në bagazhin e automjetit tip Lancia me targë AA 504 CI, në pronësi të Ludovikut, u gjetën dhe u sekuetruan në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar si cannabis sativa.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e shtetasit Hysni Skënderaj u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu Çifte, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Vetëm ty nuk të nderuam .

0

Vetëm ty nuk të nderuam .
***************************
Tu bë bust dhe ty një herë .
Tu bë mor të lumtë pushka .
Se ti e ke një meritë .
Nga ty u krijua mushka .
***************************
Bukur të ka dalë busti .
Skluptorit i lumte dalta .
Meritove piedestal .
Paske nxjerre veten nga balta.
**************************
Orator e ze tenori .
Në tuf pelash ndihesh mbret .
Ndaj kënaqna me premtime .
Që të bëhesh Deputet .
***************************
Ke bërë bilancin e jetës .
Ke kullaro e ske kapister .
Po të garantoj o losh .
Ti vlen të bëhesh ministër .
**************************
Po stë pëlqen emërimi .
Që të bëj në mes të natës .
Kam dhe nje vënd pëllumbi .
Po të bëj kryegjykatës .
**************************
Oooo boll u mburre miku im .
Të lutem boll u llastove .
Unë të çova dhe drejtor .
Po ti me pallë drejtove .
***************************
Ti ke ngritur edhe dru .
Dhe zhavorr se je pa fat .
Shokët e tu livadhisin .
Sdinë ku të çojnë parat .
**************************
Më mirë ti që je në bust .
Se të nderojnë me dor .
Sa të çash miljona byth .
Analist në televizor .
***************************
Mos u bëj si i pangopur .
Mos u bëj mor efendem .
Të duam për dit të zezë .
Truri mos të të vejë dëm .
****************************
Ka krriçër të tjerë plot .
Ka të tjerë pa hesap .
Na gënjejnë çdo katër vjet .
Dhe ne i besojmë prap .
**************************
Bëj dhe pak durim në bronx .
Veshgjat mbidhe mëndjen top .
Ty do të zbresëm nga busti .
Si lider për në evrop .
***************************
Për momentin fli rehat .
Je bërë të të flas zotrote .
Se unë çdo dit flas zotri .
Lyrashve nga rraca jote .
*************************
Tendosi veshët përpjet .
Kthe dhe pallën në radar .
Se ka ardhur koha jote .
Të vumë të jesh i par .
*************************
Hap gërmazin e pëllit .
Der sa të thyhet samari .
Këtu mjafton të gënjesh .
Kohë që bën komand magjari.
******************************
Çi duam akademikët .
Se ora ne vënd u ngeli .
Sëra jote të bëjë ligje .
Dhe ti zbatoj krimineli .
**********************
Profesorët dhe doktorrët .
Ngelën shtresa më mjerane .
Lerni mos u mirrni taksa .
Aty ku shesin banane .
****************************
Ndaj veshgjat ma gëzofsh bustin .
Ma gëzofsh të lumtë pushka .
Popullin e kthyet pelë .
Mbarseni të pjellë veç mushka .
***************************
BY SKLUPTORI

 

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Hulumtuesit shokojnë! Tatuazhet sjellin përfitime shëndetësore

0

Një aksesor i preferuar si për femrat dhe meshkujt sot, është tatuazhi, ose më saktë tatuazhet.
Në të kaluarën ekzistonte mentaliteti se tatuazhet domosdoshmërish ishin indikatorë se një person është “rebel”, megjithatë tani ata kanë shënuar progres duke marrë një formë artistike.
Shumë njerëz kanë domethënie të thella dhe të rëndësishme prapa tatuazheve që i vendosin, apo edhe zgjedhin t’i bëjnë tatuazh simbolet dhe figurat e ndryshme të cilat u shërbejnë si ‘alarm’ për t’i rikujtuar gjërat e rëndësishme në jetë.
Sido që të jetë, tatuazhet janë zgjedhje personale dhe formë e shprehjes për çdo person i cili vendos t’i ketë.
Një studim i fundit i publikuar në American Journal of Human Biology tregon se tatuazhet e stimulojnë sistemin e imunitetit. Në këtë studim kanë marrë pjesë 29 persona, pështyma e të cilëve ishte analizuar para dhe pasi që i kanë bërë tatuazhet.
Duke marrë parasysh këtë dhe gjëra tjera, hulumtuesit kanë treguar se përgjatë kohës dhe varësisht nga numri i tatuazheve, sistemi i imunitetit kishte ndryshuar dukshëm në mënyrë se si reagon. Personat të cilët kishin bërë tatuazh për herë të parë kishin shënuar rënie dramatike në nivelet e imunoglobulinës A, gjë e cila është e kuptueshme sepse trupi është i stresuar duke u përpjekur ta luftojë infeksionin. Sidoqoftë, reagim të ndryshëm kanë pasur tatuazhet e shumta, ku personat me mbi dy tatuazhe kanë pasur nivele më të shpejta të reagimit.
Por kjo nuk do të thotë se tatuazhet funksionojnë si tableta të vitaminave apo përforcues të imunitetit dhe nuk duhet të jetë arsyeja e vetme se përse vendosni të keni një tatuazh.
Fakti se tatuazhet janë të përhershme mund të jetë paksa i frikshëm, prandaj duhet të mendoni mirë para se të merrni një vendim të tillë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

E rëndë/ Biznesmenit durrsak i djegin makinën, ja dyshimet e policisë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës në orët e vona të natës, ku mësohet se është djegur makina e biznesmenit durrsak Spiro Paço. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit,
Ndërkohë, që një pistë merret dhe posti që bashkëshortja e tij mban.Kujtojmë se ajo është Drejtoresha Rajonale e Sigurimit Shëndetësor.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen, nëse bëhet fjalë për ndonjë zjarrvënie të qëllimshme apo jo.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Francë, parandalohet një sulm terrorist në prag të zgjedhjeve presidenciale

0

Franca tha se ka arrestuar dy persona për planifikim të një  sulmi terrorist në prag të zgjedhjeve presidenciale.

Ministri i Brendshëm i Francës, Matthias Fekl, tha se “dy personat e radikalizuar, të lindur në vitin 1987 dhe 1993, kanë shtetësi franceze” dhe se janë arrestuar sot në qytetin Marsej.

Fekl tha se siguria rreth zgjedhjeve dhe kandidatëve është përforcuar.

Rrethi i parë i votimeve do të mbahet më 23 prill.

Kandidatja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe kandidati i qendrës, Emmanuel Macron, kryesojnë sondazhet.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Blerti Delija reflekton për Alfred Pezën

0

Refleksion “Hetimi si gazetar dhe jo si politikan, precedent i rrezikshem”. Keshtu eshte shprehur ish- kolegu ne profesion dhe vite drite larg ne perfitime prej tij, deputeti socialist Alfred Peza. Dalja nga gjendja e qetesise ka ardhur pas vendimit per sekuestrimmin e pasurise deri sa te sqarohet burimi i 1.13 mld leke te vjetra tashme te konvertuara ne aksione ne nje banke. Te flasesh per pasurite e gazetareve ne province, eshte si te hapesh vrima ne uje. Ne rastin me te mire e fatlum, shume pak prej tyre ja kane dale te kene nje shtepi te tyren mbi koke. Te tjeret mund ti lumturohen fatit qe kane ndonje makine ekonomike, te cilen e shohin si driten e syve, edhe pse kursejne leket per ta lare ne lavazh, pa folur per depoziten e karburantit qe merr fryme gjithmone lirisht. Ndoshta nuk qendron si krahasim, por rasti i ish- kolegut eshte i ngjashem me ate te nje ish- deputeti, tashme ne burg. E ne mes, eshte gjithmone pasuria- si eshte vene ajo. Nese te dy do te kishin vijuar punet e tyre- njeri bisnesin, tjetri gazetarine, do te kishin jetuar pa andralla, mundesisht duke shtuar ne hije pasurine. Por etja per te hyre ne politike, mesa duket u prishi qetesine dhe ndoshta i kthen ne te varfer, nese nuk kane fat burgun. Shoqeria shqiptare eshte e polarizuar ndjeshem. Nje grusht njerezish kane miliona euro ne dore, ndersa qindra mije ndjehen fatlume nese kane ushqim ne tryeze pa marre borxh deri ne fund te muajit. E po flas per ata qe punojne. Fati i te papuneve eshte mese i turpshem per te gjithe ne. Polarizimi dhe mungesa e nje shtrese te mesme- amortizator te shoqerise, ka sjelle nje pjese te madhe te problemeve qe vuajme sot- nga dhuna deri tek droga. E per faj te qeverive, qe mbahen ne kembe nga votat e deputeteve, pavaresisht profesionit qe mund te kene bere me heret, problemet jo vetem nuk zgjidhen, por perkeqesohen. Pse hetimi i pasurise se nje gazetari eshte precedent i rrezikshem?! A ka me shume imunitet se nje deputet gazetari?! Kur deputetet ja hoqen vetes imunitetin per hetime per korrupsion, pse te mos hetohen gazetaret?! Eshte e vertete mbase, qe nje gazetar punon gjithe jeten ne sektor privat. Nuk ka akses ne fondet shteterore. E keshtu, me rroga faraonike te padeklaruara, me dhurata milioneshe te padeklaruara, me shperblime e sponsorizime, nje dite te bukur gdhihesh milioner. Po nga kane ardhur keto para? Natyrisht, nga xhepa bosesh te medias, por edhe politikanesh e pushtetaresh. Te paret por edhe te fundit, nuk jane aq budallenj ti nxjerrin nga xhepat e tyre ato para. Permes perkrahjes, promovimit, sulmit, denigrimit, presionit e dhunimit mediatik, ato para nuk eshte aspak cudi te kene dale edhe nga arkat e shtetit, ministrive apo drejtorive. Ja pra se paska rendesi si jane fituar ato para, edhe pse zyrtarisht kane dale apo hyre nga llogari private. Por edhe nese nuk eshte keshtu, a jane paguar taksat, detyrimet apo sigurimet shoqerore relative me te ardhurat e padeklaruara. Po kur eshte genjyer per pagen reale dhe ate ne bordero? Ne skemen e ndihmes ekonomike apo pensioneve, edhe permes ketyre marifeteve mungojne miliona euro cdo vit. Ndoshta nuk qendron si analogji, por po e shkruaj meqe eshte ne mode kanabisi. Ata qe e mbjellin, korrin, perpunojne, trafikojne e shperndajne e bejne me leket e tyre, jo me parate e shtetit. Madje, ne etapa te ndryshme, punesojne edhe njerez hallexhinj. Tani edhe hetimi i tyre eshte precedent i rrezikshem meqe nuk paskan akses ne financat publike?! Eshte aktivitet kriminal, ashtu sic edhe Kodi Penal e parashikon nese ke pasuri dhe nuk e justifikon dot me te ardhurat e deklaruara. Por natyrisht, sanksionet nuk parashikohen te njejta, por krime jane te dy. P.S. Cdo referim per emra apo fakte konkrete eshte thjeshte rastesi. A nuk shkruhet keshtu kur duhet t’ia largosh vetes pergjegjesine?!

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Dokumenti/ PS me lobistë në SHBA, 20 mijë euro në muaj kontrata me firmën e Trump

0

Partisë Socialiste e Shqipërisë ka nënshkruar një kontratë për bashkëpunim me administratën e presidentit te SHBA-ve, Donald Trump. Lajmi me detajet rreth kontratës, që kushton 20 mijë dollarë në muaj, eshte publikuar në , një nga gazetat dhe websitet amerikane të rëndësishme fokusuar ne ceshtjet politike.

Partia Socialiste e Shqipërisë e ka punësuar firmën me bazë në Florida për “këshillim, udhëzim, dhe asistim të kryetarit të huaj në fushën e komunikimit me zyrtarë të qeverisë amerikane”, që lidhen me rritjen e marrëdhënieve dypalëshe të vendit me Shtetet e Bashkuara, sipas informacioneve shpjeguese të paraqitura në Departamentin e Drejtësisë.

Firma po paguhet 20 mijë dollarë në muaj në një kontratë e cila është planifikuar të zgjasë një vit, informon firma për ‘The Hill’.

Parlamenti i Shqipërisë është duke u përgatitur për një raund të parë të votimit për një president të ri këtë javë, një proces që mund të shkojnë deri në pesë raunde. Vendi është në mes të një krize politike në rritje, me partitë e opozitës që refuzojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme në qershor dhe që kanë bojkotuar parlamentin.

Koalicioni qeverisës i krahut të majtë ka refuzuar kërkesën e opozitës për të formuar një qeveri teknike, edhe pse është duke i bërë thirrje qendrës së djathtë të ulet për bisedime para zgjedhjeve këtë verë.

Dokumentet e kontratës, të cilat nuk janë postuar ende në faqen e internetit të Departamentit të Drejtësisë, rendisin çështjet specifike që duhet të adresohen, të cilat përfshijnë “rritjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, forcimin e institucioneve demokratike dhe ato të sundimit të ligjit, promovimin e reformës në drejtësi, zbatimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër terrorizmit dhe ato ushtarake, dhe iniciativat e avancuara për rritje që cojnë më tej integrimi i Shqipërisë në strukturat evropiane dhe euro-atlantike. ”

Brian Ballard, themeluesi i firmës, kishte lobuar për Organizatën Trump në legjislaturën e Floridës dhe shërbeu si shefi i financave në “Florida për Trump” gjatë fushatës. Ai më pas shërbeu si një zyrtar i lartë për mbledhjen e fondeve për përurimin e presidentit të zgjedhur. Ballard Partners kanë hapur kohët e fundit një zyrë në Uashington.

Këtë muaj, firma nënshkroi një kontratë një-vjeçare me vlerë $ 900,000 për të përfaqësuar Republikën Domenikane. Ballard i tha ‘The Hill’ të hënën se firma nuk ka bërë asnjë ofertë dhe se klientët kanë ardhur direkt në firmë.

Firma ka punësuar së fundmi ish përfaqësuesin demokrat të Floridës Robert Wexler, i cili ka njohur Ballard për shumë vite, dhe që ka me vete ka ish-ambasadorin në Venezuelë, Otto Reich, për ta ndihmuar me klientët e huaj. Ballard thotë se ata do të marrin rolin udhëheqës në këto kontrata.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Rama i nxorri faturën e dritave/ Basha: Po pse mor gomar, për faturën time u ankova unë?

0

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit që Kryeministri Edi Rama bëri në faqen e tij në Facebook, ku pasqyroi faturën e dritave të kreut të opozitës.

Basha tha se ai nuk është ankuar për faturën e tij, por për shqiptarët.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Shikoni mashtrimet me të cilat ushqen ditë për ditë popullin e vet. Dje po flisnim për gjendjen ekonomike, ku fjala mbizotëruese është nuk ka lekë dhe diskutuam pse nuk ka. Janë rritur çmimet, taksat, faturat, është rritur fatura e energjisë. Ky bylmezi bashkë me një qymez paskan nxjerrë faturën e energjisë time, se nuk duan t’ia dinë për ligje fare. Derisa marrin faturën e kryetarit të opozitës merreni me mend se çfarë bëhet me faturat tuaja. Shteti i leshit. Kam marrë kritikë nga një gazetare që e vlerësoj shumë, po themi shteti i akrilikut, se leshin e ka shumë, është bio të paktën.

Normalisht që po të marrësh informacion të tillë të privilegjuar duhet të marrësh lejen time si qytetar. Jo më si kryetar i opozitës, mbrohet privatësia.Jo nuk duan t’ia dinë. Po shumë mirë, nuk kam gjë për të fshehur për faturën e energjisë. Po pse more gomar dhe zog gomari për faturën time u ankova unë? Për faturën time jam këtu unë? Por unë nuk jam këtu për faturën time, se është e vërtetë që për ata që harxhojnë mbi 300 kilovat i ke ulur çmimet, e kam fjalën për 75% të shqiptarëve, që janë shtresa më e varfër. Këtë thamë dje, këta paguajnë më shumë dhe se luan as topi.Njerëzit që konsumojnë më pak se kanë më pak mundësi paguajnë më shumë

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx