Ballina Blog Faqe 9438

Rradhë të gjata në Kakavijë/ Emigrantët: E paçi haram votën tonë

0

Në pikën kufitare të Kakavijës janë krijuar rradhë të gjata, pas fluksit të krijuar nga emigrantët të cilët po kthehen sërish në Greqi, pasi festuan Pashkët në vendin tonë.

Nisma Thurje ka publikuar një foto të dërguar nga një emigrant shqiptar i cili shkruan:

Ajo qe nuk ka ndryshuar kurre për 25 vjet rresht jane oret pa fund në radhë në Kakavijë (greku).

Harram vota e e emigrantëve për të gjithë POLITIKANËT e këtyre 25 vjetëve që nuk bënë as interesimin më të vogël për ne.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Mazhoranca përcakton emrat për komisionin ‘ad hoc’ të Vetingut

0

Kuvendi do të mblidhet në orën 18 në një seancë të jashtëzakonshme për të votuar përbërjen e komisionit ‘ad hoc’ që do të përzgjedhë kandidatët e Vetingut.

Mazhoranca ka zbardhur në mesditë, emrat e anëtarëve që ka propozuar për dy komisionet ‘ad-hoc’ të Vetingut, komisionet që do të verifikojnë kandidatët për institucionet e Vetingut.

Partia Socialiste ka propozuar, Vasilika Hysin, Pandeli Majkon, Ervin Bushatin, Bashkim Finon, Ulsi Manjan dhe Evis Kushin.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar Silva Cakën, Vangjel Tavon dhe Luan Ramën kurse PDIU ka propozuar Shpëtim Idrizin dhe Mesila Dodën.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Operacioni i policisë rrugore, 5200 gjoba dhe 20 të arrestuar

0

Një operacion tre ditorësh i policisë rrugore ka përfunduar me 5200 gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalim të gabuar dhe për mosvënien e rripit të sigurimit.

Në një komunikatë për shtyp, policia e Shtetit bëri me dije se 481 gjoba janë vënë për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 716 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit e parakalim i gabuar.

Më tej policia shtoi se janë pezulluar 169 leje drejtimi dhe janë arrestuar 20 drejtues mjetesh.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Laboratori i drogës në Shkozë / Lihen të lirë 9 nga 10 të arrestuarit

0

9 nga 10 të arrestuarit për laboratorin e kanabisit të gjetur në Shkozë, janë lënë të lirë nga Gjykata e Tiranës.

Në burg ka mbetur vetëëm Gerald Bilmani, i cili është dhe personi që ka marrë me qera ambientin.

7 nga të ndaluarit i’u është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërkohë për Arjan Kadarenë dhe Ramazan Loshën masa e sigurisë arrest shtëpie.

Laboratori në Shkozë u zbulua të premten gjatë një aksioni të Komisariatit numër 1 në Tiranë, dhe në të u gjetën të mbjella rreth 1700 rrënjë dhe 46 kilogramë kanabis.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Shfryhet dosja, nuk kallëzoi drogën, Prokuroria, akuzë shoferit për gjysmë ton hashash

0

Shfryhet buja e dosjes së mëse 500 kilogramëve hashash me të pandehur Lutfi Shabanin i njohur ndryshe si Ben Çami.

Me kërkesë të organit te akuzës, një vit më parë gjykata vendosi ndaj Shabanit “arrest me burg” për dyshimet se kishte organizuar trafikimin e ngarkesës me drogë nga Shqipëria drejt Turqisë.

Por tashmë ky qëndrim i organit të akuzës ka ndryshuar, Lutfi Shabani do të përballet me gjykatën për veprën e mos kallëzimit të krimit.

Ndërkohë që akuza e trafikut të narkotikëve u ka ngelur vetëm dy transportuesve të kësaj ngarkese, shtetasve Eldi Zahiri dhe Janaq Kaceli. Ky i fundit, në seancën e parë, e shfaqi pakënaqësinë ndaj hetimeve të Prokurorisë.

“Avash mor burrë se nuk jam Bin Laden unë, s’duhet të më bije mua këtu”, tha para gjykatës i paraburgosuri Janaq Kaceli.

Prokuroria shpjegon në lehtësimin e akuzës për Lutfi Shabanin se i pandehuri kishte dijeni që personi me emrin Lenci dispononte sasira droge.

Sipas Prokurorisë, Shabani ndërmjetësoi që personi, i cili nuk dihet ende se kush është, të lidhej me dy transportuesit, njëri prej të cilëve shofer dhe tjetri pronar i kamionit. Por sipas Prokurorisë, i pandehuri Shabani nuk mund të akuzohet për trafik pasi ai ka qenë në dijeni të krimit që po kryhej dhe nuk e ka kallëzuar atë pranë organeve të ndjekjes penale. Avokati i tij Detar Hysi shmangu të përgjigjej se përse ndryshoi kualifikimi i veprës.

Lutfi Shabani ka dalë përpara drejtësisë edhe në dy raste të tjera për trafik heroine, por ja ka dalë mbanë t’i mbyllë llogaritë me të shumë shpejt.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Alarmon OKB-në, ambasadori i Koresë së Veriut: Në çdo kohë mund të shpërthejë luftë bërthamore

0

Një paralajmërim i rëndë vjen nga ambasadori i Koresë së Veriut, Kim In Ryong për OKB-në. Ambasadori akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se rritja e tensioneve destabilizon rajonin dhe paralajmëroi se në çdo kohë mund të shpërthejë “luftë termobërthamore”.

Lidhur me debatin për testimin e raketës bërthamore në Korenë e Veriut dhe seancës së Këshillit të Sigurimit i cili javën e ardhshme do të mbahet mbi këtë temë, ai iu drejtua gazetarëve në selinë e OKB-ve dhe akuzoi SHBA-të se po shkaktojnë situatë të rrezikshme në Gadishullin Korean.
“Ne në të gjitha mënyrë mund t’i rezistojmë SHBA-së. Koreja e Veriut është e gatshme t’i përgjigjet çdo lloj lufte të cilën e zgjedh SHBA-ja”, u shpreh Kim.
Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, të dielën gjatë vizitës në Korenë e Jugut paralajmëroi se ka përfunduar periudha e “durimit amerikan” për të bindur regjimin e Koresë së Veriut që të përmbahet nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx
0

Gjykata ka vendosur më kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda sekuestron e aksioneve të bashkëshortes së deputetit Alfred Peza, Mirela Ndini. Sekuestro ka vlerën rreth 113 milionë lekë të reja.

Sekuestro është vendosur në akuzën e fshjehes së të ardhurave, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe refuzim të deklarimit, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive.

Hetimet nisën nga prokuroria e Përgjithshme ndaj pasurive të deputetit Peza, bashkëshortja e të cilit ka blerë vlerën e aksioneve në masë 1% pranë bankës “Credins”, më 17 mars të 2015.

Nga hetimi i zhvilluar në lidhje me këtë procedim penal, rezulton se deputeti Alfred Peza dhe bashkëshortja e tij, Mirela Ndini, posedojnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme si dhe likuiditete, të cilat janë tjetërsuar, duke kryer blerjen e masës prej 1% të aksioneve të Bankës Credins sha.

Në funksion të hetimit të deritanishëm janë krijuar dyshime të arsyeshme se bashkëshortët Alfred Peza dhe Mirela Ndini kanë krijuar dhe shtuar depozita bankare me të ardhura të pambuluara dhe të paevidentuara në rregjistrat publikë, gjë e cila përbën shkak për ekzistencën e një dyshimi të bazuar në lidhje me ligjshmërinë e tyre.

Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore rezulton se, pavarësisht se aksionet në Bankë janë blerë nga Mirela Ndini, vlera financiare është realizuar në bazë të kontributit financiar të të dy bashkëshortëve.

Nga analiza financiare, e kryer gjatë hetimit, është konstatuar se të ardhurat neto familjare të bashkëshortëve Peza-Ndini ndër vite, duke zbritur shpenzimet, është rreth 51 milionë lekë të reja. Ndërsa vlera e aseteve në pronësi të tyre (pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, përfshirë llogaritë bankare) është në vlerën e rreth 135 milionë lekëve të reja.

Pra, rezulton se bashkëshortët Peza-Ndini kanë një pasuri prej rreth 84 milionë lekë të reja, të cilën nuk e justifikojnë me burime financiare të njohura.

Në bazë të të dhënave të deritanishme, Prokuroria vlerëson se ekziston rreziku i tjetërsimit të vlerës prej 1% të aksioneve të Bankës Credins sha, nëpërmjet kalimit të pronësisë, pasi procedura e ndjekur në rastin konkret mund të kryhet thjesht mbi bazën e vullnetit dhe nuk ka rregulla apo procedurë ligjore të përcaktuar nga Banka Credins apo Banka e Shqipërisë për tjetërsimin e aksioneve.

Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme, në zbatim të detyrimit ligjor, ka përcjellë pranë Prokurorisë për Krime të Rënda referimin për hetim pasuror, në kuadër të ligjit të njohur si “Antimafia”.

Në bazë të këtij referimi, si struktura kompetente për këto raste, Prokuroria për Krime të Rënda, regjistroi procedimin penal per hetim pasuror, në bazë të ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (Antimafia).
Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi vendosjen e sekuestros ndaj aksioneve të regjistruara në emër të shtetases Mirela Ndini në “Credins” sh.a, kërkesë e cila u pranua nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Qëlluan me armë duke dëmtuar pronën private, arrestohen 2 shtetas në Shkodër, në kërkim një tjetër

0

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 2 persona pasi dyshohen se në ngjarjen e ndodhur më datë 16.04.2017, rreth orës 03:00, në lagjen Tom Kola, në vendin e quajtur “Dugajt e Reja”, kanë qëlluar me armë një automjet tip Benz, me targë AA487AN. Sipas të dhënave mjeti ka qënë i parkuar dhe është në pronësi të shtetasit N. L, 51 vjeç, banues në lagjen Skëderbeg.
Policia njofton se si pasojë është dëmtuar xhami i parë, si dhe është qëlluar me armë zjarri pistolete xhami i pasëm i automjetit, dhe nga veprimet e para proceduriale të kryera, rezultoi se:

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja model 54 kalibri 7.62 mm, automjeti i dëmtuar dhe automjeti AA740GN, që është në përdorim nga shtetasi Zef Sokoli dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Në lidhje me këtë rast si autorë të dyshuar u arrestuan shtetasit:

Zef Sokoli, 24 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“, “Prishje e qetësisë publike”, “Kanosje”, “Shkatërrim Prone“, kryer në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 84 , 150 , 274 , 278 , 25 të Kodit Penal.

Valentin Ndreu, 23 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit“, “Prishje e qetësisë publike”, “Kanosje”, “Shkatërrim Prone “, kryer në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 84 , 150 , 274 , 278 , 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

K. D, 24 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg“, Shkodër, për veprat penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” , “Prishje e qetësisë publike” , “Kanosje”, “Shkatërrim Prone“ e kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimit të punonjësit të rendit publik”, të parashikuara nga nenet 84 , 150 , 274 , 278 , 25 e 236 të Kodit Penal.

Ky shtetas ka qënë në statusin e të shoqëruarit dhe ka arritur të largohet forcërisht nga ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pasi autorët e dyshuar kanë debatuar me dy persona të paidentifikuar ende.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime te mëtejshme.

Gjithashtu për këtë rast, ku janë shkelur procedurat standarte për ruajtjen dhe shoqërimin e shtetasve në ambjentet e Policisë, kanë filluar hetimet nga Drejtoria Vendore Policisë Shkodër, nga Drejtoria e Standarteve Tiranë pranë Drejtorisë së Policisë Shtetit, si dhe SH. Ç. B. A.

U përgatit urdhëri i pezullimit disiplinor për 2 punonjësit e policisë dhe filloi ecuri e rëndë disiplinore për 4 punonjësit e tjerë.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Referendumi në Turqi, reagon BE: Duhet të bëni konsensus!

0

Komisioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas publikimit të rezultateve për referendumin e mbajtur në Turqi. KE thotë se Turqia duhet të kërkojë konsensus më të gjerë kombëtar në ndryshimet kushtetuese, duke pasur parasysh gjithmonë referendumin e mbajtur këtë të diel.

Rezultatet, që ende nuk janë zyrtare tregojnë se Erdogan ka fituar me 51.39 për qind të votave në iniciativën që kishte, pasi kaq shtetas turq janë përgjigjur me “Po”. Në reagimin e Komisionit Europian thuhet se autoritetet turke duhet të bëjnë konsensus më të gjerë kombëtar.

Pas numërimit të votave, presidenti Erdogan tha se rezultati ishte i pastër, ndërsa ka pasur kontestime nga opozita.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx

Erdogan paralajmëron tjetër referendum për “dënimin me vdekje”

0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur pas fitores së shpallur në referendumin historik që mbajti vendi, duke ritheksuar se tashmë radhën e ka rivendosja e dënimit me vdekje. Ai paralajmëroi se nëse dënimi me vdekje nuk do të vendosej pas votimit në parlament, Turqia do të mbante një tjetër referendum për këtë.

“Cila është puna e parë nesër?”, Pyeti Erdogan duke marrë përgjigje nga populli, “Dënimi me vdekje”. “Këtë e ka mbështetur edhe Kryeministri Yildirim edhe Kryetari i nacionalistëve Bahçeli,” tha ai. “Kjo është një kërkesë që më vjen vazhdimisht nga populli në mitingje”, tha Erdogan duke shtuar se nëse më vjen nga parlamenti një vendim i tillë “unë e miratoj.”

Erdogan tha se nëse kryetari i opozitës, Kemal Kilicaroglu do t‘a mbështesë vendimin për dënim me vdekje do të miratohej menjëherë, por “nëse nuk e mbështet, do të bëjmë edhe një referendum për këtë”.

Nëse Turqia vendos të rikthejë dënimin me vdekje, kjo do të thotë se i jep fund negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, i cili në mënyrë kategorike nuk i pranon në Union shtetet që praktikojnë dënimet të tilla.

Erdogan tha se sipas rezultateve jozyrtare rreth 25 milionë turq, 1,3 milionë më shumë se ata që votuan kundër, votuan pro ndryshimeve kushtetuese që do ta kthejnë Turqinë në Republikë presidenciale.

“Teksa në botë pjesëmarrja në votime është tek 50 përqindëshi, tek ne pjesëmarrja ishte 86 për qind….Presim që shtetet e tjera, veçanërisht aleatët tanë të pranojnë vendimin e popullit turk”, tha Erdogan i cili fillimisht mbajti një konferencë për shtyp dhe më pas iu drejtua me një fjalim mbështetësve të mbledhur para shtëpisë së tij në Stamboll.

Ndërsa mesazhi i Erdoganit për ata që akuzonin për manipulime ishte i qartë: “Mos u përpiqni më kot.”

Erdogani kujtoi edhe rrugën në të cilën kanë kaluar ndryshimet kushtetuese. “U gjuajtën shishe në parlament, por nuk ia dolën t’i bllokonin”, tha Erdgoan. “Thamë radhën e ka populli për të vendosur dhe ashtu ndodhi,” tha ai, duke shtuar se 51. 5 për qind e popullit turk vendosi pro vendimeve kushtetuese.

“Ky vendim nuk është një vendim i zakonshëm”, tha Erdogan, duke shtuar se Turqia i vendosi kapak një diskutimi shekullor mbi sistemin.

Zjarr Tv Adsxxxxxxxxxxxxxxxx